Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
HIPOKRIZIA FETARE E SHTETIT TË KOSOVËS

Vetëm pak javë më parë, Kryeministri Thaçi pati marrë pjesë në një iftar në Prizren, ku, për dallim nga të gjithë, ishte i vetmi që gjatë lutjes nuk kishte ngritur duart. E komentuan kështu dhe ashtu, por ai nuk i ngriti duart. Dje, gjatë një meshe në Kishën Katolike për Nënë Terezën, Thaçi u ngrit edhe në këmbë derisa dy ministrat e tij, Hoxhaj dhe Çitaku, ishin shumë të përkushtuar edhe në leximin e lutjeve të krishtera në gjuhën latine. Ne, ndonëse kanë më shumë se një dekadë që janë në politikë (si opozitë e pozitë), kurrë nuk i kemi parë në xhami, madje as atëherë kur kemi festat vjetore (bajramet).
Kjo gjë nuk është për të mos u marrë me shqetësim. Në njërën anë na lodhin duke na thënë se Kosova është shtet sekular ndërsa në anën tjetër bëjnë yrysh në Kishë për çdo manifestim. Ministri Hoxhaj, me rastin e një organizimi nga Fondacioni i Toni Blerit për fenë dhe rolin e saj në shoqëri,  nga frika se mos po kuptohet sikur me këtë qeveria po e avancon fenë, doli dhe tha se Kosova do të jetë shtet sekular përgjithmonë.
Kush ia dha këtë të drejtë atij?!
Kam bindjen se sikur të krishterët të ishin komuniteti shumicë në vend, problemet juridike, çështja e mësimbesimit, financimi i bashkësive fetare, nuk do të diskutoheshin kurrë si probleme. Ato tashmë do të ishin të zgjidhura.  
Shteti në vazhdimësi ka neglizhuar komunitetin mysliman sikur që, në vazhdimësi, me veprime sikur këto e ka provokuar. Nuk kanë qenë të rralla rastet kur kanë marrë pjesë edhe në Kishën Ortodokse. Janë treguar shumë bujar dhe të sjellshëm me ta. Madje shteti ka bërë edhe rindërtimin e kishave të dëmtuara gjatë trazirave të marsit të vitit 2004.
Por jo vetëm kaq. Ndonjëherë, pushteti është treguar zemërgjerë edhe me fetë tjera. Ministri Buja, duke ‘menduar’ se si ta avancojë arsimin në Kosovë, sidomos atë universitar, propozon futjen e lëndës së meditimit budist. Ai me këtë ofendon të tri fetë qiellore. Madje, bën plan për përgatitjen e kuadrove, respektivisht, për dërgimin e personelit mësimdhënës të fakulteteve në Indi. Kjo, ose është niveli i nëndheshëm i injorancës së tij ose është një tallje e pakripë që e bën me kërkesën e muslimanëve për mësimin e fesë në shkolla.
Unë besoj fuqishëm se shumë nga këta politikanë janë përfaqësues të rrejshëm të popullit. Ata kanë vjedhur votat dhe kanë ardhur në pushtet. Ata do të vazhdojnë kështu derisa ne të mos zgjohemi. Ka ardhur koha që tua imponojmë mirësjelljen ndaj nesh, si komunitet. Këtë mund ta bëjmë nëpërmjet votës sonë. Le t’i ndëshkojmë këta politikanë mistrecë. Mos harroni, vota juaj është përgjegjësi para Allahut. Ju jeni ata që ua zgjatni apo shkurtoni jetën këtyre manipuluesve.
 
  


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013