Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
BRAKTISJA E ASAJ QË NUK TË INTERESON

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, Alejhi selam, ka thënë: “Prej (gjerave qe tregojnë shenjat e) Islamit te mire te njeriut është lenia e asaj, qe nuk te intereson”. (Tirmidhiu dhe te tjerët)
 
Koment
 
Pejgamberi, Alejhi selam, ne këtë hadith na ka udhëzuar për ne rrugën, e cila njeriun e shpie ne përsosjen e fesë se vet, ne Islam te mire, ne vepër te pranuar, duke sqaruar se ajo qe Islamit te njeriut ia shton bukurinë është braktisja e asaj qe nuk i intereson dhe nuk dobi prej saj, as ne dunja dhe as ne ahiret.
 
Ky hadith i drejtohet tere ummetit islam për te punuar atë, qe iu bën dobi dhe i afron tek Allahu, subhanehu ve teala, sepse kjo ishte metodologji e Pejgamberit, Alejhi selam, siç qëndron edhe ne hadithe tjera, p.sh: ne hadithin, te cilin e transmeton Imam Muslimi nga Ebu Hurejre: “Behu kureshtar për atë, qe te bën dobi!”.
 
Pejgamberi nxiti për shfrytëzimin e kohës me vepra te mira sepse kjo bote është are e ahiretit; çka te mbjellësh këtu, do ta korrësh atje, pastaj qëndrimi ne te është i shkurtër; është sikurse hije e ndonjë peme, qe ka gjasa te ike shume shpejt. Mu për këtë, njeri i mençur i cili Ahiretin e ka preokupim dhe Xhenneti interes (qellim), ai do t’i shfrytëzoj kohet e tij ne vepra te mira e jo ne gjera, prej te cilave nuk ka asnjë dobi. Sa bukur ka thënë poeti:
 
Nëse je i lire dhe i pushueshëm,
 
atëherë shfrytëzoji( ) dy rekate ne errësirën e natës
 
Ndërsa nëse ia ke mësyer te zhytesh ne te koten,
 
atëherë vend te saj beje tesbihun.
 
Preokupimi i njeriut, me gjerat, prej te cilave ka dobi, është ne te mire te tij, sepse nëse ai nuk e bën këtë, sigurisht se do te bej mëkate. Kush preokupohet me njerëzit, ai do ta harroj veten dhe ndoshta kjo ta shpie ne mëkat, ne thashetheme, derisa te preokupuarit me vetveten, njeriut ia ruan kohen, përshpejton te mirat e tij, ia ngrit famën dhe namin tek shoqëria si dhe ia shton vëllazërinë dhe ndihmën reciproke me njerëz.
 
Braktisja e synuar ne këtë hadith përfshin gjera te shumta, si: shikim te tepërt, sepse kjo te nxit për plaçka e dunjase dhe ta sëmurë zemrën. Thotë Shejhu Abdurrahman Es Sa’di ne koment te ajetit: ” Dhe mos ia ngul sytë bukurisë së kësaj jete me të cilën i bëmë të kënaqen disa prej tyre (mosbesimtarë), e për t’i sprovuar me të, sepse shpërbimi i Zotit tënd është më i mirë dhe është i përjetshëm”. (Taha, 131): “Mos ia lësho sytë duke u çuditur, mos e përsërit shikimin duke te pëlqyer dunjaja dhe te dëfryerit ne te me ushqime dhe pije te këndshme, rroba te shtrenjta dhe luksoze, shtëpi te stolisura, gra te zbukuruara, sepse te gjitha këto janë bukuri te jetës se dunjase, me te cilat dëfrehen zemrat e te mashtruarve, pëlqehen prej shikimeve te atyre, qe ia kane kthyer shpinën (fesë se Allahut), dëfrehen me to populli tiranë-zullumqare, pastaj tere këto gjera shkojnë, humbin, zhduken, duke mbytur te dashurin dhe ashikun e tyre, te cilët do te pendohen atje ku nuk iu vlen pendimi (Ahiret)”.
 
Prej gjerave, qe poashtu përfshin braktisja e cekur ne hadith është edhe te folurit e pa nevoje, te folurit e keq, sepse kjo shkakton plage te renda, ose është plage e gjuhës. Këtë argumenton edhe versioni tjetër i këtij hadithi baze te temës sonë, ku qëndron: “Vërtet prej Islamit te mire te njeriut është te folurit e pakte ne atë qe nuk i intereson”. (Ahmedi)
 
Allahu, subhanehu ve teala, ka lëvduar robërit e Tij besimtare duke thënë: “ata të cilët i shmangen të kotës (fjalë a punë)”. (Mu’minun, 3). Kush ruan gjuhen e tij nga te folurit e pa nevoje, shpëton nga te ligat e saj si dhe është ruajtur nga përgojimi dhe përgjimi i bisedave. Mu për këtë, feja ne shume raste nxit për heshtje, përveç ne rastet kur përmendët Allahu, subhanehu ve teala, është ne pyetje urdhërimi për te mire dhe ndalimi nga e keqja, siç thotë Allahu, subhanehu ve teala,: “Në shumë biseda të tyre të fshehta nuk ka kurrfarë dobie, përveç (bisedës) kush këshillon për lëmoshë, për ndonjë të mirë ose pajtim mes njerëzve..”. (Nisa, 114)
 
Duhet ditur se rregulli i vërtet për lënien e asaj, qe nuk te intereson është feja dhe jo epshi ose supozimi, sepse disa i braktisin disa gjera me pretekst se ato janë pune e tjerëve duke ia kthyer shpinën kështu këshillimit te njerëzve, ndihmimit te tyre dhe urdhrit te Allahu, subhanehu ve teala, për te urdhëruar për te mire dhe ndaluar nga e keqja. Te gjitha këto janë ne kundërshtim me fenë, janë larg udhëzimit te Pejgamberit, Alejhi selam, sepse ai, edhe pse braktiste tere atë, qe nuk i bënte dobi, megjithatë këshillonte e udhëzonte, urdhëronte për te mire dhe ndalonte nga e keqja, si dhe respektonte urdhrin e Allahut, subhanehu ve teala; pamarre parasysh se a ishte ne shtëpi apo udhëtim.
 
Si rezyme te domethënieve dhe kuptimit te këtij hadithi mund te themi se hadithi udhëzon ne ruajtjen e kohës nga humbja, fesë nga stagnimet, te cilat e pengojnë nga nxitimi për ne vepra te mira, nga furnizimi me vepra te hajrit, te cilat i ndihmojnë besimtarit ta pastroje shpirtin dhe te edukohet ne frymën e botëkuptimeve te realta te punës dhe zellit.
 
E lusim Allahun, subhanehu ve teala, te na ndihmoje për shfrytëzimin e kohëve si dhe te na shmange, largoj, nga kenaqesite e tepërta, sepse AI vërtet është BUJAR dhe Fisnik!!!
 
 
 
Marrë nga: http://www.islamweb.net
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013