Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PREJ KUR DATON ISLAMI?

Para Muhammedit, alejhi’s selam, a ka pasur fe që është quajtur Islam?
 
Shpeshherë diskutohet mbi atë se Islami a është feja me e re apo me e vjetra? Ata qe tentojnë ta cilësojnë si fenë më të re, me këtë kanë për qëllim zhvleftësimin e Islamit, se kinse fete çifute dhe e krishtere kanë ekzistuar me parë e kjo është feja e fundit. Ndërsa të tjerët, që Islamin e shohin si fenë e parë dhe të fundit, zakonisht japin shpjegime të përgjithësuara. Ky artikull, ndonëse i shkurtër, tenton të ofroj përgjigje të thukët dhe të qartë.
 
Islami, kur të emërtohet ai mund të ketë:
 
Kuptim të përgjithshëm, dhe
Kuptim të veçantë
Islami me kuptim të përgjithshëm nënkupton nënshtrimin vetëm ndaj Allahut të Madhëruar, gjë që përfshin adhurimin dhe respektin ekskluziv vetëm për Të. Kështu, kushdo që beson në Allahun e Madhëruar, e njëjëson Atë dhe e adhuron sipas legjislaturës të paabroguar (të paanuluar), ai është musliman.  Shejhu-l-Islami, Ibni Tejmije, në librin Tedmirijje, f.168-170, ka thënë: “E kjo fe është feja islame, përveç së cilës Allahu nuk pranon fe tjetër, nga askush (as nga të parët dhe as nga të fundit), ngase që të gjithë profetët janë në fenë islame. Allahu i Madhëruar duke folur për Nuhun, alejhi’s selam ka thënë:
 
“وَاتْلُ عَلَيْهِمْ نَبَأَ نُوحٍ إِذْ قَالَ لِقَوْمِهِ يَا قَوْمِ إِنْ كَانَ كَبُرَ عَلَيْكُمْ مَقَامِي وَتَذْكِيرِي بِآياتِ اللَّهِ فَعَلَى اللَّهِ تَوَكَّلْتُ فَأَجْمِعُوا أَمْرَكُمْ وَشُرَكَاءَكُمْ ثُمَّ لا يَكُنْ أَمْرُكُمْ عَلَيْكُمْ غُمَّةً ثُمَّ اقْضُوا إِلَيَّ وَلا تُنْظِرُونِ* فَإِنْ تَوَلَّيْتُمْ فَمَا سَأَلْتُكُمْ مِنْ أَجْرٍ إِنْ أَجْرِيَ إِلا عَلَى اللَّهِ وَأُمِرْتُ أَنْ أَكُونَ مِنَ الْمُسْلِمِينَ
 
Lexoju atyre ngjarjen e Nuhut, kur popullit të vet i tha: “O populli im, nëse u vjen rëndë qëndrimi im në mesin tuaj, përkujtimet e mia me ajetet e All-llahut, e unë iu kam mbështetur vetëm All-llahut, ju vendosni për qëllimin tuaj, thirrni në ndihmë edhe zotat tuaj, e mos e mbani fshehtë, dhe zbatoni atë kundër meje e mos pritni”. 72. E nëse prapësoheni (nga mësimet e mia), unë nuk u kërkoj ndonjë shpërblim, se shpërblimi im është vetëm prej All-llahut. Unë jam i urdhëruar të jem njëri prej muslimanëve.” Kur’ani, Junus, 71-72.
 
Në lidhje me Ibrahimin, alejhi’s selam thotë:
 
“وَمَنْ يَرْغَبُ عَنْ مِلَّةِ إِبْرَاهِيمَ إِلا مَنْ سَفِهَ نَفْسَهُ وَلَقَدِ اصْطَفَيْنَاهُ فِي الدُّنْيَا وَإِنَّهُ فِي الْآخِرَةِ لَمِنَ الصَّالِحِينَ * إِذْ قَالَ لَهُ رَبُّهُ أَسْلِمْ قَالَ أَسْلَمْتُ لِرَبِّ الْعَالَمِينَ * وَوَصَّى بِهَا إِبْرَاهِيمُ بَنِيهِ وَيَعْقُوبُ يَا بَنِيَّ إِنَّ اللَّهَ اصْطَفَى لَكُمُ الدِّينَ فَلا تَمُوتُنَّ إِلا وَأَنْتُمْ مُسْلِمُونَ
 
E kush largohet prej fesë së Ibrahimit përveç atij që e poshtëron vetveten. Ne atë e bëmë të zgjedhur në këtë botë, kurse në botën tjetër ai është njëri prej të lartëve. 131. Kur Zoti i vet atij i tha: “Dorëzohu”! Ai tha: “Iu kam dorëzuar Zotit të gjithësisë”! 132. E Ibrahimi i porositi bijtë e tij me këtë (fe), e edhe Jakubi. (u thanë) “O bijtë e mi, All-llahu ua zgjodhi fenë (islame) juve, pra mos vdisni ndryshe, por vetëm duke qenë muslimanë!” Kur’ani, el-Bekare, 130-132.
 
Përkitazi me Musanë, alejhi’s selam ka thënë:
 
“وَقَالَ مُوسَى يَا قَوْمِ إِنْ كُنْتُمْ آمَنْتُمْ بِاللَّهِ فَعَلَيْهِ تَوَكَّلُوا إِنْ كُنْتُمْ مُسْلِمِينَ
 
Musai tha: “O populli im, nëse i keni besuar All-llahut, vetëm atij mbështetuni, nëse jeni të dorëzuar (vendimit të Tij)!” Kur’ani, Junus, 84.
 
Për Isanë dhe apostujt e tij ka thënë:
 
“وَإِذْ أَوْحَيْتُ إِلَى الْحَوَارِيِّينَ أَنْ آمِنُوا بِي وَبِرَسُولِي قَالُوا آمَنَّا وَاشْهَدْ بِأَنَّنَا مُسْلِمُونَ
 
Dhe kur i frymëzova Havarijjunët (i urdhërova): “Të më besoni Mua dhe të dërguarin Tim!” E ata thanë: “Ne besuam, e ti dëshmo se ne jemi muslimanë.” Kur’ani, el-Maide, 111.
 
Për profetët e mëhershëm ka thënë:
 
“يَحْكُمُ بِهَا النَّبِيُّونَ الَّذِينَ أَسْلَمُوا لِلَّذِينَ هَادُوا
 
…Sipas tij gjykuan ndaj atyre që ishin jehudi, pejgamberët që ishin të bindur (musliman)…” Kur’ani, el-Maide, 44.
 
Belkiza citohet të ketë thënë:
 
“رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي وَأَسْلَمْتُ مَعَ سُلَيْمَانَ لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ
 
Zoti im, unë i kam bërë krim vetes e tash i dorëzohem (pranoj besimin) së bashku me Sulejmanin All-llahut, Zotit të gjithësisë.” Kur’ani, en-Neml, 44.
 
Kjo është feja islame që tjetër nuk pranohet nga Allahu i Madhëruar. E kjo nuk arrihet ndryshe vetëm se duke respektuar dhe nënshtruar urdhëresave në çdo kohë. Nëse në fillim qe urdhëruar të drejtohet në namaz kah Kudsi, e më pastaj u urdhërua të drejtohej kah Qabeja, që të dy këto urdhra janë në kuadër të fesë islame (por që i pari është abroguar); fe është respekt dhe adhurim në të dy veprimet (kthimin kah Kudsi dhe Qabeja) por ajo që dallon është forma e veprimit, e që në këtë rast është kthimi i falësit dhe drejtimi i tij. Kështu, edhe profetët kanë një fe të vetme edhe nëse ligjet i kanë të ndryshme.
 
Me këtë kuptim të përgjithshëm mund të thuhet se ka pasur fe para Muhammedit, alejhi’s selam që është quajtur Islam. Që tëgjithë profetët dhe pejgamberet, alejhimu-s-selam, kanë qenë muslimanë dhe se ithtarët e tyre kanë qenë në fe të drejtë, por kjo gjithsesi para shtrembërimit apo anulimit të tyre. Para ardhjes së Muhammedit, alejhi’s selam kishte ende disa të krishterë që kishin ruajtur formën origjinale të fesë së Isait, alejhi’s selam. Dëshmi për këtë është hadithi të cilin Imam Muslimi e transmeton në Sahihun e tij nga Ijad Ibn Himar el-Muxhashiijj se Pejgamberi, alejhi’s selam një ditë, në një hutbe (ligjërim) tha:
 
“وَإِنَّ اللَّهَ نَظَرَ إِلَى أَهْلِ الأَرْضِ فَمَقَتَهُمْ عَرَبَهُمْ وَعَجَمَهُمْ إِلا بَقَايَا مِنْ أَهْلِ الْكِتَابِ ، وَقَالَ : إِنَّمَا بَعَثْتُكَ لأَبْتَلِيَكَ وَأَبْتَلِيَ بِكَ
 
Dhe, vërtetë, Allahu shikoi në banorët e tokës, arabë e joarabë, dhe i urreu që të gjithë, me përjashtim të disa ithtarëve të librit (të cilët qenë ende në të vërtetën), dhe tha: Vërtetë, Unë të kam dërguar që të të sprovoj dhe të sprovoj me ty (të tjerët)…”
 
Imam Neveviu në koment të hadithit, respektivisht të pjesës “me përjashtim të disa Ithtarëve të Librit” ka thënë: Qëllimi me ta është ithtarët që ende kanë mbajtur fe pa (shtrembërime dhe) ndërrime dhe ndryshime.
 
Ndërsa sa i përket Islamit, me kuptim të veçantë, nuk mund të thuhet se ka patur fe që para Muhammedit, alejhi’s elam është quajtur fe islame. Ibni Tejmije në Tedmirijje, f. 173-174, ka thënë: Njerëzit kanë polemizuar se ummetet e mëhershme të Musasë dhe Isasë, alejhimu-s-selam janë apo jo muslimanë? Ky mospajtim është vetëm tekstual – shprehimor ngase Islami me kuptim të veçantë me të cilin u dërgua Muhammedi, alejhi’s selam, e që përmban legjislacionin kur’anor, nënkupton vetëm Ummetin e Muhammedit, alejhi’s selam.
 
Burimi: http://www.islamhouse.com/p/169248
 
Përshtati ne shqip: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013