Akide
Islam
Tefsir
Hadith
Dave
Histori islame
Orientalizem
Kulture dhe civilizim
Avancim personal
Hutbe
Tregime
DIJETARI DHE STUDENTI
Një dijetar e pyeti studentin e tij: Sa vite ke që më shoqëron?
Studenti: Plot tridhjetetre vite.
Dijetari: Çfarë ke mësuar prej meje gjatë kësaj kohe?
Studenti: Kam mësuar tetë gjëra.
Dijetari: Të Allahut jemi dhe tek Ai do të kthehemi! Më kaloi jeta me ty ndërsa ti nuk ke mësuar më shumë se tetë gjëra?!
Studenti: Nuk kam mësuar tjera dhe nuk dua të gënjejë.
Dijetari: Atëherë m’i thuaj ato tetë gjëra që paske mësuar prej meje!
Studenti:
1.
Vëzhgova njerëzit me kujdes dhe mësova se secili prej tyre ka nga një të dashur por kur të shkojnë tek varrezat ndahen prej tyre. Duke parë këtë, për dashuri përzgjodha veprat e mira që, kur të hyj në varr, të hyjnë edhe ato me mua.
«E kush iu frikësua paraqitjes para Zotit të vet dhe ndaloi veten prej epsheve, 41. Xhenneti është vendi i tij.» [en-Naziat, 40-41], kështu që dhashë mund e derdha energji për ta burgosur epshin, në mënyrë që shpirti im të përqendrohet në adhurim për Allahun.
3.
Pashë se njerëzit që kishin gjëra të çmuara dhe me vlerë, i ruanin ato që të mos humbnin. Meditova në fjalën e Allahun:
«Ajo që e keni pranë vetes është e përkohshme, e ajo që është te Allahu është e përjetshme...» (en-Nahl, 96), andaj, sa herë që më binte diç në dorë, e drejtoja kah Allahu (e jepja për hir të Tij) që të më ruhet tek Ai.
4.
Pashë se njerëzit mburreshin me pasuri, familje ose prejardhje, pastaj këtë e krahasova me fjalën e Allahut:
﴿إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عِندَ اللَّـهِ أَتْقَاكُمْ﴾
«...e s'ka dyshim se te Allahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat),...» (el-Huxhurat, 13), kështu që iu qasa devotshmërisë që të jam i ndershëm tek Allahu.
5.
Pashë se njerëzit fyenin dhe mallkonin njëri tjetrin për shkak të zilisë. Unë meditova në fjalën e Allahut:
«...Ne kemi përcaktuar ndër ta gjendjen e jetës në këtë botë...» (ez-Zuhruf, 32), kështu që e braktisa zilinë ngase u binda se ndarja e dhuntive behet nga Allahu i Madhëruar.
6.
Pashë njerëzit duke u armiqësuar ndërmjet vete, e madje edhe duke luftuar njëri tjetrin, kështu që u ndala me fjalën e Allahut:
«Djalli është armik i juaji, pra edhe ju konsiderojeni armik...» (Fatir, 6), andaj braktisa armiqësinë ndaj njerëzve dhe fillova të ushtroj armiqësinë time vetëm ndaj djallit.
7.
Pashë se njerëzit për ta fituar idaren (furnizimin) bënin çdo gjë, madje edhe gjëra të paligjshme, ndërsa unë, kur lexova fjalën e Allahut:
«Nuk ka asnjë gjallesë në tokë që All-llahu të mos ia ketë garantuar furnizimin e saj...» (Hud, 6), ...kështu që u binda se unë jam një prej këtyre gjallesave të shumta që Allahu ka përsipër furnizimin e tyre, andaj vendosa ta lë hisen time tek Allahu, i bindur se do ta arrijë atë në mënyrë të ligjshme.
8.
Shikova njerëzit dhe pashë se secili prej tyre mbështetej në një krijesë të ngjashme me të; në njërin për pasurinë, në tjetrin për gjësendet e mundësitë e humbura, në të tretin për shëndet, e kështu me radhë. Duke iu referuar fjalës së Allahut:
«...Kush i mbështetet All-llahut, Ai i mjafton atij...» (et-Talak, 3), unë i ika mbështetjes në krijesa dhe punova në drejtim të mbështetjes vetëm në Allahun e Madhëruar!