Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
ISLAMI SI PROGRAM JETE

Islami Është Mesazh Hyjnor Drejtuar Tere Njerëzimit. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, ""هُوَ الَّذِي بَعَثَ فِي الْأُمِّيِّينَ رَسُولاً مِّنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِهِ وَيُزَكِّيهِمْ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَإِن كَانُوا مِن قَبْلُ لَفِي ضَلَالٍ مُّبِينٍ  Ai eshte qe arabeve te pashkolluar ua dergoi pejgamberin nga mesi i tyre qe t'iu lexoje ajetet e Tij ,t'i pastroje ata ,t'ua mesoje librin dhe sheriatin edhe pse ata me pare ishin ne nje humbje te dukshme". (Xhumua 2) Poashtu thotë Allahu,subhanehu ve teala,"  قَدْ جَاءكُم مِّنَ اللّهِ نُورٌ وَكِتَابٌ مُّبِينٌ {15} يَهْدِي بِهِ اللّهُ مَنِ اتَّبَعَ رِضْوَانَهُ سُبُلَ السَّلاَمِ وَيُخْرِجُهُم مِّنِ الظُّلُمَاتِ إِلَى النُّورِ بِإِذْنِهِ وَيَهْدِيهِمْ إِلَى صِرَاطٍ مُّسْتَقِيمٍ …juve ju erdhi nga Allahu drite dhe libër i qarte.Allahu e ve me te (kuranin) ne rrugët e shpëtimit atë, qe ndjek kënaqësinë e Tij dhe me ndihmën e Tij i nxjerr ata prej erresirave ne drite dhe i udhëzon ne një rruge qe është e drejte" (Maide 15-16)
 
Islami Është Mesazh Hyjnor Drejtuar Arabeve E Axhemeve(joarabeve),atyre qe përjetuan shpalljen dhe pasardhësve te tyre gjer ne amshim. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, " وَآخَرِينَ مِنْهُمْ لَمَّا يَلْحَقُوا بِهِمْ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ  (u dërgoi) edhe te tjerëve qe nuk i arritën ata (përjetuesit e mesazhit),Ai është Ngadhënjyesi i Urti". (Xhumua 3)
 
Islami Është Mesazh Hyjnor Për Orientimin E Njeriut; si natyrshmëri te cilën e ka përgatitur Allahu për një gjini krijesash te veçanta (njeriun), gjini te cilën e ka dalluar dhe favorizuar ndaj çdo gjë tjetër qe e ka krijuar. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, "وَلَقَدْ كَرَّمْنَا بَنِي آدَمَ وَحَمَلْنَاهُمْ فِي الْبَرِّ وَالْبَحْرِ وَرَزَقْنَاهُم مِّنَ الطَّيِّبَاتِ وَفَضَّلْنَاهُمْ عَلَى كَثِيرٍ مِّمَّنْ خَلَقْنَا تَفْضِيلاًNe vërtet nderuam pasardhësit e Ademit (njerëzit),u mundësuam te udhëtojnë hipur ne toke e ne det,i begatuam me ushqime te mira,i vlerësuam ata (favorizuam)ndaj shumicës se krijesave qe Ne krijuam".(Isra 70)
 
Islami Është Mesazh Drejtuar Natyrshmërisë Se Njeriut,qofte banues i shkretëtirës,maleve,bregdeteve,buzelumenjeve,lindjes,perëndimit, jugut, veriut; është porosi drejtuar  natyrshmërisë se njeriut kudo dhe kurdo qofte,qe ta udhëzojë ne rrugën e drejte e ta shmange nga devijimet dhe shtrembërimet qe i janë drejtuar atij. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, "هُوَ الَّذِي أَرْسَلَ رَسُولَهُ بِالْهُدَى وَدِينِ الْحَقِّ لِيُظْهِرَهُ عَلَى الدِّينِ كُلِّهِ Ai (Allahu) është qe e dërgoi te dërguarin e Tij me udhëzim e fe te drejte,e për ta bere qe te dominoje mbi te gjitha fete…"(Tevbe 33)
Pra, Islami ne qasjet e tij me njeriun duhet t'i përshtatet veçorive te natyrshmërisë se tij,pranon se ajo është natyrshmëri njeriu,punon qe ajo natyrshmëri te mbetet e tille,nuk përpiqet qe ta barte njeriun nga natyrshmëria e tij ne natyrshmëri engjëllore sikurse qe nuk angazhohet ta shndërroje ne natyrshmëri kafsheje.Njeriu ne islam është njeri dhe me islamin njeriu arrin gradat me te larta njerëzore.
Për këtë Islami është program jete për njeriun,i cili nuk mund ta arrije shkallen e hyjnisë edhe po te jete i dërguar i zgjedhur i Zotit. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,  "قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً  Thuaj: Unë jam vetëm njeri,sikurse edhe ju, mua me shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj" (Kehf 110) Pastaj "قُلْ سُبْحَانَ رَبِّي هَلْ كُنتُ إَلاَّ بَشَراً رَّسُولاًThuaj: I madhërishëm është Zoti im,a mos jam unë tjetër vetëm se njeri,pejgamber" (Isra 93)
 
Islami Është Program Jete Për Njeriun, i cili nuk guxon assesi ta shëmtojë natyrshmërinë me te cilën dallohet nga te tjerët.Nga këtu na u behet e qarte se Islami me qasjet e tij depërton ne te gjitha poret e jetës se njeriut duke filluar nga:
1)      Pastërtia: Islami obligon  pastrimin e disa pjesëve te trupit disa here ne dite ndërsa obligon larjen e tere trupit ne raste te veçanta.Islami e nxit njeriun për pastërti te rrobave,trupit,gojës ne rast tubimesh e sidomos për namazin e xhumasë (ku behet takimi javor i muslimaneve).
2)      Ushqimi e pirja:Islami ndalon disa lloje te ushqimit dhe pirjeve. Thotë Allahu"حُرِّمَتْ عَلَيْكُمُ الْمَيْتَةُ وَالْدَّمُ وَلَحْمُ الْخِنْزِيرِ وَمَا أُهِلَّ لِغَيْرِ اللّهِ بِهِ وَالْمُنْخَنِقَةُ وَالْمَوْقُوذَةُ وَالْمُتَرَدِّيَةُ وَالنَّطِيحَةُ وَمَا أَكَلَ السَّبُعُ إِلاَّ مَا ذَكَّيْتُمْ وَمَا ذُبِحَ عَلَى النُّصُبِ  Juve u janë ndaluar (t'i hani): ngordhësira, gjaku, mishi i derrit, ajo që theret jo në emrin e All-llahut, e furmja, e mbytura, e rrëzuarja, e shpuarja (nga briri i tjetrës), ajo që e ka ngrënë egërsira, përveç asaj që arrini ta therrni (para se të ngordhë), ajo që është therrur për idhuj, …" (Maide 3) Poashtu thotë" " أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ  O ju qe besuat ska dyshim se vera,bixhozi,idhujt dhe hedhja e shigjetave (për fall) janë vepra te ndyta nga shejtani.Pra,largohuni qe te jeni te shpëtuar " (Maide 90) Islami këshillon njeriun qe kur dëshiron te haje ose te pije te mos haje e pije përveçse kur ndien nevoje për te dhe te haje aq sa e shuan urine respektivisht etjen. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,  "وكُلُواْ وَاشْرَبُواْ وَلاَ تُسْرِفُواْ إِنَّهُ لاَ يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ …hani dhe pini e mos e teproni sepse Ai(Allahu) nuk i don ata qe e teprojne(shkaperderdhin)".(A'rafe 31) Ndersa Pejgamberi,Alejhi selam ka thene" نحن قوم لا نأكل حتى نجوع و إذا أكلنا لا نشبعNe jemi popull qe nuk hamë derisa te uritemi e kur hamë nuk ngopemi".(Hadith)
3)      Veshja: Islami ia ndaloi njeriut (mashkullit) veshjen e mëndafshit dhe bartjen e arit (qofte unaze apo diç tjetër) ndërsa femrës ia ndaloi zbukurimin e tepërt me te cilin ngacmon ndjenjat e meshkujve. Thote Allahu,subhanehu ve teala,"وَقُل لِّلْمُؤْمِنَاتِ يَغْضُضْنَ مِنْ أَبْصَارِهِنَّ وَيَحْفَظْنَ فُرُوجَهُنَّ وَلَا يُبْدِينَ زِينَتَهُنَّ إِلَّا مَا ظَهَرَ مِنْهَا Thuaju edhe besimtareve te ndalin shikimet e tyre,te ruajnë pjesët e turpshme te trupit te tyre,te mos zbulojnë stolitë e tyre përveç atyre qe janë te dukshme…"(Nur 31)
4)      Argëtimi: Islami ia ndalon njeriut argëtimet qe ia humbin mendjen si; kumori (bixhozi)dhe te gjitha llojet e tij. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, "يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ إِنَّمَا الْخَمْرُ وَالْمَيْسِرُ وَالأَنصَابُ وَالأَزْلاَمُ رِجْسٌ مِّنْ عَمَلِ الشَّيْطَانِ فَاجْتَنِبُوهُ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ O ju qe besuat s'ka dyshim se vera ,bixhozi,idhujt dhe hedhja e shigjetës (për fall) janë vepra te ndyta nga shejtani. Pra,largohuni prej tyre qe te jeni te shpëtuar".(Maide 90) Islami derisa i ndalon këto, ne anën tjetër porosite për atë, qe e kthjell trurin e trupin,sikurse; vrapimi, noti, hedhja e shtizave, kalërimi etj.Muhammedi as njëherë kaloi pranë një turme njerëzish, te cilët hidhnin shtiza (garonin)e iu tha"Gjuani o bijtë e Ismailit se edhe babai juaj gjuante ".Ne një rast tjetër shote"Çdo argëtim-dëfrim i njeriut është i kote përveç shakasë me familjen e vet dhe ushtrimi i kalit (për kalërim)".
5)      Marrëdhëniet ndërmjet njerëzve dhe jeta e përditshme:
Nëse njeriu është baba eventualisht nënë, Islami e këshillon qe te mos mashtrohet (te bije ne sprove) me femiun. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, "وَاعْلَمُواْ أَنَّمَا أَمْوَالُكُمْ وَأَوْلاَدُكُمْ فِتْنَةٌ  Dhe dine mire se pasuria juaj dhe femijet tuaj jane vetem nje sprove…"(Enfal 28)
se njeriu është fëmi e porosit t'i ruaj marrëdhëniet me nënën e babain dhe te largohet nga gjerat qe ata nuk i dëshirojnë. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, "اللّهَ وَلاَ تُشْرِكُواْ بِهِ شَيْئاً وَبِالْوَالِدَيْنِ إِحْسَاناً  Adhurojeni Allahun e mos i shoqëroni Atij asgjë,silluni mire ndaj prindërve.."(Nisa 36) Poashtu thotë" فَلاَ تَقُل لَّهُمَا أُفٍّ وَلاَ تَنْهَرْهُمَا وَقُل لَّهُمَا قَوْلاً كَرِيماً {23} وَاخْفِضْ لَهُمَا جَنَاحَ الذُّلِّ مِنَ الرَّحْمَةِ وَقُل رَّبِّ ارْحَمْهُمَا كَمَا رَبَّيَانِي صَغِيراً  Atëherë mos u thuaj atyre as "of -oh" e as mos u be i vrazhde ndaj tyre  por thuaju fjale te mira (te buta, respektuese). Dhe ne shenje mëshire shtrije pranë tyre krahun përulës  e thuaj: Zoti im ! Mëshiroi ata te dy sikurse me mëshiruan (edukuan) mua kur isha i vogël" (Isra 23-24)
Nëse është burrë e urdhëron me bamirësi gjate jetës bashkëshortore  dhe me barabarësi e mirëkuptim gjate ndarjes (t'ia jap gruas atë qe i takon). Thotë Allahu,subhanehu ve teala, "فَإِمْسَاكٌ بِمَعْرُوفٍ أَوْ تَسْرِيحٌ بِإِحْسَانٍ …e (pastaj) ose jete e njerëzishme (bashkëshortore) ose shkurorëzim me mirëkuptim"(Bekare 229)
Nëse është grua (bashkëshorte) e porosite ta kryeje atë qe i obligohet reciprokisht atë qe i takon. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,"وَلَهُنَّ مِثْلُ الَّذِي عَلَيْهِنَّ بِالْمَعْرُوفِ …edhe atyre (grave) u takon e drejta  sikurse edhe përgjegjësia ne bashkëshortësi …" (Bekare 228)
Nëse është farefis e këshillon qe t'i ofron ndihme te afërmit te vet ne rastet kur ai ndien nevoje për te. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, "وَآتَى الْمَالَ عَلَى حُبِّهِ ذَوِي الْقُرْبَى…dhe pasurine qe e do ua jep te afermeve…" (Bekare 177)
Nëse është fqi e këshillon qe t'i bashkëngjitet fqiut te vet ne gëzim e fatkeqësi ose se paku prej tij te mos ketë probleme. Transmetohet nga Ibni Ebi Shurejhi se Muhammedi as ka thënë" Vallahi nuk ka besuar, Vallahi nuk ka besuar, Vallahi nuk ka besuar! I është thënë: Kush o i dërguari i Allahut? Tha: Ai, qe fqiu i tij nuk është i sigurte nga te këqijat e tij". Transmetohet se Muhammedi as gjithashtu ka thënë" Aq shume me porositi Xhibrili për fqiun saqë mendova se do ta trashëgojë atë".
Nëse është përgjegjës për diç e obligon qe te ketë ndergjegjshmeri dhe te ndiej përgjegjësi për atë, qe i është dhënë ne besim " Çdo  njeri prej jush është kujdestar dhe çdo njeri prej jush do te përgjigjet për atë qe i është besuar (dhënë ne përgjegjësi)."Hadith.
Nëse ka marre ne premtim diç, Islami e urdhëron njeriun ta përmbushë atë. Thotë Allahu,subhanehu ve teala, " وَأَوْفُواْ بِعَهْدِ اللّهِ إِذَا عَاهَدتُّمْ وَلاَ تَنقُضُواْ الأَيْمَانَ بَعْدَ تَوْكِيدِهَا وَقَدْ جَعَلْتُمُ اللّهَ عَلَيْكُمْ كَفِيلاً  Meqë keni premtuar pra zbatojeni premtimin e dhënë ndaj Allahut e mos i prishni betimet pasi i keni vërtetuar ato duke qene se Allahun e bëtë garant tuajin "(Nahl 91)
Nëse është tregtar e urdhëron me drejtësi e sinqeritet gjate tregtisë. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,"وَأَوْفُوا الْكَيْلَ إِذا كِلْتُمْ وَزِنُواْ بِالقِسْطَاسِ الْمُسْتَقِيمِ ذَلِكَ خَيْرٌ وَأَحْسَنُ تَأْوِيلاً  Masën mbushnie kur matni(me ene) dhe peshoni me peshoje te drejte (precize). Kjo është me e dobishme dhe ka përfundim me te mire".(Isra 35) Poashtu thotë "وَلاَ تَبْخَسُواْ النَّاسَ أَشْيَاءهُمْ …e mos u bëni padrejtësi njerëzve ne sendet e tyre…"(A'rafe 85)
Nëse është dëshmitar ose gjykues e urdhëron me drejtësi pamarre parasysh rrethanat. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,"وَإِذَا قُلْتُمْ فَاعْدِلُواْ وَلَوْ كَانَ ذَا قُرْبَى  Kur te flitni(deshmoni) duhet te jeni te drejte edhe nëse është çështja për (kundër) te afërmit…"(En'am 152). Poashtu thotë " يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُواْ كُونُواْ قَوَّامِينَ لِلّهِ شُهَدَاء بِالْقِسْطِ وَلاَ يَجْرِمَنَّكُمْ شَنَآنُ قَوْمٍ عَلَى أَلاَّ تَعْدِلُواْ اعْدِلُواْ هُوَ أَقْرَبُ لِلتَّقْوَى وَاتَّقُواْ اللّهَ إِنَّ اللّهَ خَبِيرٌ بِمَا تَعْمَلُونَ  O ju qe besuat ! Bëhuni plotësisht te vendosur për hire te Allahut, duke dëshmuar te drejtën dhe te mos u shtyje urrejtja ndaj një populli e t'i shmangeni drejtësisë. Bëhuni te drejte se ajo është me afër devotshmërisë.Kinie dro Allahun.."(Maide 8)
6)      Ibadeti (adhurimi): Ne ibadetin e njeriut për Allahun, Islami e mëson njeriun se i adhuruar është vetëm një Zot dhe nuk ka shok. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,"قُلِ اللَّهَ أَعْبُدُ مُخْلِصاً لَّهُ دِينِي  Thuaj: Vetëm Allahun e adhuroj, sinqerisht ndaj Tij e bej adhurimin tim "(Zumer 14) Poashtu thotë "ذَلِكُمُ اللّهُ رَبُّكُمْ لا إِلَـهَ إِلاَّ هُوَ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ فَاعْبُدُوهُ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ {102} لاَّ تُدْرِكُهُ الأَبْصَارُ وَهُوَ يُدْرِكُ الأَبْصَارَ وَهُوَ اللَّطِيفُ الْخَبِيرُ  Ky është Allahu,Zoti juaj,nuk ka te adhuruar përveç Tij,Krijues i çdo sendi pra adhuronie Atë; është Mbikëqyrës ndaj çdo sendi.Te paret (e njerëzve) nuk mund ta përfshinë Atë e Ai i përfshinë te paret.Ai është shume i kujdesshëm,hollësisht i njohur".(En'am 102 -103) Poashtu thotë "وَلَقَدْ بَعَثْنَا فِي كُلِّ أُمَّةٍ رَّسُولاً أَنِ اعْبُدُواْ اللّهَ وَاجْتَنِبُواْ الطَّاغُوتَ  Ne dërguam ne çdo popull te dërguar qe t'iu thonë "Adhuronie Allahun e largohuni prej djajve(adhurimit te tyre)…" (Nahl 36),dhe se fundi islami me qasjet e tij i drejtohet;
7)      Ngritjes se njeriut ne formën me te përsosur njerëzore, forme ne te cilën epshi, pasuria, dëfrimet nuk janë udhëheqëse por te udhëhequra. Ai person te cilin epshi, pasuria, dëfrimet nuk e udhëheqin ai ia ka friken Allahut, beson ne shpërblimet dhe ndëshkimet e Tij, ruan nderin e tjetrit fshehtas e sheshazi, shpenzon për hire te Allahut, përmbushë premtimin, ruan emanetin, dëshmon te vërtetën kudo qe te jete. Dëgjo se çfare thotë Allahu"إِنَّ الْإِنسَانَ خُلِقَ هَلُوعاً {19} إِذَا مَسَّهُ الشَّرُّ جَزُوعاً {20} وَإِذَا مَسَّهُ الْخَيْرُ مَنُوعاً {21} إِلَّا الْمُصَلِّينَ {22} الَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَاتِهِمْ دَائِمُونَ {23} وَالَّذِينَ فِي أَمْوَالِهِمْ حَقٌّ مَّعْلُومٌ {24} لِّلسَّائِلِ وَالْمَحْرُومِ {25} وَالَّذِينَ يُصَدِّقُونَ بِيَوْمِ الدِّينِ {26} وَالَّذِينَ هُم مِّنْ عَذَابِ رَبِّهِم مُّشْفِقُونَ {27} إِنَّ عَذَابَ رَبِّهِمْ غَيْرُ مَأْمُونٍ {28} وَالَّذِينَ هُمْ لِفُرُوجِهِمْ حَافِظُونَ {29} إِلَّا عَلَى أَزْوَاجِهِمْ أَوْ مَا مَلَكَتْ أَيْمَانُهُمْ فَإِنَّهُمْ غَيْرُ مَلُومِينَ {30} فَمَنِ ابْتَغَى وَرَاء ذَلِكَ فَأُوْلَئِكَ هُمُ الْعَادُونَ {31} وَالَّذِينَ هُمْ لِأَمَانَاتِهِمْ وَعَهْدِهِمْ رَاعُونَ {32} وَالَّذِينَ هُم بِشَهَادَاتِهِمْ قَائِمُونَ {33} وَالَّذِينَ هُمْ عَلَى صَلَاتِهِمْ يُحَافِظُونَ {34} أُوْلَئِكَ فِي جَنَّاتٍ مُّكْرَمُونَ  Është e vërtet se njeriu është i prirur te jete i padurueshëm. Pse kur e godet ndonjë e keqe ai ankohet se tepërmi.Ndërkaq kur e gjen e mira ai behet tepër koprrac.Përveç atyre qe falen.Te cilët janë te rregullte ne faljen e namazit te tyre.Dhe ata qe ne pasurinë e tyre kane ndare një pjese te caktuar.Për lypsin dhe për nevojtarin qe nuk lyp.Edhe ata qe e besojnë bindshëm ditën e gjykimit.Edhe ata qe i frikësohen dënimit nga Zoti i tyre.Sepse është e vërtet qe nuk ka shpëtim prej dënimit te Zotit te tyre.Edhe ata qe janë ruajtur nga punët e ndyra(amorale).Me përjashtim ndaj grave te veta dhe ndaj robëreshave qe i kane ne posedim,ata nuk qortohen për to.E kush kërkon përveç tyre te tillët janë te shfrenuar (meritojnë dënim).Edhe ata qe janë besnik ndaj amanetit qe u është besuar dhe ndaj premtimit te dhënë.Edhe ata qe dëshminë e vet e zbatojnë (nuk e mohojnë,nuk e fshehin). Edhe ata  qe janë te kujdesshëm ndaj rregullave te namazit te tyre. Te tillët janë ne xhennete dhe te tillët janë te nderuar".(Mearixh 19-35)
Pra, pame se Islami me qasjet e veta hyn ne te gjitha poret dhe shtresat e jetës.Ndalon nga kjo,urdhëron tjetrën,hyn me qasjet e tij ne çështjet e pastërtisë,ushqimit dhe pijeve, veshjes, mjeteve dhe metodave te argëtimit, mardhëniet e përditshme,adhurimin e njeriut,etj.
Vërtet jeta është ngjyra ngjyra por çfarë është shkaku qe Islami shfaqi një interesim kaq te madh për jetën e njeriut? A ka ndonjë rrezik nëse njeriu i largohet plotësisht Islamit ose e praktikon vetëm ne disa aspekte te jetës? Perse nuk e ka lënë islami njeriun te lire te beje çfarë te doje me veten e vet ne çështjet e pastërtisë, ushqimit ,veshjes, argëtimit?
A ka ndonjë rrezik për njeriun ne veçanti dhe shoqërinë ne përgjithësi po ta lente Islami njeriun te lire papërcaktimin e kurrfarë konditeje apo parimi ne jetën e tij personale? Për te gjitha këto pyetje ka përgjigje sikur t'iu behej e qarte (njerëzimit) se Islami është domosdoshmëri për jetën e njeriut dhe se si i tille i përshtatet plotësisht natyrshmërisë se njeriut. Njeriu dëshiron (ka pasion,epsh) por ne te njëjtën kohe Islami e ka përgatite qe te jete udhëheqës me te cilën pozite ose udhëheqje  e udhëheq veten dhe te tjerët. Njeriu ka natyre qe e tërheq kah dëshira për interesa personale por megjithatë ajo natyrshmëri anon prape kah shoqëria. Njeriu dëshiron, dëshiron (ka pasion) për barkun e vet (ushqime) dhe për organin e tij (marrëdhënie intime). Njeriu është udhëheqës, qendër e se cilës udhëheqje është zemra e cila është fshehtësia dhe shkaku i dallimit te tij (nga krijesat tjera).
Njeriu po t'i qasej kërkimit te asaj çfarë deshifron do te jetonte për bark e organe dhe udhëheqjen me te cilën veçohej do t'ia nënshtronte epshit te barkut e organeve, pra (njeriu i tille)do te behej njeri qe vetëm dëshiron.Përpiqet ta mbushe barkun e ta shfryeje epshin.Nuk zgjedhe me çfarë ta mbushe barkun apo ku ta shfryeje epshin.Njeriu i tille pasojat e saj i vjele vete i pari jo pse e ka humbe mundësinë e dallimit te se mirës nga e keqja por për shkak se ai tash nuk ka mundësi te ndalet diku (nga ato epshe).Merr rruge te drejta e te shtrembëta,përdor metoda te mira e te keqija,nuk ka vi te drejte për jetën e tij.Nuk i intereson se ajo qe e han apo e pinë është e dëmshme për te apo jo, nuk pyet për demet ose jo demet ne rast lidhjeje me gjini te kundërt.Shef se si shkatërrohet por s'ka force te ngritet.Shef se disa lloje ushqimesh ose pijesh qe i përdor janë te dëmshme për te por megjithatë s'mund te largohet prej tyre.Shef se ne rast lidhjeje me gjini te kundërt ka pasoja ne shëndet por prape nuk mund te ngadhënjejë ndaj dëshirës se tij epshore.Ai është njeri i dobët qe nuk mund  ta munde epshin e vet. I është nënshtruar epshit te vet dhe i është dobësuar vendosmëria e vullneti,i është nënshtruar barkut e organeve,e harroi udhëheqjen dhe rolin e vet e zemra e tij u zbraz nga te gjitha përveç epshit.Mendja e tij ec kah ecin këmbët. Ai është njeri i vdekur ne formën e te gjallit.Kjo ishte nga një aspekt e ne aspektin tjetër njeriu ka natyrshmëri qe e tërheq kah interesi personal por megjithatë ai anon kah shoqëria sepse shoqëria i takon njeriut e jo krijesave tjera te cilat i udhëheq epshi.Krijesat e tilla janë shtazët dhe sikur njeriu t'ia lejonte veten shtytësve te interesit personal ne rastet e mardhënieve me njerëz do te ishte njeri qe nuk pranon ekzistencën e tjerëve  dhe si i tille nuk ka mundësi te mos ketë nevoje për te tjerët por ndeshet me ekzistimin e tyre ngase ekzistenca e tyre është e vërtetë e pamohueshme  dhe ai tash është njeri qe bën dhe i behet padrejtësi. I bën padrejtësi dikujt sepse ky nuk pranon ekzistencën e tyre e poashtu i behet padrejtësi sepse edhe te tjerët nuk pranojnë ekzistencën e tij.
Rezultati i cili arrihet ne rast lenie njeriun pa kurrfarë parimesh e as qasjesh ne jetën e tij publike e personale është:humbja e vullnetit dhe personalitetit njerëzor,humbja e forcës,humbja e dallimit te se mirës nga e keqja pastaj armiqësia e përhershme.Kjo ndodhe kështu sepse njeriu nga vet natyra është i prirur te ketë personalitet e vullnet ne një aspekt e ne aspektin tjetër ta anoje kah shoqëria, madje ky është edhe qëllimi i islamit qe ta mbroje dhe përkrah këtë natyrshmëri.
Islami është mesazh i cili ia përshkruan njeriut rrugën e cila e shpie tek vullneti,forca e ngadhënjimi. Islami nuk preokupohet vetëm me një person por se bashku me te edhe me shoqërinë,si faktor i rendesishem i jetës se përditshme sepse problemi kyç është humbja e vullnetit te njerëzve dhe mosekzistimi i bashkëpunimit shoqëror ne mes tyre.
 
Sedat Gani Islami
Student ne Brunei Darussalam (2003)
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013