O i Dërguari i Allahut,
Sa e vështirë është jeta pa ty,
Pa ty ajo nuk kalon dot,
Shumë të duam, i dashuri ynë
Zotëria im, unë nuk jam i vetmi që të dua, ty, të gjitha krijesat të duan
Ëndrrat tona pa ty janë të heshtura
Ditët janë të mërzitshme
Jemi përmalluar për ty, o i Dashuri ynë, jemi përmalluar
Emri yt sot është bërë sinonim
E di, zotëria im, sa herë që shoh një lule të bukur, çdoherë ti më kujtohesh
Aroma jote prej trëndafili më vjen ndërmend
Ndërsa unë duke shikuar atë lule përlotem, lotët në tokë më rrjedhin
Frikësohem, i dashuri im, frikësohem
Frikësohem se nuk do të mund të jem pasues i denjë i yti, frikësohem,
Por, zotëria im, eja në ëndrrat e mia
Eja dhe bisedo me mua
Eja bë muhabet
Eja ta dëgjoj edhe unë atë zërin tënd të bukur dhe të ëmbël
Eja ta shoh dhe unë fytyrën tënde të ndritur
Zotëria im, ti je i lëvduari (muhammedi), ti je i veçanti i të zgjedhurve, ti je më i miri i të lëvduarve
Me rëndësi, ti je Pejgamberi ynë,
Mos u zhgënje prej nesh
Të duam shumë!
Bazuar në një poezi turke kushtuar Pejgamberit [alejhis salatu ves selam]
Burimi: http://www.sevgilipeygamberim.com