Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
20 MENDIME DHE RREGULLA PËRKITAZI ME DAVEN

1)Përkitazi me meselen (çështjen) e heshtjes ndaj sqarimit të së vërtetës dhe deklarimit rreth saj, Imam Ahmedi ka thënë: “Nëse dijetari përgjigjet me tukje (për shkak të frikës e thotë atë që nuk e beson) dhe injoranti me injorancë, atëherë kur do të sqarohet e vërteta?!” [El-adab esh-sher’ijjeh, 1/183]
2)Ka thënë Ibni Tejmije: “Prej mirësive dhe dobive më të mëdha të fesë është tua mësosh shpirtrave atë që ua mundëson shpëtimin prej mëkateve: pendimin, punët e mira që shlyejnë të këqijat, si: shpagimet (kefaretet) dhe ndëshkimet.” [El-adab esh-sher’ijjeh, 1/98]
3)“Hutbeja më elokuente dhe ndikuese është ajo që thuhet në kohën, vendin dhe rrethanat e duhura.” Muhammed Xhemaluddin el-Kasimi. [Islahu-l-mesaxhid, 67.]
4)“Të heshtësh nga thënia e së vërtetës, është sikur ta thuash të kotën.” [El-bejan ve-t-tebjin, 183]
5)“Gjithsesi, besimet e gabuara duhen zhdukur nga njerëzit.” [Islahu-l-mesaxhid, 51.]
6)“Kam dëgjuar një fjalë –thotë njëri nga selefi, dhe shton- me të cilën Allahu më ka bërë mirës për tridhjetë vite.” [Es-sijer, 5/297.]
7)Në lidhje me meselen e atij që ka pasion për të dhënë mësim, Sheukani ka thënë: “E vërteta është se kurdoherë që kërkohet dituria e tij, preferohet ta jap atë (diturinë) dhe tua mësojë të tjerëve, pavarësisht moshës.” [El-gajetu sherhu-l-hihadeh, 2/622.]
8)Është thënë: “Polemika është çasti i injorancës së dijetarit.” [Ibni Ebi Dunja, Es-samtu, f. 100.]
9)Ka thënë Imam Neveviu: “Preferohet për atë që mban këshilla për të tjerët, apo jep ligjëratë, që të mos e zgjat shumë për të mos i mërzitur ata, në mënyrë që të mos lodhen prej tij, e kështu t’i humbë ëmbëlsia (e dijes) dhe (të humbë) respekti (për të) në zemrat e tyre, si dhe të mos e urrejnë diturinë dhe dëgjimin e së mirës (për shkak të tij) e të bien kështu në gjëra të ndaluara.” [El-edhkar, 448.]
10)Po kështu ka thënë Imam Neveviu: “Dije se preferohet për dijetarin, mësuesin, gjykatësin, myftiun, shejhun edukator, dhe gjithë të tjerët që janë personalitet që pasohen, (të jenë të kujdesshëm dhe) t’iu shmangen veprave, fjalëve dhe gjesteve, që sipërfaqësisht nuk janë të qëlluara, edhe nëse, (parimisht) ka të drejtë në to… ” [El-edhkar, 462.]
11)Imam Neveviu thotë po kështu: “Dije se preferohet për pasuesin (nxënësin, studentin) që në rast se sheh ndonjë gjë tek mësuesi i tij apo të tjerët që pasohen, e që është në kundërshtim me të mirën (duhurën), ta pyes me qëllim udhëzimi (se a bën kjo punë të kryhet kështu), ngase, nëse e ka bërë nga harresa, e kupton gabimin, e nëse e ka bërë qëllimshëm dhe kjo është formë e qëlluar për çështjen përkatëse (se bën edhe kështu), ia sqaron (studentit).” [El-edhkar, 464.]
12)“Nëse këshillon, atëherë syno me këshillë veten tënde!” [Es-sijer, 6/97.]
13)“Folësi duhet të jetë aktiv aq sa kupton dëgjuesi (audienca).” [El-bejan ve-t-tebjin, 2/52.]
14)“Njerëzit nuk janë tjetër vetëm se biseda, e, nëse ke mundësi të jesh më i miri prej tyre për biseda, bëhu!” [El-bejan ve-t-tebjin, 2/80.]
15)“Çdo hyrës (mysafir) ka habinë – befasinë e tij, andaj qetësojeni me përshëndetje!” [El-bejan ve-t-tebjin, 2/89.]
16)“Sa herë që robi bëhet sa më serioz në mbajtjen e fesë dhe thirrjen në të, armiku po kështu bëhet serioz në nxitjen e mendjelehtëve ndaj tij!”[Medarixhu-s-salikine, 2/248.]
17)“Urtësia është të bësh gjënë e duhur, sipas mënyrës së duhur dhe në kohën e duhur.” [Medarixhu-s-salikine, 2/449.]
18)“Ndjesia e të qenit nën vëzhgimin e Allahut (el-murakabe) parasheh: përmirësimin e nefsit – shpirtit dhe butësinë me krijesat.” [Medarixhu-s-salikine, 2/533.]
19)“Vlera e njeriut është sa vullneti dhe ambiciet e tij.” [Medarixhu-s-salikine, 3/98; 99; 103; 154; 155.]
20)“Ndodhë që një fjalë të ngjashme ta thonë dy persona, por që njëri synon me të të kotën më të madhe derisa tjetri të vërtetën absolute, kështu, në këtë rast, domethënia e saj shihet në kontekst të personalitetit të thanësit, të drejtimit (bindjeve) të tij, të asaj në të cilën fton dhe polemizon për të.” [Medarixhu-s-salikine, 2/543.]


Burimi: http://www.denana.com
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013