Parathënia
Falënderimi i takon Allahut, Subhanehu ve teala ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Pejgamberin Alejhi selam, më pas:
Nuk ka pejgamber, te cilin e dërgoi Allahu, subhanehu ve teala, e te mos ketë patur ithtarë dhe kundërshtarë. Pokeshtu edhe zotëriu ynë, Muhammedi, Alejhi selam, kishte ithtarë e kundërshtarë. Ne mesin e ithtarëve te tij ka qene një njeri, i cili e shoqëroi Pejgamberin, Alejhi selam, qysh prej ditëve te para te shpalljes, madje ai ishte i pari qe besoi ne revelaten e Muhammedit Alejhi selam…Ai ishte qe vërtetoi Mi’raxhin, shoqëroi Pejgamberin, Alejhi selam, ne Hixhret…Ai është Ebu Bekri, Allahu qofte ndare i kënaqur prej tij…
Vlerën e tij nuk mund ta përshkruaj lapsi e as gjuha. Mjafton argument për vlerën e madhe te tij se ai është, ai prej te cilit Allahu,subhanehu ve teala, dhe Pejgamberi Alejhi selam u ndanë te kënaqur.
Pejgamberi Alejhi selam e përgëzoi me Xhennet madje ai është i pari qe do te hyje ne Xhennet…
E përkrahu Pejgamberin, Alejhi selam, ne kohen kur nuk kishte përkrahës tjetër përveç Allahut,Subhanehu ve teala, shpenzoi për Islamin dhe muslimanet kur ata ishin te dobët, luftoi për Allahun, subhanehu ve teala, derisa vdiq…
E veçanta e këtij shkrimi është se ne vend te lodhjes gjate punës kam ndier gëzim, rehati dhe qetësi te madhe shpirtërore sidomos kur përkujtoja faktin ose thënë me mire fakte se ky sahabi i nderuar vërtet ishte i dashur dhe i afërm tek Pejgamberi, Alejhi selam.
Punimi im ne esence është një ese[1] e shkurtër e jetëpërshkrimit te Ebu Bekrit, Allahu qofte ndare i kënaqur prej tij.
Punimin e kam ndare ne dy kapituj:
Ne kapitullin e pare kam folur për jetën e tij prej lindjes e gjer ne hilafet ndërsa ne kapitullin e dyte kam folur për jetën e tij pas kësaj periudhe e deri ne vdekje.
Ne fund e lus Allahun, subhanehu ve teala, ta vendoje këtë vepër timen ne peshoren e veprave te mira te mia dhe ta beje për hire te Tij, subhanehu ve teala, ngase Ai ka mundësi për një gjë te tille!
Sedat Gani Islami
21/2/2004, e shtune
Brunei Darussalam
KAPITULLI I PARË
EMRI: Abdullah Bin Ebi Kuhafe, ndërsa emri i Ebu Kuhafes është Uthman Bin Amir Bin Amr Bin K’ab Bin S’ad Bin Tejm Bin Murr-Rre Bin K’ab Bin Luejj Bin Galib Et Tejmi El Kureshijj.
Gjenealogjikishte me Pejgamberin, Alejhi selam, takohet tek Murr-rre Bin K’ab[2].
EPITETI (Kunja): Ebu Bekir
LLAGAPI : Atik, Siddik
Thuhet se llagapin Atik e ka marre për atë se:
Ka qene i bukur
Ishte fytyrelire (i buzëqeshur)[3]
Ishte i hershem ne te mira
Thuhej se nënës se tij nuk i jetonin fëmijët. Kur e lindi Ebu Bekrin shkoi me te tek Qabeja dhe u lut: O Zoti im! Le te jete ky i faluri( liruari) Yt prej vdekjes dhe ma fal ( jep) mua këtë!
Ka edhe variante tjera…
Ndërsa sa i përket llagapit Siddik, u gradua me te sepse ishte i pari qe vërtetoi udhëtimin e Pejgamberit, Alejhi selam, përmbi shtate pale qiej për tek Allahu, subhanehu ve teala.
Kur u kthye Pejgamberi Alejhi selam dhe i lajmëroi njerëzit për këtë disa u tallen me te. Duke menduar se me këtë ngjarje do te arrinin ta ndanin Ebu Bekrin prej tij shkuan herët tek ai ne mëngjes dhe i thane:
Shoku yt po pretendon se ka udhëtuar ( përmbi qiej ) ?
Pa u hutuar aspak iu tha: Nëse e ka thënë këtë ai atëherë e ka thënë te vërtetën!
Allahu, subhanehu ve teala, e quajti poashtu me këtë emër ne Kur’an. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,
” وَصَدَّقَ بِهِ أُوْلَئِكَ هُمُ الْمُتَّقُونَ وَالَّذِي جَاء بِالصِّدْقِ
E ai që e solli të vërtetën dhe ai që e vërtetoi atë, të tillët janë të ruajturit[4]“.
Është thënë ne koment te këtij ajeti “Ai, i cili erdhi e te vërtetën është Pejgamberi Alejhi selam ndërsa ai, i cili ia vërtetoi atë (dhe besoi ne te ) është Ebu Bekri, Allahu qofte ndare i kënaqur prej tij.
Llagapin Siddik e morri sepse ishte i pari prej burrave qe vërtetoi misionin e Pejgamberit, Alejhi selam dhe njeherit besoi ne te. Mu për këtë Pejgamberi Alejhi selam e quajti Siddik.
Buhariu transmeton nga Enes bin Maliku r.a se Pejgamberi Alejhi selam sebashku me Ebu Bekrin, Omerin dhe Uthmanin u ngjiten ne Uhud. U dridh (Uhudi) ndërsa (Pejgamberi Alejhi selam ) tha:
اثبت أُحد ، فإنما عليك نبي وصديق وشهيدان
Mbahu o Uhud se mbi ty janë Pejgamberi Alejhi selam, Siddku dhe dy dëshmorët (shehidët)”.
Ebu Bekri poashtu quhej El Evvah- i dhimbshëm si rezultat i butësisë dhe dhimbshmerise se madhe te tij.
LINDJA: Lindi 2 vjet e 6 muaj pas vitit te Elefantit.
JETA: Jetoi 63 vite[5].
ISLAMI: Do te ishte mire dhe me vend këtu te cek faktin se Ebu Bekri asnjëherë asnjë idhulli nuk i beri sexhde. Transmetohet te ketë thënë” Nuk i kam bere sexhde asnjë idhulli asnjëherë. Këtë e kam bere sepse unë kur pata arritur pjekurinë me morri Ebu Kuhafeja[6] dhe me dërgoi ne një vend ku kishte idhuj. Me tha: Këta janë zotëruat tu! Me la dhe shkoi. Iu afrova një idhulli e thashë: Unë jam i uritur me ushqe! Por nuk mu përgjigj. Thashë: Unë jam i zhveshur me vesh! Por prape nuk mu përgjigj keshtuqe ia hodha një guri ne fytyre[7].
SI E PRANOI ISLAMIN? Kur u dërgua Muhammedi, Alejhi selam shkuan disa njerëz prej kurejsheve tek Ebu Bekri dhe i thane: O Ebu Bekir! Vërtet shoku yt… (Ua ndërpreu te folurit e) Tha (i frikësuar): Çfarë është puna e tij?
Thane: Ai është atje ne Xhami (Qabe), thërret ne adhurimin e një Zoti dhe pretendon se është pejgamber.
Tha Ebu Bekri: A këtë e ka thënë?
Thane: Po.
Shkoi Ebu Bekri tek Pejgamberi Alejhi selam, ia trokiti derën dhe kërkoi qe te dale. Kur doli Pejgamberi Alejhi selam i tha: O Ebul Kasim! Çfarë është ajo qe jam njoftuar për ty?
Tha Pejgamberi Alejhi selam: Po çfarë te ka arritur për mua?
Tha: Jam njoftuar se ti thërret ne Njeshmerine e Allahut dhe pretendon se je i dërguar i Allahut.
Tha: Po o Ebu Bekir. Zoti im me beri përgëzues e qortues. Me beri përmbushje te duasë se Ibrahimit, Alejhi selam[8] dhe me dërgoi për te gjithë njerëzit.
Tha Ebu Bekri: Pasha Allahun! Unë nuk e di nëse ti ke gënjyer ndonjëherë dhe ti vërtet e meriton revelaten për (hire te) amanetit tënd te madh, mbajtjes se lidhjeve familjare dhe sjelljen tende te mire. Shtrije dorën të të besatohem!
Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam”
ما دعوت أحدا إلى الإسلام الا كانت منه عنده كبوة و نظر الا ما كان من ابي بكر ,ما عكم عنه حين ذكرته و ما تردد فيه
Nuk kam ftuar ndoke ne Islam e te mos ketë ngecur dhe menduar[9] përveç Ebu Bekrit, te cilit posa ia kam përmendur nuk ka pritur dhe as nuk ka dyshuar”.
Ai ishte burri i pare qe e pranoi Islamin[10], duke mos harruar se Aliu r.a ishte i pari mashkull qe pranoi Islamin, pastaj atë e pasoi Zejd Bin Harithe, shërbëtori i Muhammedi, Alejhi selam[11]
KUSH E PRANOI ISLAMIN PREJ TIJ: Prej tij pranuan Islamin personalitete te rëndësishme prej sahabeve. Prej tyre ka madje qe janë te përgëzuar edhe me Xhennet, si: Uthman Ibniaffani, Zubejr Bin El Avam, Abdurrahman Bin Avf, S’ad Bin Ebi Vekkas, Talha Bin Ubejdullah…
Ndoshta nuk do te ishte e tepërt sikur ta ceknim tregimin se si e pranoi Talhaja Islamin?
Kur kurejshitet panë se shume njerëz po e pranojnë Islamin prej Ebu Bekrit thane: Dërgojani një njeri Ebu Bekrit! Ia dërguan Talhane (i cili atëbotë ishte pabesimtar). Derisa Ebu Bekri ishte ne mesin e popullit erdhi Talhaja dhe i tha: Ngritu me mua o Ebu Bekir!
Tha: Për çfarë me thërret?
Tha: Te thërras ne ibadet për Latin dhe Uzzane.
Tha: Po kush janë Lati dhe Uzzaja?
Tha: Vajzat e Allahut.
Tha: Po kush është nena e tyre?
Heshti Talhaja dhe iu tha shokëve te vet: Përgjigjuni shokut tuaj.
Heshtën.
Tha Talhaja: Ngritu o Ebu Bekir se unë dëshmoj se nuk ka zot tjetër përveç Allahut dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Allahut.
E mori Ebu Bekri për dore, e dërgoi tek Pejgamberi Alejhi selam dhe e pranoi Islamin[12]
FËMIJËT E TIJ: Ai kishte tre djem dhe tri vajza.
Sa iu përket djemve ata ishin:
Abdullahu. E pranoi Islamin herët. Ne ditën e Taifit u godit me një shigjetë ndërsa vdiq ne kohen e sundimit te babait te vet.
Ebu Atik Muhammed bin Abdurrahman. Lindi ne te gjalle te Pejgamberit, Alejhi selam.
Muhammed bin Ebi Bekir. Lindi ne vitin e Haxh-xhetul Veda’ (Haxhin Lamtumirës) ndërsa vdiq ne Egjipt dhe u varros po aty.
Ndërsa vajzat ishin:
Aisheja, gruaja e Pejgamberit, Alejhi selam,
Esmaja, gruaja e Zubejr bin El Avamit. Migroi ne Medine duke qene shtatzëne ne Abdullah bin Zubejrin, i cili ishte foshnja e pare qe lindi ne Islam pas hixhretit ( migrimit).
Ummu Kulthum bint Ebi Bekir. Lindi pas vdekjes se Ebu Bekrit.
Disa historiane thonë se numri i fëmijëve te tij ishte shumëfish me i madh se ky. Allahu e di me se miri!
MORALI i TIJ: Nuk ka dyshim se siç thotë Pejgamberi Alejhi selam ” خياركم في الجاهلية خياركم في الإسلام إذا فقهوا I zgjedhuri i juaj ne xhahilijet është i zgjedhuri juaj ne Islam, nëse bëhen te perkushtueshem”, dhe nisur nga ky fakt zotëriu ynë Ebu Bekri ishte njeri me moral te larte madje ishte prej njerëzve me te devotshëm. Nuk e mashtronin humbjet e injorancës, si: adhurimi i putave, konsumimi i alkoolit, edhe pse këto gjera për bashkekohaniket e tij ishin normale…
Ka thënë Aisheja r.a” Ebu Bekri ia ndaloi vetes konsumin e alkoolit ne periudhën paraislamike keshtuqe nuk e piu as ne këtë periudhë dhe as ne periudhën e Islamit. Këtë e beri i shtytur nga fakti se ai kishte pare një te dehur, i cili vendoste dorën ne ndyrësire, te cilën e afronte tek goja, por kur ndiente erën e keqe e largonte dhe mu për këtë ia ndaloi vetes pirjen e alkoolit[13].
Ishte burrë qe fliste mire dhe kishte shoqëri te mrekullueshme.
DEVOTSHMERIA E TIJ: Vdiq Ebu Bekri duke mos lënë as dinar dhe as dërhem.
Hasan bin Aliu r.a rrëfen se me rastin e sëmundjes për vdekje, Ebu Bekri e kishte thirrur Aishen dhe e kishte urdhëruar qe te gjitha gjerat shtetërore gjate kohës sa ishte halife t’ia dorëzojë pas vdekjes se tij Omerit r.a.
Kur vdiq Ebu Bekri,Aisheja ia dërgoi ato gjera Omerit r.a, i cili kur i pa këto gjera tha: Allahu qofte i kënaqur me ty o Ebu Bekir se vërtet i ke lodhur (ngarkuar) prisat pas teje.
Ebu Bekri edhe me herët ne kohen kur morri postin e halifes punonte për te jetuar. Omeri e ndaloi nga kjo duke i dhënë page nga Bejtul Mali konform punës qe kryente si halife.
Ebu Bekri nuk hante nga harami. Transmetohet se një djalosh i ri mblidhte haraqin. Një dite erdhi me diç, prej se cilës ngrëni Ebu Bekri.
I tha djaloshi: A e di ç’është kjo?
Tha: Jo. Ç’është?
Tha: Ne periudhën paraislame i bëra fall një njeriu, te cilin e mashtrova (tradhtova). Ky njeri me takoi dhe ma dha këtë (si shpërblim), te cilën ti je duke e ngrënë.
Ebu Bekri e futi dorën ne fyt, vjelli dhe e nxori atë qe kishte ngrën16] Ebu Bekrin sot ta bej atë. Tha: Erdha me gjysmën e pasurisë sime. Me tha Pejgamberi Alejhi selam: Çfarë iu le familjes sate? Thashë: Kaq (sa solla këtu, dtth gjysmën). Erdhi Ebu Bekri me tere atë qe kishte. I tha (Pejgamberi Alejhi selam ): Çfarë iu le familjes sate o Ebu Bekir? Ua lashë Allahun dhe te dërguarin e Tij-ia përgjigj Ebu Bekri. Omeri thotë: Thashë: Pasha Allahun! Nuk mund ta kaloje ne asgj19], për xhaminë ne te cilën edhe sot e kësaj dite falen miliona njerëz…Xhaminë, për ne te cilën është i ligjësuar udhëtimi…Xhaminë qe falja ne te vlen sa 1000 falje[20] ne xhamite tjera…Allahu qofte ndare i kënaqur prej teje o Ebu Bekir!
EBU BEKRI DHE HADITHI I PEJGAMBERIT, ALEJHI SELAM: Ebu Bekri transmetoi 142 hadithe. Ebu bekri ishte i pari qe vuri bazat e përforcimit (tethbit) ne marrjen e hadithit dhe kujdesin ne transmetimin e tij, saqë Hafidh Edh Dhehebiu thotë ne librin e tij “Tedhkiretul Huffadh” se ai është i pari i cili i kushtoi rëndësi pranimit te haditheve.
SAHIFEJA E EBU BEKRIT: Ebu Bekri tuboi 500 hadithe ne një sahife (fletushke) por i dogji. Hakimi me senedin e tij transmeton nga Kasim Bin Muhammedi se Aisheja r.a ka thënë” Babai im tuboi hadithin nga Pejgamberi Alejhi selam. Ishin gjithsej 500 hadithe. Bujti atë nate duke u rrotullar ne shtrat (shume). Me beri te ndihem keq për te. I thashë: A rrotullohesh nga ndonjë dert apo te ka ndodhur diç? Kur u zgjua tha: Oj bija ime! M’i sjell hadithet te cilat i ke ti. Ia solla ndërsa ai kërkoi zjarre dhe i dogji. I thashë: Perse i djege? Tha: U frikësova te vdes e ato te mbesin tek unë. Ndoshta ka hadithe nga njerëz qe iu kam zënë bese por nuk ka qene ashtu siç me ka transmetuar keshtuqe bëhem bartës i saj ndërsa lajmi nuk është i vërtetë. Allahu e di me se miri!
Ebu bekri i shkroi Amr Bin El Asit një letër ne te cilën thoshte se Pejgamberi Alejhi selam ne lidhje me ensaret kishte thënë” Pranoni nga te mirët e tyre ndërsa anashkaloni nga te keqinjte e tyre. Poashtu i shkroi edhe Enes Bin Malikut, i cili ishte mekembes i tij ne Bahrejn rreth obligimeve (farzeve) qe i obligoi Allahu,subhanehu ve teala, dhe i dërguari i Tij. Supozohet te ketë qene e vulosur kjo letër me unazën e Pejgamberit, Alejhi selam[21].
KAPITULLI I DYTË
SUNDIMI I TIJ:
Parashenjat E Sundimit Te Tij: Te gjithë e dimë se kur Pejgamberi Alejhi selam u sëmur për vdekje e urdhëroi Pejgamberin, Alejhi selam, t’ua fale njerëzve namazin. Ne këtë ka argument se Pejgamberi Alejhi selam ua beri me dije njerëzve dëshirën e tij për te qene Ebu Bekri udhëheqës pas tij[22].
Buhariu & Muslimi transmetojnë nga Xhabir Bin Mut’am se një grua i kishte ardhur Pejgamberit, Alejhi selam, dhe e kishte urdhëruar qe (pas një kohe) te kthehet prape tek Pejgamberi Alejhi selam. Tha gruaja: Me trego çfarë te beje nëse nuk te gjej ty? Me këtë sikur e kishte për qellim vdekjen e Pejgamberit, Alejhi selam. Tha: Nëse nuk me gjen mua atëherë shko tek Ebu Bekri.[23] Ne këtë ka argument poashtu se Pejgamberi Alejhi selam e favorizoi atë ndaj te gjithë sahabeve. Pastaj Pejgamberi Alejhi selam u fal duke qene Ebu Bekri imam i tij dhe muslimanve[24]. Kur Pejgamberi Alejhi selam vdiq, Omeri u ngrit me shpate ne dore dhe kërcënonte me vdekje çdo ke qe thotë se Pejgamberi Alejhi selam ka vdek. Pas pak erdhi Ebu Bekri dhe pasi qe pa se Pejgamberi Alejhi selam kishte vdekur i tha Omerit: Hesht! Omeri nuk heshtte. Filloi Ebu Bekri te flasë ndërsa njerëzit u braktisen atë dhe iu drejtuan Ebu Bekrit. Ne këtë poashtu ka argument se Ebu Bekri ishte me meritori prej sahabeve dhe ishte me i respektuari ne mesin e tyre sikurse qe ka argument te fuqishëm për vendosmërinë e tij ne fatkeqësi dhe kohëra te liga.
SI U BE ZGJEDHJA?: Ende pa u vorrosur Pejgamberi Alejhi selam një grup sahabesh nga ensaret u tubuan ne shtëpinë e Beni Saade ndërsa muhaxhiret u tubuan rreth Ebu Bekrit për te diskutuar për çështjen se kush do te vie si Halife i muslimaneve. Çështja sa vinte e komplikohej saqë gati sa edhe u përçanë muslimanet, por, fale ndihmës se Allahut,Subhanehu ve teala, i Cili inspiroi Omerin ta merrte Ebu Bekrin dhe te shkonte tek ensaret, ku pas një konsultimi, arritën te gjithë ne përfundim se janë te kënaqur qe Ebu Bekri te jete halifeja i tyre. Ky ishte betimi i pare qe iu be halifes ndërsa te nesërmen Ebu Bekri derisa dëshironte te ngritej ne minber ta njoftonte masën e gjere për këtë, ia parapriu Omeri ne te folur e tha: Ensaret dhe Muhaxhiret u dakorduan qe Ebu Bekri te jete halifeja i tyre. U ngriten te gjithë njerëzit dhe ia dhanë besën. Ky besatim njihet si i përgjithshëm derisa ai i pari njihet si i veçante.
Çështjen e pare, te cilën e beri Ebu Bekri pas vdekjes se Pejgamberit, Alejhi selam, ishte dërgimi i Osames për t’i luftuar romaket edhe pse sahabet nuk u pajtuan te jene nen komandën e Osames, i cili atëbotë ishte shume i ri. Por Ebu Bekri dha urdhër te prere qe te jete ai komandant sepse ai ishte zgjedhur nga Pejgamberi Alejhi selam.
Pas një kohe te shkurtër Ebu Bekri ishte njoftuar se disa fise kane refuzuar për ta dhënë zekatin keshtuqe vendosi t’i luftoje edhe pse Omeri ne fillim nuk ishte i ketij mendimi por kur pa se Ebu Bekri ishte i vendosur ne te tha: Kuptova se Allahu,subhanehu ve teala, ia kishte hapur gjoksin dhe se ai ishte ne te vërtetën keshtuqe pajtova me te.
SHËNIMET ME TE RËNDËSISHME HISTORIKE NE KOHEN E TIJ: Luftimi i atyre qe refuzuan dhënien e zekatit,
Lufta e Jemames kunder Musejlemes, i cili pretendonte se është pejgamber,
Lufta kundër një gruaje, e cila poashtu pretendonte pejgamberllekun. Emri i saj ishte: Sexhah bint El Harith.
Çlirimi i Irakut,dhe
Luftimi i romakeve.
VDEKJA E TIJ: Ne kohen kur Halid Bin Velidi luftonte romaket, Allahu,subhanehu ve teala, caktoi një urdhër tjetër. Ai urdhër ishte sëmurja e Ebu Bekrit për vdekje. Kur pa se ai se afërmi do te kaloje ne fqinjësi te Allahut, Subhanehu ve teala i thirri shokët e vet, sahabet, dhe ua paraqiti dëshirën e tij për zgjedhjen e Omerit pas tij si halife te muslimaneve. Këtë gjë e pranuan te gjithë sahabet duke e lëvduar Omerin.
Vdiq Ebu Bekri ne muajin Xhumadel Ahire, tri net pa u mbushur 13 vite te hixhretit. Sundimi i tij zgjati: 2 vjet, 3 muaj dhe 10 net. Vdiq duke qene 63 vjeçar.
Porositi qe te varrosej pranë Pejgamberit, Alejhi selam. Namazin e xhenazes ia fali Omeri r.a.
Transmeton Aisheja r.a se “Ebu Bekri vdiq natën ndërsa u varros para agimit. Xhenazen ia fali Omeri”.
MËSIMET DHE KËSHILLAT QE I PËRFITOJMË PREJ JETËS SE TIJ: Respektimi i udhëheqësit siç e respektoi ai Pejgamberin, Alejhi selam,
Shoqëria e vërtet siç e shoqëroi ai Pejgamberin, Alejhi selam, madje duke vene edhe jetën e tij ne rrezik
Stimulim për sadaka
Stimulim për ndërtimin e xhamive
Stimulim për ndihme muslimaneve për hire te Allahut,Subhanehu ve teala
Moslakmia e pozitës
Lejimi i te qenurit pris i atij qe nuk është me i miri, sepse Ebu Bekri nuk ishte me i mire sesa Pejgamberi Alejhi selam edhe pse ai doli imam i Pejgamberit Alejhi selam.
Domosdoshmëria e konsultimit te kryetarit me shokët e vet ne çështjet shtetërore
Mosmashtrimi me pozitën e kryetarit
Vendosmëria dhe paluhatshmeria e muslimanit ne fatkeqësi dhe kohe te liga.
Mësimet dhe këshillat, te cilat nxirren prej jetës se tij, qofte private apo zyrtare janë te shumta por ne do te mjaftojmë me kaq.
PËR FUND:
Vërtet është kënaqësi te shkruash për te mirët sepse edhe nëse nuk je prej tyre ndien thelle ne shpirtin tënd një dashuri dhe iman,e aq me tepër kur shkruan për jetën e një sahabiu siç ishte Ebu Bekri, i cili me veprat e tij dëshmoi sinqeritetin, vendosmërinë, trimërinë dhe modestinë e tij qe kishte. Dëshmoi se vërtet meritonte kënaqësinë e Allahut, Subhanehu ve teala dhe te Pejgamberit, Alejhi selam.
Neve nuk na mbetet tjetër veç ta lusim Allahun,subhanehu ve teala, te na fale mëkatet, te na shtoje te mirat si dhe te na ringjalle ne turmën e te devotshmeve! Amin
14/korrik/2004
Literatura E Konsultuar:
Siretun Nebijji ve As-habuhu El Ashreti, El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gani El Makdesi El Xhemailijj El Hanbelijj, Bot: i pare,1986, Darul Xhinan
Es Siretu En Nebevije, Ibni Hisham, Bot: i pare, Darul Xhijl, Bejrut, Liban,
Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti, Dr: Saxhidu Rrahman Es Siddiki, Darul Hadith, 2001, Kajro, Egjipt
Hajatu Ebi Bekrin, Mahmud Shelebi, Darul Xhijl, Bejrut, Liban
Muhammedun Resulullah, Menhexhun Ve Dirasetun, Bahthun Ve Tahkikun, Muhamed Es Sadik Ibrahim Urxhun, bot: i pare, 1985, Darul Kalem,
Hajatus Sahabe, Muahmed Jusuf El Kendehlevi, bot: i pare 1987, Daru Rrejjan Lit Turath, Kajro, Egjipt
Sherhul Akideti el vasitijjeti, Muhammed Bin Salih el Uthejmin, Botimi i pare, 2002, Mektebetus safa, Kajro, Egjipt
El Kabesat Es Sennije Min Sherhi Akideti Et Tahavijjeti, Dr/Salah Abdel Fettah El Halidi, Botimi i pare, 2000, Darul Kalem, Dimeshk, Siri
——————————————————————————–
[1] Tema ne esence eshte marre nga pjese te shkeputura te nje punimi tim seminarik ne gjuhen arabe ne lenden e Siretu en Nebevijje, ne vitin e dyte akademik ( 2003-2004) ne Universiti Brunei Darussalam,te cilin e kam mbrojtur para hiresise se tij,Dr: Sahibud- din Laming.
Nga deshira e madhe per t’a njohur kete personalitet te madh islam vendosa te paktën,me gjithe kohen e pakte qe kemi ne keto vite studentore t’a sjell nje version te punimit tim edhe ne gjuhen shqipe,duke shkeputur pjese te cilat per publikun shqiptar me jane dukur se jane më me rendesi.Mu per kete ne ceshtjen e zgjedhjes se Halifes dhe gjerat tjera perkitazi me Hilafetin nuk jam ndalur shume,sepse nuk me eshte dukur e arsyeshme t’ua prezentoje nje gje te tille publikut,prej te cileve ka madje qe as nuk e njohin Ebu Bekrin e si te hyje ne detaje per kete ceshtje.Ne kete rast kam mjaftuar me njohurite elementare,duke lene detajet anash.Ndoshta ne te ardhmen do t’a sjellim edhe Hilafetin e tij ne detaje ne ndonje punim te vecante per te nese per nje gje te tille ndihet nevoje.
[2] Siretu En Nebijji ve As-habuhu El Ashreti,El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gani El Makdesi El Xhemailijj El Hanbelijj,Darul Xhinan,bot: i pare,1986,f: 61
Es Siretu En Nebevije,Ibni Hisham,Darul Xhijl,Bejrut, Lubnan,bot: i pare,vell:1, f:231
[3] Ibid,F;231,
Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti,Dr: Saxhidu Rrahman Es Siddiki,Darul Hadith,2001, Kajro,Egjipt, f:45
[4] Zumer 33
[5] Siretu En Nebijji Ve As-Habuhu El Ashreti,El Hafidh Ebi Muhamed Abdul Gain El Makdesi El Xhemailj El Hanbelijj,f: 61
[6] Babai i tij
[7] Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,Darul Xhijl,Bejrut, Lubnan,f: 13
[8] i cili e pat lutur Allahun,subhanehu ve teala,qysh heret duke i ngritur muret e Qabese per t’a derguar nje pejgamber nga mesi i ketij populli dhe ashtu ngjau.Kete e shenoi edhe Kur’ani.Thote Allahu,subhanehu ve teala, “وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ {127} رَبَّنَا وَاجْعَلْنَا مُسْلِمَيْنِ لَكَ وَمِن ذُرِّيَّتِنَا أُمَّةً مُّسْلِمَةً لَّكَ وَأَرِنَا مَنَاسِكَنَا وَتُبْ عَلَيْنَا إِنَّكَ أَنتَ التَّوَّابُ الرَّحِيمُ {128} رَبَّنَا وَابْعَثْ فِيهِمْ رَسُولاً مِّنْهُمْ يَتْلُو عَلَيْهِمْ آيَاتِكَ وَيُعَلِّمُهُمُ الْكِتَابَ وَالْحِكْمَةَ وَيُزَكِّيهِمْ إِنَّكَ أَنتَ العَزِيزُ الحَكِيمُ Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes – luteshin): “Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di!”128.Zoti ynë, bëna neve dyve besimtarë të sinqertë ndaj Teje dhe nga pasardhësit tanë, njerëz të bindur ndaj Teje, na i mëso rregullat e ibadetit (adhurimit) tanë dhe falna neve, vërtetë Ti je që falë, je mëshirues!”129. Zoti ynë, dërgo ndër ta, nga gjiu i tyre të dërguar që t’u lexojë atyre ajetet Tua, t’u mësojë atyre librin dhe urtësinë, e t’i pastroj (prej ndytësisë së idhujtaris) ata. S’ka dyshim se Ti je ngadhënjyesi, i dijshmi.(Bekare 127-129)
[9] apo gjykuar se a eshte e mire apo jo ajo ne te cilen therret
[10] Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,f:5
[11] Es Siretu En Nebevije,Ibni Hisham, vell:1,f:228- 230
[12] Hajatu Ebi Bekrin,Mahmud Shelebi,f: 16-17
[13] Kjo ngjarje ka ndodhe ne peridhen paraislamike
[14] Tranmseton Buhariu
[15] Transmeton Buhariu
[16] Ky ishte garim ne te mira e jo zili apo urrejtje
[17] Transmeton Tirmidhiu
[18] Transmeton Buhariu dhe Muslimi
[19] Muhammedun resulullah,menhexhu n ve dirasetun,bahthun ve tahkikun,Muhamed Es Sadik Ibrahim Urxhun,Darul Kalem,botimi i pare 1985,vell:3 f:10 Hajatu Ei Beker,Mahmud Shelebi,f: 36
[20] Nga Ebu Hurejre rrefehet te kete thene Pejgamberi Alejhi selam ” صلاة في مسجدي هذا أفضل من ألف صلاة فيما سواه. إلا المسجد الحرام Namazi ne xhamine time eshte me i mire sesa 1000 namaze ne xhamite tjera,perveq Qabese. Transmeton Ibni Maxhe
[21] Kitabetul Hadithi Bi Aklamis Sahabeti,Dr: Saxhidu Rrahman Es Siddiki,f:45- 46
[22] Shif:Sherhul Akideti el vasitijjeti, Muhammed Bin Salih el Uthejmin,Botimi i pare,2002,Mektebetu s safa,Kajro,Egjipt, f:52-53
[23] Buhariu nr:3659,Muslimi nr:2386
[24] El Kabesat Es Sennije Min Sherhi Akideti Et Tahavijjeti, Dr/Salah Abdel Fettah El Halidi,Botimi i pare,2000,Darul Kalem,Dimeshk, Siri,f:346