Ekstremizmi fetar islam në media, në të shumtën e rasteve, shpjegohet si imazh i një grupi të caktuar njerëzisht me pamje dhe dukje të ndryshme nga të tjerët. Janë djem me mjekra dhe pantallona të shkurta dhe vajza me shamia.
Por, a është ky ekstremizëm?
A mjafton ky përshkrim kaq i mangët për t’i akuzuar me ekstremizëm?
Apo, a kuptojnë ata se çka në të vërtetë nënkupton ekstremizmi?!
A pse vetëm dikush nuk duket sikur ti duhet akuzuar për ekstremistë?!
A vetëm pse një djalë nuk ka vath, nuk ka tatuazh, nuk është ‘kuller’ duhet akuzuar për ekstremistë?
A vetëm një vajzë pse nuk vesh rroba të ngushta dhe të tejdukshme duhet akuzuar për fanatike?!
Ekstremizmi nuk ka të bëjë me dukjen sa ka të bëjë me botëkuptime për çështje të caktuara. Kjo frymë e re fetare që shihet tek rinia jonë nuk ka të bëjë aspak me ekstremizmin. Ajo është e bazuar në traditën e kulluar islame. Për më shumë, do të doja që për këtë të citoj një nga kolosët më të mëdhenj të shkencave islame, i cili shpesh merret si burim i ideve ekstremiste nga kundërshtarët fanatikë, Ibn el-Kajjimin [Allahu e pastë mëshiruar!]. Ai, në librin Medarixhu-s-Salikine, 2/107-108, duke folur për el-istikame (përqendrimin në fe, mbajtjen për feje, praktikimin e fesë) shpjegon se ajo përmban këto gjëra (botëkuptime, domethënie, imazhe):
1) Sinqeritetin për Allahun e Madhëruar në fjalë, vepra dhe qëllime.
2) Kryerjen e veprave në përputhje me përshkrimet fetare. Pra, ikjen nga risitë.
3) Angazhimin racional në adhurim. Nuk lejohet ngarkimi i vetes me atë që Allahu nuk të ka obliguar.
4) Ndjekja e vijës mesatare në veprat fetare, duke mos shfaqë ekstremizëm (teprim) por as duke mos i nënvlerësuar ato.
5) Përmbajtja përshkrimit dhe përcaktimit fetar, jo hamendjes dhe epshit.
Kjo njëherësh është edhe platformë veprimi. Kjo është metodologjia e besimtarëve në pak fjalë. Është tradicionalja. Ajo që i mbahet pikë për pikë udhëzimeve profetike. Kjo është rregullorja e rinisë sonë. Është mesatarja, metoda e aprovuar nga sunnitët.
E, nëse këtë e quajnë ekstremizëm, atëherë ata janë që e urrejnë Islamin në tërësi porse e marrin ekstremizmin si pretekst.