Me shkuarjen e Ramazanit, shkuan edhe ato vepra të mira, dhe ja, na erdhi festa me gëzimet, shndritjen dhe kënaqësitë e saja. Të gjithë gëzohen dhe buzëqeshin në këtë festë. Kështu na ka mësuar i Dërguari ynë [Paqja dhe bekimet e Allahut qofshin mbi të!]. kjo është dhe thirrja e natyrshmërisë në zemrën e çdo besimtari dhe besimtareje. Ndoshta prej sekreteve të këtij gëzimi është dhe gëzimi me ato të mira që Allahu na i ka dhënë në muajin e Ramazanit. Po, për Zotin, nga frytet e veprave të mira është edhe gëzimi dhe kënaqësia, që pasojnë prej veprave. Kjo, njëherësh, është edhe dëshmi e besimit. Në një hadith autentik qëndron:
“من سرته حسنته وساءته سيئته فهو مؤمن
Kë e gëzon e mira e tij dhe e shqetëson e keqja e tij, ai është besimtar!” (Sahihul xhamii, 6294.)
Pasha Allahun, gëzimi për bekimin e Allahut për kryerjen e këtyre veprave të mira duhet të tejkalon çdo gëzim tjetër. Si jo kur ky është gëzimi i vërtetë, i cili buron nga thellësia e shpirtit.
Gëzimi për veprat e mira është dhuratë hyjnore dhe shpërblim qiellor. Është vet rezultat dhe fryt i veprave të mira. Është imazh i asaj që Allahu e quan ‘jetë të mirë.’
"Kush bën vepër të mirë, qoftë mashkull ose femër, e duke qenë besimtar, Ne do t'i japim atij një jetë të mirë (në këtë botë), e (në botën tjetër) do t'u japim shpërblimin më të mirë për veprat e tyre.“ (en-Nahl, 97)
Andaj, ejani të gëzohemi për agjërimin dhe namatin, ejani të gëzohemi pse e mbaruam Ramazanin, të gëzohemi për këtë festë, për të cilën lutemi tek Allahu të na e bëjë lumturi dhe gëzim për të gjithë neve kudo që ndodhemi!
Autor: Sultan el-Umerijj
Përshtati: Sedat Islami