Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
NËSE NUK TURPËROHESH, BË ç’TË DUASH!

Ebu Mes’udi transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: “Vërtet, prej fjalëve te pejgamberllekut te pare, te cilat njerëzit kane arritur t’i përcjellin janë edhe: Nëse nuk turpërohesh bë ç’të duash!”. (Buhariu)
 
Komenti
 
Turpi është stoli e shpirtit njerëzor, është kurore e moralit, është argument i qarte për nderin dhe pastërtinë shpirtërore te njeriut. Nëse turpi është moral i ndershëm, me te cilin mburren besimtaret, ai është poashtu edhe pjese apo dege e besimit, te cilët shpijnë njeriun ne Xhennet. Thotë Pejgamberi, Alejhi selam,: “Turpi është prej besimit ndërsa besimi është ne Xhennet”. (Tirmidhiu dhe Ahmedi)
 
E vërteta është se turpi është dege e devotshmërisë, sepse ajo obligon njeriun qe ta bej te mirën dhe e ruan nga e keqja.
 
Motiv apo stimulues i këtij turpi është te ndierit se Allahu, subhanehu ve teala, na vëzhgon përherë, pastaj njerëzit na shikojnë se çfarë bëjmë, dhe kjo ndikon qe njeriu te urrej te bej vepra, te cilat nuk i pëlqen Krijuesi i tij, duke u bere i forte njëkohësisht edhe para sfidave (mëkateve, veprave te këqija) dhe obligimeve. Mu për këtë, turpi ka ardhur paralel në më shume se një tekst fetar (argument) fetar, duke sqaruar qarte madhështinë dhe rëndësinë e këtij morali te çmuar.
 
Pejgamberi, Alejhi selam, njihej me këtë virtyt te larte, saqë ka thënë për të Ebu Seid El Hudriu: “Pejgamberi, Alejhi selam, ishte me i turpshëm se sa virgjëresha ne dhomën e saj (te nusërisë)”.
 
Pokështu kane qene edhe pejgamberet tjerë dhe nisur nga ky fakt, nuk ka asgjë për tu çuditur qe turpi te jete porosi e te gjithë pejgambereve dhe thënie e pejgamberllekut te pare, te cilën çdo pejgamber ia kumton popullit te vet.
 
Turpi ka forma te ndryshme, si: turp krimi, qe d.t.th: turpi për te mos bere krim, mëkat, pa marre parasysh se sa i vogël është. Kjo duhet bere nga pikënisja qe nuk duhet vepruar diç ne kundërshtim me urdhrin e te dashurit, Allahut, dhe mu për këtë, arsyet e pejgambereve ne Ditën e Kiametit për te mos shkuar tek Allahu, subhanehu ve teala, për te bere shefat, ndërmjetësim, për lirimin e krijesave apo fillimin e llogarisë, do te jene te kësaj natyre, sepse ata do te përkujtojnë disa gabime te vogla, të cilat u janë falur, qe i kane bere dhe kjo do t’i pengoje qe te kërkojnë shefat.
 
Imam Ahmedi, Allahu e mëshiroftë, shume shpesh recitonte këto vargje poetike:
 
Posa te me thotë Zoti im,
 
a nuk turpëroheje të më beje mëkat,
 
Dhe ta fshehësh mëkatin nga krijesat,
 
ndërsa mua me mëkat me vjen
 
çfarë do t’i them Atij,
 
më qorton dhe me largon
 
Ekziston edhe lloj tjetër i turpit, i cili tek njeriu është rezultat i njohurive te madhështisë se Allahut, subhanehu ve teala dhe cilësive te përkryera te Tij. Ky lloj turpi është motiv për ta patur ne hatër Allahun, subhanehu ve teala, çdoherë sepse moto e këtij turpi është:  Mos shiko ne vogëlsinë  e mëkatit, por shiko ne Madhështinë e Atij qe i bën mëkat (Allahut, subhanehu ve teala)”.
 
Po ta shtonim edhe një lloj tjetër te turpit, nuk do te ishte gabim. Ai lloj turpi është turpi i grave, i cili është natyrshmëri tek gratë, te cilat i zbukuron dhe ngrit namin e tyre. Dëgjo për nënën e besimtareve, Aishen, e cila thotë: “Hyja ne shtëpinë, ne te cilën u varros Pejgamberi, Alejhi selam, dhe babai im (Ebu Bekri) duke e hedhur një rrobe dhe thosha: Këta nuk janë tjetër përveçse burri dhe babai im”, ndërsa kur u varros edhe Omeri me ata, Pasha Allahun, me nuk kam hyre përveçse me rroba te shtrënguara; (këtë) si turp prej Omerit”. (Ahmedi)
 
Kur turpi te përsoset ne zemrën e njeriut, ai te do ndieje turp prej Allahut, subhanehu ve teala dhe pastaj prej njerëzve, madje jo vetëm kaq, por turpi i tij do ta bej te ndihet i tille edhe para melaikeve te ndershëm, dhe mu për këtë, ne hadith qëndron: “Kush han qepe, hudhër dhe pras, le te mos i afrohet xhamisë sonë; sepse melaiket lëndohen (gërditën) nga ajo qe lëndohet (gërditët) njeriu”. (Muslimi)…
 
Shkaku se perse ummeti ynë është duke përjetuar këtë nënçmim dhe fyerje, këtë dobësi dhe shkelje, qëndron pikërisht këtu, sepse ne nuk jemi turpëruar prej Allahut, subhanehu ve teala ashtu siç duhet dhe ja na ka gjetur kjo qe na ka gjetur, dhe po te ishim ne shkalle morali te duhur, do ta udhëheqim boten ne çdo gjë. Turpi nuk d.t.th vetëm skuqje e fytyrës dhe ulje e kokës, jo, turpi është sjellje e mire, trajtim i ndërsjellë i njerëzve, sinqeritet i plote ne te drejtat e Allahut, subhanehu ve teala dhe njerëzve.
 
Braktisja e urdhërimit për te mire dhe ndalimit nga e keqja me pretekst se i vie turp ta beje këtë, është keqkuptim i turpit, sepse turpi nuk te sjell vetëm se te mira dhe se Pejgamberi, Alejhi selam, edhe pse ndihej shume i turpshëm, megjithatë kur e shihte te keqen skuqej ne fytyre dhe asgjë nuk e ndalonte ta pengoj atë dhe ta sqaroj te vërtetën; sa shume hidhërohej kur ndalesat e Allahut, subhanehu ve teala merreshin nëpërkëmbë, dhe megjithatë, askush nuk mund te thoshte se nuk ishte i turpshëm.
 
Kjo ishte një sheti e shkurtër me moralin e turpit; mësuam shkurtimisht disa virtyte dhe parime te tij, disa forma dhe aspekte te tij, dhe neve parimisht, nuk na mbetet tjetër veç se ta vëmë ne praktike këtë virtyt dhe ta kemi si moto derisa ta takojmë Allahun, subhanehu ve teala,!
 
 
 
Marrë nga: http://www.islamweb.net
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013