I. SYNIMET E PËRGJITHSHME
Udhëzimi i njerëzve në rrugë të drejtë, në fenë e vërtetë, në dritë, në monoteizëm, në drejtësi, në mëshirë dhe humanizëm. Argumente që vërtetojnë këtë ka shumë. Allahu në Kur’an thotë:
“ولتكن منكم أمة يدعون إلى الخير
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme…” Ali Imran, 104.
“وإنك لتدعوهم إلى صراط مستقيم
Ç’është e vërteta, ti i fton ata në rrugë të drejtë.” El-Mu’minune, 73.
“وإنك لتهدي إلى صراط مستقيم* صراط الله الذي له ما في السموات وما في الأرض إلا إلى الله تصير الأمور
… Në të vërtetë, edhe ti udhëzon për në rrugën e drejtë. 53. Në rrugën e All-llahut, të cilit i takon çka ka në qiej dhe çka ka në tokë, e ta dini se të gjitha çështjet janë me vullnetin e All-llahut.” Shura, 52-53.
“ادع إلى ربك
…e ti thirri te Zoti yt…” el-Haxh, 67.
“قل إنما أمرت أن أعبد الله ولا أشرك به إليه أدعو
…Thuaj: “Unë jam urdhëruar që ta adhuroj vetëm All-llahun, e mos t’i bëj shok Atij…” Rra’d, 36.
“المر* كتاب أنزلناه إليك لتخرج الناس من الظلمات إلى النور بإذن ربهم إلى صراط العزيز الحميد
Elif, Lam, Ra. (ky është) Libër; Ne ta shpallëm ty që me urdhrin e Zotit t’i nxjerrësh njerëzit prej errësirave në dritë; (t’i nxjerrësh prej errësirës) në rrugë të Fuqiplotit, të Falënderuarit.” Ibrahim, 1.
Ummeti islam është ummeti më i mirë i ardhur për këtë qëllim, pikërisht siç thotë Allahu:
“كنتم خير أمة أخرجت للناس تأمرون بالمعروف وتنهون عن المنكر وتؤمنون بالله
Ju jeni populli më i dobishëm, i ardhur për të mirën e njerëzve, të urdhëroni për mirë, të ndaloni nga veprat e këqija dhe të besoni në All-llahun…” Ali Imran, 110.
Ndërsa xhihadi me fjalë, pasuri dhe shpatë nuk është ligjësuar për tjetër vetëm se për realizimin e këtij qëllimi. Rebi’ Ibni Amiri e përmblodhi çështjen e xhihadit si barrë e ngarkuar ummetit islam, në bashkëbisedimin që zhvilloi me Rustemin, komandantin persian. Kur Rustemi e pyeti: Përse erdhët? (Çfarë dëshironi?) Rebiu ia ktheu:
إن الله ابتعثنا لنخرج من شاء من عبادة العباد إلى عبادة رب العباد، ومن ضيق الدنيا إلى سعتها، ومن جور الأديان إلى عدل الإسلام
Vërtetë, Allahu na dërgoi që ta nxjerrim kë të dojë Ai nga adhurimi i njerëzve në adhurimin e Zotit të njerëzve, nga ngushtësia e kësaj dynjaje në gjerësinë e saj dhe nga padrejtësia e feve në drejtësinë islame.”[1]
Ndërsa qëllimi dhe synimi kryesor dhe më i rëndësishëm i Thirrjes (Daves) tonë është nxjerrja e njerëzve nga errësira në dritë dhe udhëzimi i tyre në rrugën e cila i shpëton nga zjarri i Xhehennemit. Synojmë që të largojmë njerëzit nga ferri i jobesimit në parajsën e besimit, nga errësira e kufrit në nurin e udhëzimit, nga errësira e injorancës në dritën e dijes, nga bota e mëkateve në botën e respektimit. Këto janë qëllimet e Thirrjes tonë, siç thotë Allahu:
“الله ولي الذين آمنوا يخرجهم من الظلمات إلى النور
All-llahu është mbikëqyrës i atyre që besuan, i nxjerr ata prej errësirave në dritë…” El-Bekare, 257.
Profetët, alejhimu’s selam, u dërguan që t’i nxjerrin njerëzit nga errësira në dritë, punë të cilën pas tyre e kryejnë thirrësit në të vërtetën.
II. SYNIMET NË DETAJE
1. Krijimi i një ummeti që thërret në rrugën e Zotit dhe lufton në të
Qëllim parësor i Thirrjes Islame është që të nxjerr një ummet të sinqertë, që do ta adhuronin Allahun po kështu sinqerisht. Allahu thotë:
“هو الذي بعث في الأميين رسولاً منهم يتلو عليهم آياته، ويزكيهم، ويعلمهم الكتاب والحكمة، وإن كانوا من قبل لفي ضلال مبين
Ai është që arabëve të pashkolluar u dërgoi Pejgamberin nga mesi i tyre që t’ua lexojë ajetet e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë librin dhe sheriatin, edhe pse më parë ata ishin në një humbje të dukshme.” El- Xhumuah, 2.
“لقد من الله على المؤمنين إذ بعث فيهم رسولاً من أنفسهم يتلو عليهم آياته ويزكيهم ويعلمهم الكتاب والحكمة وإن كانوا من قبل لفي ضلال مبين
Është e vërtetë se All-llahu u dha dhuratë të madhe besimtarëve, kur ndër ta nga mesi i tyre dërgoi të dërguar që atyre t’u lexojë shpalljen e Tij, t’i pastrojë ata, t’ua mësojë Kur’anin dhe sheriatin, edhe pse, më parë ata ishin krejtësisht të humbur.” Ali Imran, 164.
“هو الذي أرسل رسوله بالهدى ودين الحق ليظهره على الدين كله وكفى بالله شهيداً
Ai është që e dërgoi të dërguarin e Vet me udhëzim të plotë dhe me fenë e vërtetë, që të triumfojë mbi çdo fé, e mjafton All-llahu dëshmitar.” El-Fet’h, 28.
Ndërsa ummet i sinqertë nuk nënkupton patjetër që të jenë bashkësi popujsh të sinqerta por njerëz të sinqerte nga bashkësi popujsh.
2. Formimi i një besimtari te devotshëm
Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:
“لأن يهدي الله بك رجلاً واحداً خير لك من أن يكون لك حمر النعم
Që Allahu ta udhëzojë nëpërmjet teje një njeri të vetëm eshte më mirë për ty se të kesh pasuri të shumtë.” Transmetim unanim.
“يجيء النبي ومعه الرجلان ويجيء النبي ومعه الثلاثة، وأكثر من ذلك
(Në Ditën e Kiametit) Vjen profeti ndërsa me vete ka dy burra (që e kanë pasuar), vjen profeti ndërsa me të janë tre burra, vjen edhe me më shumë…”[2]
Kështu, udhëzimi qoftë edhe vetëm i një besimtari në rrugën e drejtë është realizim i një qëllimi të madh të Thirrjes Islame.
3. Argumentimi kundër ateistëve dhe mohuesve (jobesimtarëve)
Argument për këtë kemi ajetin kur’anor:
” إنا أوحينا إليك كما أوحينا إلى نوح والنبيين من بعده، وأوحينا إلى إبراهيم وإسماعيل وإسحق ويعقوب والأسباط وعيسى وأيوب ويونس وهارون وسليمان وآتينا داود زبوراً* ورسلاً قد قصصناهم عليك من قبل ورسلاً لم نقصصهم عليك وكلم الله موسى تكليماً* رسلاً مبشرين ومنذرين لئلا يكون للناس على الله حجة بعد الرسل وكان الله عزيزاً حكيماً
Ne të frymëzuam ty me shpallje sikurse e patëm frymëzuar Nuhun dhe pejgamberët pas tij; e patëm frymëzuar Ibrahimin, Ismajlin, Is’hakun, Jakubin dhe pasardhësit e tij, Isain, Ejubin, Junusin, Harunin, Sulejmanin, e Davudit i patëm dhënë Zeburin. 164. Dhe(dërguam) të dërguar më parë që të rrëfyem për ta, dhe të dërguar të tjerë për të cilët nuk të rrëfyem, e Musait i foli All-llahu me fjalë. 165. Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë.” En-Nisa, 163-165.
4. Ndalimi i çrregullimeve në tokë
Allahu ka thënë:
“فلولا كان من القـرون من قبلكم أولو بقية ينهون عن الفساد في الأرض إلا قليلاً ممن أنجينا منهم
E përse të mos ketë pasur nga breznitë që ishin para jush, të zotët e mendjes e të nderit që t’i ndalonin çrregullimin e kaosin në tokë, përveç një pakice, të cilët i shpëtuam…” Hud, 116.
Ndalimi nga çrregullimet në tokë nënkupton siguri për të gjithë nga ndëshkimi i Allahut i përshpejtuar për këtë botë, siç thotë Allahu:
“وما كنا مهلكي القرى إلا وأهلها ظالمون
…dhe Ne nuk shkatërruam vendbanime, pos vetëm kur banorët e tyre ishin zullumqarë.” Kasas, 59.
E çrregullim është çdo gjë që Allahu e ka ndaluar në tokë, siç thotë Allahu:
“إن الله يأمر بالعدل والإحسان وإيتاء ذي القربى، وينهى عن الفحشاء والمنكر والبغي يعظكم لعلكم تذكرون
All-llahu urdhëron drejtësi, bamirësi, ndihmë të afërmve, e ndalon nga imoraliteti, nga e neveritura dhe dhuna. Ju këshillon ashtu që të merrni mësim.” en-Nahl, 90.
Të gjithë profetët, pasi qe urdhëronin popujt e tyre për ta adhuruar vetëm Allahun, menjëherë iu bënin thirrje që të ndalonin nga haramet, nga çrregullimi dhe padrejtësitë. Nuhi, alejhi’s selam i ndaloi popullin e vet nga idhujtaria që është çrregullimi më i madh në tokë; Hudi, alejhi’s selam i ndaloi popullin nga padrejtësia dhe ekstravaganca në shpenzimin e pasurisë kot së koti (Kur’ani, esh-Shuara, 27-28.); Salihu, alejhi’s selam pasi që urdhëroi popullin e vet për monoteizëm, ai i ndaloi ata nga çrregullimi në tokë dhe pengimi i besimtarëve nga rruga e Allahut sikur që ua tërhoqi vërejtjen që të mos favorizojnë dynjanë ndaj Ahiretit (Kur’ani, el-A’rafë, 74; Kur’ani, esh-Shuara, 146-152.); Shuajbi, alejhi’s selam e ndaloi popullin e vet po kështu nga çrregullimet dhe trazirat në tokë (Kur’ani, el-Arafë, 85-86.)
Kështu, shkak i tërë asaj të keqeje që iu ndodhe njerëzve padyshim janë mëkatet, andaj mbetet prioritet i Thirrjes Islame që këtë shkak (mëkatet) ta eliminojë.
Shpallja dhe revelata e të Dërguarit të fundit, Muhammedit, alejhi’s selam ka ardhur me urdhër për çdo të mirë, ndalim nga çdo e keqe, largim nga çdo çrregullim në tokë, qoftë kjo edhe në raportet me ambientin (tokën dhe bimët). Allahu ka thënë:
“ومن الناس من يعجبك قوله في الحياة الدنيا ويشهد الله على ما في قلبه وهو ألد الخصام، وإذا تولى سعى في الأرض ليفسد فيها ويهلك الحرث والنسل والله لا يحب الفساد
Ka ndonjë nga njerëzit që fjala e tij të mahnit, por vetëm në këtë botë (meqë në botën tjetër gjykon Ai që i di të fshehtat), dhe për atë që ka në zemrën e tij, e paraqet All-llahun dëshmues, e në realitet ai është kundërshtari më i rreptë. 205. E posa të kthehet ai në tokë, vepron të bëjë shkatërrim në të, të asgjësojë të korrat (mbjelljet) dhe gjallesat. E All-llahu nuk e do çrregullimin (fesadin).” el-Bekare, 204-205.
5. Krijimi i një klime humaniteti dhe bamirësie në botë
Prej qëllimeve të Thirrjes Islame është që në rendin shoqëror të mbizotërojë e mira dhe veprat e mira. Allahu thotë:
“يا أيها الذين آمنوا اركعوا واسجدوا واعبدوا ربكم وافعلوا الخير لعلكم تفلحون
O ju që besuat, falni namazin me ruku e sexhde dhe vetëm Zotin tuaj adhurojeni. Bëni punë të mira (të dobishme), se do të gjeni shpëtim.” el-Haxh, 77.
“ولتكن منكم أمة يدعون إلى الخير
Nga ju le të jetë grup që thërret në atë që është e dobishme…” Ali Imran, 104.
‘E mirë’ është çdo gjë e dobishme; morali i mirë është e mirë, mbajtja e lidhjeve familjare është e mirë, mbjellja e bimëve të dobishme është e mirë, siç thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“إن قامت الساعة وفي يد أحدكم فسيلة فإن استطاع أن لا تقوم حتى يغرسها فليغرسها
Nëse ndodhë kataklizmi ndërsa ndonjëri prej jush ka një fidan në dorë, atëherë nëse ka mundësi ta mbjellë atë para se të ndodhë kataklizmi, la ta bëjë!”[3]
Padyshim se nga thirrja e Muhamedit, alejhi’s selam përfituan të gjithë, madje edhe ata që e mohuan, siç thotë Allahu:
“وما أرسلناك إلا رحمة للعالمين
E Ne të dërguam ty (Muhammed) vetëm si mëshirë për të gjitha krijesat.” El-Enbija, 107.
Prej parimeve islame që ndalojnë dhunën dhe padrejtësinë dhe aprovojnë drejtësinë, vlerat dhe mirësinë, përfituan popuj e njerëz, edhe nëse nuk kanë hyrë në Islam, siç është rasti me sistemet islame shoqërore, ekonomike, civile, etj. Islami hoqi dhunën dhe padrejtësinë ndaj grave, robërve, të dobëtëve, kështu që njerëzit përfituan nga këto ligje ndërsa nga legjislatura për robërit dhe luftërat përfituan edhe jobesimtarët.
Islami erdhi në kohën kur mbizotëronin injoranca dhe padrejtësia, kështu që ndryshoi rrjedhën historike të njerëzimit; flaku dallimet që ishin si shkaqet të luftërave, si: ngjyrën, gjuhën, vatanin, prejardhjen, dhe aprovoi të vërtetën se të gjithë njerëzit janë nga Ademit dhe se më i miri është më i devotshmi. Allahu ka thënë:
“يا أيها الناس إنا خلقناكم من ذكر وأنثى وجعلناكم شعوباً وقبائل لتعارفوا إن أكرمكم عند الله أتقاكم إن الله عليم خبير
O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s’ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë.” El-Huxhurat, 13.
Burimi: http://www.dawalh.com/vb/showthread.php?t=4681&page=1
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI, 2011
[1] El-Bidaje ve-n-Nihaje, 7/39.
[2] Transmetojnë Ahmedi dhe Ibni Maxheh ndërsa Albani në Sahihu-l-Xhamii, 8033, e ka cilësuar autentik
[3] Transmetojnë Ahmedi ne Musned, Buhariu në Edebu-l-Mufred ndërsa Albani në Sahihu-l-Xhamii, 1424, e ka cilësuar autentik.