Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Realiteti i Shën Gjergjit

Meqë jemi në vigjilje të një feste të ashtuquajtur “Shën Gjergji”, e cila festohet në mbarë Kosovën dhe e cila nuk ka të bëjë aspak me fenë e muslimanëve, madje edhe si festë shënon ngjarje e ndodhi, lidhet me personalitete, që kanë luftuar fenë Islame, e kemi parë të udhës që në shenjë përkujtimi t’ua sqarojmë vëllezërve dhe motrave muslimane realitetin e kësaj feste.
A është feste e muslimanëve? A lejohet të festohet? Nëse jo, për ç’arsye?, dhe gjëra tjera përkitazi me të. Ajo që na ka shtyrë t’i qasemi kësaj teme ka qenë pikërisht fakti se kjo festë, ndryshe nga të tjerat, paraqet një rrezik shumë herë më të madh për besimin e muslimanit. Derisa festat tjera janë të dëmshme për moralin, personalitetin dhe dinjitetin e muslimanit, kjo festë në mënyrë të drejtpërdrejtë prek besimin e muslimanit, dhe m`u për këtë, këtë ditë e kam konsideruar ditën, që Allahut i bëhet mëkat dhe përkujtohet fillimi i mëkatit më të madh, shirkut-idhujtarisë.
 
Historia e festës se Shën Gjergjit
Shën Gjergji edhe pse si festë njihet me këtë emër, ai ishte një kalorës, i cili u vra si martir në vitin 303 të erës sonë (pas lindjes së Isait, alejhi selam) në mbrojtje të përhapjes se fesë së krishtere. Të krishterët të pasionuar pas këtij njeriu “të madh” emërtonin fëmijët e tyre me këtë emër, madje gjatë luftërave të kryqëzatave – lufta kundër fesë Islame, njeri nga “heronjtë” e tyre njihej me emrin Gjergj, dhe për ta vërtetuar me një fakt shumë modest se si kjo festë bie ndesh me parimet e fesë së muslimanit dhe shënon datat e atyre që luftuan kundër fesë se Allahut, shohim se në Skoci deri në shek. XX nëpër fshatra organizoheshin lojëra me rastin e kësaj feste ku zakonisht dy kalorës luftonin përballë njeri-tjetrit, por njeri ishte Shën Gjergji e tjetri musliman. Para se të kalon në pikën tjetër të temës, vëlla musliman me lejo të të pyes: Tani a e di se çfarë ke festuar dhe feston?
 
Shën Gjergji, nga vet emri i tij kuptohet se nuk është Islam
Shën Gjergji apo Gjergji i Shenjtë nga vet emri nga bën të kuptojmë se nuk është Islam, ngase në Islam nuk ka Gjergj, nuk ka të shenjtë, nuk ka festë me emër apo datë të tillë. Dhe derisa nuk është festë Islame, atëherë përse muslimani ta festojë festën e huaj?! A thua vallë, nuk ka festa të tij?! Tek në muslimanët festat janë shënime fetare te caktuara nga Ligjvënësi, Allahu, e të kumtuara nga Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem. Kur Muhamedi, alejhi salatu ue selam, shkoi në Medine, kishte parë se muslimanët festonin dy ditë, në të cilat argëtoheshin. Kur i pyeti për urtësinë e atyre ditëve, ata i thanë se ato ishin nga tradita e periudhës paraislame të tyre. Ai i ndaloi që t’i festojnë ato ditë dhe ju tha shumë qartë: “Allahu ja ka ndërruar këto dy ditë me dy më të mira: Ditën e Fitër Bajramit dhe Ditën e Kurban Bajramit”. Madje, edhe në rast se ndonjë festë fetare ndërlidhet me ndonjë fe tjetër, prapëseprapë, në kemi segmente, që na bëjnë të dallohemi prej tyre. P.sh: Agjërimi i Ditës së Ashurës, edhe pse është festë, që e shënojnë edhe çifutët, megjithatë, ata lozin, stolisen, zbukurohen, ndërsa ne vetëm agjërojmë.
 
Shën Gjergji dhe shenjtërimi i njerëzve
Thamë më parë se Shën Gjergji ka kuptimin Gjergji i Shenjtë dhe në bazë të parimeve kishtare, jo krishtere, mund të bësh çka të duash; shenjtëro e mallko, ndero e poshtëro, nuk ka dert…Papa ka të drejtën e shenjtërimit të atyre që do. Kemi parë kohëve të fundit lajmin nga Papa Benedikti XVI për shenjtërimin e paraardhësit të tij, Papës Gjon Pali II. Ndërsa në Islam, hoxha nuk ka statutin e shenjtërimit të askujt, madje jo vetëm hoxha, por as Pejgamberët nuk kanë patur të drejtën që të cilësojnë diç të shenjtë pa leje paraprake nga Allahu i Madhëruar. Tek ne njeriu sado që të jetë i devotshëm, adhurues, bëmirës, besnik, ai meriton respekt, lëvdatë, nder, por assesi dhe në asnjë mënyrë shenjtërim. Na mjafton shembull personaliteti i njeriut me të dalluar në faqen e dheut, Pejgamberit më të nderuar, Muhamedit, sal-lallahu alejhi ue selem, i cili nuk pranonte një gjë të tille për vete.
 
Festimi i kësaj feste dhe rreziku për përkatësinë tonë Islame
Kjo festë zakonisht festohet me datën 5 maj të çdo viti. Shumë njerëz, me dije e pa dije, mblidhen te teqet, tyrbet, varret e “evlijave”, për të kërkuar shërim nga të vdekurit. Therin kurbane, vëzhgojnë-fërkojnë trupin për gurëve të varrezave, spërkasin vetën dhe familjet herët në mëngjes me ujë me hithra, venë degë pemësh nepër shtëpi kinse për t’i mbrojtur nga magjitë, fëmijëve iu venë penj të kuq e të bardhë në duar, e marrëzira të shumta. Festimi i kësaj feste tanimë ka marrë edhe një karakter tjetër. Shumë të rinj e të reja mblidhen në vende të ndryshme, përgatisin ushqime, lozin, këndojnë, harrojnë Allahun, harrojnë fenë, bien në prostitucion, vjedhin, kacafyten e ndoshta edhe vriten ndërmjet vete, e kështu me radhë. Kjo festë në mes tjerash shënon edhe kryqëzatat dhe fetarisht, çdokush që gëzohet për disfatën e muslimanëve, ai është munafik. Kjo festë me këto rite na përkujton fillimin e shirkut-pabesimit. Është shumë i fshehte kështu që ndodhë të mendosh se një gjë është e thjeshtë ndërsa ajo ta shkatërron fenë. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, thotë: “O ju njerëz, frikësohuni nga shirku sepse ai është më i fshehte sesa të ecurit e buburrecit. I thanë: Si te frikësohemi kur ai është me i fshehte se të ecurit e buburrecit? Tha: Thuani!: O Zot, na ruaj nëse të bëjmë shirk me dije dhe të kërkojë falje nëse e bejmë pa dije”. Kjo festë ta shkatërron fenë dhe tërë veprat që kë bërë. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “E kush mohon (tradhton) besimin, ai ka asgjësuar veprën e vet dhe ai në botën tjetër është prej të shkatërruarve …” (Maide 5). Është prej mëkateve që nuk falen. Allahu, subhanehu ue teala, thotë: “Është e vërtetë se Allahu nuk falë (mëkatin) t’i bëhet Atij shok, pos këtij (mëkati), të tjerat i falë atij që dëshiron”. (Nisa 116).
Nuk arsyetohet ai edhe nëse pretendon se i ka konsideruar ata të vdekur si ndërmjetësues tek Allahu. Allahu, xheele shanuhu, thotë : “Ne nuk i adhurojmë ata për tjetër, vetëm që të na afrojnë sa më afër Allahut…”. ( Zumer, 3). Ata edhe pse i marrin si të tillë megjithatë nuk do t’iu bëjnë aspak dobi. Dashuria e tepërt ndaj njerëzve duke i ngritur në kult, duke i madhëruar me fjalë dhe me zemër është konsideruar pabesim-shirk. Allahu thotë: “Thuaj: Ftoni ata, të cilët i menduat (zota) pos Atij, e ata nuk mund ta heqin prej jush mjerimin, as nuk mund ta mënjanojnë”. (Isra, 56). Formalitetet jo rrallë janë fatale për besimin e njeriut. Vënia e patkonjve në derë, spërkatja me ujë, rruazat kundër mësyshit, penjtë në dorë, regjja me hithra, e gjëra tjera, fatkeqësisht të përhapura tek ne, janë gjera që ardhmërinë e Ahiretit ta shkatërrojnë. Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, kishte parë një shok të tij me një pe në dorë dhe e kishte pyetur përse e mbante atë. Për të më mbrojtur! -iu kishte përgjigjur. Duke ia sqaruar rrezikun e tij peri, respektivisht, besimit në ndikimin e atij peri, Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, i tha: “Nëse vdes në një gjendje të tillë, ai kurrë nuk do te shpëtojë!”
- Therja e kurbanëve bëhet vetëm për Zotin, dhe unanimisht, kush therë ndonjë kurban për varr, put, ose njeri, ai ka dalur prej feje dhe ka bërë shirk te madh. Allahu thotë: “Thuaj: Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve”. Në këtë ajet, shumë qartë vien në pah elementet kyçe të Islamit, e që janë: adhurimi, therja, jeta dhe vdekja vetëm për Allahun.
- Varri i Muhamedit, sal-lAllahu alejhi ue selem, nuk adhurohet. Pejgamberi, sal-lAllahu alejhi ue selem, ishte shumë i ashpër në këtë aspekt dhe kishte thënë: “O Zoti im, mos lejo që varri im të behet idhull, ku do të luten në të. Allahu hidhërohet prej një populli, të cilët varret e pejgamberëve të tyre i shndërrojnë ne xhami”.
Pejgamberi, alejhi salatu ue selam, kishte lajmëruar se: “Njerëzit më të këqij, që Kijameti do t’i zë janë ata, që varrezat i shndërrojnë në xhami”. Të gjithë dijetaret islamë njëzëri kanë pohuar se ndalohet puthja apo fërkimi i gurëve te varreve të pejgamberëve apo dëshmorëve, me përjashtim të gurit të zi, haxheru’l esvedit, në Qabe, për të cilin Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të, me rastin e puthjes se tij tha: “Ti je guri, nuk bën dëm dhe as dobi, dhe sikur të mos e kisha parë Pejgamberin, alejhi salatu ue selam, duke të puthur, nuk do të puthja as unë ty”.
- Kjo festë sikur na përkujton dredhitë, mashtrimet dhe malverzimet e disa njerëzve të prishtë, të cilët për qëllime komerciale janë në gjendje të bëjnë çdo gjë. Njeri prej tyre kishte qenë në një udhëtim me gomar dhe gjatë rrugës gomari i ngordhë. Nuk kishte para ta vazhdonte rrugën dhe çfarë bëri, për t’i mashtruar shtresën e paarsimuar të shoqërisë, e varrosi gomarin dhe rrinte buzë varrit. Kur njerëzit kalonin pranë tij e pyesnin: Çfarë ke? Përse mërzitesh kaq shumë?, ngase ai shtirej se mërzitet, ai ua kthente: Këtu është varri i një evlijaje. Njerëzit fillonin të linin para dhe kështu ai u pasurua. Më vonë e kuptuan se aty nuk kishte njeri të varrosur porse ishte një gomar i ngordhur dhe se njeriu i kishte mashtruar!
- Nëse shkon në tyrbe apo tek ndonjë varr për te kërkuar fëmijë, dije se ke gabuar shumë, ngase ajo që të ka ndodhur ty iu ka ndodhur edhe pejgamberëve të Allahut. Allahu thotë: “Vetëm i Allahut është pushteti i qiejve e i tokës; Ai krijon çka të dojë; Ai i falë vetëm femra atij që do; e i falë vetëm meshkuj atij që do. Ose u falë çift, meshkuj e femra, por atë që do e lë pa fëmijë (steril); Ai është i dijshëm, i fuqishëm”. (Shura, 49-50). Për më shumë, shih se si Ibën Kethiri, Allahu e mëshiroftë, në komenin e këtij ajeti ka dhënë një mund të lëvduar. Ai duke komentuar në mes tjerash përmend: “…Ai i jep kujt të dojë dhe nuk i jep kujt të do; nuk ka pengues për atë që donë ta jap sikurse që nuk ka marrës për atë që nuk e jep. Ai krijoi çdo gjë, “I jep kujt të doje vajza”, d.m.th: I dhuron vetëm fëmijë vajza. “I jep kujt të dojë meshkuj”, d.m.th: I jep vetëm fëmijë meshkuj. “ose i jep çifte: meshkuj e femra”, d.m.th: kujt të do prej njerëzve i dhuron fëmijë të përzier, meshkuj e femra “e kë të do e le steril”, d.m.th: nuk i lindin fëmijë fare. Kjo festë e rrënon mision e të gjithë Pejgamberëve, alejhimu selam, (se vetëm Allahu adhurohet me të drejtë, dhe distancimin nga idhujt). Edhe nëse nuk shkon në tyrbe por e feston në shtëpi, ke bërë mëkat të madh. Ngase njeriu të pajtohet me të keqen kudo që të jete ajo është sikur të jetë pjesëmarrës i drejtpërdrejtë në të. Pejgamberi, sal-lallahu alejhi ue selem, ka thënë: “Nëse një njeri e mbyt një tjetër në lindje e tjetri në perëndim pajton me të që të dy janë te njëjtë në mëkat”.
Andaj, ti o vëlla dhe ti oj motër, keni kujdes nga mëkatet, edhe nëse janë të vogla. Kjo për arsye se mëkatet e vogla janë paraardhës të mëkateve të mëdha, janë mure të shtëpisë së madhe, që quhet Mëkat i madh, janë parashenja të tyre.
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013