Dr. Ali ibn Umer Badehdah
Kur të frikësohen ithtarët e së vërtetës, trimërohen ata të së kotës.
Kur duart të përmbahen, lartësohen kokat.
Kur duart të shtrihen, balli (koka) përulet.
Kur liritë të mohohen, përdhosen shenjtëritë.
Kur burrat të jenë të vendosur, krenohen gjeneratat dhe i pasojnë ata.
Kur të mungojnë informacionet, përhapen thashethemet.
Kur mungon ndëshkimi, shtohen rastet e dhunës.
Kur të lind dielli i të vërtetave, zbulohen gënjeshtrat dhe pretendimet.
Kur zemra të shtrydh – nxjerr pikëllim, sytë lotojnë.
Kur turpi të humb, shtohet të këqijat.
Kur mesitnitë të zënë rrënjë, përshtatshmëria (si kriter) humbet.
Kur drejtësia të mungon, padrejtësitë vlojnë.
Kur besa të humb, egoizmi rritet shumë.
Kur të vërtetat të pengohen, përhapen të pavërtetat.
Përshtati: Sedat ISLAMI