Është dukat fetare që me rastin e faljes së namazit, pavarësisht se a e bëjmë këtë në xhami, faltore apo në çfarëdo vendi tjetër, të përkujdesemi për dukjen dhe veshjen tonë. Kjo për shkak se namazi është bashkëbisedim ndërmjet robit dhe Zotit, kështu që nuk ka sens të mos vishesh bukur.
Fatkeqësisht, nëse ndalesh dhe vëren falësit, do të shohësh se e kanë anashkaluar këtë edukatë dhe etikë me namazin:
Disa prej falësve falin namazin me rrobat e gjumit ndërsa po t’i thuhej se do të marrësh pjesë në një manifestim të caktuar, kurrë nuk do të pranonte të shkonte me rroba të tilla. Ka të tjerë që vijnë me rroba sportive. Edhe kjo është e papëlqyer. Apo, ka edhe të atillë që falen në ambiente sportive dorësa kanë rrobat e shkurtra, që fetarisht nuk lejohet namazi me to. Ndonjëherë, na rastis të shohim apo dëgjojmë për ata që falen edhe me rroba të notimit, gjë që nuk bën.
Ka punëtorë që vijnë në xhami ndërsa rrobat i kanë të zhytura. Ka të tjerë që vijnë ndërsa çorapet e tyre kundërmojnë.
Ka edhe shembuj të tjerë që flasin për neglizhimin e zbukurimit për namaz.
Të gjithë këtyre do t’iu drejtohesha: Sikur të merrnit një ftesë nga një person me pozitë të lartë, do të shkonit në këtë gjendje?
Atëherë, a nuk është Allahu më meritori që të zbukurohemi për të?!
Përshtati: Sedat Islami