Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VESVESEJA – SËMUNDJA DHE SHËRIMI

Falënderimet i takojnë Allahut të Madhëruar kurse përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!
Vesvese-ja është hezitimi dhe luhatja në shpirt për diç pa mundësi qetësimi dhe vendosmërie .
A) Shkaqet e saj
1. Dituria e paktë. Ka thënë Imam Dhehebiu: Kujt i është sëmurë zemra me dyshime dhe vesvese le ta dijë se ato nuk largohen përveç se me mësim nga dijetarët, ndaj le të mësojë nga e vërteta atë që ia mundëson zhdukjen e tyre dhe le te mos thellohet shume”.
Dituria flakë çdo cytje që mund t’i vijë nga jashtë derisa injoranca prodhon dhe i kultivon ato.
2. Besimi i dobët, i cili është pasojë e shumë shkaqeve, si: veprat  e mira të pakta, mëkatet e shumta, etj. Djalli mbizotëron lehtë mbi mëkatarin kurse nuk ia arrin dot qëllimit me besimtarin e sinqertë.
3. Ankthi, parandjenja, dyshime, të cilat nuk sjellin ndonjë dobi, shkaktojnë vesvesen dhe depërtimin më të lehtë të djallit.
4. Neglizhenca ndaj përkujtimit të Allahut të Madhëruar. Dhikri largon djallin kurse anashkalimi i tij djallit ia mundëson depërtimin sa më të lehtë në zemër.
5. Mos shoqërimi me njerëz. Djalli e ka shumë lehtë me një njeri por me shumë pëson disfatë.
6. Ikja nga tradicionalizmi, qoftë me ekstremitet në shtim apo pakësim.
B) Imazhet e saj
1. Vonimi në banjë gjatë marrjes se abdesit apo pastrimit. Këto imazhe shfaqen më së shumti tek injorantët.
2. Përsëritja e namazit nga mendimi se është i pavlefshëm. Ia merr mendja se nuk e ka bërë tekbirin me Imamin kështu që e përsërit atë prapë. Ka thënë Ibni Tejmije: E vërteta, të cilën e mbështetë konsensusi i muslimanëve, është se kush kryen adhurimin ashtu siç është rudheruar dhe aq sa ka mundësi, ai nuk duhet ta përsëris atë. Allahu i Madhëruar ka thënë:
“فَاتَّقُوا اللَّهَ مَا اسْتَطَعْتُمْ
Andaj, sa të keni mundësi ruajuni prej dënimit të All-llahut…” .
Nuk është transmetuar kurrë se Pejgamberi, alejhi’s selam urdhëroi faljen e namazit dy herë por urdhëroi përsëritjen e namazit nëse nuk është kryer ashtu siç duhet kur, realisht, mundësitë ekzistojnë, siç i tha atij që falej me gabime:
“ارجع فصلي فإنّك لم تصلي
Kthehu dhe falu ngase ti nuk je falur”.
Apo edhe siç e kishte urdhëruar ta përsëris atë që kishte lënë safin dhe që qe falur vetëm në safin vijues. (Mexhmuu’l fetava, 21/633)
3. Përsëritja e shkronjës. Ibni Kudame dhe Ibnu’l Kajjimi kanë thënë: I prekuri nga vesveseja gjen vështirësi në shqiptim, kështu e sheh të thotë: Ekkkber, Etttttehijatu, Esssselamu, gjë kjo që ia prish namazin atij dhe atyre që falen pas tij nëse është Imam. (E vërteta është se namazi është i vlefshëm por me mëkate.)
4. Prezenca e dobësisë në Ummet, e sidomos tek rinia, e cila është shtyllë dhe bazament i saj. Përderisa djalli ka mbizotëruar mbi ta, ata janë të padobishëm.
C) Llojet e vesveseve
1. Vesveset në Akide. Djalli i bën trysni njeriut, siç qëndron në hadith, duke e pyetur: kush e krijoi këtë e atë derisa ta pyes atë kush e krijoi Allahun. Shërimi i kësaj është të largohesh nga dyshimet në atë që na ka mësuar Muhammedi, alejhi’s selam:
آمنت بالله ورسوله، الله أحد، الله الصمد، لم يلد ولم يولد ولم يكن له كفوا أحد
Kam besuar në Allahun dhe të dërguarin e Tij, Allahu është Një, tek Allahu mbështetet çdo krijesë, As s’ka lindur kë, as nuk është i lindur, dhe Atij askush nuk i është i barabartë.
Pastaj pështyn në të majtë duke kërkuar mbrojtje tek Allahu i Madhëruar nga djalli i mallkuar (duke thënë: Eudhu bil-lahi mine’sh shejtani’rr rraxhim).
Ai që vepron kështu me sinqeritet, vesveseja do t’i zhduket dhe djalli do t’i largohet ngase Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“فَإِنَّ ذَلِكَ يُذْهِبُ عَنْهُ
…Ngase kjo ia largon atë”.
2. Vesvesja në pastrim. Simptomat e vesveses më së shumti shfaqen tek pastrimi. Djalli përpiqet të mbizotërojë tek njerëzit, sidomos tek ata të paditurit me dispozitat e pastrimit fetar, kështu që e sheh njeriun të bëjë përpjekje të panevojshme për Nijjetin, që në fakt do të mjaftonte vetëm me përkujtim. Të tjerë sheh tek gjejnë vështirësi në shqiptimin e nijetit, gjë kjo e cilësuar si risi nga disa dijetarë…Ai e bën nijetin por dyshon se a e ka thënë apo jo, a është bërë nijeti siç duhet apo jo? Kjo, në të vërtetë, është edhe një lloj çmendurie ngase dituria e njeriut për vetveten është bindje e vërtetë andaj si dyshon njeriu në vetveten?!
3. Vesvesja në abdes. Kur të bëhet gati për abdes, shikon ujin dhe pyet veten: “Ky ujë siç duket qenka vetëm i pastër ndryshe pastrues nuk ka gjasa të jetë.” Shkak i kësaj është padituria fetare ngase parimi esencial për ujërat është pastërtia, siç thotë Allahu:
” وَأَنزَلْنَا مِنَ السَّمَاءِ مَاءً طَهُوراً
… Ne lëshuam prej qiellit ujë të pastër” .
Kështu, parimi bazë nuk lihet për shkak të një supozimi, dhe, nëse thellon edhe më shumë mendimin në pastërtinë e ujit, atëherë do të bjerë në mëkat.
4. Vesveset në pastërtinë e rrobave. Njeriun, që vuan nga kjo sëmundje, e sheh tek pastron rrobat e veta  të pastra disa herë në ditë për shkak të ndonjë dyshimi. Madje, ndodhe që të ndikohet aq shumë saqë vetëm po preku ndonjë mysliman, ai pastron rrobën, sikur ai nuk është  i pastër apo barte me vete papastërti. Nëse vetëm një pike e spërkat për rrobave, nuk mjafton me pastrimin e saj por të tërë rrobës, e po qëlloi duke marrë abdes, atëherë edhe namazi me xhemat i kalon.
5. Vesveseja në namaz dhe nijjet. Kur të shqiptojë nijjetin, e sheh tek përsërit: E fal këtë..këtë…vendosa ta fal këtë namaz…E ndërpret e pastaj e rifillon…Bën dhjetëra risi derisa ta marrë tekbirin fillestar…Pastaj ul kokën, kërruset dhe bërtet Allahu Ekber sikur t’iu bërtiste armiqve në luftë. Ka thënë Shejhu’l Islami: Edhe sikur ndonjëri prej tyre të jetonte sa Nuhu, alejhi’s selam kurrë nuk do të arrinte të gjejë mbështetje shkencore për atë që bën, përveç nëse shpif për Pejgamberin, alejhi’s selam. Sikur kjo te ishte e mirë, ata do të na e paraprinin, do të na udhëzonin në të…
D) Shërimi
1. Kërkimi i njohurive fetare, të cilat pengojnë njeriun nga veprat apokrife dhe të fabrikuara duke larguar edhe djallin me gjithë cytjet dhe mashtrimet e tij. Sikur i prekuri nga vesveset të kishte njohuri fetare, atëherë nuk do ishte pre e tyre kurrë.
2. Përforcimi i besimit, në radhë të parë me kryerjen e farzeve e pastaj edhe me adhurime fakultative (namaz, agjërim, zekat). Këto janë digë kundër djallit.
3. Vazhdimësia në të përmendurit e Allahut. Ka thënë Imami Ebu Bekr Ibnu’l Arabijj: “Allahu i Madhëruar ka mbizotëruar djallin ndaj njeriut për t’ia prishur namazin – lutjen me vesvese kurse shërim të kësaj e ka bërë dhikrin –të përmendurit e Tij…”
Dhikri është kala e pamposhtur, është digë penguese, është mbrojtës i pandarë, është armë shkatërruese kundër djallit. Ndër dhikret e veçuara janë ato në mëngjes e mbrëmje, para gjumit, hyrja-dalja nga vende të ndryshme, etj.
4. Dituria se vërtetë është ajo çka solli Pejgamberi, alejhi’s selam, fjale, vepër, apo çka do tjetër qoftë kurse rruga që ai trason, pra ajo e vesveseve, është rrugë e djallit.
5. Dituria se djalli kurrë nuk e këshillon njeriun edhe nëse ai e pretendon një gjë të tillë. Allahu rrëfen tregimin e tij me Ademin dhe Havvanë, alejhima’s selam:
” وَقَاسَمَهُمَا إِنِّي لَكُمَا لَمِنَ النَّاصِحِينَ(21) فَدَلاَّهُمَا بِغُرُورٍ
Dhe ju bëri be atyre (duke u thënë) se: Unë jam këshillues për ju. 22. Atëherë me mashtrim i zbriti (në nivel të palakmueshëm)…” .
6. Përpjekja për largimin e djallit, ndryshe, ai ngadhënjen mbi të. Ka thënë Shejhu’l islami: Besimtari duhet të jetë i paluhatshëm dhe të vazhdojë në vepra të mira –dhikr, namaz- ngase me këto kurthet e djallit zhduken.
” إِنَّ كَيْدَ الشَّيْطَانِ كَانَ ضَعِيفاً
… s’ka dyshim se intriga e djallit është e dobët” .
Sa herë që njeriu dëshiron të kthehet kah Allahu, atij i vjen djalli me vesvese të ndryshme. Ai është sikurse grabitësit e rrugëve; sa herë që njeriu niset kah Allahu, ai del dhe e pengon në rrugë. Mu për këtë, njeri nga selefi qe pyetur: “Çifutët dhe të krishterët thonë se nuk kemi vesvese”. Realitet, u përgjigj ai, por atë që ka bërë djalli me shtëpinë e shkatërruar (në një transmetim nga Ibni Abbasi me zemrën e shkatërruar, (e cila bën mëkate edhe më të mëdha se kjo) si e konsiderojne ata)-pyeti habitshëm ai?!”.
7. Kërkimi mbrojte nga Allahu, siç na mëson Allahu:
” وَإِمَّا يَنزَغَنَّكَ مِنَ الشَّيْطَانِ نَزْغٌ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ
E nëse ty të ngacmon ndonjë ngacmim prej djallit, ti kërko mbrojtje prej All-llahut…” .
Kur të kërkosh mbrojtje tek Allahu, ai shkatërrohet, bëhet si asgjë, kështu që ti kërko mbrojtje tek Allahu prej tij kur të këndosh Kur’an apo të kryesh lutje tjera.
Ka thënë Sa’diu: Istiadheja (thënia: Euhu bil-Lahi mines’h shejtani’rr rraxhim) është ndihmë prej Allahut të Madhëruar për largimin e djallit.
8. Lutja. Duaja është shkaku më i fuqishëm i largimit të vesveseve. Le ta dijë njeriu se Allahut i vjen keq t’ia kthejë lutjen bosh besimtarit kështu që iu ka premtuar përmbushje të lutjes atyre që lusin. Andaj, shpeshto duatë!
Përshëndetjet qofshin mbi zotërinë tonë, Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!
 
Autor: Abdullah b. Selman el-Utejjik
Përshtati në shqip: Sedat Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013