Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
PËRPJEKJET E LIBERALISTËVE PËR TË MINIMIZUAR ROLIN E HOXHALLARËVE
Sulmet e pareshtura në media kundër hoxhallarëve me pretekstin se nuk ka priftëri në Islam. Kjo sikur ua ka dhënë të drejtën që të bëjnë përshkrimet më të këqija për ta, si: ekstremistë, terroristë, neglizhentë, të mbyllur, të ngurtë, etj.
Puna në drejtim të minimizimit të rolit dhe ndikimit të hoxhallarëve në shoqëri. Kjo bëhet duke ua mohuar hapësirat publike për ligjërim, ndalimin e themelimit të institucioneve fetare, ndalimin e themelimit të qendrave të ndryshme, privimin nga kontaktet me publikun nëpërmjet medieve vizuale dhe të shkruara, etj.
Mbështetja e programeve në të cilat nuk kanë qasje hoxhallarët, si: lojërat sportive, garat e ndryshme, etj.
Ndalimi ose kushtëzimi i botimeve islame.
Ndërhyrja në punët e brendshme të institucioneve fetare.
Mungesa e ligjeve të cilat ruajnë dhe kujdesen për të drejtat e hoxhallarëve.
Moskonsultimi me hoxhallarë për projekte madhore si dhe insistimi tek pushtetarët se prezenca e tyre në nisma dhe projekt të tilla paraqet imazh të keq për pushtetin. Kjo d.t.th. izolim i hoxhallarëve nga aktualitetit. Këtu nuk bëhet fjalë vetëm për hoxhallarë, si individë, pro edhe si institucione. Qëllimi është që të zbehet maksimalisht roli dhe ndikimi i tyre.