Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHKAQET E BRENDSHME, TË CILAT LEHTËSOJNË NAMAZIN E NATËS

1-Sinqeriteti. Nëse ngritesh për t'u falur, mos lejo asfare zbrazësie ne zemrën tende për tjetër ke përveç Allahut, Subhanehu ve teala, sepse aq sa je i sinqerte ne nijjetin tënd, aq do te kesh mëshirë prej Allahut, Subhanehu ve teala.
2-Bindja se për namaz te natës te fton Allahu i Madhërishëm.
3-Dituria se për këtë namaz te fton prisi i te devotshmeve (Pejgamberi Alejhi selam) andaj përgjigju: Dëgjoj dhe pranoj.
4-Njohurit tua për gjeneratën e pare te muslimaneve, te cilët gjenin kënaqësi te madhe ne namazin e natës. Ka thënë Ebu Sulejmani Ed Darani: Falësit natën gjejnë kënaqësi me te madhe sesa epsharakët, te cilët dëfrehen me epshe. Ndërsa Thabit El Benani ka thënë:Nuk mund te gjej diç me te lezetshme ne zemrën time sesa namazi i natës.
5-Bindja jote se ti je përherë nen vëzhgimin e Allahut,i Cili te dëgjon dhe te shef kur ti falesh natën.
6-Njohuria jote për kureshtjen e madhe te Pejgamberit, Alejhi selam, për namazin e natës. Pejgamberi falej aq shume saqë edhe këmbët iu patën çarë, edhepse Allahu, subhanehu ve teala, ia pate falur mëkatet e mëparshme dhe ato te mëpasshmet.
7-Gjumi, me nijjet për t'u ngritur për namaz.Për ta realizuar këtë, kujdesu qe te marrësh abdes para se te flesh,te flesh ne krahun e djathte dhe vazhdimisht t'i përsëritësh lutjet e gjumit.
8-Lutja e përhershme Allahun,subhanehu ve teala, qe të të begatoj me namazin e natës. Ne një dua qëndron "اللهم اشفني باليسير من النوم، وارزقني سهرًا في طاعتك O Zoti im! Me shëro me gjumë te pakte dhe me furnizo me pagjumësi për te adhuruar Ty!
9-Dituria jote për përpjekjet e mëdha te sahabeve dhe pasardhësve te tyre për namazin e natës.
10-Dituria jote se shejtani vazhdimisht mundohet te shkaktoje vesvese dhe te pengoje prej namazit te natës; si e respekton atë ndërsa ai është armiku yt dhe si flenë dhe ia lejon djallit te urinoje ne veshin tënd?
11-Llogaria e vetvetes apo thënë me mire qortimi i vetvetes nëse te kalon namazi i natës.
12-Dituria jote për te qarit e gjenerate se pare nëse iu kalonte namazi i natës.Ka thënë Ebu Is'hak Es Sebii': Me kaloi namazi ndërsa unë si pasoje u dobësova shume dhe mu dobësuan eshtrat,dhe unë sot falem por nuk këndoj vetëm se kaptinën Bekare ose Ali Imran.
13-Xhennetin dhe Xhehennemin vëri para syve tu përherë.
14-Akuzimi i vetes çdoherë për lëshime ne namazin e natës dhe ndëshkimi i vetvetes për një gjë te tille. Sahabiut te nderuar, Temim ed Dariut, i kishte kaluar namazi i natës një nate dhe si ndëshkim te vetvetes, një vit te plote nuk kishte fjetur kurrë natën.
15-Njohja e porosive te selefit për namazin e natës dhe leximi i jetepershkrimeve, te atyre qe faleshin shume si dhe te jetuarit me ta ne te njëjtën kohe.
16-Asketizmi ne këtë bote, përkujtimi i vdekjes dhe shkurtimi i shpresës. Kjo është prej metodologjisë se Pejgamberit,Alejhi selam,ne edukimin e sahabeve per namazin e natës.Ne hadith qëndron"كان النبي صلى الله عليه وسلم إذا ذهب ثلث الليل قام فقال: يا أيها الناس اذكروا الله، جاءت الراجفة، من خاف أدلج ومن أدلج بلغ المنزل، ألا إن سلعة الله غالية، ألا إن سلعة الله الجنة، جاءت الراجفة، تتبعها الرادفة، جاء الموت بما فيه Pejgamberi Alejhi selam ,kur kalonte 1/3 e natës,ngritej dhe  thoshte: O njerëz! Përkujtojeni Allahun!Ka ardhe Raxhifeja (dridhja e tokës). Kush frikësohet veç ka udhëtuar natën, e kush udhëton natën ai do te arrije ne shtëpi. Veni re! Artikulli i Allahut është shtrenjte!Veni re! Artikulli i Allahut është Xhenneti! Ka radhe Raxhifeja, te cilën e pason Radifeja (dridhja pasuese e Raxhifes).Ka ardhe vdekja,me tere atë qe posedon…".Hafsa Bint Sirin kur vinte nata,e vishte qefinin dhe falej.Ndërsa Muadhateja thoshte: O shpirti im! Kjo është nata,ne te cilën do te vdesësh andaj falu tere natën.
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013