Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VEPRAT SHPËRBLEHEN SIPAS NIJJETIT

Omeri,radijjalhu anhu, rrëfen se e ka dëgjuar Pejgamberin,Alejhi selam, duke thënë"إنما الأعمال بالنيات و إنما لكل امرىء ما نوى  فمن كانت هجرته إلى الله و رسوله فهجرته إلى الله و رسوله و من كانت هجرته لدنيا يصيبها أو امرأةٍ ينكحها فهجرته إلى ما هاجر إليه  Veprat shpërblehen sipas qëllimeve dhe se çdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur për qellim). Kush ka bere hixhret (mërgim) për hire te Allahut dhe te dërguarit te Tij, hixhreti i tij është për Allahun dhe te dërguarin e Tij. Ndërsa kush për hixhretin për dynja (tregti ose diç tjetër) dhe ndonjë grua,qe ta martoje,hixhreti i tij është për atë qe ka bere hixhret". ( Buhariu dhe Muslimi)
 
Rëndësia e hadithit
 
1-      Buhariu këtë hadith e ka vene ne fillim te librit te tij,pra te sahihut te tij,si shenja aluduese se çdo vepër,me te cilën nuk kërkohet kënaqësia e Allahut, Subhanehu ve teala është e kote dhe nuk ka fryte as ne dynja e as ne ahiret.
2-      Hadithi është prej haditheve më me rëndësi ne fikh.
Ka thënë Abdurrahman Bin Mehdi" Këtë hadith duhet vene ne fillim te cdo kapitulli (te fikhut).
Imam Shafiu rrëfehet te këtë thënë se ky hadith është 1/3 e diturisë dhe se ky hadith bën pjese ne 70 kapituj te fikhut. Ebu Davudi rrëfehet te këtë thënë: Fikhu sillet rreth 5 haditheve: الحلال بين و الحرام بين Hallalli është i qarte dhe harami është  i qarte", hadithi" لا ضرر و لا ضرا ر Nuk ka dëm e as dëmtim reciprok", hadithi " إنما الأعمال بالنيات Veprat shpërblehen sipas qëllimeve ...", hadithi" الدين النصيحة Feja është këshillë" dhe hadithi" و ما نهيتكم عنه فاجتنبوه و ما أمرتكم به فاتوا منه ما استطعتم Atë qe ua kam ndalur shmangiuni ndërsa atë qe ua kam urdhëruar bëjeni sa te mundeni".
Imam Ahmedi ka thënë se ne këtë hadith fshihet 1/3 e diturisë. Imam Bejhekiu kur sqaron këtë thënie thotë: Shkaku se perse ky hadith konsiderohet 1/3 e diturisë qëndron pikërisht ne faktin se njeriu ose bën mëkat ose bën mire me njërën prej tri gjerave: me zemër, gjuhe ose me gjymtyrët e tij". Madje disa dijetare kane thënë se hadithi është i barabarte me gjysmën e fesë.
3-       Ky hadith konsiderohet njeri prej tre apo katër haditheve, rreth te cilëve sillet e tere feja. Imam Ahmedi ka thënë" Bazat e fesë islame mbështetën ne tri hadithe: Këtë hadith, hadithin e Aishes "من أحدث في أمرنا ما ليس منه فهو رد Kush shpik diç ne çështjen tone,qe nuk është pjese e saj, konsiderohet e refuzuar" dhe hadithin e Nu'man Bin Beshirit " الحلال بين و الحرام بين Hallalli është i qarte dhe harami është  i qarte". Ndërsa Ebu Davudi rrëfehet te këtë thënë: Kam shkruar prej Pejgamberit, Alejhi selam 500.000 hadithe, prej te cilave kam zgjedhur këto,te cilat i kam vene ne këtë libër (librin e tij Sunen-in), ku mblodha 4.800 hadithe. Njeriut do t'i mjaftonin për fenë e tij këto hadithe: إنما الأعمال بالنيات Veprat shpërblehen sipas qëllimeve ...",hadithi"  من حسن إسلام المرء تركه ما لا يعنيه Prej Islamit te mire te njeriut është braktisja e asaj qe nuk i intereson", hadithi" لا يكون المؤمن مؤمنا حتى لا يرضى لأخيه إلا ما يرضى لنفسه Besimtari nuk është besimtar (me besim te plote) derisa t'ia doje vëllait atë qe e donë për vete" dhe hadithi"الحلال بين و الحرام بين Hallalli është i qarte dhe harami është  i qarte".  
 
Çfarë është për qellim me vepra?
 
Dijetaret kane dhënë mendime te ndryshme rreth domethënies se përqellimuar me "veprat" ne hadith.
 
1-        Shumica e dijetareve te (më) vonshëm janë te mendimit se për qellim është: veprat e shëndosha (fetarisht), te konsideruara dhe te pranuara ne fe vlerësohen sipas nijjetit. Bazuar ne këtë, veprat e kërkuara ne hadith janë veprat,te cilat kane nevoje për nijjet ndërsa veprat, te cilat nuk kane nevoje për nijjet,si : zakonet e ushqimit, pirjes, veshjes,etj.  Sem'ani duke u bazuar ne këtë dy fjali"إنما الأعمال بالنيات و إنما لكل امرىء ما نوى  هVeprat shpërblehen sipas qëllimeve dhe se çdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur për qellim).." thotë" Veprat, te cilat nuk konsiderohen ibadete, nuk kane shpërblim përveç nëse kryesi i tyre e bën nijjet afrimin tek Allahu me to.P.sh: Ai, i cili han ushqim me qellim te përgatitjes për te luftuar ne rrugën e Allahut,Subhanehu ve teala,ose për t'u falur,etj.
2-        Disa te tjerë kane thënë: Jo, ne kuadër te "veprat" ne hadith hyjnë te gjitha veprat duke mos veçuar asgjë.
3-        Ka mundësi qe për qellim te jete: Veprat janë te mira, te keqia, te pranuara, te refuzuara, te shpërblyera apo jo sipas nijetit. Pra sipas kësaj, cilësia e veprave, te mira apo te keqia, varet nga nijeti. Kjo i ngjan hadithit " إنما الأعمال بالخواتم Veprat llogariten ne baze te përfundimit te tyre". Pra,mirësia, keqesia, pranimi apo refuzimi i tyre varet nga përfundimi i tyre. Nëse ne fund janë te mira, mbesin te mira ndërsa nëse nuk janë te tilla, atëherë llogariten ashtu siç përfundojnë. Derisa pjesa e pare e hadithit" إنما الأعمال بالنيات Veprat shpërblehen sipas qëllimit" bën fjale për një dispozite sheriatike e ajo është siç cekem me larte se veprat vlerësohen sipas nijjetit, pjesa e dyte e hadithit" و إنما لكل امرىء ما نوى   ...dhe se çdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur për qellim)...", tregon se çdokush do te arrije prej veprës se tij atë qe ka patur për qellim. Nëse ka patur për qellim hajrin do ta arrije atë ndërsa nëse ka patur për qellim sherrin do ta arrije atë.
Shejhu Izzud-din Bin Abdi-s-Selam për" إنما الأعمال بالنيات و إنما لكل امرىء ما نوى   Veprat shpërblehen sipas qëllimeve dhe se çdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur për qellim)" thotë: Fjalia e pare sqaron se cilat vepra pranohen ndërsa  fjalia e dyte shpreh rezultatin e këtyre veprave.
Neveviu thote se fjalia e dyte" و إنما لكل امرىء ما نوى   ...dhe se çdo njeriu do t'i takoje ajo qe ka bere nijjet (ka patur për qellim)...", na shërben për te kuptuar kushtëzimin e (për) caktimit te asaj qe bën. Psh: nëse te kalon namazi i drekës, tashme ti nuk mund ta besh nijet e te thuash: Po e bej nijet faljen e namazit, i cili me ka kaluar por doemos duhet cekur edhe se ai është namazi i drekës. Thënë me qarte: Po e bej nijjet namazin e drekës, i cili me ka kaluar".
 
 
Çfarë është për qellim me nijetin?
 
1-      Dallimi i ibadeteve ne mes vete,si: dallimi i namazit te drekës nga namazi i ikindise, dallimi i agjërimit te ramazanit nga agjërimi i ditëve tjera,etj.
2-      Dallimi i ibadetit nga adeti (zakonit). Psh: Dallimi i guslit (larjes) nga xhunublleku prej larjes vetëm për t'u pastruar. Ose dallimi i uljes ne xhami, ne mes atij qe e prêt namazin dhe atij qe ulet vetëm për te pushuar.
 
Shqiptimi i nijetit me zë 
 
Vendi i nijjetit është zemra e jo gjuha. Mu për ketë,sipas Shejh Uthejminit, çdokush qe e shqipton nijetin me fjale ne momentet e faljes se namazit, agjërimit, haxhit, abdesit,etj, ai konsiderohet si shpikës i dickahit ne fenë e Allahut,sepse Muhammedi merrte abdes, falej, epte lëmoshë, agjëronte dhe bënte haxhin duke mos e shqiptuar me fjale nijjetin. Madje mos shqiptimi i tij me fjale nuk do te thotë se Allahu nuk e di atë vepër qe ti po e bën ngase Allahut "قلْ إِن تُخْفُواْ مَا فِي صُدُورِكُمْ أَوْ تُبْدُوهُ يَعْلَمْهُ اللّهُThuaj: “Edhe nëse e fshehni atë që keni në zemrat tuaja ose e publikoni, All-llahu e di atë,...".( Ali Imran 29)
Shejhul Islam,Ibni Tejmije,kur kishte folur për këtë problematike kishte thënë: Njerëzit kane polemizuar sa i përket preferimit te shqiptimit te nijjetit. Një grup prej hanefive, shafiive dhe hanbelive kane thënë: Preferohet qe te jete me i përkryer (më me vlere) ndërsa grupi tjetre i hanbelive dhe malikite kane thënë:  Nuk preferohet shqiptimi e zë dhe se një gjë e tille konsiderohet risi ne fe. Argument i tyre është se prej Pejgamberit,Alejhi selam,sahabeve dhe tabiineve nuk është transmetuar dic qe argumenton shqiptimin me zë te nijjetit ne asgjë,as ne namaz,as ne pastrim e as ne agjërim. Madje Shejhul Islami mendon se njeriu, i cili e din se nijjeti duhet te behet pa zë por e bën një gjë te tille me zë meriton Ta'zir, i cili nuk nënkupton vetëm një qortim formal por parasheh edhe një mase ndëshkuese bukur te mire. Madje,as njeri prej katër imamëve te njohur, nuk ka thënë se nijjeti me zë është vaxhib ( i obliguar), pamarre parasysh se a je imam apo e me'mun ne namaz... Shejhul Islami, Ibni Tejmije, pohon qarte se shqiptimi me ze vetem sa e nderlikon problemin dhe krijon vesvese tek njeriu…
Shenim: Tek shafiitet, nijjeti edhe pse nuk shqiptohet me ze, megjithate demonstrimi i tij dhe kushtezimi i te qenurit te tij gjate tekbirit fillestar,duke perkujtuar ne te njejten kohe namazin (dreke apo ikindi) dhe llojin e tij (dtth: farz apo sunnet)([1]) vetem sa e nderlikojne edhe me problemin. Nje gje e tille sigurisht se njeriut i krijon edhe me shume vesvese se a kam bere nijjet mire apo jo. Sikurse qe kjo, sipas mendimit tim, shkakton vesvese poashtu edhe shqiptimi me ze i nijjetit krijon vesvese, andaj do te ishte e udhes qe te dyja format te lihen dhe te vepreohet ashtu sic ka vepruar Pejgamberi Alejhi selam,sahabet dhe dijetaret e hershem.
 
 
Vlera e nijetit ne hadithe  dhe tek dijetaret
 
1-          Nijeti përcakton fatin e veprës. Imam Ahmedi dhe Nesaiu transmetojnë nga Ubadete bin Samit se Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" من غزا في سبيل الله و لم ينو إلا عقالا فله ما نوى Kush lufton ne rrugën e Allahut por nuk ka patur për qellim diç tjetër pos kërpeshit, atij i takon ajo qe ka patur nijjet". (Hadithi është sahih) Nesaiu transmeton nga Ebi Umame" Erdhi një njeri tek Pejgamberi Alejhi selam dhe i tha: أرأيت رجلا غزا يلتمس الأجر و الذكر, ما له؟ فقال رسول الله صلى الله عليه و سلم : لا شيء له. ثم قال رسول الله صلى الله عليه و سلم : إن الله لا يقبل إلا ما كان خالصا وابتغي به وجهه Me njofto për një njeriun luftëtar, për shpërblim dhe emër, çfarë i takon atij (tek Allahu)? Tha Pejgamberi, Alejhi selam: Atij nuk i takon asgjë. Pastaj tha Pejgamberi Alejhi selam: Allahu,subhanehu ve teala, nuk pranon tjetër përveç asaj qe është bere vetëm për hire te Tij dhe është kërkuar me te kënaqësia e Tij". 
Ibni Ebi Dunja transmeton me sened te shkëputur se Omeri ka thënë" لا عمل لمن لا نية له و لا أجر لمن لا حسبة له Nuk ka vepër ai, i cili nuk ka nijjet dhe nuk ka shpërblim ai i cili nuk ka konsiderate për te (dtth nuk e llogarite shpërblimin e saj tek Allahu,subhanehu ve teala,). Me sened te dobët nga Ibni Mes'udi rrëfehet se " لا ينفع قول إلا بعمل و لا ينفع قول و لا عمل إلا بنية و لا ينفع قول و لا عمل و لا نية إلا بما وافق السنة Fjala nuk vlen pa pune. Fjala dhe puna nuk vlejnë pa nijjet ndërsa fjala,puna dhe nijjeti nuk vlejnë përveç nëse përputhen me Sunnetin". Mutrif Bin Abdil-lahu kishte thënë: صلاح القلب بصلاح العمل و صلاح العمل بصلاح النية Shendoshmeria e zemrës (dhe përmirësimi i saj) varen prej shendoshmerise se veprës ndërsa shendoshmeria e veprës varet prej shendoshmerise se nijetit".
Shejh Albani thotë se "Ne sheriat është unike se Allahu subhanehu we teala nuk i pranon ibadetet përveç atyre qe janë për hire te Tij. Argumentet për këtë nga Kurani dhe Sunneti janë te shumta, prej tyre: Thotë Allahu subhanehu we teala:"قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً  Thuaj: Unë jam njeri sikurse edhe ju, mua me shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj e kush shpreson takimin me Zotin e vet le te bej vepër te mire e ne adhurimin ndaj Zotit te tij le te mos e përziej aske"(Kehf:110)Domethenia e ajetit sipas Shejh Albanit është: Le te mos e ketë për qellim dike tjetër përveç Allahun ne ibadetet e tij. Poashtu thotë Allahu subhanehu we teala "وَمَا أُمِرُوا إِلَّا لِيَعْبُدُوا اللَّهَ مُخْلِصِينَ لَهُ الدِّينَ حُنَفَاء  E duke qene se ata nuk ishin te urdhëruar me tjetër pos qe ta adhuronin Allahun me një adhurim te sinqerte ndaj Tij"(Bejjineh: 5)
Transmeton Umeri r.a. se Pejgamberi alejhi selam ka thënë" Kush kërkon dituri qe te lavdërohet para dijetareve, t'i polemizoj me te mendjelehtit apo t'i kthej-tërheq fytyrat e njerëzve kah ai, ai është ne zjarre". (Transmeston Ibn Maxheh, ndërsa Shejh Albani e ka bere sahih ne librin:"Sahihu-t-Tergibi vet-Terhibi)  
2-          Njerëzit ringjallen ne baze te nijjeteve te tyre. Pejgamberi Alejhi selam ka thënë" يحشر الناس على نياتهم Njerëzit tubohen (ringjallen) sipas nijjeteve te tyre". (Sahihul Xhamii 2/1335) Poashtu ka thënë Pejgamberi Alejhi selam" إنما يبعث الناس على نياتهم Vërtet njerëzit do te ringjallen sipas nijjeteve te tyre".( Shejh Albani e ka cilësuar hadithin si te vërtet ne Sahih Ibni Maxhe 3426 dhe Sahihu-t-Tergibi Vet Terhibi 13)
3-          Njjeti me i mire sesa vepra. Pejgamberi,Alejhi selam, ka thënë" نية المؤمن خير من عمله Nijeti i besimtarit është me i mire sesa vepra e tij". Ibni Kethiri kishte thënë" تعلموا النية فإنها أبلغ من العمل Mësojeni nijetin sepse ai është më me rëndësi sesa vepra". Fudejl Bin Ijjadi kishte thënë" Në te vërtetë, Allahu prej teje kërkon nijetin dhe dëshirën tende ( e jo veprën)".
4-          Nijeti ne çdo vepër,madje edhe nëse ajo është tepër e thjeshte. Zebid El Jami kishte thënë: إني لأحب أن تكون لي نية في كل شىء حتى في الطعام و الشراب Unë kam dëshirë te kam nijet ne çdo gjë,madje edhe ne ushqim e pije".
5-          Shërimi i nijetit është shume i vështirë. Sufjan Eth Thevriu kishte thënë" ما عالجت شيئا أشد علي من نيتي لأنها تتقلب علي Nuk kam shëruar diç me rende për mua sesa nijetin sepse ai ndryshon shpesh".
6-           Nijeti plotëson dhe stërmadhon veprën edhe nëse ajo është e vogël. Disa nga selefi kane thënë" Kush ka dëshirë t'i plotësohet vepra ( ne formën me te mire) le te ketë nijet te mire sepse Allahu e shpërblen njeriun nëse ka nijjet te mire madje edhe për një kafshate buke". Ibni Mubareku ka thënë" رب عمل صغير تعظمه النية و رب عمل كبير تصغره النية Ndodhe qe veprën e vogël ta stërmadhoje nijjeti sikurse qe ndodhe qe veprën e madhe ta zvogëlojë nijjeti".
7-          Rëndësia e sinqeritetit. Sehl Bin Abdil-lah Et Testiriu ka thënë: Nuk ka dic me te rende për nefsin (epshin-njeriun) sesa sinqeriteti sepse epshi aspak nuk ka sinqeritet.
Ndersa Jusuf Bin El Husejn Err-Rrazi ka thënë" Gjeja me e shtrenjte ne dunja ehste sinqeriteti.Sa here jam munduar ta shkulë  syefaqesine nga zemra ime por sikur ajo mbin prape me nje ngjyre tjetër.
Ka thënë Ebu Jusufi, nxënësi i Ebu Hanifes " O popull, dua qe diturinë tuaj ta keni për Allahun e Lartësuar sepse unë nuk ka mexhlis (ndenje) ne te cilën jam ulur dhe kam patur për qellim sinqeritetin dhe modestinë e te mos jam ngritur pa u bere me i autoritetshëm e nuk ka mexhlis ne te cilin kam vendosur te ngritem e te mos me janë zbuluar te metat".Sikur tere kete qe e thame e ka permbledhur hadithi, te cilin e transmeton Muslimi nga Ebu Hurejrete r.a. i cili thote" E kam dëgjuar te Dërguarin e Allahut duke thënë: "Njeriu i pare i cili do te llogaritet ne Ditën e Gjykimit është njeriu i cili ka rene shehid. Ai do te shpieret ne gjykim dhe do ti ekspozohen begatitë e tij qe ia ka dhënë Allahu subhanehu we teala ,te cilat do t'i njohe e pastaj Allahu do t'i thotë:"Ç'ke bere me begatitë te cilat ti kam dhënë?" Ai thotë:" Kam luftuar për ty derisa kam rene shehid." Allahu do t'i thotë:"Gënjen, sepse ti ke luftuar qe te thuhet se je trim i pa trembur dhe kështu është thënë për ty". Atëherë do te urdhëroj qe te tërhiqet për fytyre zvarre derisa te hidhet ne Zjarre. Pastaj do te ftohet ne gjykim ai qe ka studiuar dituri,i ka mësuar te tjeret dhe qe ka lexuar Kur'anin. Edhe ai do te sillet ne gjykim. Edhe atij do ti ekspozohen begatitë edhe ai do ti njohe ato. Edhe atij Allahu do t'i thotë:" E çka bere ti me tere ketë?" Ai do te thotë:"Kam mësuar (për vete) dhe i kam mësuar te tjerët dhe për Ty kam lexuar Kur'anin". Allahu i thotë:"Gënjen, sepse ti ke mësuar qe te thonë se je dijetar, kurse Kur'an ke lexuar qe te thonë se je lexues i Kur'anit dhe kështu është thënë." Pastaj do te urdhëroj Allahu qe te tërhiqet zvarre për fytyre derisa te hidhet ne Zjarre. Pastaj do te gjykohet njeriu, te cilit Allahu i ka dhënë pasuri nga llojet e ndryshme. Edhe ai do te sillet ne gjykim. Edhe atij do ti ekspozohen begatitë e tij edhe ai do ti njohe ato, atëherë Allahu do ti thotë:"C'ke bere ti me tere ketë?" Ai do te thotë: "nuk kam lënë asnjë vend qe ti ke  dëshiruar te shpenzoje pasuri e te mos kam shpenzuar ne emrin Tënd." Edhe atij Krijuesi do ti thotë:"Gënjen, sepse ti ke vepruar kështu qe te thuhet se je bujar, madje kështu është thënë." Pastaj do te urdhëroj qe edhe ai te hidhet ne zjarre".
Ibni Ujejne ka thënë" Mutrif Bin ABdil-lahu lutej kështu" اللهم إني أستغفرك مما تبت إليك منه ثم عدت فيه و أستغفرك مما جعلته لك على نفسي ثم لم أفِ به لك و أستغفرك ما زعمت أني أردت به وجهك فخالط  قلبي منه ما قد علمت O Allahu im! Te kërkoj falje prej asaj qe u pendova e pastaj iu ktheva prape. Te kërkoj falje për atë qe u betova se do ta bej për Ty por nuk e mbajtja fjalën. Te kërkoj falje për atë qe pretendova se e kam bere vetëm për ta arritur kenaqesine Tende pastaj zemra ime perziu (edhe dike tjetër) qe Ti veç e di!
 I I
فمن كانت هجرته إلى الله و رسوله فهجرته إلى الله و رسوله و من كانت هجرته لدنيا يصيبها أو امرأةٍ ينكحها فهجرته إلى ما هاجر إليه ...Kush ka bere hixhret (mërgim) për hire te Allahut dhe te dërguarit te Tij, hixhreti i tij është për Allahun dhe te dërguarin e Tij. Ndërsa kush për hixhretin për dynja (tregti ose diç tjetër) dhe ndonjë grua,qe ta martoje,hixhreti i tij është për atë qe ka bere hixhret".
Pasi qe Pejgamberi Alejhi selam ceku se veprat vlerësohen sipas nijjeteve dhe se shpërblimi i veprës për vepruesin përcaktohet ne baze te nijjetit, te cilat si fjali përbejnë dy rregulla te përgjithshme, prej te cilave nuk mund te përjashtohet asgjë, ceku një shembull te një vepre prej veprave, forma e te cilave është e njëjtë por fati i tyre se a janë te mira apo jo përcaktohet nga nijjeti i tyre. Thënë me drejt, dy palët kishin bere te njëjtën vepër; qe te dyjat kishin lëshuar vendin e tyre dhe kishin migruar por pala e pare kishte migruar për Allahun,subhanehu ve teala, ndërsa pala e dyte kishte migruar qe te tregtonte,ta zhvillonte pasurinë e saj dhe te martohej. Pra,edhe pse vepra për nga forma skeletore është e njëjtë megjithatë, pala e pare ka shpërblim ndërsa pala e dyte nuk ka sepse qëllimi i saj nuk ka qene për Allahun,subhanehu ve teala.
Imam Neveviu ne koment te sahihut Te Muslimit ka thënë" Kush e ka perqellimuar me hixhretin e tij kenaqesine e Allahut, shpërblimin do ta këtë tek Allahu,subhanehu ve teala,. Ndërsa kush e ka patur për qellim tregtinë (dynjanë) ose ndonjë grua për martese, hiseja e tij prej hixhretit do te mbetet tregtia dhe gruaja.
Ne koment te pjese " فهجرته إلى ما هاجر إليه Hixhreti i tij është për atë qe ka migruar", ne Komentimin e Sunenit te Ebu Davudit është thënë " Nuk shpërblehet për hixhretin e tij".
 
 
Rregull i arte edukativ nga kjo pjese e hadithit
 
Pejgamberi Alejhi selam edhe pse e dinte se kush ishte njeriu, i cili kishte migruar vetëm për hire te asaj gruaje, nuk ia tha këtë hadith drejtpërdrejtë,por ne mënyre indirekte duke mos ia cekur fare emrin. Bazuar ne këtë, dijetaret kane thënë" Këshillimi vëllain ne prani te njerëzve tjerë do te thotë nënçmim".
 
Perse është cekur gruaja ne hadith?
 
Ibni Haxheri,ne koment te Sahihut Te Buhariut, duke folur për këtë çështje ka thënë: Ka thënë Ibni Dekik El Idi" Është rrëfyer se një njeri kishte migruar nga Mekeja ne Medine,jo për hire te hixhretit dhe vlerës se tij por për hire te një gruaje, me te cilën do te martohej dhe emir i se cilës ishte Ummu Kajs. Mu për këtë, ky njeri quhej "Muhaxhir Ummi Kajs- Mërgimtari i Ummi Kajsit". Taberaniu rrëfen nga A'meshi" Ishte ne mesin tone një njeri, i cili kishte fejuar një grua,e cila quhej Ummu Kajs. Kjo grua kishte refuzuar te martohej me te derisa ta lëshonte Mekken dhe te migronte ne Medine. Keshtuqe ai për hire te martesës me te migroi dhe ne e quanim" Muhaxhir Ummi Kajs- mërgimtari i Ummi Kajsit".
Imam Neveviu ka thënë se gruaja është cekur ne hadith për njërën prej dy çështjeve:
1-      Se një njeri kishte migruar vetëm për t'u martuar, dhe
2-      Vërejtje për te mos e bere një gjë te tille. Ne gjuhen arabe, kur sendi i veçuar (الخاص) ceket pas atij te përgjithshmit (العام) nënkupton vërejtje-kujdes për cilësinë dhe vetinë e tij.
 
Llojet e hixhretit
 
1.      Migrimi nga vendi ne vend. Kjo i ngjan shembullit te atij, i cili për ta mbrojtur fenë e tij, largohet nga vendi ku janë shpeshtuar mëkatet dhe shkon ne një vend te qete. Nëse njeriu ka mundësi qe ne rastet e tilla ta ruaje dhe ta shprehe qartazi fenë e tij, nuk e ka obligim ta lëshojë atë vend edhe pse lëshimi ose migrimi prej atij vendi është shume i pëlqyer. Ndërsa nëse nuk ka mundësi ta ruaje dhe shpreh fenë e tij,ai patjetër duhet ta lëshojë atë vend. Dijetaret nuk janë ndalur me kaq por kane thënë se nuk lejohet madje as udhëtimi për ne vendet joislame përveç nëse përmbushen këto tri kushte:
A – Te këtë dituri fetare, me te cilën do t'i mënjanonte dyshimet, te cilat vine nga pabesimtaret
B  -  Te jete fetar deri ne atë mase qe epshet te jene ne kontrolle te tij,sepse njeriut ne vendet e pabesimtareve i epen mundësi te shumta pe vepra te liga,e sidomos për zina.
C  - Te këtë nevoje te madhe për atë udhëtim,si psh: është i sëmure dhe ka nevoje te shkoje për shërim atje. Ose shkon për te mësuar ndonjë shkence,qe ne vendet islame nuk ekziston dhe kështu do t'i shërbente Islamit me mire.
Nuk duhet harruar se shkuarja ne vendet joislame per t'i ftuar ne Islam lejohet dhe është pune per mrekulli.
2.      Migrimi (braktisja) e veprës. Kjo realizohet me braktisjen e ndalesave te Allahut,Subhanehu ve teala,sic thotë Pejgamberi Alejhi selam "المسلم من سلم المسلمون من لسانه و يده و المهاجر من هجر ما نهى الله عنه Musliman është ai, prej gjuhës dhe dorës se te cilit janë te sigurte muslimanet ndërsa muhaxhir (mërgimtar) është ai, i cili braktise gjerat,te cilat ia ndaloi Allahu".
3.      Mërgimi (braktisja) i shkakut, i cili te shpie ne haram. Sqarimin me te mire për këtë e kemi ajetin kur'anor ku thotë Allahu,subhanehu ve teala,"  وَلا تَقْرَبُوا الزِّنَى إِنَّهُ كَانَ فَاحِشَةً وَسَاءَ سَبِيلاًDhe mos iu afroni imoralitetit (zinasë), sepse vërtet ai është vepër e shëmtuar dhe është një rrugë shumë e keqe.( Isra 32)
3.Mu për këtë,dijetaret e sinqerte kane thënë "Çdo gjë qe te shpie ne haram,është haram".
Ne komentin e Xhamiiut te Timidhiut thuhet se hixhreti, ne kohen e hershme te muslimaneve u be ne dy mënyra:
1-      Hixhreti prej vendit metrazira ne një vend te qete,sic ishte hixhreti i muslimaneve dy here ne Habesh (Etiopi) dhe hixhreti individual (para se te urdherohej) prej Mekkes ne Medine.
2-      Hixhreti nga vendi i kufrit (pabesimit) për ne vendin e besimit, sic ishte hixhreti (i obliguar) prej Mekes ne Medine.
Shënim: Ky lloj i hixhretit, pra prej Mekes ne Medine, ishte ne fuqi derisa Mekkeja ishte nen administrimin e pabesimtareve ndersa pasi qe Mekaj kaloi ne duart e muslimaneve, hixhreti mbeti ne forme te përgjithshme ,pra prej vendit joislam ne një vend islam([2]).([3])


[1]Shif: El Fikhu El Menhexhijj Ala Medh'hebi El Imami Esh Shafiijj,Dr/ Mustafa El Hin, Dr/ Mustafa El Buga dhe Ali Esh Sherbexhijj,botimi i trete,1991,Darul Kalem,Damask,vell:1,f: 129

[2]Literatura:

 

1-       Kur'ani Fisnik ( se bashku me perkthimin e Sherif Ahmetit)

2-       Komenti i Sahihut te Buhariut (Fet'hul Bari)

3-       Komenti i Sahihut te Muslimit nga Imam Neveviu

4-       Komenti i Sunent te Tirmidhiut

5-       Komenti i Sunenit te Ebu Davudit

6-       Komenti i Sunenit te Nesaiut

7-       Komenti i Sunenit te Ibni Maxhes

8-       Komentimi ihaditheve sipas metodologjise shkencore, Musa Vila

9-       Xhamiul Ulumi Vel Hikemi, Ibni Rexheb El Hanbeli

10-   Rijadus Salihin me koment te Shejh Uthejminit

11-   Mexhmuul fetava, Shejhul Islam Ibni Tejmije

12-   El Fikhu El Menhexhijj Ala Medh'hebi El Imami Esh Shafiijj,Dr/ Mustafa El Hin, Dr/ Mustafa El Buga dhe Ali Esh Sherbexhijj,botimi i trete,1991,Darul Kalem,Damask

[3]1 qershor, 2005, e merkure,Vushtrri,Kosove

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013