(Gratë e Muhammedit Alejhi selam)
“Nënat e besimtarëve” është ofiq, me të cilin Kur’ani i nderoi gratë e Pejgamberit Alejhi selam. Thotë Allahu s.w.t “وأزواجه أمهاتهم…ndërsa gratë e tij janë në vend të nënave të tyre…” ( Ahzab 6)
Qëllimi nga ky emërtimi i tyre me këtë ofiq ka qenë pikërisht aprovimi i ndalimit të martesës së njerëzve me to pas ndarjes së tyre nga Pejgamberi Alejhi selam. Ky rregull apo kjo dispozitë është i/e cekur në Kur’anin famëlartë. Thotë Allahu s.w.t ” وما كان لكم أن تؤذوا رسول الله ، ولا أن تنكحوا أزواجه من بعده أبدا إن ذلكم كان عند الله عظيما} Juve nuk u takon ta mundoni të dërguarin e All-llahut, e as të martoheni kurrë me gratë e tij, pas (vdekjes së) tij. Këto janë tek All-llahu mëkat i madh.( Ahzab 53)
Llogaritja e grave të Pejgamberit Alejhi selam “Nëna të besimtarëve”, ka pozitën e një simboli, i cili është vendosur në gjokset e tyre si nder dhe respekt për to dhe për rolin e tyre në Da’wen islame ( Thirrjen për në rrugën e Allahut s.w.t.)
Ky ofiq iu është dhënë 13 grave, të cilat i martoi Pejgamberi Alejhi selam. Në të njëjtën kohë, Pejgamberi Alejhi selam nuk kishte nën kurorë me shumë se nëntë (9) gra.
Martesa e Pejgamberit Alejhi selam me to ishte sipas radhitjes vijuese:
E para: Hatixhe Bint Huvejlid, me të cilën u martua Pejgamberi Alejhi selam para se t’i vinte shpallja 15 vite. Pejgamberi Alejhi selam me të kishte dy djem e katër vajza. Vdiq me 10 Ramazan të vitit të dyte të shpalljes.
E dyta: Sevde Bint Zem’ah, me të cilën u martua Pejgamberi Alejhi selam në Ramazan të vitit të 10-të të shpalljes. Ka vdekur në fund të hilafetit të Omerit r.a
E treta: Aishe Bint Ebi Bekr Es Siddik, të cilën e martoi Pejgamberi Alejhi selam në Shevval të vitit të parë (1) të hixhretit (migrimit). Ishte gruaja e vetme e Pejgamberit Alejhi selam, të cilën e martoi beqare.Vdiq natën e 17-të të Ramazanit, 58 hixhrijj.
E katërta: Hafsa Bint Omer Bin El Hattab. Pejgamberi Alejhi selam e martoi Hafsane në mesin e vitit të trete të hixhrit. Vdiq në Sha’ban të vitit 45 hixhrijj.
E pesta: Zejneb Bint Huzejme Bin El Harith El Hilalijje, të cilën e martoi Pejgamberi Alejhi selam në Ramazan të vitit të trete hixhrijj. Ka qëndruar me Pejgambein alejhi selam vetëm 8 muaj sepse vdekja e ndau prej tij. Vdiq në Medine duke qene afer 30 vjeqare.
E gjashta: Ummu Seleme. Emri i saj ishte: Hind Bint Suhejl. Pejgamberi Alejhi selam e martoi në dhjete ditet e fundit të muajit Shevval në vitin e katërt të hixhretit. Vdiq në ramazan të vitit 59 hixhrijj.
E shtata: Zejneb Bint Xhahsh. Allahu e martoi këtë me Pejgamberin Alejhi selam. Thotë Allahu s.w.t “فلما قضى زيد منها وطرا زوجناكها لكى لا يكون على المؤمنين حرج فى أزواج أدعيائهم} “… E pasi që Zejdi e kishte vendosur atë që kishte menduar ndaj saj, Ne ta kurorëzuam ty atë, e për të mos pasur besimtarët vështirësi (mëkat) në martesë me gratë e të adoptuarve të tyre, kur ata heqin dorë prej tyre…” ( Ahzab 37)
Pejgamberi Alejhi selam hyri në gjerdek me të në fillim të muajit Dhul Ka’de të vitit te peste (5) të hixhretit.Vdiq në vitin e 20-të të hixhretit në kohen e hilafetit të Omerit r.a
E teta: Xhuvejrijje Bint El Harith. Pejgamberi Alejhi selam u martua me të në vitin e gjashte (6) të hixhretit. Ishte robëresha e pare e Pejgamberit Alejhi selam. Vdiq në muajin Rebiul Evvel, të vitit 56 të hixhretit.
E nënta: Ummu Habibe. Emri i saj ishte Remle. Migroi me burrin e saj Abdullah bin Xhahshin në Habesh (Etiopi) por burri i saj u be i krishtere ndërsa kjo qëndroi besnike dhe stoike në Islam. Pejgamberi Alejhi selam i shkroi mbretit Nexhashi që ta martoje Muhammedin a.s me Ummi Habiben, me autorizim të tij. U kthye në Medine në muajin Muharrem, në vitin e shtate të hixhretit. Vdiq në vitin e 44-të të hixhretit, në kohen hilafetit të vëllait të saj, Muaviut r.a
E dhjeta: Safijje Bint Hujej Bin Ahtab. Ishte robëresha e dyte. E pranoi Islamin keshtuqe e liroi Pejgamberi Alejhi selam dhe si meher ia dha lirimin e saj si dhe u martua me të. Vdiq në vitin e 52-të të hixhretit.
E njëmbëdhjeta: Mejmune Bint El Harith, motra e Xhuvejrijjes. U martua me të Pejgamberi Alejhi selam në muajin Dhul Ka’de të vitit të shtate (7) të hixhretit. Ajo ia dhuroi veten Pejgamberit Alejhi selam siç rrëfen edhe Kur’ani “وامرأة مؤمنة إن وهبت نفسها للنبى …dhe një grua besimtare nëse ajo ia falë veten Pejgamberit …( Ahzab 50)
Vdiq në vitin 51 të hixhretit.
E dymbëdhjeta: Rejhane Bint Zejd. Pejgamberi Alejhi selam e la të zgjedhe në mes Islamit, lirimit dhe martesës apo qëndrimit në Jehudizem? Zgjodhi Islamin. Kjo ngjau në fund të vitit të peste të Hixhretit. Jetoi disa vite pastaj vdiq në fund të vitit të dhjete ( 10) të hixhretit.
E trembëdhjeta: Marija Kiptase, të cilen ia dhuroi i madhi i kiptasve ne Misr (Egjipt). Mbeti në shtëpinë e Pejgamberit Alejhi selam derisa mbeti shtatzëne ne Ibrahimin (djalin e Pejgamberit Alejhi selam), u be nena e femiut dhe fitoi lirinë. (Sepse në Islam kur të lind robëresha behet e lire). Edhe kjo gëzon të drejtën e nenave të besimtareve për hire të pozitës se saj tek Pejgamberi Alejhi selam.Vdiq në muajin Muharrem të vitit 16 të hixhretit([1]).
[1] Shkroi: Prof.Dr: Abdus Sabbur Shahin
Referenca tjera për ata që dëshiron me shume:
1- Ummehatul Mu’minin, Aishe Abdurrahman, Boton: El hej’etu el Ammetu lil Kitab
2- Subul Huda Ve-Rr-Rreshad Fi Sireti Hajrel Ibadi,punuar nga Keshilli i Larte për Çështje Islame
3- Zadul Mead ,Ibnul Kajjim,boton Daru Rrejjan li turath
Marre nga http://www.alazhr.org
( Kjo faqe është faqe zyrtare e Ministrisë se Vakfit në Egjipt. Materialin e kemi marre nga nje program, i quajtur Mefaheem, i cili është prodhimi i Web-sajtit në fjale. Programi është në disponim të çdokujt që dëshiron ta shkarkoje.)
Përshtati në gjuhen shqipe : Sedat Gani Islami