Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Si nuk i bënë punë Gadafit magjistarët e tij

KUSH VAR DIÇ VARET PREJ SAJ - Apo, si nuk i bënë punë Gadafit magjistarët e tij
 
Sipas revolucionarëve libian, ish-lideri libian, Muammer Gadafi, krahas një revolveri të artë dhe municioni, me vete barte dhe një mbulesë për ta ruajtur nga mbytja. CNN-i nënvizon se gjëja që theksohej më së shumti tek Gadafi ishte mbulesa apo rukja (magjia), e cila qe përgatitu për ta ruajtur atë, apo për tua pamundësuar njerëzve shikimin e tij dhe të dhe vendndodhjes së tij. Siç duket, kjo mbulesë apo magji, të cilën para një ekrani televiziv e zbuloi një revolucionar, nuk i bëri dobi Gadafit, përkundrazi, ia përshpejtoi vdekjen.
 
Ajo që duket është se kjo mbulesë ishte prej hajmalive të ndaluara (idhujtare), të cilën ia kishin punuar magjistarët, e me të cilët –siç dihet- Gadafi punonte shumë. Mjafton të kërkosh në google apo youtube për magjistarët e tij dhe do të mësosh shumë për këtë gjë. Gadafi kishte tubuar rreth vetes magjistarët më të njohur dhe më idhujtarët, sikur që iu kishte dhënë pasuri të shumta dhe shuma parash të majme vetëm e vetëm që t’i punojnë hajmali dhe mbulesa të tilla, për të cilat besonte se janë mburoja më e fortë e tij. Zemra e tij u lidh për to kështu që mbështetja i mbeti vetëm në to. Kështu patën vepruar edhe faraonët, për të cilët Allahu i Madhëruar thotë:
 
...sepse ajo që bënë ata nuk është asgjë tjetër pos mashtrim magjistari, e magjistari nuk do të ketë sukses kudo qoftë.” Taha, 69.
 
"Atëherë u dëshmua e vërteta dhe u zhduk ajo që kishin përgatitur. 119. Aty u mundën ata (magjistarët dhe faraoni) dhe u kthyen të poshtëruar.” el-A’rafë, 118-119.
 
E këtë na e përkujton rasti i famëkeqit, Shakiirit, këshilltarit kryesor të Gadafit për punët e magjive, i cili në një nga emisionet e tij të rregullta në kanalin satelitor Xhemahirijjeh, drejtpërdrejtë, kishte bërë disa magji kinse për të zbritur hidhërimin e xhinëve të tërbuar mbi protestuesit dhe forcat e NATO-s, por sa shpejt mori fund magjia e tij. Tekbiri i liderit të revolucionarëve trembi djajtë dhe i largoi ata. Allahu i Madhëruar ka thënë:
 
Përkujto (Muhammed) kur shejtani u dha guxim për veprat e tyre dhe u tha: "S'ka kush që mund t'iu mposhtë sot ju, unë jam mbrojtës juaji!" E kur u ballafaquan të dy grupet, ai u tërhoq prapa e tha: "Unë tërhiqem prej jush, unë shoh çka nuk shihni ju, unë i frikësohem All-llahut. All-llahu ndëshkon shumë ashpër.” el-Enfalë, 48.
 
 
 
Përshtati në shqip:
 
Sedat ISLAMI


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013