Ky është Shejhu Abdul Aziz Bin Abdil-lah Bin Abdurrahman Bin Muhammed Bin Abdil-lah Bin Baz, i lindur ne muajin Dhul Hixh-xhe, me 1330 sipas kalendarit hënor.
Kur’anin e kishte mësuar ne moshën e mitur për te vazhduar me pas ne studimet e sheriatit dhe gjuhës arabe tek dijetare te shumte te Rijadit (kryeqytetit te A.Saudite), prej te cilëve do te kishim veçuar:
- Shejhu Muhammed Bin Abdul Latif Bin Abdurrahman Bin Husejn Bin Esh Shejh Muhammed Bin Abdul Vehhab,
- Shejhu Salih Bin Abdul Aziz Bin Abdurrahman Bin Husejn Bin Esh Shejh Muhammed Bin Abdul Vehhab,
- Shejhu Sa’d Bin Hamd Bin Atik, gjykatës i Rijadit,
- Shejhu Hamd Bin faris, udhëheqës i Arkës Shtetërore (Bejtul Mal) ne Rijad
Shkencën e Texhvidit (leximit te Kur’anit), me 1355, e kishte mësuar nga Sa’d Vekas El Buhari, dijetar prej dijetareve te Mekkes ndërsa te gjitha shkencat fetare, duke filluar nga 1347-1355 i kishte mësuar prej Shejhut Muhammed Bin Ibrahim Bin Abdul Latif Alejhi selam Esh Shejh, te cilin e shoqëroi afër 10 vite dhe i cili ndikoi shume ne formimin intelektual te Shejhut Bin Baz, e sidomos ne propozimin për pozite te gjykatësit.
Pozitat dhe funksionet e ushtruara:
Shejhu i nderuar kishte ushtruar disa pozita, prej te cilave:
- Pozitën e gjykatësit ne krahinën e Harexhit një kohe te gjate, respektivisht 14 vite (1357-1371)
- Me pas, me 1372, ushtroi detyrën e ligjëruesit ne Institutin Shkencor ne Rijad, për te kaluar një vit me vone, me 1373, me te njëjtin funksion ne Fakultetin e Sheriatit ne Rijad, i cili qe hapur këtë vit. Ne këtë funksion qëndroi deri ne vitin 1380.
- Me 1381 u emërua zëvendës i Rektorit te Universitetit Islam ne Medine, ku qëndroi ne këtë funksion deri me 1390, për ta vazhduar karrierën e tij si Rektor i po këtij universiteti.
- Me 1995, me urdhër mbretëror, ishte emëruar Kryetar i Përgjithshëm i Departamentit për Hulumtime Shkencore, Fetwa, Predikim dhe Udhëzim si dhe Kryetar i Këshillit te Dijetareve te Mëdhenj,
- Kryetar i Komitetit te Përhershëm për Hulumtime Shkencore dhe Fetwa,
- Kryetar i Këshillit, i cili ishte nen patronatin e Ligës Botërore Islame,
- Kryetar i Këshillit te Larte Botëror për Xhamia,
- Kryetar i Asamblese për Fikhun Islam ne Mekke, i cili poashtu ishte nen patronatin e Ligës Botërore Islame
- Anëtar i Këshillit te Larte te Universitetit Islamik ne Medine
- Anëtar ne Këshillin e Larte për Predikim Islam ne Mbretërinë e Arabisë Saudite.
Librat dhe punimet e tij shkencore:
Ne emrin e Shejhut janë botuar mbi 21 libër, prej te cilave me te njohurat janë:
- El Fevaid El Xhellijje Fil Mebahithi El Ferdijje
- Et Tahdhir Min El Bide’
- Hukmus Sufuri Vel Hixhabi Ve Nikahish Shigari
- El Xhevab El Mufid Fi Hukmit Tasvir
- Hukmul Islami Fi Men Taane Fil Kur’ani Ev Fi Resulil-lahi, Sal-la Allahu Alejhi Ve Sel-leme
- El Xhihadu Fi Sebilil-lahi
- Fetawa Teteal-laku Bi Ahkamil Haxh-xhi Vel Umreti Vez Zijareti
- Vuxhubu Luzui Es Sunneti Vel Hadhri Minel Bid’ati
Këto libra dhe te tjera janë publikuar brenda një libri te madh te quajtur “Mexhmuu Fetava Ve Mekalatin Mutenevviatin”, te përmbledhura ne 14 vëllime dhe te radhitura ne baze te kapitujve te Fikhut.
Metodologjia e tij ne fetwa:
Edhe pse Shejhu është dijetar i madh dhe njohës i mire i Sunnetit (traditës se Muhammedit), ai epte fetwa ne baze te argumenteve qe kishte, duke ndjekur kështu rrugën e gjeneratave te para (selefit). Kur e pyeste ndokush, i thoshte: “Do te hulumtoje për këtë, eja nesër!”, ose “Do te hulumtoje me dijetaret tjerë”, ose ” Ajo qe mua me duket është kështu”, ose “Nuk me kujtohet asgjë për momentin”…
Fetwate i epte duke cekur edhe argumentin përkatës. Edhe pse medh’hebi i tij ishte Hanbelijj, ai kishte kundërshtuar hanbelite ne disa çështje dhe kishte dhënë fetwa ashtu siç ia merrte mendja se është me se miri dhe ashtu siç argumentet zinin vend tek ai.
Prej fetwawe, ne te cilat Shejhu ka kundërshtuar drejtimin e vet juridik, veçojmë:
- Prekja e gruas nuk e prish abdesin absolutisht.
- Nëse njeriu është duke falur namaz nafile dhe ikameti ka thirrur për farz, atëherë ai e ndërpret namazin nëse nuk është ne rekatin e dyte (por ne te parin, ne te kundërtën jo.S.I)
- Obligueshmeria e leximit te Sures Fatiha nga Me’mumi (namazliu i rëndomtë e jo imami) edhe nëse është ne namazet me zë dhe imami këndon.
- Obligueshmeria e zekatit te Hul-lijjit (stolive, ornamenteve), edhe nëse është përgatitur për përdorim dhe pamarre parasysh se a vishet (kjo stoli) apo huazohet (epet tjetërkujt ne përdorim).
- Lejohet hedhja e gurëve natën (gjate ceremonive te haxhit ne Mina)
- Nuk i pranohet namazi atij, i cili del nga safi dhe falet vetëm (ne një saf te ri)
- Mysafirit, i cili vendos te qëndrojë ne një vend me shume se 4 dite, nuk i lejohen lehtësimet e mysafirit (si shkurtimi i namazit, bashkimi i tyre, etj).
- Lejohet falja e Xhumasë me tre veta; imami dhe te tjerë.
- Nëse burri e lëshon gruan e tij tri here me një shprehje (p.sh: ti je e lëshuar tri here. S.I), llogaritet njëherë (dhe nuk i humb e drejta ta ktheje prape nen kurore) ndërsa nëse i thotë tri here ndarazi, llogariten tri shkurorëzime, (dhe ai me nuk ka te drejte ta ktheje përveç nëse ajo martohet me tjetrin, pasta ai e lëshon, e pastaj ky i pari, me kurore dhe prike (mehr) te ri, e marton. S.I) përveç nëse ka patur për qellim përforcim te asaj qe ka thënë (kërcënimit se do ta lëshojë) ose sqarim (se nëse nuk biem dakord pason ndarja). Shejhu poashtu mendon se nuk realizohet Shkurorëzimi Risimtar, i cili është shkurorëzim gjate periudhës se menstruacioneve, nëse burri e din se gruaja është me menstruacione, ose gjate lehonisë, ose gjate periudhës kur gruaja është normal (pa menstruacione dhe nuk është ne lehoni), përveç nëse gruaja është shtatzëne ose është ne menopauze (moshën kur nuk gjen fëmijë)
Vdekja e tij:
Shejhu vdiq ne vitin 1420, ne kohen kur kishte mbushur 91 vit, një muaj e ca dite. Mbretëria Saudite kishte nxjerrur një shkrese-komunikate, ne te cilën ngushëllohej Shejhu. Namazi i xhenazes iu fal ne Qabe, me 28 Muharrem 1420, sikurse qe i ishte falur edhe Namazi Gaib (ata, te cilët nuk kane prezantuar aty, ia falin nga vendet e tyre) ne shume xhami te botes islame, ne shume universitete islame ne Evrope, Amerike, Australi, etj.
Përgatiti: Dr: Adil Muhammed Abdul Aziz El Garjani, Zëvendës i Drejtorit pranë Komitetit për Fetwa, Konstruktor i Njësisë Hulumtuese, Malajzi,
Punimi është publikuar ne: Buletin Infad, World Fatwa Management & Research Institute, dhjetor 2004, mbikëqyrur nga Islamic University College Of Malaysia, versioni ne gjuhen arabe, f:8
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami