I Lartëmadhëruar qofsh o Allah!
Le të shohim disa nga krijesa e tejdukshme të Allahut, krijesa të rralla dhe të çuditshme, të cilat i krijoi Ai si dhe kushtet në të cilat ato jetojnë dhe qarkullojnë.
Allahu i Madhëruar, duke iu drejtuar ateistëve që besojnë në rastësi të ekzistencës, thotë:
“Kjo është vepër e krijimit të All-llahut, e më tregoni pra mua se ç’krijuan ata të tjerët pos Tij. Jo, asgjë, pra, idhujtarët janë në një humbje të pafund.” (Llukman, 11)
Besimtari gjithnjë duhet të meditojë në krijimtarinë e Allahut që t’i shtohen besimi dhe bindja në Krijuesin e tij.
Si i krijoi Allahu këto krijesa dhe çfarë kushtesh krijoi për ekzistencën e tyre?
Sot, do të meditojmë disa nga krijesat e tejdukshme të Allahut Fuqiplotë, që ta madhërojmë Atë dhe të themi me gojën plot:
“All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai është mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.” (ez-Zumer, 62)
Disa krijesave, Allahu i Madhëruar ua bëri disa gjymtyrë transparente, të tejdukshme, dhe caktoi që pikërisht ato gjymtyrë t’i ndihmojnë për të siguruar ushqimin dhe për të mposhtur armiqtë e tyre.
Të meditojmë:
Flutur me dy krahë të tejdukshëm, të cilët shihen qartë në këtë foto. Në fakt, këta krahë i ndihmojnë asaj edhe kundër armiqve, ngase forma e tyre është paksa e çuditshme në botën e insekteve. Ja, e ka krijuar Allahu në këtë formë dhe pikërisht ruajtjen ia ka mundësuar nëpërmjet saj.
Peshk me kokë të tejdukshme. I madhëruar qofsh o Krijuesi im! Shihen qartë pjesë të trurit të tij. është vërtetë i frikshëm për armiqtë e tij. e ka krijuar Allahu në këtë formë që ta sigurojë veten, pa ndonjë mund a lodhje. Ky është Allahu! A mendoni se nuk ka mundësi besimtarit që thotë ‘La ilahe il-la Allah!’ t’ia largojë të këqijat që e godasin?!
Bretkosë e tejdukshme dhe shumë e bukur. Është një nga krijesat e Allahut, në të cilën shfaqet qartë Madhështia e Krijuesit.
Kallamar deti i tejdukshëm, i cili hedh shkëndija me sytë e tij dhe çan rrugën në errësirat e detit duke kërkuar ushqimin e vet. Paramendoni se si Allahu i Madhëruar nuk e ka harruar atë dhe si, nga mirësia e Tij, ia ka mundësuar shkaqet e jetesës!
Kandil deti që quhet dhe ‘Mushkëri deti.’ Shihni si i Madhi Allah e ka pajisur me censorë të ndjeshëm, me të cilët sheh rrugën dhe arrin gjahun.
Peshk i vogël detar. Ka vetëm pak ditë që ka ardhur në jetë. Për shkak të pafuqisë dhe dobësisë së saj, Allahu e krijoi të tejdukshme kësisoj, që mbrojtja e saj të garantohet pikërisht nga konstrukti i saj. I madhëruar qofsh o Allah!
Kallamar deti që shkëlqen me ngjyrë të kuqe dhe vjollcë. Ekzistojnë më shumë se 300 (treqind) lloje nga kallamari i tejdukshëm që jetojnë ë det.
Kërmill deti i tejdukshëm, i cili mund të merr forma të ndryshme ndërsa në këtë foto shihet në formë të zemrës.
Peshk i tejdukshëm që quhet ‘cowfish’, të cilës Allahu i Madhëruar ia ka dhënë mundësinë e shndritjes.
Një kafshë detare, barku i së cilës, siç mund të shihet qartë në foto, është mbushur me alga të gjelbra.
Kjo është një kafshë tjetër detare, e cila ka mundësi të përçojë dritë me ngjyra shndritëse. Kjo ia mundëson ruajtjen nga armiqtë dhe rreziqet.
Ndërsa Ai, që ka krijuar çdo gjë, thotë:
“Ai është që vetëm Atij i takon sundimi i qiejve dhe i tokës, Ai nuk ka as fëmijë e as nuk ka shok në sundimin e Tij. Ai krijoi çdo gjë, duke e përsosur në mënyrë të qartë e të matur.” (el-Furkan, 2)
http://sedatislami.files.wordpress.com/2012/04/krijesa-tc3ab-tejdukshme.pdf
AbduDaim el-Kehil
www.kaheel7.com/ar
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI