Dr. Xhasim el-Mutavva
Erdhi një njeri tek unë ndërsa ankohej për sjelljen jo të hijshme të gruas së tij me të. I thashë: Shumë probleme që i marrim për të mëdha dhe komplekse mund të zgjidhen me një sjellje dhe veprim të thjeshtë. Çfarë dëshiron të thuash me këtë?- më pyeti. Provo të hysh sot në shtëpinë tënde i buzëqeshur dhe përshëndete gruan tënde me butësi si dhe buzëqeshi asaj ngase buzëqeshja mund të na duket diç e vogël, e thjeshtë, por ka ndikim dhe efekt të madh- i thashë.
Më shikoi shumë çuditshëm. Mos më shiko ashtu por shko dhe bë si po të them unë- i thashë.
Shkoi dhe pas një kohe u kthye. Me vend e kishe patur. Unë nuk prisja se me një sjellje dhe etikë që e nënvlerësojmë -buzëqeshjen- mund të arrija këtë qëllim – më tha.
Ky rast më bëri të ndalem dhe të thellohem tek disa gjëra etike, të cilat mbase i nënvlerësojmë por që kanë efekte mahnitëse. Mu kujtua ajo thënia e famshme se ndonjë që nijeti ta bëjë të madhe një vepër të vogël, sikur që një vepër të madhe mund të dobësojë shumë nijeti. Parimisht është që ne të mos nënvlerësojmë asnjë vepër siç na ka mësuar i Dërguari i Allahut [alejhis salatu ves selam]:
“لا تحقرن من المعروف شيئا ولو أن تلقى أخاك بوجه طلق
Mos përbuz asnjë vepër të mirë, qoftë edhe ta takosh vëllanë tënd fytyrëçelë – i buzëqeshur!”
Burimi: http://denana.com/main/articles.aspx?selected_article_no=12651&pgtyp=66
Përshtati: Sedat Islami