Vëlla thirrës!
Sigurisht, gjatë misionit tënd të bekuar, të ka rënë të jesh pjesë e rasteve dhe ngjarjeve të ndryshme, je protagonist i rrëfimeve interesante, ke një mori përvojash dhe eksperiencash, të cilat, kështu si tërësi, janë një thesar që duhet tua bartim gjeneratave, në mënyrë që të jenë mësim për ta.
Memoaret e thirrësit janë shumë të rëndësishme. Janë ato që paraqesin mësime me vlerë për thirrësit e rinj dhe që fushën e thirrjes islame e pasurojnë me eksperienca dhe përvoja, të cilat do të jenë mësim dhe shembull për të gjithë ata që do t’i qasen rrugës së thirrjes në Islam.
Sot, në botën perëndimore, shumë lider i kushtojnë rëndësi të madhe publikimit të memoareve të tyre, që të jenë histori për ta dhe shëmbëlltyrë për gjeneratat e ardhshme, gjë, të cilën, fatkeqësisht, nuk e gjejmë tek thirrësit ndërsa do të duhej ta bënin para çdokujt tjetër. Ne do të duhet të regjistrojmë sukseset dhe dështimet tona sepse kjo do ta zgjonte të përgjumurin, do të orientonte të hutuarin dhe do të ishte mësim për atë që kërkon këshilla.
Të supozojmë, sikur brenda nj viti të kishim 100 thirrës dhe secili prej tyre të shënonte vetëm 10 përvoja nga jeta e tij, ne do të kishim 1000 përvoja, të cilat po t’ botonim si libër ose t’i publikonim në internet, do të kishin rëndësi të madhe.
Athua vallë, thirrësit dhe hoxhallarët do të shkruajnë përvojat dhe eksperiencat e tyre, apo do të vazhdojmë i punëve dhe dëshira për të fsheh gjendjet do ta fshijë këtë pikë nga agjenda jonë?! Këtë të fundit, sigurisht, nuk e dua.
Përshtati: Sedat Islami