Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
VËRTET PËR TU ÇUDITUR

Autor: Dr. Semir Abdu’l HALIM
Burimi: Libri Esraru ma’rifeti’l-lah
               
Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI


  1. Jam çuditur prej atij që mbështetet në Allahun ashtu siç duhet e pastaj ndien frikë për të ardhmen!
  2. Jam çuditur prej atij që beson bindshëm në mëshirën e Allahut e pastaj është pesimist në largimin e disa belave prej tij!
  3. Jam çuditur prej atij që beson bindshëm në urtësinë e Allahut e pastaj për caktimet e Tij nuk ndihet i kënaqur!
  4. Jam çuditur me atë që beson në drejtësinë absolute të Allahut e pastaj dyshon se tiranët do të kenë fund ndonjëherë!
  5. Jam çuditur me atë që e di se Allahu e krijoi për adhurim të Tij si dhe mori përsipër furnizimin e tij e pastaj ai e braktisë adhurimin dhe furnizimin e kërkon në gjëra të ndaluara!
  6. Jam çuditur me atë që e di se vdekja do të vjen patjetër e pastaj gëzohet dhe nuk përgatitet fare për të!
  7. Jam çuditur me atë që beson në Xhehennem e pastaj qesh!
  8. Jam çuditur me atë që beson në caktimin e Allahut e pastaj lodhet (në arritjen apo pajimin me të)!
  9. Jam çuditur me atë që sheh dynjanë dhe sprovat që ua bën njerëzve e pastaj ai ndihet i qetë në të!
  10. Jam çuditur me atë që është bindur për Ditën e Llogarisë e pastaj nuk punon për të!
  11. Jam çuditur me atë që pretendon dashuri për Muhammedin, alejhi’s selam e pastaj e braktisë sunnetin e tij!
  12. Jam çuditur me atë që këndon Kur’anin e pastaj nuk vepron sipas tij!
  13. Jam çuditur me atë që pretendon të hyjë në Xhennet ndërsa nuk bën asgjë për të!
  14. Jam çuditur me atë që pretendon shpëtimin nga zjarri e Xhehennemit e pastaj vetveten e hedh në të duke pasuar epshet!
  15. Jam çuditur me atë që pretendon kundërshtimin e djallit e pastaj i nënshtrohet atij!
  16. Jam çuditur me atë që varros të vdekurit e nuk merr mësim!
  17. Jam çuditur me atë që han të mirat e Allahut e pastaj nuk e falënderon për to!
  18. Jam çuditur me atë që merret me të metat e njerëzve ndërsa ka harruar të metat e vetes së vet!
  19. Jam çuditur me atë që e ka njohur Allahun e pastaj nuk e ka kryer të drejtën-hakun e TIJ!
  20. Jam çuditur me atë që ngrit duart për lutje-dua e pastaj vazhdon në mëkate!
 
Shënim: Këto fjalë të bukura, si porosi të Teuratit, i ka regjistruar në Sahihun e tij Ibni Hibbani, pj. 2, 213. 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013