Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
GRUAJA, SIÇ DUHET TË JETË
Gruaja është zemra e familjes që rrah, është udhërrëfyes i lumturisë dhe haresë së saj. Nëse zemra sëmuret, sëmuret i tërë trupi. E nëse ajo është e shëndoshë, e shëndoshë është jeta e asaj shtëpie dhe asaj familje.
Kjo është jeta bashkëshortore. Gruaja është themel i lumturisë, dhe, që ta gjejë lumturinë brenda shtëpisë, ajo duhet t’i ketë disa tipare dhe duhet t’i ndërmerr disa veprime, si:
T’ia ketë frikën Allahut, të jetë e devotshme, të jetë kureshtare për vepra të mira dhe tua dojë njerëzve të mirën.
Të jetë e sinqertë dhe korrekte me burrin e saj, në mënyrë që të kultivon raporte të suksesshme me të.
Të jetë kureshtare që të bëjë punë të cilat e bëjnë burrin të kënaqur, ta respektojë atë sepse respekti është çelës i lumturisë në këtë dhe botën tjetër.
T’i edukojë fëmijët e saj që të jenë shembull për rrethin.
Të jetë argëtuese. Shumë gra janë të pavëmendshme ndaj këtij morali. Kjo është një tipar që të bën shumë të dashur tek burri.
Të jetë e buzëqeshur ngase buzëqeshja është me rëndësi të madhe. I Dërguari i Allahut [Paqja dhe shpëtimi qofshin mbi të!] i kushtonte rëndësi të madhe buzëqeshjes. Madje ka thënë: “Buzëqeshja në fytyrën e vëllait tënd është lëmoshë!” Kështu, mos ta harron buzëqeshjen.
Le të jetë e sjellshme me familjarët dhe miqtë e burrit.
Le të konsultohet me burrin për vendimet e saja, për ta bërë burrin kështu të bindet se ajo e respekton mendimin e tij.
Ndihma dhe përkrahja për burrin, qoftë edhe nëpërmjet angazhimit vullnetar në ndonjë prej punëve të tij.
Që të mos kërkojë shpenzime më shumë se të ardhurat e burrit. Bën mirë të akomodohet me kushtet e burrit.
Që të mos ndihet e turpëruar nga profesioni i burrit të saj, për aq kohë sa ai është i lejuar.
Që çdoherë t’ia kumtojë burrit lajmet e mira ndërsa me të tjerat të mos e shqetësojë shumë.
Të gëzohet për gëzimin e tij dhe të hidhërohet për hidhërimin e tij. Në rast të mungesës së burrit për një kohë, le të shfaqet e gëzuar kur ai të mbërrijë në shtëpi.
Në vend të heshtjes monotone, le të hapë tema të ndryshme, me të cilat mund të shkëmbejë mendime me burrin e saj.
Ta ruajë qetësinë sa burri është në shtëpi në mënyrë që të mos bezdiset ai.
Përkujdesja për fëmijët dhe familjen nuk duhet ta bëjë ta harron veten e saj. Ajo duhet të zbukurohet për burrin e saj.
Të mos kërkojë prej burrit gjëra që ai nuk mund t’ia përmbush. Le të mos jetë e dhënë shumë pas dynjasë. Njeriu më i dëshpëruar është më i dhëni pas dynjasë.