Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BESIMI I IMAMIT EBU HANIFE R.A

Këto janë disa thënie te Imamit të Nderuar,Ebu Hanife, Allahu e pastë mëshiruar,ne lidhje me besimin ne çështjet e bazave te fesë, si qendrim i tij ndaj Shkencës se Ilmul Kelamit (Apologjetikes),etj.
 
A- Thëniet E Imamit Ebu Hanife Në Tewhid
 
Së Pari: Besimi i tij ne Njëshmerine-Monoteizmin e Allahut,subhanehu ve teala,dhe sqarimi i tevessulit (afrimit tek Allahu s.w.t) te ligjësuar dhe atij te shpikur.
1-      Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste meshiruar: Askush nuk duhet t'a lus Allahun s.w.t përveç se me Të,(dhe) me duanë e lejuar për të, të  urdhëruar me te,e cila nënkuptohet prej ajetit"وَلِلّهِ الأَسْمَاء الْحُسْنَى فَادْعُوهُ بِهَا وَذَرُواْ الَّذِينَ يُلْحِدُونَ فِي أَسْمَآئِهِ سَيُجْزَوْنَ مَا كَانُواْ يَعْمَلُونَAll-llahu ka emrat më të bukur, andaj Atë thirrne me ata e hiquni nga ata që bëjnë shtrembërime me emrat e Tij. Ata kanë për t'u shpërblyer (me dënim) për veprimet e tyre" (El-A'raf, 180)([1]).
2-      Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar "Urrehet te thotë lutësi ne dua: Te lus për hire te filanit ose të të dërguarve Tu ose te Shtëpisë se Nderuar, ose El Meshar El Haram (Vend ne Mekke)".([2])
3-      Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar" Askush nuk duhet ta lus Allahun s.w.t përveç se me Të, ndërsa unë e urrej te thotë (lutësi ne dua): për hire të nyejve të krenarisë së Arshit Tënd, ose për hire të krijesave Tua([3]).
Së Dyti: Thëniet e tij rreth sifateve-cilësive te Allahut s.w.t dhe kundërshtimi i tij ndaj Xhehemijjeve.
4-      Allahu s.w.t nuk përshkruhet me cilësitë e krijesave,hidhërimi dhe kënaqësia-gëzimi i Tij janë dy cilësi prej cilësive te Tij pa(pyetur) "si ?". Ky është mendimi i Ehli-s-Sunnetit dhe xhematit, Ai hidhërohet dhe gëzohet, ndërsa nuk thuhet: hidhërimi i Tij është dënim i Tij dhe gëzimi i Tij është shpërblimi i Tij, e përshkruajmë Atë me çka e ka përshkruar veten, Ai, All-llahu është Një!All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë, është i Gjallë, i Forte (kadir), Dëgjues, Shiques, Alim (dijetar), Dora e Allahut s.w.t mbi duart e tyre, nuk është si duart e krijesave te Tij dhe fytyra e tij nuk është si fytyrat e krijesave)([4]).
5-      Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar" Ai (Allahu s.w.t) ka dore, fytyre, qenie, si i ka cekur Allahu s.w.t ne Kur'an, atë qe e ka cek Allahu s.w.t në Kur'an, dorën, fytyrën, qenien, ato janë cilësi te Tij pa (pyetur)"si " dhe nuk thuhet dora e tij është forca e Tij ose begatia e tij sepse kjo dtth ta keqinterpretosh-prishesh cilësinë dhe njeherit ky është mendimi i Kaderinjeve dhe Mu'tezileve (dtth te thuash se dora është forca)([5]).
6-      Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar" Askujt nuk i lejohet te flas rreth qenies se Allahut s.w.t me diç, por duhet ta përshkruaj me atë qe Ai e ka përshkruar Veten e Tij, as te thotë diç rreth Allahut me hamendje-logjikën e tij, Qofte  i Madhëruar Allahu,Zoti i botrave! ([6])
7-      Kur është pyetur imami për zbritjen e Allahut s.w.t ka thënë: Zbret pa si (forme)([7]).
8-      Ka thënë Ebu Hanife,Allahu e paste mëshiruar" Allahu s.w.t lutet prej se larti e jo prej se poshti sepse ultësia nuk është prej përshkrimit te Zotit dhe Hyjnisë ne asgjë([8]).
9-      Ka thënë: Ai (Allahu s.w.t) hidhërohet dhe gëzohet, nuk thuhet hidhërimi i Tij është ndëshkimi i tij dhe as gëzimi i Tij është shpërblimi i Tij([9]).
10-                    Ka thënë: Asgjëje prej krijesave te Tij nuk i ngjanë (Allahu s.w.t) sikurse qe Atij asgjë prej krijesave te Tij nuk i ngjan, është dhe vazhdon te jete me emrat dhe cilësitë e Tij,(te pafillimta dhe te pambarimta)([10]).
11-                    Ka thënë: Cilësitë e Tij s.w.t nuk janë si cilësitë e krijesave, din jo si dituria jone, ka force jo si forca jone, shef jo si te parit tanë, dëgjon jo si te dëgjuarit tanë, flet jo si te folurit tone([11]).
12-                    Ka thënë: Aِllahu s.w.t nuk përshkruhet me cilësitë e krijesave([12]).
13-                    Ka thënë: Kush e përshkruan Allahun s.w.t me ndonjë domethënie prej domethënieve te njerëzimit ai veç ka bere bufer([13]).
14-                    Ka thënë: Cilësitë e Tij janë: Dhatijje (qenësore) dhe Fi'lijje (veprore). Sa iu përket atyre dhatijje (qenësore) ato janë: Jeta , Forca, Dituria, Te Folurit, Dëgjimi, Shiqimi dhe Dëshira ndërsa ato fi'lije (veprore) janë: Krijimi, Furnizimi, Shpikja, Përsosmëria, Bërja dhe cilësi te tjera veprore, Ai është  dhe vazhdon te jete me emrat dhe cilësitë e Tij (te pafillimta dhe te pambarimta)([14]).
15-                    Ka thënë: All-llahu i Madhëruar vepron, e vepra është cilësi e Tij që nga lashtësia (ezeli), pra, veprues është All-llahu, vepra është cilësi qysh nga ezeli, e vepruara është e krijuar, kurse vepra e All-llahut nuk është e krijuar([15]).
16-                    Ka thënë: Ai qe thotë se : nuk e di se a thua Zoti im është ne qiell apo ne toke ai veç ka bere kufer. Pokeshtu ka bere kufer edhe ai qe thotë se Allahu s.w.t është mbi Arsh por nuk e dimë se a është Arshi ne qiell apo ne toke?([16])
17-                    I ka thënë gruas e cila e ka pyetur: Ku është Zoti yt, te cilin e adhuron? Ka thënë"Allahu s.w.t është ne qiell e jo ne toke. I tha një njeri: E çfarë mendon për ajetin" وَهُوَ مَعَكُمْ Ai është me ju" (El-Hadid, 4), i është përgjigjur: "Kjo është sikur t'i shkruash njeriut "Unë jam me ty" mirëpo ti nuk je pranë tij([17]).
18-                    Ka thënë gjithashtu" Dora e All-llahut është mbi duart e tyre, nuk është si dora e krijesave të Tij([18]).
19-                    Gjithashtu thotë: "All-llahu i Madhëruar është në qiell e jo në tokë. Pas kësaj një njeri i tha: A thua vallë nuk thotë All-llahu xhel-le shanuhu" وَهُوَ مَعَكُمْ  Ai është me ju" (El-Hadid, 4), i është përgjigjur: "Kjo është sikur t'i shkruash njeriut "Unë jam me ty" mirëpo, ti nuk je pranë tij([19]).
20-                    Ka thënë "All-llahu i Madhëruar flet, ngase përndryshe nuk do t'i kishte folur Musait alejhi selam([20]).
21-                    Ka thënë "Allahu s.w.t flet me te folurit e tij dhe te folurit është cilesi qysh nga ezeli (pafillimesia)([21]).
22-                    Ka thënë : Flet por jo si te folurit tone([22]).
23-                    Ka thënë" Musai e dëgjoi te folurit e Allahut s.w.t, siç thotë Allahu s.w.t"وَكَلَّمَ اللّهُ مُوسَى تَكْلِيماًE Musait i foli All-llahu me fjalë." (En-Nisa 164), d.t.th. All-llahu i Madhëruar flet se përndryshe nuk do të kishte folur Musait alejhi selam([23]).
24-                    Kur'ani është fjalë e All-llahut, i shkruajtur në mus-hafe, i ruajtur  në zemra, i lexuar me gjuhë dhe i zbritur Muhammedit sal-lall-llahu-alejhi ve sel-lem([24]).
25-                    Ka thënë" Kur'ani nuk është i krijuar([25]).
 
B- Thënie Te Imam Ebu Hanife Rreth Kaderit
 
1-       Ka ardhur një njeri te Ebu Hanifeja për të polemizuar me te mbi kaderin, e Ebu Hanifja i tha "A nuk e di ti se shikuesi në kader i ngjan atij i cili shikon në diell, aq sa i shtohet qartësia e të shikuarit në te, aq më tepër i shtohet verbëria (pamundësia e të shikuarit në te([26]).
2-       Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar" All-llahu i Madhëruar i ka ditur gjërat para krijimit të tyre([27]).
3-       All-llahu i Madhëruar i ka ditur gjërat para ekzistimit të tyre dhe e ka ditur si do të jenë pas ekzistimit të tyre, e din gjendjen e krijesave dhe e din si do të jetë përfundimi i tyre([28]).
4-       Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar" Kaderi (caktimi) i Tij është i shkruar në Levhi Mahfudh (pllakën e ruajtur)([29]).
5-       Ka thënë" Pohojmë se All-llahu e ka urdhëruar lapsin që të shkruaj. Tha lapsi" Çfare te shkruaj o Zoti im? Tha Allahu s.w.t: Shkruaj tere atë qe do te ndodhe gjer ne ditën e kijametit dhe këtë duke u bazuar ne fjalën e Allahut s.w.t"وَكُلُّ شَيْءٍ فَعَلُوهُ فِي الزُّبُرِ {52} وَكُلُّ صَغِيرٍ وَكَبِيرٍ مُسْتَطَرٌDhe çdo gjë që ata e punuan gjendet (e shkruar) në shënime. Dhe çdo vepër qoftë e vogël dhe qoftë e madhe eshte rradhitur (evidentuar) në Levhi Mahfudh." (El-Kamer52, 53)([30]).
6-       Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar" Asgjë ne dunja dhe ahiret nuk ndodhe përveç se me dëshirën e Tij s.w.t([31])
7-       Thotë Imami Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar," Allahu s.w.t i ka krijuar gjerat prej asgjëje".([32])
8-       Ka thënë" Ka qene Allahu s.w.t Krijues para se te krijoj (krijesat e Tij)([33]).
9-       Ka thënë" Pranojmë se njeriu me veprat, dëshminë dhe diturinë e tij është i krijuar, atëherë nëse bërësi (njeriu) është i krijuar, veprat e tij patjetër se duhet te jene te krijuara([34]).
10-   Ka thënë: Te gjitha veprat e robërve-njerëzve, qofte te lëvizshme apo ne qetësi, janë vepra te fituara te tyre ndërsa Allahu s.w.t është Krijuesi i tyre, ato te gjitha janë me dëshirën e Allahut s.w.t, diturinë, caktimin dhe kaderin e Tij([35]).
11-   Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar: Të gjitha veprat e robërve e njëkohësisht edhe realizimi i tyre janë rezultat i krijimit të All-llahut dhe të gjitha janë me dëshirën, diturinë dhe fuqinë e Tij. Nënshtrimi ndaj Tij dhe veprat e mira ndodhin me urdhrin e Tij, dëshirën, kënaqësinë, diturinë dhe fuqinë e Tij, ndërsa mëkatet të gjitha ndodhin me diturinë, lejen, caktimin dhe fuqinë e Tij, e jo me kënaqësinë e Tij e as që ka urdhëruar për diç të tillë([36]).
12-   Ka thënë: Allahu s.w.t i ka krijuar krijesat te pastër nga kufri dhe besimi pastaj iu ka folur, i ka urdhëruar e i ka ndaluar. Ndaj, mohoi kush mohoi All-llahun me veprën dhe mohimin e tij, ngase All-llahu i Lartësuar nuk e ndihmoi, kurse besoi kush besoi në All-llahun, me veprën, pranimin dhe bindjen e tij, ngase All-llahu e orijentoi kah e mira dhe e ndihmoi në këtë([37]), ndërsa e vërteta është se Allahu s.w.t i ka krijuar ne natyrshmërinë islame siç do ta sqaroje Imami Ebu Hanife ne vijim.
13-   All-llahu i Lartësuar i ka nxjerrur pasardhësit e Ademit alejhis-selam nga palca e kurrizit të tij në formë të atomit, e pastaj i ka urdhëruar me iman dhe i ka ndaluar nga kufri, e të gjithë e pohuan Njëshmërinë e Tij, kështu që të gjithë janë në këtë natyrshmëri. E ai i cili mohoi pas kësaj,e ka ndërruar dhe zëvendësuar atë që ka pohuar më parë me atë që e ka mohuar (d.t.th. ka zëvendësuar imanin me kufër). E ai i cili ka besuar dhe vërtetuar, vetëm se e ka përforcuar edhe më tepër pohimin dhe është përqendruar në te([38]).
14-   Ai( Allahu) është i Cili i ka përcaktuar gjërat dhe nuk ndodhë asgjë as në dunja e as në Ahiret përveç se me dëshirën e Tij, diturinë dhe caktimin e Tij, dhe të gjitha i ka shkruar në Levhi-Mahfudh([39]).
15-   Ka thënë: All-llahu i Madhëruar askënd nuk e ka detyruar me besim e as me mohim (kufer) mirëpo të gjithë i ka krijuar të lirë, ndërsa besimi dhe mohimin janë prej veprave të robërve. Gjithashtu e di se kush mohon, në çastin kur mohon e bëhet kafir, e nëse pas kësaj beson dhe si të tillë e njeh All-llahu, atëherë e do duke mos u ndryshuar aspak dituria e Tij([40]).
 
C- Thënie Te Ebu Hanifes Rreth Imanit
 
1-      Imani është vërtetim me zemër dhe pohim me gjuhë([41]).
2-      Imani është pohim me gjuhë dhe vërtetim me zemër, ndërsa vetëm pohimi me gjuhë nuk është i mjaftueshëm ([42]).
3-      Ka thënë Ebu Hanife,Allahu e paste mëshiruar"Imani as nuk shtohet dhe as nuk pakësohet"([43]).
Shënim: Fjala e Ebu Hanifes se imani nuk shtohet e as nuk pakësohet dhe se imani është vetëm vërtetim me zemër dhe pohim me gjuhë, ndaj edhe nuk i ka konsideruar veprat prej imanit, është në kundërshtim me besimin e imamëve tjerë si, Malikut, Shafiut, Ahmedit, Is'kak ibën Rahavejnit, dhe të tjerëve të cilët u bashkëngjiten këtyre. Prandaj mendimi i Ebu Hanifes në këtë pikë nuk është i qëlluar, mirëpo megjithatë ai është i shpërblyer për këtë. Ndërsa Ibën Abdu-1-berri në librin e tij "Tevhid" në pjesën e 9-të faqe 247 dhe lbën Iz el-Hanefij në komentin e tij të librit "Akidetti-t-Tahavijjeh", faqe 395, përmendin se Ebu Hanifeja më vonë është tërhjekur nga kjo fjalë, e All-llahu e di më së miri!
 
D- Thënie Te Ebu Hanifes Rreth Sahabeve
 
1-      Ka thënë Ebu Hanife,Allahu e paste mëshiruar: Asnjë sahabi te Pejgamberit a.s nuk e përmendim përveç se për te mire([44]).
2-      Ka thene: Nuk denoncohemi nga asnjëri prej sahabeve dhe nuk i miqësojmë disa, e të tjerët t'i mohojmë([45]).
3-      Qëndrimi i tyre (sahabeve) me Pejgamberin alejhi ve sel-lem, qoftë edhe vetëm një orë është më i vlefshëm se të gjitha veprat tona që i bëjmë gjatë tërë jetës sonë, sado që të kemi jetë të gjatë([46]).
4-      Ka thënë: Pohojmë se më i vlefshmi i këtij ummeti pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është Ebu Bekr Es-Siddiku, pastaj Umeri, pastaj Uthmani  pastaj Aliu, All-llahu qoftë i kënaqur me të gjithë([47]).
5-      Ka thënë: Njeriu më me vlerë pas Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem është Ebu Bekri, pastaj Umeri; pastaj Uthmani, pastaj Aliu, kurse sahabet e tjerë të Pejgamberit sal-lall-llahu alejhi ve sel-lem vetëm për të mire i përmendim([48]).
 
E-Ndalimi nga Ilmul Kelami(Apologjetika) dhe Kundërshtimet në Fe
 
1-       Ka thënë Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar:Pasuesit e epshit (heva-se) në Basra janë të shumtë.E kam vizituar Basrën më tepër se njëzet herë dhe kam qëndruar në këtë qytet një vjet apo më tepër, e tërë këtë duke menduar se apologjetika është prej shkencave më të rëndësishme ose te ndritshme([49]).
2-       Ka thënë: Me apolegjetikë u marrja derisa u dallova prej tjerëve sa që tregonin kah unë me gisht. Një ditë prej ditëve, ishim ulur pranë (hallkës) rrethit të diturisë së Hammad ibën Ebi Sulejmanit, më erdhi një grua dhe më pyeti: Një burrë ka një robëreshë dhe do që ta shkurorëzojë për një vjet, sa herë duhet t'i thotë: ti je e lëshuar? Nuk dija se çka t'i përgjigjem, e i thashë shko dhe pyete Hammadin e pastaj ktheu dhe më trego se çfarë t'u përgjigj. Kur u kthye e më tregoi se çka iu kishte përgjigjur, thashë: Nuk kam nevojë për apologjetikë, i mora nallanet dhe shkova dhe u ula te Hammadi (për te mësuar)([50]).
3-       Ka thënë"E mallkoftë All-llahu Amr Ibën Ubejdin, ngase ai është i pari i cili u hapi njerëzve rrugën e apologjetikës, e cila nuk u bën dobi në asgjë([51]).
4-       Ka thene Hammadi, djali i Ebu Hanifes, Allahu e paste mëshiruar: Një dite erdhi tek unë babai im, Allahu e paste mëshiruar, derisa tek unë ishin një grup prej pasuesve te Ilmul Kelamit dhe derisa ne ishim duke polemizuar rreth një çështjeje-kapitulli, zërat tone ishin ngritur, pasi që dëgjova hapët e tij dola që ta pres. Më tha: "O Hammad, kush është te ty?" i thash: "Filani dhe filani, ja përmenda me emër ata që ishin tek unë. Më tha: "Për çfarë po bisedoni?" I thashë: "Për këtë dhe për këtë" Më tha:" Lere apologjetikën" Thotë Hammadi: Babain tim nuk e kam llogaritur prej atyre qe urdhërojnë për diç e pastaj ndalon prej saj. I thashë: O babai im! Po a nuk me urdhëroje për Ilmul Kelam?! Tha: Po o biri im  por sot po te ndaloje.Thashë: Po perse?! Tha: O biri im ata qe po bëjnë polemike ne kapituj te apologjetikes ishin te nje mendimi derisa shejtani hyri ne mesin e tyre dhe hodhi ne mes tyre urrejtje ,polemike keshtuqe u ndanë.."([52]).
5-       Ebu Hanife, Allahu e paste mëshiruar, i ka thënë Ebu Jusufit: Ke kujdes dhe mos u fol njerëzve të thjeshtë mbi bazat e fesë nëpërmjet apologjetikës ngase ata të pasojnë dhe merren me te([53]).
 
Ja këto ishin disa thënie te Ebu Hanifes, Allahu e paste mëshiruar, disa gjera te cilat ai i besonte ne relacion me bazat e fesë si dhe qëndrimi i tij ndaj apologjetikes dhe atyre qe merren me te.
 
Marre nga libri: I'tikadu Eimmetis Selefi,te Muhamed Bin Abdurrahman El Hamis, Marre nga www. http://www.khayma.com/kshf/index.htm 
4/10/2004,e hene,pas namazit te Jacise
Brunei Darussalam
 


[1]Ed Durr-rru El Muhtar Min Hashijeti-l-Muhtar,6 /396 -397

[2]Sherh El Akideti Et Tahavijeti ,f:234,It-hafu Es Sadeti-l-Muttekine 2/285,Sherhu-L-Fikhi-L-Ekberi te Mulla Ali El Kariut 189

[3]Et Tevessul Vel Vesiletu,f 82,Sherh Fikhil Ekberi f ,198

[4]El Fikhu El Ebsat 56

[5]El Fikhu El Ekber 302

[6]Sherh Akidetut Tahavije 2/427,Xhelaul Ajnejni 368

[7]Akidetus Selefi As-habil Hadithi42,El Esmau Ves Sifatu, Bejheki 456,Sherh Et Tahavijje 245,Sherh Fikhul Ekber,te Kariut 60

[8]El Fikhu El Ebsat 51

[9]El Fikhu El Ebsat 56

[10]Fikhul Ekber 301

[11]El Fikhul Ekber 302

[12]El Fikhul Ebsat 56

[13]El Akidetu Et Tahavijje

[14]El Fikhul Ekber 301

[15]Fikhul Ekber 301

[16]El Fikhul Ebsat 46,dic te ngjashme transmeton edhe Shejhul Islami,Ibni Tejmije ne Mexhmuul Fetava5/48,pastaj Ibnul Kajjimi ne "Ixhtimaul Xhujushi El Islamijjeti 139,Dhehbiu ne El Uluvvu 101-102,Ibni Kudame ne El Uluvvu 116,Ibni Ebi El Izz ne Sherh Et Tahavije 301

[17]El Esmau Ves Sifat 329

[18]El Fikhul Ebsat 56

[19]El Esmau Ves Sifat 2/170

[20]El Fikhul Ekber 302

[21]El Fikhul Ekber 301

[22]El Fikhul Ekber 302

[23]Fikhul Ekber 302

[24]Fikhul Ekber 301

[25]El Fikhul Ekber 301

[26]Kalaid Ukudi-l-Ukjan

[27]El Fikhul Ekber 302-303

 

[28]El Fikhul Ekber 302-303

[29]El Fikhul Ekber 302

[30]El Vesijjetu me koment 21

[31]El Fikhul Ekber 302

[32]Ibid

[33]Fikhul Ekber 304

[34]El Vesijjetu me koment 14

[35]El Fikhul Ekber 303

[36]El Fikhul Ekber 303

[37]El Fikhul Ekber 302-303

[38]Fikhul Ekber 302

[39]Fikhul Ekber 302

[40]Fikhul Ekber 303

[41]Fikhul Ekber 304

[42]Kitabul Vesijeti me koment 2,Sherh Et Tahavijeti 306

[43]El Vesijetu me koment 3

[44]El Fikhul Ekber 304

[45]El Fikhul Ebsat 40

[46]Menakib Ebi Hanife te autorit El Mekki,76

[47]El Vesijet me koment,f: 14

[48]En Nuru El Lamiu

[49]Menakib Ebi Hanife te Kerdiut 137

[50]Tarihu Bagdad 13/333

[51]Dhimmul Kelami te Hereviut,28-31

[52]Menakib Ebi Hanife te Mekkiut 183-184

[53]Menakib Ebi Hanife te Mekkiut 373


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013