Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
PËRMBYLLJA E RAMAZANIT ME LUTJE

(Hutbe)
Të nderuar vëllezër!
Është kriter fetar që veprat të llogariten, jo siç kanë filluar, por siç mbarojnë , ndërsa është edukatë që besimtari në mbarim të shfaqë modestinë, përuljen e besa edhe frikën nga mospranimi i mundshëm i tyre. Kështu i përshkruan Allahu i Madhëruar i Madhëruar besimtarët e sinqertë:
“وَالَّذِينَ يُؤْتُونَ مَا آتَوا وَّقُلُوبُهُمْ وَجِلَةٌ أَنَّهُمْ إِلَىٰ رَبِّهِمْ رَاجِعُونَ
Dhe, ata të cilët japin (sadaka-zeqatë) nga ajo që u është dhënë, pse dinë se do të kthehen te Zoti i tyre, andaj zemrat e tyre i kanë të frikësuara.“ (el-Mu’minune, 60)
Pra, besimtarët japin zekatin dhe kryejnë obligimet tjera, por, prapëseprapë, vuajnë nga frika e mospranimit eventual. Aliu [Allahu qoftë i kënaqur me të] thoshte: Interesohuni më shumë për pranimin e veprës sesa për kryerjen e saj, a nuk keni dëgjuar Allahun e Madhëruar të ketë thënë:
“إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّـهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
…All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (el-Maide, 27)
Feddale Ibn Ubejdi [Allahu qoftë i kënaqur me të] thoshte: Sikur ta dija se Allahu i Madhëruar ma ka pranuar një vepër, qoftë edhe sa madhësia e kokrrës së bizeles, kjo do të ishte më e dashur për mua se sa dynjaja dhe çdo gjë që është në të, ngase Allahu ka thënë:
“إِنَّمَا يَتَقَبَّلُ اللَّـهُ مِنَ الْمُتَّقِينَ
…All-llahu pranon vetëm prej të sinqertëve.” (el-Maide, 27)
Mu për këtë, ka qenë traditë e dijetarëve në të kaluarën që të porosisin xhematet për të përmbyllur Ramazanin me kërkim falje. Omer Ibn Abdul Azizi [Allahu qoftë i kënaqur me të] i kishte shkruar mëkëmbësve të tij me rastin e mbarimit të muajit të Ramazanit: Thoni ashtu siç ka thënë babai juaj Ademi [alejhiselam]:
“رَبَّنَا ظَلَمْنَا أَنفُسَنَا وَإِن لَّمْ تَغْفِرْ لَنَا وَتَرْحَمْنَا لَنَكُونَنَّ مِنَ الْخَاسِرِينَ
…Zoti ynë, ne i bëmë të padrejtë(i dëmtuam) vetvetes sonë, në qoftë se nuk na falë dhe nuk na mëshiron, ne me siguri do të jemi prej të shkatërruarve!” (el-A’rafë, 23)
Thoni siç ka thënë Nuhu [alejhiselam]:
“وَإِلَّا تَغْفِرْ لِي وَتَرْحَمْنِي أَكُن مِّنَ الْخَاسِرِينَ
…e në qoftë se nuk më fal mua dhe nuk më mëshiron Ti, do të jem i humbur!” (Hud, 47)
Thoni siç ka thënë Ibrahimi [alejhiselam]:
“وَالَّذِي أَطْمَعُ أَن يَغْفِرَ لِي خَطِيئَتِي يَوْمَ الدِّينِ
Ai tek i cili kam shpresë se do t’i m’i falë mëkatet e mia në ditën e gjykimit.” (esh-Shuara, 82)
Thoni siç ka thënë Musa [alejhiselam]:
“قَالَ رَبِّ إِنِّي ظَلَمْتُ نَفْسِي فَاغْفِرْ لِي
Ai tha: “Zoti im, unë e ngarkova veten e Ti më fal mua!…” (el-Kasas, 16)
Thoni siç ka thënë Dhennuni – Junusi [alejhiselam]:
“لَّا إِلَـٰهَ إِلَّا أَنتَ سُبْحَانَكَ إِنِّي كُنتُ مِنَ الظَّالِمِينَ
…Nuk ka Zot pos Teje. Ti je i pastër, nuk ke të meta. Unë i bëra padrejt vetes!“ (el-Enbija, 87)
Ndoshta këtu qëndron edhe sekreti pse Muhammedi, [alejhis salatu ves selam] porositi Aishen [Allahu qoftë i kënaqur me të] që në lutjen e Natës së Kadrit, natës më të madhe të vitit, të veçonte fjalë me përmbajtje të kërkim faljes:
“اللَّهُمَّ إِنَّكَ عَفُوٌّ تُحِبُّ الْعَفْوَ فَاعْفُ عَنِّي
O Zoti im! Vërtetë, Ti je Falës dhe e do faljen andaj më fal mua!” (Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Albani ka thënë se hadithi është autentik.)
Të nderuar vëllezër!
Sot, në këtë xhuma të fundit të Ramazanit, fjalët me të cilat do të doja ta bëjmë përmbylljen e këtij muaji të madhërishëm, kanë të bëjnë me një ajet që shtjellon këtë tematikë që po e rrahim ne. Fjala është për ajetin:
“وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (el-Bekare, 186)
Pra, kemi të bëjmë me një ajet që na thërret për ta lutur Allahun por me një stil aq madhështor që vetëm Kur’ani mund ta ketë atë. Dijetarë, linguistë, filologë dhe të tjerë , kanë përmendur shpjegime shumë domethënëse dhe tejet brilante për këtë ajet, e të cilat ne, me lejen e Allahut të Madhëruar, do t’i përmendim këtu:
1.
Është ajeti i vetëm në të cilin bëhet një thyerje e rregullit të zakontë kur’anor, ku pyetjet parashtrohen nga njerëzit tek profeti [alejhis salatu ves selam]. Jo rrallë në Kur’an gjejmë: ‘Jeseluneke’ (يسألونك) – të pyesin ty (o Muhammed), si:
“يَسْأَلُونَكَ عَنِ الشَّهْرِ الْحَرَامِ قِتَالٍ فِيهِ قُلْ
Të pyesin për luftën në muajin e shenjtë, thuaj…” (el-Bekare, 217)
Kështu parashtrohen pyetjet në shumë ajete, për dallim nga ky ajet kur’anor, në të cilin, Allahu i Madhëruar, ua paraprin besimtarëve me pyetjet ende pa e pyetur at. Sikur është një pyetje hipotetike, ngase Allahu i Madhëruar është Ai që ka bërë pyetjen dhe që, ende para se të pyetet, si dashuri për duanë dhe shpejtësinë e përgjigjes së saj, nxiton me përgjigje. E shihni ç’mëshirë madhështore ka Allahu!
2.
Po të shikohej në ajetin:
“وَيَسْأَلُونَكَ عَنِ الْجِبَالِ فَقُلْ يَنسِفُهَا رَبِّي نَسْفًا
Ty të pyesin edhe për kodrat, thuaj: “Zoti im mund t’i bëjë thërrmija të shpërndara.” (Taha, 105)
..atëherë teksti i ajetit do të duhej të ishte:
“وإذا سألك عبادي عني فقل ربي قريب يجيب دعوة الداع
E kur të pyesin robërit e Mi për Mua, atëherë ti thuaju se Zoti im është afër, i përgjigjet lutjes së lutësit…”, por jo, Allahu i Madhëruar ka marrë përsipër Vet përgjigjen andaj edhe ka thënë (ky është ajet në origjinal):
“وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
E kur robërit e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua.” (el-Bekare, 186)
Filloi Allahu i Madhëruar me përgjigjen se është ‘afër’ për të treguar, së pari, se nuk ka nevojë për ndërmjetësues, dhe së dyti, për ta shprehur dashurinë e Tij për lutjen dhe lutësit, ngase, për përgjigje nuk është shprehur në veten e tretë ‘iu përgjigjet lutjeve’, por në njëjës ‘i përgjigjem’, për të mos shprehur kështu distancën nga lutësit.
3.
Allahu i Madhëruar nuk e ka kushtëzuar përgjigjen me vullnet, sikur të thotë ‘i përgjigjem nëse dua’, por prerazi ka thënë se i përgjigjet lutjes.
4.
Në ajet Allahu ka paraprirë përgjigjen e kushtit ndaj foljes së kushtit. Pra, nuk ka thënë: ‘Nëse më lut i përgjigjem’ (إذا دعان أستجب له), për të treguar kështu se sa e fortë dhe e shpejtë është përgjigja prej Tij.
5.
Në ajet ka dhe një gjë tjetër interesante. Aty qëndron se Allahu i Madhëruar i përgjigjet lutjes së lutësit kur ta lut (أجيب دعوة الداع إذا دعان) e jo nëse e lut (أجيب دعوة الداع إن دعان). Në këtë aspekt gjuhësor, respektivisht në përdorim të pjesëzës kushtëzuese ‘idha’ (إذا – kur) e jo të pjesëzës tjetër kushtëzuese ‘in’ (إن – nëse), fshihet një urtësi, gjithsesi. Fjala është për atë se përdorimi i pjesëzës kushtëzuese ‘in’ (إن – nëse) bëhet zakonisht për gjëra që supozohet se mund të ndodhin, që dyshohet në to, që janë të rralla apo edhe të pamundura fare. P.sh. Allahu i Madhëruar në Kur’an, këtë pjesëz e përdor në kontekst të bisedës për fëmijët e Tij:
“قُلْ إِن كَانَ لِلرَّحْمَـٰنِ وَلَدٌ فَأَنَا أَوَّلُ الْعَابِدِينَ
Thuaj: “Sikur Mëshiruesi (All-llahu) të kishte fëmijë, unë do të jem i pari adhurues (pse unë e di më së miri se ajo është gënjeshtër)!” (ez-Zuhruf, 81)
Sakaq pjesëza ‘idha’ (إذا – kur) përdoret për gjërat që është e sigurt se do të ndodhin apo ndodhin shpesh. P.sh. në kontekst të vdekjes si ligj i Allahut të Madhëruar që përshkruar të gjitha krijesat, Allahu thotë:
“كُتِبَ عَلَيْكُمْ إِذَا حَضَرَ أَحَدَكُمُ الْمَوْتُ
Kur ndonjërit prej jush i është afruar vdekja…” (el-Bekare, 180)
Madje, çka është interesante se,e dhe në rast se përdoren paralel, atëherë ‘idha’ (إذا – kur) nënkupton diç që ndodh shpesh derisa ‘in’ (إن – nëse) diç që ndodhë më rrallë. P.sh. në ajetin 6 të kaptinës el-Maide, Allahu thotë:
“يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا إِذَا قُمْتُمْ إِلَى الصَّلَاةِ فَاغْسِلُوا وُجُوهَكُمْ وَأَيْدِيَكُمْ إِلَى الْمَرَافِقِ وَامْسَحُوا بِرُءُوسِكُمْ وَأَرْجُلَكُمْ إِلَى الْكَعْبَيْنِ وَإِن كُنتُمْ جُنُبًا فَاطَّهَّرُوا
O ju që besuat! Kur doni të ngriheni për të falur namazin, lani fytyrat tuaja dhe duart tuaja deri në bërryla; fërkoni kokat tuaja, e këmbët lani deri në dy zogjtë. Nëse jeni xhunubë, atëherë pastrohuni (lahuni)!…”
Për abdesin, që e marrim shpesh, është përdorur ‘idha’ (إذا – kur) ndërsa për papastërtinë (xhunubllëkun) është përdorur pjesëza tjetër, për shkak të ndodhjes më të rrallë të tij në raport me këtë të parin.
Nga kjo kuptojmë se arsyeja e përdorimit të pjesëzës ‘idha’ (إذا – kur) në ajet ka të bëjë me duanë e sheshtë dhe të shumtë që ia bëjmë Allahut të Madhëruar ngase Ai hidhërohet nëse ne nuk e lusim Atë.
6.
Në ajet ka dhe një tjetër aspekt madhështor. Fjala është për atë se Allahu i Madhëruar duke folur për pranimin e lutjes thotë: “أجيب دعوة الداع i përgjigjem lutjes së lutësit”ndërsa nuk thotë i përgjigjem lutësit, për të treguar se nuk ka rëndësi kush e lut, personaliteti i lutësit nuk është me rëndësi, mund të jetë i varfër dhe skamnor, por tek Allahu i Madhëruar nuk i kthehet duaja. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] na e mëson këtë kur thotë:
“رُبَّ أَشْعَثَ مَدْفُوعٍ بِالْأَبْوَابِ لَوْ أَقْسَمَ عَلَى اللَّهِ لَأَبَرَّهُ
Ka njeri flokëshprishur i shtyrë (refuzuar) nga dera në derë, nëse e lut Allahun, i plotësohet duaja!”
7.
Ka thënë ‘robërit e Mi’ (عبادي), me prapashtesën e përkatësisë ‘بالياء’, e jo robërit e Mi pa këtë shkronjë (عبادِ), andaj ku është dallimi?
Është një dallim i vogël gjuhësor por që, në rastin e parë, nënkupton përfshirjen e një numri më të madh robërish, të cilëve iu përgjigjet varësisht nga besimi dhe devotshmëria e tyre. P.sh. Allahu i Madhëruar duke folur për ata që bëjnë mëkate shumë, përdor formën e parë (me prapashtesën e përkatësisë), ngase ata janë shumë:
“قُلْ يَا عِبَادِيَ الَّذِينَ أَسْرَفُوا عَلَىٰ أَنفُسِهِمْ لَا تَقْنَطُوا مِن رَّحْمَةِ اللَّـهِ
Thuaj: “O robërit e Mi, të cilët e keni ngarkuar me shumë gabime veten tuaj, mos e humbni shpresën ndaj mëshirës së All-llahut…” (ez-Zumer, 53)
Ndërsa kur fol për të devotshmit, të cilët janë mbase pakica e pakicës, nuk përdor këtë prapashtesë:
“قُلْ يَا عِبَادِ الَّذِينَ آمَنُوا اتَّقُوا رَبَّكُمْ
Thuaj: “O robërit e Mi që keni besuar, kini frikë ndaj Zotit tuaj….” (ez-Zumer, 10)
8.
Vë re, në ajet ka ardhur ‘iu përgjigjem lutjes së lutësit’ (أجيب دعوة الداع) ndërsa nuk ka thënë ‘i përgjigjem lutjeve të tyre’ (أجيب دعوتهم), për të treguar se nuk ka rol selektiv në përgjigje, pra, të gjithëve iu përgjigjet në lutjet e tyre, e jo vetëm lutësve të përmendur në këtë ajet.
9.
Në ajet është përdorur pjesëza përforcuese ‘inne’ –me të vërtetë- (فإني قريب), për të vërtetuar se vërtetë Allahu i Madhëruar është afër lutësve.
10.
Ajeti ka ardhur në mes të ajeteve të agjërimit për të treguar se lutja është shprehi e besimtarit dhe moto e tij.
Përmbyllje
Të nderuar vëllezër besimtarë!
Gjendja shpirtërore e besimtarit në këtë fundmuaj, respektivisht ndarje me Ramazanin, duhet të shoqërohet me përzierje emocionesh, me gëzim e frikë; gëzim, ngase, nëse ke agjëruar siç të është kërkuar, me besim dhe llogaritje në shpërblimin e Allahut të Madhëruar, ke përfituar një shok të madh, ke zënë një mik që ka ndikim tek Allahu. Agjërimi, siç kemi mësuar, është, para së gjithash, një prej shtyllave kryesore të fesë, por ka dhe ekskluzivitetin e të qenit vepër vetëm për Allahun e Madhëruar, për çka edhe është paraparë shpërblim i pakalkuluar nga Allahu i Madhëruar për të. Paramendoje veten në mahsher, të gjitha krijesat janë tubuar në një vend ndërsa përjetojnë tmerr të llojit të vet: diellin e kanë mbi kokë ndërsa vapa dhe etja i kanë shkrumbuara ata… Paramendo në këtë momente agjërimin që vjen për të ndërmjetësuar për ty atëherë kur edhe profetët e kanë dert veten e tyre dhe nuk ndërmjetësojnë. Agjërimi vjen dhe intervenon tek Allahu i Madhëruar për ty, respektivisht për hatër të atij sinqeritetit tënd të treguar me të. Thotë Pejgamberi [alejhis salatu ves selam]:
“الصيام والقرآن يشفعان للعبد ، يقول الصيام : رب إني منعته الطعام والشهوات بالنهار فشفعني فيه
Agjërimi dhe Kur’ani ndërmjetësojnë për robin. Thotë agjërimi: O Zoti im, unë e kam penguar nga ushqimi dhe epshet gjatë ditës, andaj ma mundëso ndërmjetësimin për të!…” (Transmetojnë Imam Ahmedi dhe të tjerë ndërsa Albani e vlerëson për autentik.)
Por, nëse nuk ke agjëruar në përputhje me mësimet apo ke bërë gjëra që e kanë zbehur agjërimin tënd, atëherë si do ta ndieje veten nëse agjërimi me këtë pozitën dhe prestigjin që ka tek Allahu i Madhëruar vjen në Ditën e Kiametit, por, për të dëshmuar kundër teje?!
Paramendoje këtë, dhe para se të ndodhë kjo, ende sa je gjallë, nxito me pendim, pendohu ndoshta Allahu i Madhëruar të fal dhe të mëshiron!!!
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013