Fqinjësi e mire nuk është të heqësh dorë nga zullumi por të përballosh atë. (Aliu, Allahu qofte i kënaqur me të)
Shokun të cilin e blen me dhurata shumë shpejt do ta blejnë të tjerët.
Shkaku përse ti je person që shkakton monotonie është se ti flet çdo gjë. (Volteri)
Ziliqarët e shumtë ndaj teje janë dëshmi e suksesit tënd. (Pitagora)
Ne e zgjasim bisedën atëherë kur nuk kemi çka të flasim. (Andre Chenier)
Mendimi yt për veten tënde është më i rëndësishëm se i tjerëve për ty. (Seneca)
Nëna shpreson për vajzën e saj të gjejë një burrë më të mirë se babanë e saj kurse për djalin beson se nuk do të gjejë dot grua sikur nëna e tij.
Të folurit tënd gjithnjë për veten fakton pasigurinë që ke për vete.
Duhet të kemi varre të hapura për të varrosur gabimet e shokëve.
Të gjithë jemi sikurse hëna; kemi një pjesë të errët.
Ai që përballon të metat e mia e konsideroj për zotëri timin edhe nëse e kam shërbëtor. (Gotaat)
Shkaku më potencial për të larguar të keqen e keqbërësit ndaj teje është ta harrosh atë. (Solon)
Njerëzit shumë më me disponim e besojnë atë që është e përbuzur tek njeriu se sa ajo që është për tu lavdëruar.
Pika më kulmore e edukatës është turpërimi i njeriut nga vetvetja e tij. (Platoni)
Turpi i femrës është me tërheqës dhe joshës se bukuria e saj. (urtësi japoneze)
Asgjë ne këtë nënqiell nuk mund ta ngrit pozitën e femrës sikur nderi. (Edsoni)
Ai që të flet ëmbël (lajkatari) të ushqen me lugë të zbrazur.
Nëse polemizon, atëherë mos u hidhëro ngase hidhërimi të shmang nga argumenti dhe të bën të shfaqesh armiqësinë.
Mos e rëndo veten me brengat e së nesërmes ngase ndodhë e nesërmja të mos vijë e kështu të mos i gëzohesh as gëzimit të së sotmes.
Shtëpitë e lumtura nuk kane zë. (urtësi kineze)
Ai që flet për veten atë që do, të tjerët do flasin për të atë që urren.
Sekreti në zemrën e gruas është sikurse helmi, po nuk e nxori, do e mbyt atë. (Bernard Show)
Gruaja më kokëtrashe është ajo që beson se dashuria mund të shndërrohet në shoqëri të pastër.
Sa i ëmbël do të ishte gjumi sikur njeriu të mund të zgjidhte ëndrrat e tij.
Autoritet është të të duan njerëzit kur ta lëshosh postin sikur atë ditë që të deshën kur e more atë.
Njerëzit ndonjëherë nuk i urrejnë të tjerët për shkak të të metave por për shkak të tipareve.
Çfarëdo pozite shoqërore të ketë vajza, puna shtëpiake për të është e domosdoshme. (De Menthon)
Ata që nuk janë prezent gjithmonë janë fajtore. (urtësi franceze)
Ai që jep për ta parë njerëzit nuk ndihmon kurrë kur të jetë nata.
Vetëkënaqësia (mashtrimi njeriut me vetveten e tij) është dëshmi e mangësisë së tij.
Njeriu më i lumtur është ai që më së paku merret me njerëz.
Ai që bëhet shkak për lumturinë e një njeriu, veç ka arritur lumturinë për vete. (Volteri)
Puna që të lodhë është më e mirë se pushimi që të prish.
Sekreti i jetës nuk është të punosh atë që do por të duash atë që punon.
Ha e pi me të afërmit por pazar mos bë me ta.
Madhështia e një njeriu matet me gatishmërinë e tij për të falur ata që kanë shkelur të drejtën e tij.
Ai që shan njerëzit me atë që e ka (me të metën e tij), ai ua ka mësuar atyre të metat e tij.
Njeriu më së shumti lodhet kur vetëm qëndron në vendin e tij.
Tri gjera e shkatërrojnë personalitetin e gruas : dashuria për pasuri, egoja dhe dashuria per mbizotërim. Kurse tri të tjera e lartësojnë atë : sakrifica, përmbushja e premtimit dhe virtyti.
Dallimi ne mendime nuk do te duhej te shpinte në armiqësi, ndryshe, unë dhe gruaja ime do të ishim armiqtë më të mëdhenj kundër njeri tjetrit. (Gandi)
Kush flet shumë, bën mëkate shumë.
Nëse e thua të vërtetën atëherë pse betohesh. (Shekspiri)
Ai që flet shumë, ose di shumë ose gënjen shumë.
Gruaja më shumë do të vlerësohet për bukurinë e saj se për zgjuarsinë ngase e di se burri sheh më shumë me sy se që mendon me mendje. (urtësi franceze)
Shtëpia që nuk njeh mysafirë është varrezë për banorët e saj.
I mençuri duhet të zgjedhë rroba që njerëzit e rëndomtë nuk ia kanë zili për to por as që të zgjedhurit (esnafët) e përbuzin për shkak të tyre.
Modesti është të jesh kryelarte ndaj kryelartëve.
Mendjemadhësia dhe poshtërimi janë binjak të ngjitur njëri për tjetrit.
Burimi: http://islameiat.com/main/?c=49&a=4430
Përshtati në shqip: Sedat Islami