Sa të bukura janë ato buzëqeshje në Ditën e Bajramit! Sa të ëmbla janë ato përshëndetje që bëhen në Ditën e Bajramit! Por, kam bindjen se më të bukura se buzëqeshjet dhe përshëndetjet janë zemrat, të cilat pastrohen, harrimi i të këqijave dhe falja për ata që kanë gabuar ndaj nesh.
Po, vëlla dhe motër! Neve mund të na ketë ndodhë që të kemi patur probleme me shokun/shoqen, vëllanë/motrën, gruan/burrin, fëmijët. Ndodhë që djalli të ketë mbushur zemrat tona me urrejtje, smirë, inat, mëri, por, pse të mos pastrohemi nga gabimet me këtë fillimfeste?! Përse të mos harrojmë gabimet e vjetra?! Përse të mos flasim të tjerët?! Përse të mos tregohemi të mirë ndaj tyre kur:
... e All-llahu i do bamirësit.” (Ali Imran, 134)
Athua vallë, kemi mundësi për këtë apo jo?
Kam përshtypjen dhe bindjen e fortë se shndritjen e kësaj feste ti mund ta mbushësh zemrën me dashuri, falje dhe tolerancë për të gjithë njerëzit, veçanërisht për ata që të kanë bërë keq. Kështu ka qenë morali dhe sjellja e profetëve [alejhimuselam.] Ndoshta qëndrimi i Jusufit [alejhiselam] me vëllezërit e tij është shembull perfekt për të gjithë ata që duan t’i falin në këtë ditë njerëzit që iu kanë bërë keq.
Ai tha: "Sot nuk ka qortim kundër jush, All-llahu ju faltë juve; Ai është më mëshirues i mëshiruesve!“ (Jusuf, 92)
Burimi: http://www.denana.com/supervisor/articles.aspx?selected_article_no=8254
Autor: Sultan el-Umerijj
Përshtati në shqip: Sedat Islami