Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
FAHRUD-DIN ERR-RRAZI – Jeta, Tefsiri dhe metodologjia e tij

Hyrje
 
Falënderimi i takon Allahut,Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, shokët, familjen dhe tere pasuesit e tij gjer ne amshim, me pas:
 
Nuk ka dyshim se dituria dhe dijetaret ne Islam kane pozite dhe nder te madh, si jo kur diturinë Allahu, subhanehu ve teala, e beri atë atribut për Vete, prej se cilës edhe nxori disa emra te Tij, si” El Alim (Dijetar), El Al-lam (Dijetar shume i madh), ndërsa duke sqaruar vlerën dhe pozitën e dijetareve ka thënë”يَرْفَعِ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا مِنْكُمْ وَالَّذِينَ أُوتُوا الْعِلْمَ دَرَجَاتٍ وَاللَّهُ بِمَا تَعْمَلُونَ خَبِيرٌ All-llahu i lartëson ata që besuan prej jush, i lartëson në shkallë të lartë ata të cilëve u është dhënë dituri. All-llahu është i njohur mirë me atë që punoni”..(Muxhadele, 11)
 
Nisur nga ky parim, pra parimi i pozitës se dijetareve tek Allahu, subhanehu ve teala, patëm dëshirë te shkruajmë për jetën e një imami te madh, një shkencëtari me renome botërore, një dijetari qe rralle ia gjen shoqin, një gjenie ne shkenca te ndryshme, njeriut, te cilin nuk mundi ta harroi historia, faqet e se cilës i mbushi me drite dhe me pune te madhe; nxori gjenerate dijetaresh, emrat e te cilëve janë te pashlyer ne regjistrin e shërbëtoreve te fesë së Allahut, Subhanehu ve teala, është ky Imami i Ndritur, Shejhul Islami ne Hera, Fahrud Din Err Rraziun, Allahu e mëshiroftë!
 
Për te mos e zgjatur shume, ne këtë punim tonin modest jemi munduar ta ndriçojmë jetën e këtij dijetari te madh, tefsirin dhe metodën e tij ne këtë tefsir, duke mos anuar ne asnjë mendim pa argument dhe duke mos qene fare i nxitur nga fanatizmi medh’hebor. Qëllimi i pare dhe i fundit i këtij punimi është ndriçimi i thënieve dhe lajmeve, te cilat na u janë transmetuar duke komentuar dhe studiuar aq sa na u është dhënë mundësia.
 
Punimin e kemi ndare ne dy kapituj:
 
§ Ne kapitullin e pare kemi folur për jetën e tij, prej lindjes gjer ne vdekje,
 
§ Ne kapitullin e dyte kemi folur për tefsirin e tij dhe mendimet e dijetareve për te, si dhe për metodologjinë e tij ne këtë tefsir.
 
E lus Allahun, subhanehu ve teala, qe te me bekoje për këtë pune, ta vendose këtë angazhim dhe mund timin modest ne peshoren e veprave te mia te mira ne ditën kur nuk do te beje dobi as pasuria e as fëmiu, përveç ai qe shkon tek Zoti me zemër te pastër…
 
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, Alejhi selam, familjen dhe shokët e tij!!!
 
Kapitulli i pare:
 
Jeta e Fahrud Din Err Rrazit
 
Emri dhe prejardhja e tij: Muhammed Bin Omer Bin El Husjen Bin El Hasen Bin Alijj Et Tejmijj, El Bekrijj([1]), Err Rrazi El Mevlid([2]), El Fekih Esh Shafiij (jurist shafiit)([3]), El Mufesssir (komentator), El Mutekel-lim (teolog)([4]), El Usulijj([5]), El Mutetabbib (mjek)([6]).
 
Është thënë: Ebu Abdullah Muhammed Bin Umer Bin El Husjen Bin Alijj, Et Temimijj, El Bekrijj, Et Taberistanijj, El Kureshijj, Err Rrazijj([7]). Është thënë se është nga pasardhesit e Ebu Bekrit([8]), Allahu qofte i kënaqur me të.
 
Lindja e tij: Ka lindur me 25 Ramazan 543 ose 544([9]). Opsioni i dyte është me i qëlluar([10]).
 
Llagapi (ofiqi) i tij: Dijetaret e Usuli Fikhut e kishin nominuar me “El Imam”([11]). Është thënë se këtë nominim e ka nga ithtarët e tij shafiit dhe esh’arijj, dhe mu për këtë, kur ne librat e tyre usuliste, fik’histe dhe apologjetike, përmendet llagapi Imam, për qellim është Fahru Rraziu([12]).
 
Shkaku se perse është nominuar me këtë epitet qëndron ne faktin se ai ishte qendër e studenteve, te cilët i vinin nga vende te ndryshme dhe qe te gjithë gjenin tere atë qe iu nevojitej([13]), ndërsa ne Hera mbiquhej Shejhul Islam([14]). Allahu, subhanehu ve teala, kishte përmbledhur apo bashkuar ne personalitetin e këtij njeriu pese gjera, me te cilat nuk kishte begatuar askënd tjetër gjate kohës se tij: Mundësia e madhe për shprehje ne te folur, shendoshmeria mentale, dituri qe nuk mund te merrej me shume, dhe memorie te kthjellte-pastër, e cila i ndihmonte për aprovimin e argumenteve dhe dëshmive”([15]).
 
Kunja (epiteti) i tij: Kishte disa sosh, si “Ebu Abdullah”, ” Ebu El Meali”, njihej me te dyja se bashku “Ebu Abdullah Ebu Meali”, ” Ebu El Fadl”, “Ibnu Hatib Err Rrijj”, Ibnul Hatib”([16]).
 
Dijetaret janë munduar qe emrin, llagapin (llagapet), kunjen (epitetin) e tij dhe lindjen e tij, t’i bashkojnë ne një fjali e kane thënë: Ai është Muhammed Bin Omer Bin El Husjen Bin El Hasen Bin Alijj, El Mulekkab Bi (i mbiquajtur me) Fahruddin, El Mukna Bi (me kunje, mbiemër) Ebu Abdullah Err Rrazijj, El Mevlid Et Taberistanijj (i lindur ne Taberistan), El Kureshijj Et Tejmijj El Bekrijj([17]).
 
Koha e tij: Ka lindur dhe ka jetuar ne gjysmën e dyte te shek: VI h., i cili shquhej si shekull i rende për jetën e muslimaneve, si ne aspektin politik poashtu edhe ne atë shoqëror, shkencor dhe besimor. Shteti Abasit ishte dobësuar shume ndërsa lajmet për kryqëzatat([18]) ne Sham dhe Tataret ne lindje kishin shqetësuar shume muslimanet([19]).
 
Fëmijët e tij: Nga jetepershkrimi i tij me është bere e qarte se Shejhu kishte katër fëmijë; tre djem dhe një vajze. Sa iu përket djemve ata ishin:
 
§ Dijaud-Dini,
 
§ Shemsud-Dini. Ndoshta ky është ai, për te cilin Shejhu aludoi ne porosinë e tij dhe te cilit ia dha kunjen “Ebu Bekir”. Shquhej me mendjemprehtësi, inteligjence dhe mendjezgjuarsi te rralle. Shejhu për te kishte thënë: “Nëse ky bir imi jeton, do te jete me i ditur se unë!”.
 
§ Fahrud Dini, dhe
 
§ Vajza, cila ishte e martuar me ministrin, Alaud Din([20]). Allahu e di me se miri!
 
Përshkrimi i tij: Ishte shtat mesatar, trup gjere (i shëndoshë), mjekrën e kishte te madhe dhe kishte zë të thekshëm-tingëllues([21]).
 
Interesimi i tij për dituri: Thoshte, Allahu e mëshiroftë: “Për Zotin! Mua me vie keq kur gjate kohës se ushqimit nuk mund te merrem me kërkimin e diturisë, sepse koha është shume e shtrenjte”([22]).
 
Mësuesit e tij: Fillet e para te diturisë Rraziu i kishte marrë nga i ati, Dijauddin, ndërsa pas vdekjes se tij kishte vazhduar tek Kemal Es Semnani, tek i cili mësoi kohe te gjate, për tu kthyer me pas ne Rrijj tek Mexhd El Xhijli, njeri prej nxënësve te Gazaliut([23]). Disa dijetare kane cekur zingjirin e mësuesve te tij ne Shkencën e Usulit derisa kane arritur tek Shejhu Eh Hasen El Esh’arijj. Ka thënë Ibni Halkani: Fahruddini, ne librin e tij, te cilin e quajti “Tahsilul Hakki”, ka përmend se ai Shkencën e Usulit e ka mësuar te babai i tij, Dijaud Din Umeri, ndërsa babai i tij tek Ebu El Kasim Sulejmna Bin Nasir El Ensari, ndërsa ky tek imami i dy haremeve, Ebu El Meali El Xhuvejni, ndërsa ky tek profesori Ebi Is’hak El Isfirajiini, ndërsa ky tek hoxha El Husejn El Bahilijj, ndërsa ky tek hoxha i sunnetit, Ebu El Hasen Alijj Bin Ismail El Esha’rijj…”([24]).
 
Pozita e tij ne dituri: Fahruddini ishte dijetar qe nuk kishte shok, ishte i pari i kohës se vet, ishte teologu i kohës se vet, kishte mësuar shume shkenca dhe ne shume sosh ishte pjekur, ka qene imam ne Shkencen e Tefsirit([25]). Ishte dijetari me i madh i kohës se vet ne Shkencen e Fik’hut, Shkencat e Gjuhës, Logjikes, Lëvizjet Kelamiste, pastaj ishte shume i njohur edhe ne Mjekësi dhe Filozofi. Emri i tij ishte përhapur shume dhe mu për këtë shume studente nga vende te ndryshme për te mësuar prej tij…([26]).
 
Vet Shejhu për vete thoshte: Nuk me është lejuar mësimdhënia e Shkencës se Kelamit (Apologjetikes) derisa kam mësuar 12.000 fleta përmendësh([27]). Argument tjetër qe tregon për diturinë e tij te shumte është edhe fakti se ne ndejat apo tubimet shkencore te tij ne Hera prezantonin udhëheqës te fraksioneve te ndryshme, te cilët e pyesnin për gjera te ndryshme ndërsa ai iu përgjigjej ashtu siç është me se miri, edhe pse ata ishin njerëz me ide te ndryshme.
 
Ne tubimet e tij shkencore prezantonin edhe pushtetarë, princa dhe mbretër. Ishte njeri i urte, kur shkonte diku, pas tij ecnin afër 300 studente, te cilët mësonin shkenca te ndryshme prej tij, duke filluar prej Fik’hut, Usulit, Mjekësisë, etj, dhe falë ndihmës se Allahut,Subhanehu ve teala, si rezultat i diturisë se Shejhut Fahruddin, një numër i madh i fraksioneve te devijuara, si Keramitet, etj, janë kthyer ne Drejtimin Sunnit([28]).
 
Rraziu filozof: Pas një studimi te disa librave, te cilat trajtojnë jetën e Imamit Fahruddin, erdha ne përfundim, e Allahu e di me se miri!, se Fahruddini nuk ka qene filozof siç ishin Ibni Sinai, Farabiu, etj, por qëndrimi i tij ishte qëndrim kritiku, duke pasuar kështu Imam Gazaliun, Allahu e mëshiroftë. Argument me te fuqishëm për këtë kam vet thënien e Fahruddinit: “Ne filim te mësimit te Shkencës se Kelamit (Apologjetikes) mësonim librat e tyre qe t’iu bëjmë reagime (kundërshtime) duke kaluar kështu një pjese te ndershme te jetës sonë ne këtë…derisa Allahu, subhanehu ve teala, dhe na bekoi për përpilimin e librave, te cilat përmbajnë reagim dhe kundërshtime atyre, filozofeve…”([29]).
 
Rraziu tefsirolog (komentator i Kur’anit): Nuk ka dyshim se Fahruddinni ishte tefsirolog, por ajo qe është polemizuar rreth tij është se ne cilën shkence ka qene me i njohur. Ne vazhdim, nëpërmjet thënieve vijuese, do ten a u behet e qarte se ne cilën shkence ka qene me i njohur:
 
Ka thënë Ibni Halkani: Ebu Abdullah Muhammed Bin Umer…fekih shafijj, i pari i kohës se tij, i vetmi i kohës se vet, ka ngadhënjyer bashkëkohësit e tij ne Shkencën e Kelamit (Apologjetikes), Filozofisë; ai ka libra te dobishëm ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur’anil Kerim, ne te cilin ka mbledhur gjera te çuditshme. Tefsiri është bukur i madh por Shejhu nuk e ka kryer-përfunduar te tërin”. Siç po shohim, Ibni Halkani, autoritetit ne Shkencën e Fik’hut, Kelamit dhe Filozofisë, i dha përparësi ndaj autoritetit te tij ne Tefsir, duke e llogaritur Tefsirin e tij vetëm si një nder veprat e shumta te tij.
Ka thënë Dhehebiu: Fahruddin Err Rrazi, shkencëtar,…shafiijj (fikhist), komentator (tefsirolog), kelamist; autor i librave te njohura. Dhehebiu Shkencen e Fik’hut e perparesoi ndaj Shkencës se Tefsirit, çka d.t.th se Fahruddini ka qene me shume i njohur ne Fik’h se sa ne Tefsir([30]).
Ka thënë Jafi’iu: El Imam El Kebir, (imam i madh), ekspert, usulist, kelamist, debatues-diskutues, komentator (tefsirolog),…ka shkruar libra te dobishme ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur’anil Kerim,…i cili është bukur i madh por te cilin nuk e ka kompletuar([31]). Nga shprehjet e Jafi’iut kuptojmë se ai, sa i përket personalitetit shkencor te Rraziut, i ka dhënë përparësi Shkencës se Usulit dhe Kelamit (Apologjetikes) ndaj Shkencës se Tefsirit.
Ka thënë Sebkiu: Imam i kelamisteve…Sa i përket Shkencës se Kelamit, te gjithë janë te heshtur pas tij…Sa i përket shkencave filozofike, ai është veshur me mantelin e tyre dhe është mbuluar me rrobat e tyre…ndërsa sa i përket shkencave fetare, (ai shquhet ne) Tesfir, Fik’h, Usul,…Siç po shohim Sebkiu, Shkencën e Kelamit dhe Filozofisë e ka konsideruar me te theksuar tek Rraziu.
Ka thënë Davudiu: Imami Shkencëtari, Mbreti i kelamisteve te kohës se tij…komentator, kelamist,…Prej veprave te tij është edhe Et Tefsirul Kebir (Tefsiri i Madh), te cilin nuk e ka kompletuar. Nga kjo thënie kuptojmë se autoriteti dhe fama e tij ne Shkencën e Kelamit kane qene mbi famën e tij ne Shkencën e Tefsirit, edhe pse asnjeri prej te lartpërmendurve nuk dyshoi ne qenësinë e Rraziut i denje për tefsir…([32])
Rraziu këshilltar: Rraziu ne këtë aspekt ishte shume i dalluar; fliste dhe këshillonte ne dy gjuhe, arabe dhe persiane, dhe kur mbante ligjërata, kishte pasion keshtuqe qante shume([33]).
 
Forma e mësimdhënies se tij: Kur Rraziu mbante ligjërata, studentet i ndante ne rreshta, safa, ne xhami, duke i vene ne rendin e pare studentet e tij te mëdhenj, si: Zejnud Din El Keshijj, El Kutb El Misrijj, Shihabud Din En Nejsaburi, pastaj pasonin studentet, te cilët nuk ishin te një rangu ne dituri dhe te kuptuar me te paret, pastaj vinin te tjerët e kështu me radhe. Kur ndokush pyeste diç, i përgjigjeshin studentet, nëse ata nuk dinin atëherë iu përgjigjeshin studentet e mëdhenj, e nëse as këta nuk dinin iu përgjigjes vet Rraziu, i cili fliste fjale qe nuk mund t’i përshkruash([34]).
 
Veprat e tij: Te flasësh për veprat e tij nevojitet kohe e gjate, sepse atyre iu është kushtuar rëndësi e madhe, gjë qe nuk iu është kushtuar librave tjera te bashkëkohësve te tij. Njerëzit iu qasen atyre, i mësonin dhe refuzonin libra tjera, saqë thuhet se nganjëherë një libër i tij shitej nga 500 deri ne 1000 dinar te arit([35]). Dijetaret, librat e tij, i kane ndare ne tri grupe:
 
· Libra, te cilat i ka përfunduar,
 
· Libra, te cilat nuk i ka kryer, dhe
 
· Libra, ne gjuhen persiane.
 
Se pari: Librat, te cilat i ka kryer:
 
Et Tefsirul Kebir([36])
Tefsirul Fatiha([37])
Et Tefsir Es Sagir, i cili quhet” Esrarut Tenzil Ve Envarut Te’vil
Nihajetu Ukul
El Mahsul (ne shkencën e Usuli Fik’hut)
El Mebahith El Mashrikijje
Lubabul Isharat
El Metalib El Alije Fil Hikme
El Mealim (ne shkencën e Usulit)
El mealim (ne Usuluddin)
Tenbihul Isharat
El Erbeine (Usuluddin)
Siraxhul Kulub
Zubdetul Efkari Ve Umdetun Nedhari
Sherhul Isharat
Menakibu El Imami Esh Shafiijj
Tefsiru Esmail-lahi El Husna
Te’sisut Takdis
Et Tarika
Risaletun Fis Suali
Muntehib Tenkilusha
Mebahithul Vuxhudi Vel Ademi
Mebahithul Xhedel
En Nebdu
Et Tarikatu El Alaijje
Levamiu El Bejjinat F Sherhi Esmail-lahi Ves Sifat
Fedailus Sahabeti Err Rrashidine
El Kadau Vel Kader
Risaletun Fil Huduth
El Letaif El Gajaijje
Shifaul Ijj Minel Hilaf
El Haklu Vel Ba’thu
El Ahlak
Err Rrisaletu Es Sahabijje
Err Rrisaletu El Mexhdijje
Ismetul Enbija’
Musadirat Iklidis
Fil Hendese
Nefthetun Masdurun
Risaletun Fi Dhimmi-d-Dunja
El Ihtijarat El Alaijje Fit Te’thirati-s-Semavijje
Ihkamul Ahkam
Err Rrijad El Muneka
Risaletun Fin Nefsi
El Mahsal
Tarikatun (Fil Hilaf)
El Mahsulu (ne Fik’h)
El Milel Vne Nihal
El Ajat El Bajjinat
Risaletun Fit Tenbihi Ala Ba’dil Esrari El Muveddeati Fi Ba’di Suveri El Kur’anil Kerim
Sherhu Ujun El Hikme
Risaletu-l-Xhevheri-l-Ferd
Fi-rr-Rremli
Mesail-ut-Tibb
Ez Zubde (ne Shkencën e Kelamit)
El Ferase
El Mulehhas Fil Felsefe
El Mebahith El ImadijjeFil Metalibi El Meadijje
El Hamsine (Usuluddin)
Risaletun Fin Nubuvvat
Nihajetul Ixhazi Fi Dirajeti I’xhazi
El Bejanu Vel Burhanu Fi-rr-Rreddi Ala Ehli-z-Zejgi Vet Tugjani
Ujunu El Mesail En Nexhxharijje
Tahsilul Hakki
Muahadhatun Ala En Nuhat
Tehdhibu-d-Delail Ve Ujunu El Mesail (Ilmul Kelam)
Irshadun Nedhair Ila Letaifi El Esrar
 
Se dyti: Librat, te cilat nuk i ka kompletuar:
 
Sherhu Sakti-z-Zend
Sherhu Kul-lijati El Kanun
Sherhu Vexhizil Gazalijj
Fi Ibtali El Kijas
Sherhu Nehxhi El Belaga
El Xhaiu El Kebir Fit Tibb
Sherhul Mufessal te Zemahsheriut([38])
Et Teshrihu Min Err Rre’si Ila El Halk([39])
 
Se treti: Librat ne gjuhe persiane:
 
Err Rrisaletu El Kemalijje
Tehxhinu Ta’xhizi-l-Felasife
El Berahinu El Behaijje([40]).
 
Fahruddini ishte i nderuar edhe ne mesin e mbretërve: Kur kishte shkuar tek Shihabuddin El Gurijj-i, Sulltani i El Gazene-s, ishte respektuar shume, saqë Sulltani i kishte dhënë pasuri te shumtë. Kishte patur kontakte te mira edhe me Sulltanin Alauddin Havarizm Shah…([41])
 
Vdekja e tij: Imami Fahruddin kishte raporte te këqija me keramitet, te cilët edhe i sulmonte ne ligjërata e tij por edhe ata ia kthenin. Armiqësia ne mes tij dhe tyre kishte arritur deri ne atë mase saqë thuhet se ata e kishin helmuar dhe si rezultat kishte vdekur([42]).
 
Sido qe te jete, Shejhu, Allahu e mëshiroftë, kaloi ne fqinjësi te Allahut, Subhanehu ve teala, me 1 Shevval 606 h.([43]) (ditën e pare te Bajramit te Ramazanit), ditën e hënë, ne Hera. Është thënë se Shejhu atë dite qëlloi ne pallatin e Sulltanit([44]). Është thënë poashtu se ka vdekur ne muajin Dhil Hixhxhe te po këtij viti([45]), por mendimi me i qëlluar është i pari. Allahu e di me se miri!
 
Asketizmi dhe sofizmi i tij: Është transmetuar se imami shume shpesh e përmendte vdekjen, madje vet kishte thënë: “Unë kam mësuar prej shkencave atë qe njeriu mund ta mëson, ndërsa tani nuk preferoj asgjë tjetër përveç takimit te Allahut,Subhanehu ve teala dhe shikimin ne Fytyrën e Tij, i Madhëruar qofte!([46]).
 
Pendimi i tij për shkak te marrjes me kelam: Ka thënë Ibni Salahi: Me ka informuar El Kutbu Et Tugani dy here se e ka dëgjuar Fahruddin Err Rrazin duke thënë: Ah sikur mos te merresha me Shkencën e Kelamit, dhe qante”([47]). Është transmetuar poashtu prej tij se ka thënë: “I kam provuar rrugët kelamiste dhe metodat filozofike por kam pare se ato as nuk shuajnë etjen e te eturit dhe as nuk shërojnë te sëmurin, ndërsa rrugën me te vërtet e kam pare rrugën e Kur’anit. Lexo ne Kur’an për zhveshjen e Allahut, Subhanehu ve teala nga te metat ” وَاللَّهُ الْغَنِيُّ وَأَنْتُمُ الْفُقَرَاءُ All-llahu s’ka farë nevoje, e ju jeni të varfër (keni nevojë)”.(Muhammed, 38), pastaj ” لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ Asnjë send nuk është si Ai”.(Shura, 11), pastaj ” قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ Thuaj: Ai, All-llahu është Një!”. (Ihlas, 1).
 
Pastaj lexo për vërtetimin e cilësive te Allahut,Subhanehu ve teala ” الرَّحْمَنُ عَلَى الْعَرْشِ اسْتَوَى (E Ai është) Mëshiruesi që qëndron mbi Arshin “.(Taha, 5), pastaj ” يَخَافُونَ رَبَّهُمْ مِنْ فَوْقِهِمْ I frikësohen Zotit të tyre që është mbi ta”.(Nahl, 50), pastaj “إِلَيْهِ يَصْعَدُ الْكَلِمُ الطَّيِّبُ Ai ngrihet fjala e mirë (besimi) dhe veprimi i mirë, e Ai i pranon”(Fatir, 10).
 
Pastaj lexo se çdo gjë është prej Allahut,Subhanehu ve teala ” قُل كُلٌّ مِنْ عِنْدِ اللَّهِ Thuaju: “Të gjitha janë nga All-llahu!”.(Nisa, 78), pastaj ka thënë: Them prej thellësisë se zemrës dhe brendësisë se shpirtit: Unë pranoj se çdo gjë qe është e përkryer, e mirë, e madhe, e ndritshme, i takon Atij, ndërsa çdo gjë qe është e mete, Ai është i pastër prej saj”([48]). Megjithë këto argumente, prapëseprapë disa thonë se Shejhu nuk është penduar nga marrja me Ilmul Kelam dhe se këto informata me shume janë te pavërteta se sa te vërteta([49]). Allahu e di me se miri!
 
Kapitulli i dyte:
 
TEFSIRI I TIJ DHE METODOLOGJIA E TIJ NE TE
 
Rreth tefsirit te tij: Ky tefsir është i botuar, është disa vëllime dhe fale ndihmës se Allahut, Subhanehu ve teala është i qarkulluar ne mesin e dijetareve. Para se te hyjmë ne disa detaje te librit, e shohim te rrugës t’i cekim dy gjera, qe kane te bëjnë me këtë libër:
 
1. Imami nuk e ka përfunduar këtë libër([50])
 
2. Shume dijetare i kane dhënë një sere vërejtjesh këtij tefsiri, si: zgjerimi ne mes’ele (problematika) te Ilmul Kelamit (Apologjetikes), shkenca metafizike dhe matematiko natyrore, te cilat nuk kane fare lidhje me tematiken e tefsirit dhe për te cilat Libri i Allahut (Kur’ani) nuk ka fare nevoje…Prej kritikave me te mëdha qe i jane dhënë ka qene ajo për te cilën na lajmëron Ibni Haxheri: “Është gjykuar se ka sjellur dyshimin (e armiqve te fesë) ne mënyrën me te forte, ndërsa ne momentin kur e ka demantuar nuk është treguar shume serioz”. Kjo vërtet është e qarte ne tefsirin e tij, madje është thënë se ai aprovonte drejtimin e kundërshtarit aq bukur saqë as vet kundërshtari i tij nuk mund ta bënte, ndërsa kur kthehej ta aprovonte te vërtetën, tregohej i dobët dhe nuk ia epte hakun përgjigjes. Mu për këtë, disa njerëz e akuzonin Rraziun ne fe dhe dyshonin ne besimin e tij”([51]).
 
Nga ajo qe kaloi, ne mes tjerash pame se Rraziu nuk e ka përfunduar tefsirin e tij. Ky nuk është i vetmi qe e ka thënë këtë, sepse ekzistojnë edhe dijetare dhe mendimtarë tjerë, te cilët e kane pohuar një gjë te tille, si:
 
· Ka thënë Mennaul Kattani: Thëniet argumentojnë se Fahru Rraziu nuk e ka kompletuar atë, për tu komplikuar me pas se kush e përfundoi atë pas tij. Shejh Dhehebiu ne lidhje me këtë thotë: Atë qe mund ta them si zgjidhje te këtij problemi është se Imami Fahruddin e ka shkruar tefsirin e tij deri tek Sureja El Enibija’, pastaj e ka vazhduar Shihabuddin El Hubijj, por as ky nuk e ka përfunduar, keshtuqe erdhi pas tyre Nexhmud Din El Kamuli dhe e plotësoi pjesën e mbetur. Mund te themi se Shihabi e kishte përfunduar dhe se Kamuli ka bere tjetër plotësim. Kjo kuptohet prej formës sipërfaqësore te thënies se autorit te librit Keshfu-dh-Dhunun([52]).
 
· Ka thënë Ibni Halkani: Ebu Abdullah Muhammed Bin Umer…Ka libra te dobishme dhe atë ne shkenca te ndryshme, prej tyre: Tefsirul Kur’anil Kerim; ne te cilin ka tubuar gjera te çuditshme…është shume i madh por nuk e ka përfunduar te terin…([53]).
 
· Ka thënë Jafiu’: Imami i Madh, Shkencëtari,…ka shkruar libra te dobishme ne shkenca te ndryshme, si: Tefsirul Kur’ani El Kerim…i cili është i madh shume por nuk e ka kompletuar”([54]).
 
· Ka thënë Davudiu: Imami, SHkencetari, Mbreti i kelamisteve te kohës se tij…komentatori, kelamisti…prej veprave te tij është edhe Et Tefsirul Kebir, te cilin nuk e ka kompletuar…”([55]).
 
· Ka thënë El Kadi Shehbeh: Ai nuk e ka kompletuar atë([56]). Imam Dhehebiu ka përmendur një argument, pasi qe ka cekur polemikat se cila ishte sureja e fundit, tek e cila arriti, se ai gjate leximit ne këtë tefsir, respektivisht ajetit ” جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ “.(Vakia, 24), ka hasur ne këtë shprehje: Mes’eleja (çështja) e pare është usuliste; e ka përmendur Imami Fahrud Din, Allahu e mëshiroftë, ne shume vende, ndërsa ne e cekim këtu…”([57]).
 
· Ne një artikull, te publikuar ne http://www.islamweb.net, thuhet: Nuk e ka përfunduar tefsirin e tij gjer ne fund, por atë e përfunduan ata qe erdhën pas tij…duke mos harruar se lexuesi i këtij tefsiri shume rënde e ka te gjej dallim ne metodologji dhe shtjellime te temave; libri nga fillimi e gjer ne fund i përmbahet një parimi, stili apo metode([58]).
 
Unë për vete si një studiues i ri, student, them ne baze te asaj qe me është lehtësuar prej Allahut, subhanehu ve teala, dhe kam përfituar si rezultat te studimit te këtyre mendimeve, Imami Fahruddin Err Rrazi e ka kompletuar tefsirin e tij dhe këtë për arsyet vijuese:
 
1. Te gjithë dijetaret nuk janë te këtij mendimi. Siç pame me larte, kur cekem librat e tij, disa jetepershkrues, Tefsirin e tij, e kane konsideruar ne mesin e librave te cilat Shejhu i ka përfunduar, dhe pot e mos ishte kështu, sigurisht se do ta venin këtë libër ne rangun e dyte, respektivisht ne listën e librave te cilat nuk i ka përfunduar.
 
2. Shejhu Mennaul Kattan sikur ka dyshuar ne faktin se Shejhu nuk e ka përfunduar tefsirin e tij dhe mu për këtë tha: Lexuesi i këtij tefsiri nuk mund te gjen dallim ne mënyrën dhe metodologjinë e tij si dhe nuk ka mundësi ta dalloje origjinalin (atë qe e shkroi Shejhu) prej plotësimit (atë qe e plotësuan nxënësit e tij)([59]). Për çudi një gjë te tille e ka thënë edhe vet Dhehebiu([60]) dhe te tjerët([61]). Vërtet këto thënie na bëjnë te dyshojmë deri diku ne rrëfimet se Shejhu nuk e ka përfunduar atë, sepse nuk ka mundësi te mos këtë dallime ne mes metodologjive dhe mënyrave te njerëzve, madje qofte edhe pak, ndërsa kur te kthehemi dhe ta meditojmë personalitetin e Shejhut, me nuk te mbetet vend te besosh ne këto rrëfime, sepse ai ka qene dijetar, qe asnjë njeri i kohës se vet nuk ka qene i barabarte me te, e ne këtë kontekst, as nxënësit e tij, te cilët e plotësuan tefsirin e tij pas tij. Madje vet Dhehebiu për mendimin e tij kishte thënë s ai është vetëm supozim([62]).
 
3. Atë qe tha Dhehebiu se kinse ai ka arritur gjer tek Sureja Enbija’, edhe pse vet pranoi se nuk ka dallime ne metodologji, dhe se mendimi i tij është supozim, i cili mund te jete por mund edhe te mos jete i vërtet([63]), mund ta komentojmë se ekziston mundësia qe Imami ua ka diktuar Tefsirin e tij nxënësve, siç ka qene zakon tek gjeneratat e para, dhe ata janë qe e shkruajtën këtë tefsir, keshtuqe mund te hasesh me vone se “Shejhu nuk e ceku këtë ndërsa ne po e cekim..” e te ngjashme. Ka mundësi qe te jene shumuar ekzemplaret pas vdekjes se tij prej ndonjërit nga nxënësit e tij, dhe me atë rast, nxënësi e ka pare te nevojshme shtimin e ndonjë shtese, qe Shejhu i tij zakonisht e ka cekur ne raste te tilla dhe ndoshta nga harresa nuk e ka cekur ne vendin tjetër, për t’i dhënë tefsirit një forme me te përkryer. Allahu e di me se miri!
 
4. Thotë Shejhu Halil El Mejsi, drejtor i Az’harit ne Liban dhe Myfti i Libanit, ne parathënien e tij bërë Tefsirit te Fahruddin Err Rrazit: Njeri prej hulumtuesve te denje, Dr: Muhammed Hasen El Imari, ne librin e tij rreth jetës se Rrazit, pas studimit të të gjitha sureve, ka ardhe ne përfundim se Imami Fahruddin Err Rrazi e ka kompletuar komentimin e tere Kur’anit Famëlartë”([64]). Allahu e di me se miri!
 
Metodologjia e Rraziut ne këtë tefsir: Rraziu ne Tefsirin e tij gjate argumentimeve apo konkluzioneve kelamiste (apologjetike) dhe logjike ndjek metode filozofike teologjike, interesohet shume për hulumtime te natyrës (kozmosit), si dhe me rastin e komentimit te ajetit, bën ndarje te tij ne shume me’ele (çështje) për t’iu kësyer komentimit te tij me pas duke mbrojtur Kredon (besimin) e Ehli Sunnetit dhe Xhematit (sunnive)([65]).
 
Rraziu poashtu interesohet edhe për munasebatet (lidhjet kuptimore) ne mes ajeteve dhe sureve si dhe e tepron ne kalimin nga tema ne teme, e sidomos shkenca matematiko natyrore, astronomi, filozofi, pastaj hulumtime teologjike ne forme te konkluzioneve te filozofeve racionaliste, pastaj përmend drejtimet e juristeve, për shumicën e te cilave, Shkenca e Tefsirit nuk ka fare nevoje([66]).
 
Tefsiri i tij poashtu përmban edhe thënie dhe mendime te komentatoreve, si: Ibni Abbasit, Kelbiut, Muxhahidit, Katades, Sudijj-it, Seid Bin Xhubejr-it.
 
Ne çështjet gjuhësore transmeton nga transmetuesit e mëdhenj, si: Esmeiu, Ebu Ubejde dhe nga dijetare, si: Ferr-rrau, Zuxhaxhai dhe Mebredi.
 
Poashtu ka transmetuar edhe komentatore tjerë, si: Mukatili, Tha’lebiu, Vahidiu, Ibni Kutejbe, Taberiu, El Bakilani, Ibni Fureku, te cilin Rraziu e quan “Profesor (ustadh)”, Kaffal Esh Shashi El Kebir dhe Ibni Arefe.
 
Poashtu ka transmetuar edhe nga Mu’tezilitet, si: Esfehani, Kadi Abdul Xhebbari, Zemahsheriu, por me qellim demantimi dhe kundërshtimi e jo argumentimi([67]).
 
Tefsiri i tij ehte i zhveshur prej israilijateve, te cilat edhe nëse i përmend i përmend sa për t’i demantuar e jo për te argumentuar. Poashtu demanton edhe thëniet, te cilat njollosin personalitetit e cilitdo pejgamber te Allahut,subhanehu ve teala,([68]).
 
Qëndrimi i tij ndaj Mu’tezileve: Rraziu, Allahu e mëshiroftë, nuk ka lënë shanse qe i ka ardhur pa e shfrytëzuar për demantim dhe kundërpërgjigje Mu’tezileve. Disa dijetare mendojnë se Rraziu ne këto raste nuk është treguar i suksesshëm dhe se demantimi nuk ka qene i kënaqeshe. Ibni Haxheri ne Lisanul Mizan ka thënë: “Është akuzuar për cekjen e dyshimit (argumentit te kundërshtarëve te sunnive S.I) ne mënyrën me te fuqishme dhe për anashkalimin ose lëshimin pe gjate kundërshtimit apo demantimit te saj”. Disa kane thënë: “Dyshimet i sjell ne te holla ndërsa demantimet me kamate”. (d.t.th: nuk ia jep hakun demantimit apo kundërpërgjigjes ndaj kundërshtareve te sunnive). Ibni Haxheri ne “Lisanul Mizan” pasi qe e lëvdon tefsirin e Kurtubiut dhe te Rraziut, bën një vërejtje e thotë: …përveç se tefsiri i tij (Rraziut) ka shume te meta. Me ka treguar Sherefuddin En Nesibi se Shejhu i tij, Siraxhud Din Es Sermijahi El Magrebijj kishte shkruar një libër dy vëllimesh, ku kishte përmendur te gjitha vërejtjet e tij për tefsirin e Rraziut. Shpeshherë e akuzonte dhe thoshte: I sjell dyshimet e kundërshtarëve te fesë dhe aprovon ato ne formën me te mire ndërsa kur sjell mendimet e Sunnive, i sjell ne formën me te dobët”([69]).
 
Pastaj është e pamundur te kaloje pranë ndonjë ajeti, qe përmban dispozita e te mos përmend mendimet e juristeve (fukahave), duke mbrojtur me argumente dhe dëshmi drejtimin shafiit, te cilin e pason. Poashtu përmend mes’ele (çështje( usuliste, gjuhësore, retorike, edhe pse ne këto nuk thellohet shume siç thellohet ne mes’ele te Shkencave Metafizike dhe Matematikore.
 
Me një fjale, libri me shume i ngjanë një enciklopedie te Shkencës se Kelamit (Apologjetikes) dhe Shkencave Metafizike, gjë, e cila ka mbizotëruar me se shumti ne tefsirin e tij, dhe gje e cila deri diku ia humb vlerën këtij libri si tefsir (koment) i Librit te Allahut, (Kur’anit)([70]).
 
Poashtu Rraziu cek edhe lexime te ndryshme te ajeteve kur’anore, ku për secilën sjell domethënie dhe ndoshta edhe ajet vokalizon ne baze te atyre leximeve (kiraeteve) dhe për te cilat dëshmon me thënie te gjuhëtarëve.
 
Një e mete tjetër e madhe e tefsirit te tij është se nuk përmend hadithe, madje edhe ne rastet kur ka polemike mes juristeve (fukahave) islame, ne kohen kur ai argumenton me poezi për konkluzione gjuhësore, retorike-elokuence, ose ne ndonjë rast letrar, moral a fetar. Tefsiri i tij është i stërmbushur me shkaqe te zbritjeve te ajeteve ose sureve (esbabun nuzul), me sened e pa sened (varg transmetuesish), te cilat zakonisht ua atribuon ndonjë sahabiu (shoku te Pejgamberit,Alejhi selam,) ose tabiiu (gjenerata e dyte pas Pejgamberit,Alejhi selam,)([71]).
 
Ndoshta mu për këtë ka thënë Ebu Hajjani ne tefsirin e tij El Bahru El Muhit: Imami Fahruddin Err Rrazi ka tubuar ne tefsirin e tij gjera te shumta dhe te gjata, për te cilat nuk ka nevoje ne Shkencën e Tefsirit, dhe mu për këtë kane thënë disa dijetare: Net e ka çdo gjë përveç tefsirit”([72]).
 
Sido qe te jete dhe çkado qe te thuhet, Lavdim apo qortim për këtë libër, ne nuk mund ta mohojmë faktorin tefsir, i cili nuk është i pakte ne këtë libër dhe i cili i bën shume dobi kërkuesit te diturisë. Ne te ka te qëlluara por ka edhe gabime, dhe kjo nuk është çudi sepse Rraziu ishte njeri dhe siç thotë Imam Maliku, Allahu e mëshiroftë!,: Te gjithë njerëzve iu merret dhe iu refuzohet fjala, përveç pronarit te këtij varri”, duke përqëllimuar me këtë Muhammedin, Alejhi selam([73]).
 
Mu për këtë, Nejsaburi duke lëvduar Rraziun dhe tefsirin e tij ka thënë: “… përmban aq shumë tematika dhe fetva e këshilla të vlefshme, saqë është e pamundur edhe të numërohen, por, meqenëse për fillestarët ky tefsir është paksa i gjatë, atë e kishte shkurtuar, duke u përpjekur që gjatë këtij shkurtimi të theksonte edhe mendimet e veta personale ([74]).
 
Pasthënia
 
Falënderimi i takon Allahut, subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, lejhi selam, me pas:
 
Ne vijim, ne mënyrë te përmbledhur, përmendim rezultatet me te rendesishme te këtij punimi:
 
Autoriteti i Fahruddin Err Rrazit ne Apologjetike tejkalonte autoritetin e tij ne Tefsir.
 
Ne Filozofi ndiqte metodën e Imam Gazaliut, Allahu i mëshiroftë te dyte!,
 
Është vërtetuar se Fahrudini ka qene i denje për Tefsir
 
Tefsirin e tij, për te cilin është diskutuar shume, e ka kompletuar,
 
Këto ishin nder rezultatet me te rëndësishme te këtij punimi.
 
Falënderimi i takon Allahut ne fillim e fund!
 
Sedat Gani Islami
 
30 tetor 2005, e diele
 
26 Ramazan 1426
 
Brunei Darussalam
 
Literatura e konsultuar:
 
Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, botimi ri, 1995, Darul Fikr, Bejrut, Liban.
Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker Es Sujuti, botimi i pare, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, botimi i trete, Daru Ihjai Et Turathi El Arebijji, Bejrut, Liban, Mektebetul Mearif, Er Rrijad, Saudi,
Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, botimi i trete, 1985, Mektebetu Vehbe, Egjipt,
Mir’atul Xhinan Ve Ibretul Jakdhan Fi Ma’rifeti Ma Ju’teberu Min Havadithi Ez Zeman, El Imam Ebu Muhammed Abdullah Bin Es’ad Bin Alijj Bin Sulejman El Jafiijj, El Jemenijj El Mekkijj, botimi i dyte, 1993, Darul Kutub El Islamijj, Kajro, Egjipt,
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj,
El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, botimi i pare, 1988, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
Et Tefsirul Kebir, botimi i pare, 1995, Darul Kutub El Ilmije, Bejrut, Liban,
El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban,
Dr: Subhi Salih, Mebahith Fi Ulumi El Kur’an, botimit i 15-te, 1983, Darul Ilmi Lil Melajine, Bejrut, Liban
 
—————————————————————-
 
[1] Me prejardhje Bekrijj
 
[2] I lindur ne Rrazi
 
[3] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, botimi ri, 1995, Darul Fikr, Bejrut, Liban, vell: 1, f:3.
 
Shënim: Për jetën e këtij dijetari te madh kemi përdorur disa botime te ndryshme te tefsirit te tij, me parathënie te dijetareve te ndryshëm, keshtuqe ne fusnota ose e kemi shënuar me parathënie te filanit, nëse emir i librit është i njëjtë, ose kemi mjaftuar vetëm me emrin e librit, nëse emir është pak me ndryshe, si: Et Tefsirul Kebir, i cili është i njëjti libër por me emër paksa ndryshe. Pra kjo le te mbetet një sqarim.
 
[4] Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker Es Sujuti, botimi i pare, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, f: 100
 
[5] Usulist-dijetar i shkences se Usuli fikhut, e cila merret me argumentet, nga te cilat perfitohen rregulla fetare
 
[6] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, botimi i trete, Daru Ihjai Et Turathi El Arebijji, Bejrut, Liban, Mektebetul Mearif, Er Rrijad, Saudi, pjesa I-II, f: c (parathënia e librit)
 
[7] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, botimi i trete, 1985, Mektebetu Vehbe, Egjipt, vell: i, f: 276
 
[8] Tabekatul Mufessirine, El Imam El Hafidh Xhelalud Din Abdurrahman Bin Ebi Beker Es Sujuti, f:100
 
[9] Mir’atul Xhinan, f: 11.
 
[10] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: c (parathënia e librit)
 
[11] Mir’atul Xhinan Ve Ibretul Jakdhan Fi Ma’rifeti Ma Ju’teberu Min Havadithi Ez Zeman, El Imam Ebu Muhammed Abdullah Bin Es’ad Bin Alijj Bin Sulejman El Jafiijj, El Jemenijj El Mekkijj, botimi i dyte, 1993, Darul Kutub El Islamijj, Kajro, Egjipt, pjesa: IV, f:7
 
[12] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 35
 
[13] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, botimi i pare, 1988, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, vell: i, f: 7-8
 
[14] Mir’atul Xhinan, f:8
 
[15] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 35
 
[16] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:3.
 
[17] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 31-33
 
[18] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: i, f: 7-8
 
[19] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:3.
 
[20] Et Tefsirul Kebir, botimi i pare, 1995, Darul Kutub El Ilmije, Bejrut, Liban, vell: I, f:10
 
[21] El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, Darul Kutub El Ilmijje, Bejrut, Liban, pjesa: III, f:142.
 
[22] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 34
 
[23] Mir’atul Xhinan, f:11, reference e mëhershme.
 
[24] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: c-d (parathënia e librit)
 
[25] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr. Muhammed Husjen Edh Dhehebijj, vell: i, f: 276
 
[26] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: d (parathënia e librit)
 
[27] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 34
 
[28] Mir’atul Xhinan, f:8
 
[29] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:3.
 
[30] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8.
 
[31] Mir’atul Xhinan, f:8
 
[32] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8.
 
[33] Mir’atul Xhinan, f:8
 
[34] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathënia e librit)
 
[35] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, studim dhe vertetim nga: Dr. Xhabir Fejjad El Alevanijj, pjesa: I, f: 37
 
[36] Ne te vërtet, rreth këtij libri ka divergjenca mes dijetareve, siç pame me larte, ku disa thane se Rraziu nuk e kishte përfunduar. Gjate shtjellimit te tefsirit te tij, do te zgjerohemi ne këtë pike ku ne baze te argumenteve do te mundohemi ta mbrojmë teorinë se Shejhu e ka përfunduar këtë libër.
 
[37] Thotë Dhehebiu: Ndoshta ky libër tani është brenda kopertinave te Tefsirul Kebir-it. Et Tefsiru Vel Mufessirune, Edh Dhehebijj,pjesa:i, f: 276 Ekziston mundësia se Shejhu me pare e ka komentuar Suren Fatiha, me pastaj kur ka bere tërë komentin e Kur’anit, e ka futur ne kuadër te kësaj pune edhe këtë koment. Allahu,subhanehu ve teala, e di me se miri!
 
[38] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: I, f: 7-8
 
[39] Ne disa libra tjera qëndron: Min Err Rre’si Ila El Halijje. Shif: Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, vell: 1, f:6.
 
[40] Et Tefsirul Kebir, vell: I, f:12-14
 
[41] El Iberu Fi Haberi Men Gabere, El Hafidh Edh Dhehebijj, pjesa: III, f:142.
 
[42] Ibid
 
[43] Mir’atul Xhinan, f:11
 
[44] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: I, f: 6
 
[45] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathënia e librit)
 
[46] Ibid
 
[47] El Mahsulu Fi Ilmi Usuli El Fikhi, Fahruddin Bin Umer Bin El Husjen Err Rrazi, vell: I, f: 6
 
[48] Et Tesfirul Kebir, Imam Fahrud Din Err Rrazi, pjesa I-II, f: (parathënia e librit)
 
[49] Shif artikuj te botuar te Jusuf Ebu Halilit ne http://www.alriyadh.com/2005/08/21/article89023.html
 
[50] Ky nuk është mendim i joni. Ne tani jemi duke transmetuar thënie te mendimtarëve dhe dijetareve.
 
[51] Ky artikull është huazuar nga interneti, http://www.islamweb.net, i publikuar me 15-6-2004
 
[52] Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur’an, botimi i 19-te, 1983, Muessesetu-rr-Rrisale, Bejrut, Liban, f:367-368
 
[53] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8
 
[54] Mir’atul Xhinan, f: 8
 
[55] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:7-8
 
[56] Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 277
 
[57]Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 278
 
[58] Artikull i publikuar ne http://www.islamweb.net, ditën e marte, me 15/ 6/ 2004
 
[59] Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur’an, f: 368
 
[60] Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 279
 
[61] Artikull i publikuar ne http://www.islamweb.net, ditën e marte, me 15/ 6/ 2004
 
[62] Et Tesfiru Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebijj, pjesa;I-II, f: 279
 
[63] Ibid
 
[64] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:10
 
[65] Dr: Subhi Salih, Mebahith Fi Ulumi El Kur’an, botimit i 15-te, 1983, Darul Ilmi Lil Melajine, Bejrut, Liban, f:293
 
[66] Mennaul Kattan, Mebahith Fi Ulumil Kur’an, f: 368
 
[67] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:9
 
[68] Shiko: http://www.islamgjakova.net/Kurani_/tefsiri%20i%20racionalisteve.htm
 
[69] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 280
 
[70] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 281
 
[71] Tefsirul Fahrurr-Rrazi, i njohur si Et Tefsir El Kebir ve Mefatihul Gajb, i Imamit Muhammed Err Rrazi, Fahruddin Bin Al-lameh Dijaud Din Umer, i njohur si Hatibu-rr-Rrij, me parathënie te Shejhut Halil Muhjid-Din El Mejsi, vell: 1, f:9
 
[72] Et Tefsir Vel Mufessirune, Dr: Muhammed Husejn Edh Dhehebi, pjesa: i, f: 281
 
[73] http://www.islamweb.net/ver2/archive/readArt.php?lang=A&id=38861
 
[74] http://www.dituriaislame.net/arkiva/nr172/sabribajgora.html
 
By Hoxhë Sedat ISLAMI • Posted in Autoriale, Personalitete


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013