Rruga për në Xhennet është e shtruar me epshe e kënaqësi. Është rrugë e vështirë për nefsin e njeriut, në natyrën e të cilit është e meta dhe kërkesa e vazhdueshme për të arritur përkryerjen, edhe pse këtë nuk e arrin dot. Ka thënë Allahu: "Pasha njeriun dhe Atë që e krijoi atë! 8. Dhe ia mësoi se cilat janë të këqijat dhe të mirat e tij. 9. Pra, ka shpëtuar ai që e pastroi vetveten. 10. E ka dështuar ai që e poshtëroi vetveten.” (esh-Shems, 7-10.)
Për shkak të rrezikut vështirësisë së kësaj rruge, nefsi shpreson në shoqëri të qetë, shoqëri kjo që bën të tjerët të ndihen të sigurt dhe në paqe; shoqëri e mirë dhe e butë, e cila ia rrëfen rreziqet e rrugës dhe në të njëjtën kohë i jep këshilla se si të ruhet prej tyre.
Transmetohet se një hajn kishte hyrë në shtëpinë e Malik ibn Dinarit [Allahu e mëshiroftë!], i cili në atë kohë ishte duke u falur. Kërkoi hajni çfarë të vidhte por nuk gjeti gjë. Pa vetëm Malikun tek falej. Posa e kreu, Maliku shikoi hajnin dhe i tha: Erdhe të kërkosh plaçka të dynjasë e nuk gjete, a je i interesuar për plaçkë të ahiretit? Hajni pranoi. U ul ndërsa Maliku i rrëfente për fenë dhe mësimet e saja. Filloi ta këshillonte derisa hajni qau. E mori Maliku dhe shkuan së bashku në xhami. Njerëzit u çuditën kur e panë: Dijetari më i madh me hajnin më të madh?!!! Mundet kjo?! O Malik, ç’është kjo punë?!- e pyetën. Atbotë Maliku tha: “Erdhi të na vjedh ndërsa ne ia robëruam zemrën!”
Kjo është detyra e vërtetë e një hoxhe. Ai është robërues zemrash. I robëron ato me fjalë të bukura, të ëmbla dhe të buta. Ka thënë Allahu i Madhëruar: "Ti ishe i butë ndaj atyre, ngase All-llahu të dhuroi mëshirë, e sikur të ishe i vrazhdë e zemërfortë, ata do shkapërderdheshin prej teje, andaj ti falju atyre dhe kërko ndjesë për ta, e konsultohu me ta në të gjitha çështjet, e kur të vendosësh, atëherë mbështetu në All-llahun, se All-llahu i do ata që mbështeten.” (Ali Imran, 159)
Sa zemrat janë hapur me një fjalë të bukur e sa zemrat janë mbyllur për shkak të vrazhdësisë!
Ne, në të Dërguarin e Allahut, kemi shembullin më të përkryer për trajtimin e butë dhe të mirë të njerëzve. Malësori, që kishte ardhur për t’iu besatuar për Islam, kur u ngrit të shkonte, urinoi në xhami. Sahabet [Allahu qoftë i kënaqur me ta!] deshën t’i vërsuleshin, por i Dërguari i Allahut [Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] i ndaloi, iu afrua malësorit dhe e pyeti: A je mysliman? Po- iu përgjigj. Atëherë, prëse veprove kështu në xhami? Nuk e dita, mendova se është sikur çdo vend tjetër- iu përgjigj. I Dërguari i Allahut [Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] e la të lirë të shkonte ndërsa urdhëroi t’i hidhej një kovë ujë atij vendi ku urinoi malësori.
Sjellja e mirë me këtë malësor bëri që këtij të fundit t’i hapej zemra dhe të ngulte rrënjë Islami në të. Ky është qëllimi i Thirrjes Islame.
Hoxhë i dashur!
Thirrës i nderuar!
Qëllimi yt është të përmirësosh, jo të ndëshkosh, të shpejgosh të vërtetën, tua dëftosh njerëzve rrugën dhe mënyrën e duhur të jetësës në këtë botë, qëllimin e ardhjes, rolin tonë, mënyrën se si të përforcohemi në këtë rrugë, e cila është e gjatë, ka vështirësi dhe pak pajisje.
O thirrës!
Jep sa më shumë që të mundesh lëmoshë tek njerëzit me fjalë të mira! Edhe fjala e mirë është lëmoshë. Madje kjo të shpëton ty dhe ata nga zjarri i Xhehennemit.
Përshtati: Sedat Islami