Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
POROSI NGA SHTRATI I VDEKJES

Falënderimi i takon Allahut, Krijuesit të botëve ndërsa përshëndetjet qofshin mbi zotëriun tonë, Muhammedin, familjen, shokët dhe mbarë pasuesit e tij!
Jeta kalon shpejt
Kalojnë ditët, kalojmë nga Ramazani në Ramazan, na vie Ramazani tjetër e ne në mes tyre humbim shumë të dashur. Sa prej të dashurve gjatë kësaj kohe i kemi humbur?! Sa shokëve ua kemi përcjellur kufomat?! Sa të dashur i kemi lëshuar në varreza?!... E pastaj, ne, kthehemi në shtëpitë tona, hamë, pimë dhe dëfrehemi. Nuk ka sy që loton, zemër që kupton e as njeri që në rrugën e Zotit të vet kthehet e punon. Cfarë ka ndodhë me këto zemra që janë bërë porsi guri? Cfarë ka ndodhë që janë bërë të pamëshirshme? Zemra, që iu ngjajnë zemrave të çifutëve për të cilët thotë Allahu:
“ثُمَّ قَسَتْ قُلُوبُكُم مِّن بَعْدِ ذَلِكَ فَهِيَ كَالْحِجَارَةِ أَوْ أَشَدُّ قَسْوَةً وَإِنَّ مِنَ الْحِجَارَةِ لَمَا يَتَفَجَّرُ مِنْهُ الأَنْهَارُ وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَشَّقَّقُ فَيَخْرُجُ مِنْهُ الْمَاء وَإِنَّ مِنْهَا لَمَا يَهْبِطُ مِنْ خَشْيَةِ اللّهِ وَمَا اللّهُ بِغَافِلٍ عَمَّا تَعْمَلُونَ
Edhe pas (fakteve të qarta) zemrat tuaja u bënë pasandej të forta si guri, e edhe më të forta, sepse ka nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës). All-llahu nuk është i pakujdesshëm ndaj asaj që veproni ju”. ([1])
Allahu i madhëruar nëpërmjet këtij ajeti ua bëri me dije njerëzimit se nga gurët ka që janë më të butë se sa zemrat e tyre e tha:
“…nga gurët prej të cilëve gufojnë lumenj, e ka disa prej tyre që çahen dhe prej tyre buron ujë, madje ka prej tyre që nga frika ndaj Zotit rrokullisen tatëpjetë (nga maja e kodrës)…”.
A nga gurët paska që rrokulliskan tatëpjetë nga frika e Allahut?! Po! Dëgjo për Musain, alejhi’s selam të cilit i foli Allahu:
“وَلَمَّا جَاء مُوسَى لِمِيقَاتِنَا وَكَلَّمَهُ رَبُّهُ قَالَ رَبِّ أَرِنِي أَنظُرْ إِلَيْكَ قَالَ لَن تَرَانِي وَلَـكِنِ انظُرْ إِلَى الْجَبَلِ فَإِنِ اسْتَقَرَّ مَكَانَهُ فَسَوْفَ تَرَانِي فَلَمَّا تَجَلَّى رَبُّهُ لِلْجَبَلِ جَعَلَهُ دَكًّا وَخَرَّ موسَى صَعِقًا فَلَمَّا أَفَاقَ قَالَ سُبْحَانَكَ تُبْتُ إِلَيْكَ وَأَنَاْ أَوَّلُ الْمُؤْمِنِينَ
E kur Musai erdhi në kohën që ia caktuam dhe i foli Zoti i vet, ai tha: "Zoti im! Ma mundëso pamjen tënde e të shikojë!" Ai (Zoti) i tha: "Ti nuk ke mundësi të më shohësh, por shiko kodrën, e nëse ajo qëndron në vendin e vet, ti do të më shohish Mua". Kur u drejtua kah kodra, një pjesë e dritës nga Zoti i tij e bëri atë (kodrën) thërrmi, e Musait i ra të fikët. Kur erdhi në vete, tha: "E lartë është madhëria Jote, pendohem te Ti (për atë që kërkova), dhe unë jam i pari i besimtarëve!”. ([2])
Kur pashë zemra të pamëshirshme, sy që nuk lotojnë, shpirtra neglizhent-gafil, mëkate që bëhen, ndalesa që nëpërkëmben, kur pashë se njerëzit për dynja armiqësohen e Ahiretin e kanë harruar, kur pashë se shpresa e madhe ua ka mbuluar zemrat e vdekjen e kanë harruar, e pashë të udhës tua përkujtoj atë që keni harruar, ngase, deshëm apo jo, vdekjen do ta shijojmë. Meqë nuk ka zgjidhje tjetër ngase vdekjes nuk mund t’i iket, ligjëratën time e titullova “Porosi nga shtrati i vdekjes” sepse ky është vend e këto janë momente ku flitet vetëm e vërteta.
Rob i Allahut! O rob i dobët, a nuk e di se e meta e dynjasë prej kur e krijoi Allahu ishte vdekja?! A e di se Allahu me vdekje nënshtroi tiranët, me të ua shkurtoi shpresën mbretërve derisa u erdhi vdekja e i hodhi në varreza? U bartën nga pallatet në varreza, nga drita në errësirë, nga kënaqësitë, luksi, hijet, freskitë në varreza e mundime, nga kënaqësia e ushqimit në thellësi të tokës dhe nga shoqëria e vëllezërve e miqve në vetmi të varrezave. Shiko se a gjetën mbrojtës këta njerëz apo a patën mundësi të ikin prej tyre. Shiko se:
„ هَلْ تُحِسُّ مِنْهُم مِّنْ أَحَدٍ أَوْ تَسْمَعُ لَهُمْ رِكْزًا
...A po vëren ndonjë prej tyre, ose a po dëgjon zërin e ulët të tyre (nuk u ndihet zëri)?“. ([3])
Ku janë kryelartët? Ku janë pasanikët? Ku janë mbretërit dhe bijtë e tyre? Ku janë tiranët? Ku janë mendjemëdhenjtë ? Ku janë pronarët e ndërtesave të larta? Ku janë ata e këta?
Thotë poeti:
Vizitova varrezat e thirra
ku është i nderuari e i përbuzuri
ku është ai që i besonte pushtetit të vet
ku është krenari me atë që mburrej
përfunduan të gjithë e nuk ka lajmëtar
vdiqën të gjithë e morri fund edhe lajmi
andaj o pyetësi im për njerëzit që mbaruan
a nuk merr mësim nga ata që kaluan
Vendlindja jote
Një shikim në familjen tënde, shokët dhe fqinjët tu…Sa prej tyre që haje, pije, flisje, rrije me ta i mori vdekja? Shkuan e të lanë për të të prit në varre. Ata janë atje brenda duke qëndruar e ti ende je jashtë por do të takohesh me ta, nuk ka rrugëdalje tjetër.
Por unë vëlla i dashur kërkoj prej teje që të shikosh me vëmendje. Paramendoje shokun tënd në varr; i janë tharë-shterur sytë, dheu e krimbat ia kanë ngrenë mishin e fytyrës, i janë shkapërderdhur eshtrat, dhe:
„ لَوِ اطَّلَعْتَ عَلَيْهِمْ لَوَلَّيْتَ مِنْهُمْ فِرَارًا وَلَمُلِئْتَ مِنْهُمْ رُعْبًا
...Sikur të kishe hasur në ta, do të ishe kthyer duke ikur dhe do të ishe mbushur frikë prej tyre“. ([4])
Shiko si iu mbetën gratë e veja, fëmijët jetimë, shiko si u ndanë nga xhamitë? Vinin e u falnin me ne por ja shkuan e nuk u kthyen më. U ndanë nga shtëpitë e ti së shpejti do të takohesh me ta, do t’i shoqërosh në varre, në atë vetmi e pikëllim. Thotë Allahu:
“كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ (26) وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
Cdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. 27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. ([5])
Andaj o ti i mashtruar me vetveten tënde, mos mendo se vdekja i merr të tjerët e të harron ty. Thotë Allahu:
„ كُلُّ نَفْسٍ ذَائِقَةُ الْمَوْتِ ثُمَّ إِلَيْنَا تُرْجَعُونَ
Secili njeri do ta shijojë vdekjen, e pastaj do të ktheheni te Ne“. ([6])
Dëgjoje fjalën e Allahut duke e përshkruar raportin tënd me vdekjen:
„ قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë...“. ([7])
Megjithë besimin tonë në vdekje dhe agoni të saja, në varrin dhe vetminë e tij, në dynjanë dhe përfundimin e saj, në ahiretin dhe përhershmërinë e tij, ne prapë mbështetmi në dynja dhe ndihemi të qetë në të.
Sulejmani, alejhi’s selam dhe meleku i vdekjes
Rrëfehet se meleku i vdekjes kishte qenë njëherë në vizitë tek Sulejmani, alejhi’s selam. Melekët zakonisht pejgamberëve iu shkonin në formë burrash, që askush përpos tyre të mos i njihnin. Atë ditë tek Sulejmani kishin qëlluar disa shokë të tij ndërsa meleku i vdekjes ia kishte ngulur sytë njërit prej tyre. Erdhi koha që meleku i vdekjes të shkojë por para se të nisej shikoi edhe njëherë në njeriun saqë atë gati nuk e lëshuan këmbët nga frika…
I tha Sulejmanit: O pejgamber i Zotit! Cfarë kishte ky njeri që më shikonte kështu? Tha: A nuk po e njeh kush ishte? Ai ishte meleku i vdekjes!
Njeriu i tha Sulejmanit: O pejgamber i Allahut! Urdhëroje erën të më bartë sa më shpejt që të jetë e mundur në vendin më të largët në Indi sepse unë nuk mendoj së më shikonte për të mirë! Sulejmani i tha: A je duke iku nga caktimi dhe vdekja jote?! Njeriu: Allahu, subhanehu ve teala, na ka urdhëruar të kapemi për shkaqeve ndërsa ti nëse ma bën këtë, atëherë ma ke bërë shërbimin më të madh! Sulejmani e urdhëroi erën ta bartte në vendin, ku ai dëshironte…
Pas një kohe erdhi meleku i vdekjes tek Sulejmani, i cili i tha: Cka është puna e njeriut, i cili ishe tek unë? Përse e shikoje ashtu? Tha: Unë e shikoja nga habia; ai ishte në regjistrin e të vdekurve për atë ditë dhe se ai do te vdiste në një vend të Indisë andaj u çudita si do të shkoj unë në Indi t'ia marrë shpirtin ndërsa ai ishte tek ti…Në vendin dhe momentin e marrjes së shpirtit te tij pashë kur ja ai vinte me erë kështu që ia morra shpirtin atje, ku ishte caktuar…"
Thotë Allahu:
„ قُلْ إِنَّ الْمَوْتَ الَّذِي تَفِرُّونَ مِنْهُ فَإِنَّهُ مُلَاقِيكُمْ
Thuaj: "S'ka dyshim se vdekja prej së cilës po ikni, ka për t'ju zënë...“. ([8])
“أَيْنَمَا تَكُونُواْ يُدْرِككُّمُ الْمَوْتُ وَلَوْ كُنتُمْ فِي بُرُوجٍ مُّشَيَّدَةٍ
Kudo që të jeni vdekja do t'ju kapë, po edhe në qofshi në pallate të fortifikuara...”. ([9])
“وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ مَّاذَا تَكْسِبُ غَدًا وَمَا تَدْرِي نَفْسٌ بِأَيِّ أَرْضٍ تَمُوتُ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
...nuk e di kush pos Tij se çka do të ndodhë (çka do të punojë) nesër, dhe askush nuk e di, pos Tij, se në ç'vend (ose kohë) do të vdesë. All-llahu është më i dijshmi, më i njohuri”. ([10])
Kush je ti?
Kush je ti kur vdekja është fundi yt, varri është shtrati yt, krimbi është shoku yt, Munkeri e Nekiri janë mysafirët tu, barku i tokës është vendi yt, kiameti është caktimi yt, Xhenneti ose Xhehennemi janë vendbanimi yt..A nuk je ti kështu? A nuk është gjendja jote kështu? A nuk është fundi yt kështu? Më e udhës për ty do të ishte të mos mendoje për tjetër përpos për vdekjen, të mos përmendje asgjë përheq saj, të mos përgatiteshe për asgjë përveçse për të, të mos interesoheshe për tjetër përveçse për të. Hyri Muhammedi, alejhi’s selam, një ditë në xhami dhe i pa njerëzit sikur e kishin tepruar në dëfrim e iu tha:
“أَمَا إِنَّكُمْ لَوْ أَكْثَرْتُمْ ذِكْرَ هَاذِمِ اللَّذَّاتِ لَشَغَلَكُمْ عَمَّا أَرَى فَأَكْثِرُوا مِنْ ذِكْرِ هَاذِمِ اللَّذَّاتِ الْمَوْتِ فَإِنَّهُ لَمْ يَأْتِ عَلَى الْقَبْرِ يَوْمٌ إِلَّا تَكَلَّمَ فِيهِ فَيَقُولُ أَنَا بَيْتُ الْغُرْبَةِ وَأَنَا بَيْتُ الْوَحْدَةِ وَأَنَا بَيْتُ التُّرَابِ وَأَنَا بَيْتُ الدُّودِ
Ju po ta përkujtonit më shumë shkatërruesin e kënaqësive (vdekjen) do t’iu pengonte nga kjo që po iu shoh. Shpeshtojeni përkujtimin e shkatërrimit të kënaqësive ngase nuk ka ditë në të cilën nuk flet e varri e të thotë: Unë jam shtëpi e vetmuar, unë jam vatër e vetmisë, unë jam shtëpi e dheut, unë jam shtëpi e krimbit dhe parazitëve”. ([11])
O rob i Allahut, më mirë për ty është ta llogaritësh veten prej të vdekurve, ta llogaritësh veten prej banorëve të varrezave ngase çdo e ardhme është e shpejtë:
“إِنَّ مَا تُوعَدُونَ لَآَتٍ وَمَا أَنْتُمْ بِمُعْجِزِينَ
Ajo që iu kërcënohet (kijameti, ringjallja, llogaria, përgjegjësia) patjetër do të vijë, e ju nuk mund ta pengoni. (Nuk mund ta mënjanoni caktimin e Zotit)”. ([12])
O rob i Allahut, sa peshon në këtë hapësirë? Ti je një grimcë prej grimcave të kësaj hapësire madje tërë kjo tokë nuk peshon asgjë në qiellin e saj. Ti e di se jupiteri është më i madh se toka dhe se toka, jupiteri dhe planetë tjera sillen rreth diellit ndërsa dielli e planetë tjera sillen rreth tjerave. Mos harro se tërë kjo ndodhë vetëm në një qiell të vetëm dhe atë në qiellin e dynjasë, e sa peshon ti në hapësirën e Allahut?
Rob i Allahut, sa do të jetosh? 100 vjet? Pastaj çka?
Rob i Allahut, dynjaja është momente andaj bëji respekt për Allahun, shpirtin bëje lakmues të së vërtetës, mësoja shpirtit kënaqësinë e vërtetë!
Përfundimi yt
Paramendoje veten 100 vite pas vdekjes sate kur do të vendosesh në varrin tënd, do të hajë dheu e krimbat, do të bëhesh dhe. Ndoshta vjen ndokush dhe e merr hirin tënd e bën me atë ndonjë enë qeramike e pinë nga ajo enë duke mos e ditur fare se kjo enë më parë ishte njeri. Madje ndoshta vjen ndonjë njeri e nga dheu yt bën ndonjë tullë për ta ndërtuar murin. Kurtubiu, në librin “Et-Tedhkireh”, përmend se dy njerëz ishin kacafytur ndërsa Allahu bëri një tullë të flasë: O të mjerë, për çfarë kacafyteni? Pasha Allahun, unë një ditë prej ditësh isha mbret prej mbretërve të dynjasë, e kam sunduar tokën 100 vite e pastaj vdiqa dhe u shpërbëra. Qëndrova në varr shumë vite derisa u shkatërrova tërësisht në dhe. Erdhi një prodhues balte dhe prej dheut tim ndërtoi një enë qeramike në të cilën pinë njerëzit me vite të tëra, pastaj u theva dhe u bëra dhe për kaq e kaq vite. Pastaj erdhi ky pronar i këtij muri dhe prej meje ndërtoi tullë të cilën po e shihni. Atëherë përse kjo grindje? Përse kjo kacafytje?
Ne po të shikonim do ta dinim se dynjaja nuk peshon tek Allahu as sa një krah milingone andaj përse të hasmohemi për të? Lexo fjalën e Muhammedit, alejhi’s selam:
“لَوْ كَانَتْ الدُّنْيَا تَعْدِلُ عِنْدَ اللَّهِ جَنَاحَ بَعُوضَةٍ مَا سَقَى كَافِرًا مِنْهَا شَرْبَةَ مَاءٍ
Po të vlente dynjaja tek Allahu vetëm sa një krah milingone, Allahu asnjë pabesimtari nuk do t’i jepte prej saj as edhe një gëllënkë ujë”. ([13])
Ja, kjo është dynjaja juaj. Përse qani për të? Përse garoni për të? Xhabir b. Abdullahu transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam kaloi nëpër një treg ndërsa njerëzit e rrethuan. Kaloi pranë një cjapi me veshë të vegjël i cili kishte ngordhur. E kapi për veshëve dhe tha: Kush do ta blejë këtë për një dërhem? Nuk e duam as pa para, çfarë të bëjmë me të- u përgjigjën ata që ishin përreth. A dëshironi ta merrni?- pyeti prapë Muhammedi, alejhi’s selam. Për Zotin, edhe po të ishte gjallë nuk do ta merrnim. Ishte me të meta i gjallë e si ta marrim tani kur është i ngordhur?- u përgjigjën. Muhammedi, alejhi’s selam tha:
فَوَاللَّهِ لَلدُّنْيَا أَهْوَنُ عَلَى اللَّهِ مِنْ هَذَا عَلَيْكُمْ
Pasha Allahun, dynjaja është më e pavlerë tek Allahu se sa ky cjap për ju”. ([14])
Muslimi transmeton se Ebu Ubejde arriti me pasuri nga Bahrejni. Dëgjuan ensarët se ka ardhur, e falën sabahun me Muhammedin, alejhi’s selam, i cili u largua për në shtëpi pas namazit. Ata i dolën para Muhammedit, alejhi’s selam kur i pa, qeshi dhe iu tha:
فَأَبْشِرُوا وَأَمِّلُوا مَا يَسُرُّكُمْ فَوَاللَّهِ مَا الْفَقْرَ أَخْشَى عَلَيْكُمْ وَلَكِنِّي أَخْشَى عَلَيْكُمْ أَنْ تُبْسَطَ الدُّنْيَا عَلَيْكُمْ كَمَا بُسِطَتْ عَلَى مَنْ كَانَ قَبْلَكُمْ فَتَنَافَسُوهَا كَمَا تَنَافَسُوهَا وَتُهْلِكَكُمْ كَمَا أَهْلَكَتْهُمْ
Përgëzoni e shpresoni në atë që iu gëzon se pasha Allahun nuk frikësohem për ju se do të varfëroheni por kam frikë se do t’iu zgjerohet dynjaja sikurse u pat zgjeruar edhe atyre që ishin më parë, të garoni në të siç garuan e të shkatërroheni siç u shkatërruan”.
Robër të Allahut! E këshilloj veten time dhe ju që të kthehemi tek Allahu sinqerisht ngase i shpëtuar është ai që dynjanë e ka bërë arë për ahiret ndërsa i pakujdesshëm është ai që e ka harruar ahiretin.
Cdo shpirt do ta shijoj vdekjen
Do të vdes i madhi e i vogli, princi e ministri, i ndershmi dhe i pandershmi, pejgamberi e veliu, i devotshmi e arroganti, besimtari e ateisti. Asgjë nuk do të mbetet përveç Allahut.
“كُلُّ مَنْ عَلَيْهَا فَانٍ (26) وَيَبْقَى وَجْهُ رَبِّكَ ذُو الْجَلَالِ وَالْإِكْرَامِ
Cdo gjë që është në të (në tokë) është zhdukur. 27. E do të mbetet vetëm Zoti yt që është i madhëruar e i nderuar!”. ([15])
Vdekja, padyshim, do të vjen andaj përgatitu për të
mendjet e kthjella janë të preokupuara me të
çudi si kënaqet me jetën ai,
dheu mbi fytyrën e të cilit do të hidhet.
Rob i Allahut, dëgjoje këshillën time!
Lëre atë e cila veç ka kaluar
por përkujto mëkatet dhe qaj për to
frikësoju llogaris sepse
çdo gjë që ke bërë
llogaritet dhe shkruhet
nuk të kanë harruar dy melekët kur ti i harrove
ata vërtetuan çdo gjë që ti bëre e ti harrove e luaje
shpirti është amanet patjetër duhet të kthehet
e mashtrimi yt me dynjanë për të cilën mundohesh
është vatër që kënaqësia e saj zhduket
mos harro se frymëmarrjet tona
ditën e natën llogariten
dhe, çdo gjë që bëre e tubove
është e vërtetë, pas vdekjes do ta shohësh.
Rob i Allahut, frikësoju Allahut sepse ti nga dynjaja je udhëtar, nga kënaqësitë e saja do të ndahesh, nga pallatet e saj do të largohesh, epshet e saj do t’i braktisësh, në varr do të lëshohesh, në dhe do të jetosh, me të vdekurit do të jesh shok, në mes dy melaikeve do të ulesh; ose do të përgjigjesh e të shpëtosh ose do të hutohesh e të humbësh, ose do të hapet dera e Xhennetit e të jetosh në kopshtet e tij ose do të hapet dera e zjarrit e do të hidhesh në gropat e tij. Qysh tani përgatite veten për vendin që e dëshiron. Nëse dëshiron lumturi, të porosis me një rekate në mesnatë, me një lot në sy nga zemra e frikësuar prej Allahut, me një lëmoshë të fshehtë, me një përkujtim të Allahut në vetmi, sinqeritet në fjale, agjërim në mot me vapë, modesti në jetë, besim të sinqertë, dituri të mirë, dro në namaz, frikë nga zjarri dhe dëshirë për Xhennet.
Porosi nga shtrati i vdekjes
Omer b. Hattabi
Kur u sëmur për vdekje, Omeri e kishte kokën në prehrin tim- rrëfen i biri tij Abdullahu. Ma vendos kokën në tokë- kërkoi babai. Po përse, çfarë ke ti nëse koka jote është në prehrin tim ose në tokë?- i thashë. Më tha: Mos të pastë nëna, vendose kokën time në tokë. E vendosa. Nëse Allahu nuk më mëshiron mjerë për mua e nënën time- tha babai.
Transmeton Sha’biu se kur u plagos Omeri, erdhi Ibni Abbasi, Allahu qoftë i kënaqur me të tre, e i tha: O prijësi i besimtarëve, pranove Islamin kur njerëzit nuk besuan, luftove përkrah Muhammedit, alejhi’s selam kur njerëzit nuk e përkrahnin, u vrave shehid e Muhammedi, alejhi’s selam nga ti u nda i kënaqur. Omeri kërkoi nga Ibni Abbasi që t’ia përsëriste edhe një herë, dhe ia përsëriti. Omeri me atë rast tha: I mashtruar është ai që e keni mashtruar, se pasha Allahun, po të kisha pasuri aq sa lind e perëndon dielli në pasurinë time, do ta kisha dhënë për këtë frikë që po e shoh.
Muadh b. Xhebeli
Ejani ta shikojmë porosinë e Muadhit, për të cilin Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
“Sa njeri i mire që është Muadh b. Xhebeli”, dhe
„Më i mëshirshmi prej ummetit im me ummetin tim është Ebu Bekri ndërsa ai që më së miri di hallallin dhe haramin është Muadhi“.
Në fund të jetës së vet thoshte:
O Zot, Ty të jam frikësuar dhe unë sot Ty të lus. O Zoti im, Ti e di se nuk e doja  jetën që të kam lumenj e të mbjellë pemë, por që të agjëroj e të falem natën, t’i shoqërojë dijetarët në tubime të dijes...Muadhi pas këtyre fjalëve tha: La ilahe il-la Allah dhe vdiq.
Bilal b. Rebah
Ky është Bilali, zhurmën e nallaneve të të cilit e pati dëgjuar Muhammedi, alejhi’s selam në Xhennet. Bilali nga zëri i të cilit buçiste Medina. I erdhi vdekja ndërsa gruaja e tij te koka e tij qante: Mjerë për mua! Bilali në ato dhimbje e agoni të vdekjes e hoqi shaminë dhe tha: Mos thuaj ashtu por thuaj: Ah lumturia ime; nesër i takojmë të dashurit, Muhammedin, alejhi’s selam dhe sahabet.
Rob i Allahut, mbahu për të vërtetës në të cilën je që ta takosh nesër Muhammedin, alejhi’s selam dhe shokët e tij!
Abdullah b. Mubareku
Ky është Abdullahu, mistiku dhe pasaniku më i shquar i kohës. Të ardhurat vjetore i kishte 1 milionë dërhemë. I kalonte viti e nuk i obligohej zekati por tërë atë pasuri e shpërndante në rrugën e Allahut. Ky është Abdullahu, i cili luftonte një vit ndërsa vitin tjetër bënte haxhin. Kur i erdhi vdekja e kapën dhimbjet dhe agonitë e saja. Kthjellej një herë e më pas dhimbjet i vinin prapë. Kur u kthjell e hoqi shaminë nga fytyra e duke buzëqeshur tha: Për një ditë të tillë le të përgatiten njerëzit”.
Porosia e Mu’tesimit
Transmetohet se Mu’tesimi në fund të jetës së tij tha: Po ta dija se jeta ime është kaq e shkurtër kështu nuk do të bëja.
Ibrahim en-Nah’ijj
Kur i erdhi vdekja këtij burri qau. Përse qanë?- e pyetën. E pres nga Allahu një të dërguar të më përgëzojë ose me Xhennet ose me Xhehennem.
Muhammed b. el-Munkediri
Kur i erdhi vdekja qau. Përse po qan?- e pyetën. Nuk qaj për ndonjë të keqe të cilën e dijë se e kam bërë por qajë për gjëra, të cilat i kam llogaritur të vogla ndërsa tek Allahu janë të mëdha.
Fudejl b. Ijjad
Kur i erdhi vdekja, Fudejlit i ra të fikët. I hapi sytë pas pak e tha: Ah sa rruge e largët, ah sa përgatitje e pakët!
Imam Shafiu
Kur u sëmur Shafiu, e vizitoi atë el-Mezniu dhe e pyeti: Si je o babai i Abdullahut? “Nga dynjaja po shkoj, nga vëllezërit po ndahem, vepra e këqija do t’i takoj, para Allahut do të dalë e nuk e di se a do të shkoj në Xhennet e ta përgëzoj veten time apo në Xhehennem e ta ngushëlloj”- tha Imam Shafiu.
Ebu Derda
Kur i erdhi vdekja Ebu Derdasë thoshte: Kush punon sikurse për këtë shtratin tim (d.t.th.: vuajtjet që i ka përjetuar në atë shtrat)? Kush punon për orë-çaste mundimesh të tilla sikurse të miat?
Ebu Musa el-Esh’arijj
Dahhak b. AbduRrahmani rrëfen: Kur i erdhi vdekja Ebu Musait, i thirri djemtë dhe iu tha: Shkoni dhe hapeni thellë varrin tim. Shkuan dhe e hapën. Kur erdhën iu tha: Uluni se pasha Atë në dorën e të Cilit është shpirti im, varri është njëra prej dy shtëpive; ose do të zgjerohet derisa të jetë 40 llërë e do të më hapet dera e Xhennetit e ta shikoj atë, gratë e mia dhe atë që ma ka përgatitur Allahu, ose do të ndodhë tjetra, të më ngushtohet varri derisa të më thyhen eshtrat e të më hapet një derë e Xhehennemit ku do ta shikoj vendin tim në të dhe atë që ka përgatitur Allahu; zingjirë, pranga, e pastaj do të më ndodhin shumë të liga derisa të ringjallem.. .”.

Përshtati në shqip: Sedat G. ISLAMI
 
--------------------------------------------------------------------------------
 
[1] el-Bekare, 74
[2] el-A’rafë, 143
[3] Merjem, 98
[4] el-Kehf, 18
[5] err-Rrahman, 26-27
[6] el-Ankebut, 57
[7] el-Xhumuah, 8
[8] el-Xhumuah, 8
[9] en-Nisa, 78
[10] Llukman, 34
[11] Transmeton Tirmidhiu, nr. 2462, në përshkimin e kiametit, kapitulli nr.: 27. Albani, në Sahihu’l xhamii nr. 1211, e ka cilësuar të mirë-hasen.
[12] el-En’am, 134
[13] Transmetojnë Tirmidhiu dhe Ibni Maxheh ndërsa Albani në es-Sahihah, 943, dhe Sahihu’l xhamii, 5292, e ka cilësuar autentik.
[14] Muslimi
[15] err-Rrahman, 26-27


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013