Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
XHAMITË, VLERA DHE EDUKATA NË TO

Të flasësh për xhami është nevoje e madhe e sidomos tani kur roli i saj është anashkaluar nga ithtarët e saj, tani kur ajo me nuk konsiderohet si shkolle shpirtërore në të cilën bëhet filtrimi i njeriut nga mëkatet, nga dukuritë negative, nga vjedhja,  korrupsioni, mashtrimi, plaçkitja, vrasja, e shume dukuri tjera. Sikur është harruar se xhamia ekzistonte para se te ekzistojnë shkollat, institutet, universitetet, dhe ajo luante rolin e te gjitha këtyre madje me më shume sukses se sa qe sot këto objekte te përmendura kryejnë rolin e tyre. Xhamia ne kohen e arte islame shërbente si shkolle, spital, kazerme ushtarake, shtëpi bamirësie, me një fjale, shërbente në drejtim te pastrimit shpirtëror si bazament për shkollim, edukate dhe përgatitje te mëtutjeshme. 

Nëse dëshironi te bindeni për këtë që po ua them, bëni një analogji me  shkollarët tanë, qe kane arritur tituj te larte shkence por qe te pakte janë qe shpëtojnë nga korrupsioni me te gjitha format e tij. Kështu do te bindeni se kthimi në xhami mbetet nevoje e patjetërsueshme...

 Për xhamitë janë transmetuar tekste te shumta fetare. Në to vërehet qartë roli i xhamisë, rëndësia e saj, rëndësia e faljes ne të, mirësitë e kësaj faljeje e shume te tjera.

 

Xhamitë dhe vlera e tyre:

 

- Xhamitë ndërtohen nga besimtarët derisa pengimi i tyre, ne çdo aspekt, behet nga jobesimtarët. Thotë Allahu:

" إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلاَّ اللّهَ فَعَسَى أُوْلَئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ الْمُهْتَدِينَ

18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)". (Tewbe, 18)

"وَمَنْ أَظْلَمُ مِمَّن مَّنَعَ مَسَاجِدَ اللّهِ أَن يُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ وَسَعَى فِي خَرَابِهَا أُوْلَئِكَ مَا كَانَ لَهُمْ أَن يَدْخُلُوهَا إِلاَّ خَآئِفِينَ لهُمْ فِي الدُّنْيَا خِزْيٌ وَلَهُمْ فِي الآخِرَةِ عَذَابٌ عَظِيمٌ

114. E kush mund të jetë më mizor se ai që në xhamitë e All-llahut pengon të përmendet emri i Tij (të bëhet ibadet) dhe përpiqet për shkatërrimin e tyre. Atyre ndryshe nuk u takoi të hyjnë vetë në to, vetëm duke qenë respektues (të tyre e jo rrënues). Ata në këtë jetë kanë nënçmim e në botën tjetër dënim të madh". (Bekare, 114)

- Ndërtimi i xhamive pjese e bamirësisë, qe nuk arrihet besimi komplet derisa nuk participojmë në të. Thotë Allahu:

 "لن تَنَالُواْ الْبِرَّ حَتَّى تُنفِقُواْ مِمَّا تُحِبُّونَ وَمَا تُنفِقُواْ مِن شَيْءٍ فَإِنَّ اللّهَ بِهِ عَلِيمٌ

92. Kurrë nuk do ta arrini sinqeritetin e plotë me besim (as kënaqësinë e lumtur në xhennet) derisa të mos e jepni më të dhembshmen (më të dashurën) e pasurisë suaj. اkado që jepni (për Zotin), All-llahu atë e di". (Ali Imran, 92)

Ky ajet nxit dhe stimulon për dhënie ne nisma te mbara për hire te Allahut. Ai ngrit vullnetin e njeriut për te dhënë edhe me te shtrenjtën për Allahun, siç bëri Ebu Talhaja, Allahu qofte i kënaqur me te, i cili kur dëgjoi këtë ajet, dha për hire te Allahut pasurinë me te shtrenjte qe kishte, kopshtin Bejreha.

" وَمَا يَفْعَلُواْ مِنْ خَيْرٍ فَلَن يُكْفَرُوْهُ وَاللّهُ عَلِيمٌ بِالْمُتَّقِينَ

115. E çfarëdo të mire që bëjnë, ajo nuk u mohohet. All-llahu i di shumë mirë të devotshmit". (Ali Imran, 115)

- Xhamitë janë vende ku adhurohet Allahu. Thotë Allahu:

" فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُه

36. (ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij". (Nur, 36)

" وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلَا تَدْعُوا مَعَ اللَّهِ أَحَدًا

18. Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!". (Xhinn, 18)

- Ndërtimi i xhamive ishte pune pejgamberësh. Thotë Allahu:

" وَإِذْ يَرْفَعُ إِبْرَاهِيمُ الْقَوَاعِدَ مِنَ الْبَيْتِ وَإِسْمَاعِيلُ رَبَّنَا تَقَبَّلْ مِنَّا إِنَّكَ أَنتَ السَّمِيعُ الْعَلِيمُ

127. Edhe kur Ibrahimi dhe Ismaili, duke i ngritur themelet e shtëpisë (Qabes - luteshin): "Zoti ynë, pranoje prej nesh, se me të vërtetë Ti je që dëgjon dhe di". (Bekare, 127)

Ky ajet përveç qe tregon se Qabeja është ndërtuar nga Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima's selam, tregon po ashtu se ndërtimi i xhamive është prej veprave bamirëse, për te cilat njeriu shpërblehet. Kjo vërehet qarte ne fund te ajetit ku Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima's selam luten tek Allahu për ta pranuar veprën (ndërtimin) e tyre.

Mu për këtë është thënë se njeriu pas veprës qe kryen patjetër duhet ta lus Allahun ta pranoje prej tij ngase Ibrahimi dhe Ismaili, alejhima's selam, ndërtuan Qabenë, qe nuk ka pune me te mire, por prape e luten Allahun t'ua pranoje këtë vepër.

- Kush ndërton një xhami do te ketë një shpërblim ne xhenet me po një te tille. Transmeton Uthmani, r.a., se e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke thënë:

" مَنْ بَنَى مَسْجِدًا, يَبْتَغِي بِهِ وَجْهَ اللَّهِ بَنَى اللَّهُ لَهُ مِثْلَهُ فِي الْجَنَّةِ

Kush ndërton një xhami, duke e kërkuar kënaqësinë e Allahut, Allahu ia ndërton atij një te ngjashme ne Xhennet". (Buhariu dhe Muslimi)

Umeri, r.a., transmeton se e ka dëgjuar Muhammedin, alejhi's salatu ve's selam duke thënë:

" مَنْ بَنَى مَسْجِدًا يُذْكَرُ فِيهِ اسْمُ اللَّهِ بَنَى اللَّهُ لَهُ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ

Kush ndërton një xhami, ne te cilën përmendet emri i Allahut, Allahu ia ndërton atij një shtëpi ne Xhennet". ([1])

Xhabir b. Abdil-lahu transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" مَنْ بَنَى مَسْجِدًا لِلَّهِ كَمَفْحَصِ قَطَاةٍ أَوْ أَصْغَرَ بَنَى اللَّهُ لَهُ بَيْتًا فِي الْجَنَّةِ

Kush ndërton për Allahn një xhami, qofte sa strehimorja e thëllëzës apo edhe me e vogël, Allahu do t'ia ndërtoj atij një shtëpi ne Xhennet". (Sahihul xhamii, 6129)

- Xhamitë janë vendet më te dashura te Allahut. Muslimi transmeton nga Ebu hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" أَحَبُّ الْبِلَادِ إِلَى اللَّهِ مَسَاجِدُهَا وَأَبْغَضُ الْبِلَادِ إِلَى اللَّهِ أَسْوَاقُهَا

Vendet më të dashura tek Allahu janë xhamitë ndërsa me te urryerat janë tregjet".

- Ndërtimi i xhamisë është prej veprave qe njeriut i bëjnë dobi edhe pas vdekjes. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

"إِنَّ مِمَّا يَلْحَقُ الْمُؤْمِنَ مِنْ عَمَلِهِ وَحَسَنَاتِهِ بَعْدَ مَوْتِهِ عِلْمًا عَلَّمَهُ وَنَشَرَهُ وَوَلَدًا صَالِحًا تَرَكَهُ وَمُصْحَفًا وَرَّثَهُ أَوْ مَسْجِدًا بَنَاهُ أَوْ بَيْتًا لِابْنِ السَّبِيلِ بَنَاهُ أَوْ نَهْرًا أَجْرَاهُ أَوْ صَدَقَةً أَخْرَجَهَا مِنْ مَالِهِ فِي صِحَّتِهِ وَحَيَاتِهِ يَلْحَقُهُ مِنْ بَعْدِ مَوْتِهِ

Veprat dhe te mirat, qe i rrjedhin besimtarit edhe pas vdekjes se tij janë: dituria, te cilën e ka mësuar dhe shpërndarë, evlatin e mire qe e ka lënë pas, mus'hafi, qe e ka lënë si trashëgimi, xhaminë, qe e ka ndërtuar, shtëpinë për udhëtarë, kanal uji qe ka lënë, apo sadakanë, qe e ka dhënë prej pasurisë kur ka qene i shëndoshë dhe gjalle. Te gjitha këto i bëjnë dobi njeriut edhe pas vdekjes se tij". (Sahihut tergib vet terhib, 77)

- Xhamia duhet te dertohet për qëllime te pastra islame ndryshe ajo nuk meriton te quhet xhami. Thotë Allahu:

" وَالَّذِينَ اتَّخَذُوا مَسْجِدًا ضِرَارًا وَكُفْرًا وَتَفْرِيقًا بَيْنَ الْمُؤْمِنِينَ وَإِرْصَادًا لِمَنْ حَارَبَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ مِنْ قَبْلُ وَلَيَحْلِفُنَّ إِنْ أَرَدْنَا إِلَّا الْحُسْنَى وَاللَّهُ يَشْهَدُ إِنَّهُمْ لَكَاذِبُونَ (107) لَا تَقُمْ فِيهِ أَبَدًا لَمَسْجِدٌ أُسِّسَ عَلَى التَّقْوَى مِنْ أَوَّلِ يَوْمٍ أَحَقُّ أَنْ تَقُومَ فِيهِ فِيهِ رِجَالٌ يُحِبُّونَ أَنْ يَتَطَهَّرُوا وَاللَّهُ يُحِبُّ الْمُطَّهِّرِينَ (108) أَفَمَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَى تَقْوَى مِنَ اللَّهِ وَرِضْوَانٍ خَيْرٌ أَمْ مَنْ أَسَّسَ بُنْيَانَهُ عَلَى شَفَا جُرُفٍ هَارٍ فَانْهَارَ بِهِ فِي نَارِ جَهَنَّمَ وَاللَّهُ لَا يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ (109) لَا يَزَالُ بُنْيَانُهُمُ الَّذِي بَنَوْا رِيبَةً فِي قُلُوبِهِمْ إِلَّا أَنْ تَقَطَّعَ قُلُوبُهُمْ وَاللَّهُ عَلِيمٌ حَكِيمٌ

107. (Nga hipokritët më të shëmtuarit janë) Edhe ata që ndërtuan xhami sherri, mosbesimi e përçarjeje mes besimtarëve dhe ftuan në pritje (solemne) atë që më parë kishte luftuar kundër All-llahut dhe të dërguarit të Tij. Ata do të betohen: "Ne nuk kemi pasur tjetër qëllim, vetëm për të mirë!" Po All-llahu dëshmoi se ata vërtet janë rrenacakë. 108. Ti mos u fal aty kurrë! Një xhami e cila që prej ditës së parë është themeluar në respekt ndaj All-llahut (pa hile), është më e drejtë të falesh në të, aty ka burra që dëshirojnë të pastrohen mirë, e All-llahu i do të pastrit. 109. A është më i mirë ai që ndërtesën e vet e themeloi në devotshmëri dhe në kënaqësi të All-llahut, apo ai që ndërtesën e vet e themeloi buzë bregut të shembur e bashkë me të bie në zjarrin e xhehennemit? All-llahu nuk i udhëzon njerëzit zullumqarë. 110. Ndërtesa e tyre të cilën e ndërtuan ata (e që e shembi Pejgamberi) vazhdimisht do të jetë mllef në zemrat e tyre, pos nëse pëlcasin zemrat e tyre. All-llahu di, është i urte". (Tewbe, 107-110)

Ibni Kethiri përmend se shkaku i zbritjes se ajetit për mosfaljen ne xhami te tilla është se para ardhjes se Muhamemdit, alejhis selam ne Medine, një njeri prej fisit Hazrexh, e qe quhej Ebu Amir err Rrahib, kishte kaluar ne krishterizëm dhe kishte mësuar librat e tyre. Falej dhe lutej ne formën e tyre kështu qe kishte një nam te madh ne mesin e fisit te vet. Kur Muhammedi, alejhis selam shkoi ne Medine dhe u tubuan muslimanët rreth tij, filloi Islami te ngritej, e sidomos pas Bedrit, ky i mallkuar filloi ta shpalos armiqësinë e tij ndaj islamit kështu qe iku ne Mekke për t'i nxitur për lufte kundër Pejgamberit, alejhis selam. 

Si rezultat i kësaj propagande dhe këtij organizimi famëkeq, ai arriti ta organizonte betejën e Uhudit por meqë fundi iu takoi besimtarëve, mundi i tij shkoi huq. Ne këtë beteje ku i prishur kishte hapur disa gropa, ne te cilat kishte rene i dërguari i Allahut, madje edhe ishte lënduar shume, kishte thyer një dhëmballë, kishte gërvishtur faqen dhe ishte lënduar ne koke.

Pejgamberi, alejhis selam e kishte ftuar ne Islam këtë njeri por ai, jo vetëm qe nuk pranoi, ai edhe shfaqi mendjemadhësi, arrogance, vandalizëm, kështu qe Muhamemdi, alejhis selam u lut kundër tij te vdiste larg si i përzënë prej vendit te vendit, dhe kështu ndodhi. Ai iku dhe shkoi tek Herakliu, te cilin e mundua ta nxiste për lufte kundër Muhammedit, alejhis selam. Ai iu shkruante shokëve te tij hipokrite ne Medine se do te kthehej me një ushtri te madhe dhe do ta mposhte Muhammedin. Iu kishte dërguar letra qe t'ia ndërtonin një vend ku do te strehehoheshin emisarët e tij me letrat qe ai ua dërgon dhe ku ai do te predikonte pas kthimit. Shokët e tij filluan dhe nen petkun e xhamisë ndërtuan objektin e tij, Me dinakëri, dredhi dhe hipokrizi, erdhën dhe i thane Muhammedit, alejhis selam te shkonte e te falej ne te.

Meqë Muhammedi, alejhis selam nuk e dinte te vërtetën e kësaj xhamie iu premtoi se pas luftës se Tebukut, përgatitjet e se cilës ishte duke i bere, do te shkonte për falje. Gjate kthimit prej betejës, erdhi Xhibrili dhe e lajmëroi për sekretin e kësaj xhamie. Pejgamberi, alejhis selam dërgoi disa sahabe, te cilët e dogjën dhe shkatërruan atë.

Kurtubiu ka thënë: Çdo xhami qe ndërtohet për përçarje, syefaqësi, nam-emër, ajo ka dispozitën e Xhamisë se Dirarit dhe nuk lejohet namazi ne te.  ([2])

- Sahabet ndërtuan xhami ne shtëpitë e tyre. Ebu Bekri para se ta bënte hixhretin kishte ndërtuar një xhami ne oborr te shtëpisë se tij, dhe kështu llogaritet i pari qe ndërtoi xhami ne Islam. Aisheja, vajza e tij dhe gruaja e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, transmeton se:

"... ثُمَّ بَدَا لِأَبِي بَكْرٍ فَابْتَنَى مَسْجِدًا بِفِنَاءِ دَارِهِ, فَكَانَ يُصَلِّي فِيهِ وَيَقْرَأُ الْقُرْآنَ فَيَقِفُ عَلَيْهِ نِسَاءُ الْمُشْرِكِينَ وَأَبْنَاؤُهُمْ يَعْجَبُونَ مِنْهُ وَيَنْظُرُونَ إِلَيْهِ, وَكَانَ أَبُو بَكْرٍ رَجُلًا بَكَّاءً لَا يَمْلِكُ عَيْنَيْهِ إِذَا قَرَأَ الْقُرْآنَ, فَأَفْزَعَ ذَلِكَ أَشْرَافَ قُرَيْشٍ مِنْ الْمُشْرِكِينَ

...babait tim, Ebu Bekrit, i erdhi ndërmend ta ndërtonte një Xhami ne oborr te shtëpisë, ku falej dhe këndonte kur'an. Bijtë dhe gratë e pabesimtarëve ndaleshin dhe dëfreheshin me dëgjimin e këndimit dhe shikimit ne të. Ebu Bekri ishte njeri, qe qante shume, kështu qe kur këndonte kur'an nuk mund ta përmbante veten dot. Kjo frikësoi parinë pabesimtare të kurejshitëve...". (Buhariu)

Ammar b. Jasiri kishte ndërtuar një xhami ne te cilën falej. Ai ishte i pari qe ndërtoi xhami ne Medine. Bazuar ne disa transmetime, Ammari është muslimani i pare qe ne shtëpi ka bere një xhami, ne te cilën falej.

- Ndërtimin e xhamive nuk bën ta kryeje askush përveç muslimanëve sikur qe plani i ndërtimit duhet te jete prej muslimaneve. Thotë Allahu:

"مَا كَانَ لِلْمُشْرِكِينَ أَن يَعْمُرُواْ مَسَاجِدَ الله شَاهِدِينَ عَلَى أَنفُسِهِمْ بِالْكُفْرِ أُوْلَئِكَ حَبِطَتْ أَعْمَالُهُمْ وَفِي النَّارِ هُمْ خَالِدُونَ* إِنَّمَا يَعْمُرُ مَسَاجِدَ اللّهِ مَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَأَقَامَ الصَّلاَةَ وَآتَى الزَّكَاةَ وَلَمْ يَخْشَ إِلاَّ اللّهَ فَعَسَى أُوْلَئِكَ أَن يَكُونُواْ مِنَ الْمُهْتَدِينَ

17. Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut, duke qenë se vetë dëshmojnë për veten e tyre se janë mohues. Të tillëve u shkuan kot veprat e tyre dhe ata janë përgjithmonë në zjarr.

18. E drejtë e përkujdesjes së xhamive të All-llahut është vetëm e atij që i ka besuar All-llahut dhe ditës së mbramë e që e falë namazin, jep zeqatin e nuk i frikësohet askujt pos All-llahut. Të tillët do të jenë të udhëzuarit (në rrugën e drejtë)". (Tewbe, 17-18)

Imam Taberiu duke komentuar këtë ajet thotë: Xhamitë ndërtohen për adhurimin e drejte te Allahut e jo për t'i bere shok Atij në to, kështu qe kush mohon Allahun nuk është pune e tij ndërtimi i xhamisë.

Edhe pse ndërtimi i përmendur ne ajet me shume ka te beje me anën abstrakte, d.t.th.: faljen ne to, megjithatë një numër dijetaresh, siç përmend Begaviu ne tefsirin e tij, mendojnë se për qellim është ndërtimi konkret i objektit te xhamive.

Ibnu'l Xhevzijj ne tefsirin e tij përmend se qëllimi me "imareh" është ose:

·    Ulja dhe ndejtja ne to, ose

·    Ndërtimi dhe meremetimit (riparimi-renovimi) i tyre

...dhe qe te dyja, shton I. Xhevziu, janë te ndaluara për pabesimtarin. Bazuar ne këtë, ai ne koment te pjesës se pare te ajetit " Nuk është e drejtë e idhujtarëve të kujdesen për xhamitë e All-llahut " thotë:Muslimanët duhet t'i pengojnë pabesimtarët nga kjo.

Allahu e mëshiroftë Rraziun, i cili ne lidhje me këtë ajet kishte përmendur një koment te bukur e te gjere te ndare ne mesail-çështje, prej te cilave ne do te përmendim vetëm mes'elen e dyte:

""Ndërtimi i xhamisë është dy lloje:

·    Me shkuarje te shpeshte në të. Thuhet: Filani po e ndërton këtë mexhlis-ndeje kur te shkon shpesh në të, ose

·    Me ndërtim te njohur e qe është ngritja e mureve.

Nëse për qellim është domethënia e dyte, atëherë kuptimi i ajetit është: Pabesimtarit nuk i lejohet te beje ndërtimin e xhamisë për arsye se xhamia është vend adhurimi kështu qe duhet te jete e shenjtëruar-nderuar ndërsa pabesimtari nuk ia njeh këtë nder dhe respekt, përkundrazi, ai e përdhosë dhe shkel dinjitetin e saj. Pastaj kjo nuk lejohet edhe për arsye se pabesimtarët shpirtërisht (hukmen-parimisht) janë te ndyre, siç thotë Allahu:

" إِنَّمَا المشركون نَجَسٌ

…vërtet idhujtarët janë të ndyrë…". (et Tewbe, 28)

...ndërsa pastrimi i xhamive është obligim, siç thotë Allahu:

" أَن طَهّرَا بَيْتِىَ لِلطَّائِفِينَ

ju të dy (Ibrahim dhe Ismail) pastrojeni shtëpinë Time për vizituesit, për ata që qëndrojnë aty dhe për ata që falen aty". (el Bekare, 125)

Pastaj pabesimtari, prej traditës se vet, nuk ruhet nga papastërtitë konkrete, kështu qe ai e zhyt, njollose dhe bën të papastër xhaminë, gjë qe shpien ne prishje te adhurimit te muslimanëve…

Allahu ne ajetin e pare mohoi qe pabesimtarët te ndërtojnë xhami. Ata, ne periudhën paraislame, mendonin se shërbimet rreth Qabesë dhe haxhilerëve janë vepër shume e mire  e tyre ndërsa Allahu ua ktheu:

"أَجَعَلْتُمْ سِقَايَةَ الْحَاجِّ وَعِمَارَةَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ كَمَنْ آمَنَ بِاللّهِ وَالْيَوْمِ الآخِرِ وَجَاهَدَ فِي سَبِيلِ اللّهِ لاَ يَسْتَوُونَ عِندَ اللّهِ وَاللّهُ لاَ يَهْدِي الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ

19. A mos e konsideruat dhënien e ujit haxhinjve dhe kujdestarinë ndaj xhamisë së shenjtë, si besimin e atij që i besoi All-llahut dhe ditës së fundit dhe që luftoi në rrugën e All-llahut? Jo, ato nuk janë të barabarta te All-llahu. Popullin mizor All-llahu nuk e vë në rrugë të drejtë". (Tewbe, 19)

Shkaku i zbritjes se këtij ajeti është se kur muslimanët kishin zënë robër lufte ne Bedër disa mekkase, ne mesin e te cilëve ishte Abbasi, xhaxhai i Pejgamberit, alejhi’s selam, Aliu kishte filluar ta qortonte se si ai e luftonte nipin e vet dhe kishte shkëputur marrëdhëniet me te. Ai iu tha qe te mos ua përmendin vetëm te këqijat por edhe te mirat. Kur u pyet se cilat ishin te mirat e tyre përmendi disa shërbime qe ia kane bere Qabese dhe haxhilerëve. Allahu zbiti këtë ajet si sqarim se puna e tyre si pabesimtarë nuk vlen dhe se nuk krahasohet me besim. 

- Xhamia ishte vendi i pare qe e vizitonte Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam pas kthyerjen nga ndonjë udhëtim. Rrëfen Ka'b Bin Maliku e thotë:

"Pejgamberi, Alejhi selam, vizitën e pare qe e bënte posa kthehej nga ndonjë udhëtim, ishte vizita e xhamisë, ku falej ne te".

 

Vlera e shkuarjes në xhami.

 

- Mysafir tek Allahu. Thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" مَنْ غَدَا إِلَى الْمَسْجِدِ أَوْ رَاحَ أَعَدَّ اللَّهُ لَهُ فِي الْجَنَّةِ نُزُلًا كُلَّمَا غَدَا أَوْ رَاحَ

Kush shkon ne Xhami, Allahu ia përgatit një konak (ashtu siç i behet mysafirit) ne Xhennet sa here qe te shkoje". (Muslimi)

- Çdo hap qe bën i shkruhet një e mirë dhe i shlyhet një mëkat. Thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

" مَنْ تَطَهَّرَ فِي بَيْتِهِ ثُمَّ مَشَى إِلَى بَيْتٍ مِنْ بُيُوتِ اللَّهِ لِيَقْضِيَ فَرِيضَةً مِنْ فَرَائِضِ اللَّهِ كَانَتْ خَطْوَتَاهُ إِحْدَاهُمَا تَحُطُّ خَطِيئَةً وَالْأُخْرَى تَرْفَعُ دَرَجَةً

Kush pastrohet ne shtëpi pastaj shkon ne ndonjë xhami për ta falur ndonjë farz prej farzeve te Allahut, hapat e këmbëve te tij do te jene njeri shlyerës i mëkatit e tjetri rritje e gradës ne Xhennet". (Muslimi)

Fisi Benu Seleme deshën te vendoseshin për banim afër xhamisë ngase vendi ishte i lire. Kur u njoftua Muhammed, alejhi's salatu ve's selam me kete tha:

" بَنِي سَلِمَةَ دِيَارَكُمْ تُكْتَبْ آثَارُكُمْ فَقَالُوا مَا كَانَ يَسُرُّنَا أَنَّا كُنَّا تَحَوَّلْنَا

O benu Seleme! Shtëpitë tuaja ua shkruajnë gjurmët tuaja (hapat tuaj prej shtëpive ua shkruajnë sevapet). Ata thane: Nuk do te gëzoheshin sikur ne te shpernguleshin prej aty". (Muslimi)

Xhabir b. Abdullahi tregon se shtëpitë e tyre ishin larg kështu qe kishin dashur t'i shisnin ato dhe te blinin shtëpi afër xhamisë. Por, Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam i kishte ndaluar duke iu thënë:

" إِنَّ لَكُمْ بِكُلِّ خَطْوَةٍ دَرَجَةً

Për çdo hap ngriheni nga një grade ne Xhennet". (Muslimi)

- Njeriu qe e ka xhaminë me se largu ai ka me se shumti sevape. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

"إِنَّ أَعْظَمَ النَّاسِ أَجْرًا فِي الصَّلَاةِ أَبْعَدُهُمْ إِلَيْهَا مَمْشًى فَأَبْعَدُهُمْ وَالَّذِي يَنْتَظِرُ الصَّلَاةَ حَتَّى يُصَلِّيَهَا مَعَ الْإِمَامِ أَعْظَمُ أَجْرًا مِنْ الَّذِي يُصَلِّيهَا ثُمَّ يَنَامُ

Njeriu që më së shumti ka shpërblim ë namaz është ai që më së largu e ka xhaminë ndërsa ai që pret ta fal namazin me imam ka me shume shpërblim se sa ai qe falet e pastaj flenë".

Ebu Hurejre transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

"صَلَاةُ الرَّجُلِ فِي جَمَاعَةٍ تَزِيدُ عَلَى صَلَاتِهِ فِي بَيْتِهِ وَصَلَاتِهِ فِي سُوقِهِ بِضْعًا وَعِشْرِينَ دَرَجَةً وَذَلِكَ أَنَّ أَحَدَهُمْ إِذَا تَوَضَّأَ فَأَحْسَنَ الْوُضُوءَ ثُمَّ أَتَى الْمَسْجِدَ لَا يَنْهَزُهُ إِلَّا الصَّلَاةُ لَا يُرِيدُ إِلَّا الصَّلَاةَ فَلَمْ يَخْطُ خَطْوَةً إِلَّا رُفِعَ لَهُ بِهَا دَرَجَةٌ وَحُطَّ عَنْهُ بِهَا خَطِيئَةٌ حَتَّى يَدْخُلَ الْمَسْجِدَ فَإِذَا دَخَلَ الْمَسْجِدَ كَانَ فِي الصَّلَاةِ مَا كَانَتْ الصَّلَاةُ هِيَ تَحْبِسُهُ وَالْمَلَائِكَةُ يُصَلُّونَ عَلَى أَحَدِكُمْ مَا دَامَ فِي مَجْلِسِهِ الَّذِي صَلَّى فِيهِ يَقُولُونَ اللَّهُمَّ ارْحَمْهُ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ اللَّهُمَّ تُبْ عَلَيْهِ مَا لَمْ يُؤْذِ فِيهِ مَا لَمْ يُحْدِثْ فِيهِ

Namazi i njeriut me xhemat ka me shume shpërblim se sa namazi ne shtëpi apo treg për 20 e ca grade. Kjo për faktin se kur dikush merr abdes mire, e pastaj shkon ne xhami, e tërheq namazi, jo për tjetër por vetëm për namaz nuk ndodhe ta beje ndonjë hap e të mos ngritët një gradë lartë dhe t'i shlyhet një mëkat dhe kështu derisa të hyje ne xhami. E kur te hyje ne xhami ai është ne namaz për aq kohe sa qëndron ne të për namaz. Melaiket luten për ndonjërin prej jush për aq kohe sa qëndron ne vendin ku është falur e nuk shqetëson askënd apo nuk prish abdesin, dhe thonë: O Allahu ynë! Fale atë! O Allahu ynë! Pranoja pendimin atij!". (Muslimi)

- Ai është ne mesin e atyre qe Allahu iu bën hije me hijen e Arshit ne ditën e kiametit. Thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

"سَبْعَةٌ يُظِلُّهُمْ اللَّهُ فِي ظِلِّهِ يَوْمَ لَا ظِلَّ إِلَّا ظِلُّهُ الْإِمَامُ الْعَادِلُ وَشَابٌّ نَشَأَ فِي عِبَادَةِ رَبِّهِ وَرَجُلٌ قَلْبُهُ مُعَلَّقٌ فِي الْمَسَاجِدِ وَرَجُلَانِ تَحَابَّا فِي اللَّهِ اجْتَمَعَا عَلَيْهِ وَتَفَرَّقَا عَلَيْهِ وَرَجُلٌ طَلَبَتْهُ امْرَأَةٌ ذَاتُ مَنْصِبٍ وَجَمَالٍ فَقَالَ إِنِّي أَخَافُ اللَّهَ وَرَجُلٌ تَصَدَّقَ أَخْفَى حَتَّى لَا تَعْلَمَ شِمَالُهُ مَا تُنْفِقُ يَمِينُهُ وَرَجُلٌ ذَكَرَ اللَّهَ خَالِيًا فَفَاضَتْ عَيْنَاهُ

Shtatë grupe të njerëzve Allahu iu bën hije me hijen e Vet atë ditë kur nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tij:

1.      Prijësit te drejte,

2.      Te riut, qe zhvillohet-rritet n adhurimin për Allahun,

3.      Njeriut, zemra e te cilit është e lidhur me xhami,

4.      Dy njerëzve, qe duhen vetëm për Allahun; bashkohen por edhe ndahen për hire të Tij,

5.      Njeriut, që një grua e bukur dhe me famë i ofron mundësinë për marrëdhënie seksuale te paligjshme por ai i thotë: Unë ia kam friken Allahut të Madhëruar,

6.      Njeriut qe kur jep lëmoshë e fsheh aq shume atë saqë edhe dora e majtë nuk e di fare ka dhënë e djathta, dhe

7.      Njeriut, qe kur në vetmi e përkujton Allahun i mbushen sytë lot". (Buhariu & Muslimi)

- Ka shpërblim shume te madh. Transmeton Buhariu nga Ebu Musai se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: "Njeriu me shpërblim me te madh ne namaz është ai, i cili ka ecur me se shumti pastaj ai qe ka ecur me se shumti (e ka shtëpinë me se largu nga xhamia), ndërsa ai, i cili e prêt namazin derisa ta fal me imam ka me shume shpërblim se sa ai, qe e fal pastaj flenë".

Ka thënë Ibni El Muniri: "Hadithi tregon se shkaku për shtimin e shpërblimit është mundi dhe lodhja e te ecurit për ta falur namazin ne xhami. Nëse puna është kështu, atëherë ecja për ta falur namazin e sabahut ne xhami është me e mundimshme se sa tjerat sepse, nëse jacija e shoqëron ne errësirë (d.t.th: te dy namazet janë gjate natës), megjithatë ndarja nga gjumi i lezetshëm ne kohen e sabahut ia shton vlerën edhe me shume sabahut".

Sikur këtë e përkrah edhe hadithi i Ebu Davudit dhe Tirmidhiut nga Ebu Burejde El Eslemiu se Pejgamberi, alejhi selam ka thënë:

"Përgëzoji meshshainët (ata qe ecin shume) në errësirë për në xhami me një dritë (nur) te plote ne Ditën e Kiametit!".

Meqë këta njerëz çanë dallgët e errësirës për adhurim ne xhami, u shpërblyen me nur (drite) te plote, e cila i rrethon nga te gjitha anët e tyre.

- Falja e jacisë dhe sabahut ne xhami me xhemat është sikur te jesh falur tere natën. Uthman b. Affani thotë se e kam dëgjuar te dërguarin e Allahut duke thene:

"Kush e fal namazin e jacisë me xhemat është sikurse ai, qe gjysmën e natës e kalon ne namaz. Ndërsa ai, qe e fal namazin e sabahut me xhemat, është sikurse ai, qe është falur vetëm tërë natën.(Muslimi)

- Për një dite namaz mund te fitosh shpërblimin e agjërimit dhe namazit te një viti. Thotë Muhammedi a.s.

"Kush e pastron dike dhe pastrohet (qëllimin e ka për marrëdhënie seksuale natën e xhumasë) e pastaj shkon herët ne xhami, ec e nuk hip ne diç, afrohet afër imamit dëgjon hutben dhe nuk flet për çdo hap qe e bën ka shpërblimin e një viti agjërim dhe namaz".

 

Falja e namazit me xhemat dhe rreziku i mosfaljes se namazit me xhemat

 

- Thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

"صلاة الجماعة أفضل من صلاة الفذ بسبع و عشرين درجة

Namazi me xhemat është me i vlefshëm se namazi i falur vetëm për 27 shkalle"([3]).

- Vlerën e një haxhi. Thotë Muhammedi a.s.

"Kush shkon ne xhami duke mos patur tjetër dëshirë përveç qe te mësojë një te mire  ose t'i mësojë te tjerët e ka shpërblimin e plote te një haxhi qe e ka kryer".

 "Kush del nga shtëpia e tij për namazet e obliguara (për t'i falur ne xhami), shpërblimi i tij është sikurse haxhi ne muajin muharrem dhe kush del për ne tesbihun (namazin) e duhase  duke mos u preokupuar me asgjë tjetër, shpërblimi  i tij është sikurse i atij qe e kryen umren"([4]).

- Allahu dhe melaiket bien salavate për ata qe rrinë në safin e parë. Thotë Muhammedi a.s.

 "Allahu dhe melaiket e  Tij luten per safin e pare dhe muezinit i falen mëkatet aq sa e zgjat zërin (gjate tere kohës se këndimit), e vërteton çdo gjë, qe e ndien e lëngët apo e ngurte qofte. Ai e ka sevapin e tere atyre qe falen me te".

- Vend ku shkojnë njerëzit e devotshme te çajnë dertet e tyre me Allahun. Ka thënë Museiir Bin Kidami" Hyra e xhami dhe pashe se një njeri falej. Me tërhoqi zëri i tij. Lexoi ne rekatin e pare 1/7 e Kur'anit pastaj vazhdoi 1/3 pastaj gjysmën dhe nuk u ndal se lexuari derisa e përfundoi tere Kur'anin ne një rekat te vetme. Shiqova kur ja ai ishte Ebu Hanifeja.

Ka thënë Harixhe Bin Mus'ab "Katër imame e kane përfunduar Kur'anin ne një rekat te vetme"Utman Bin Affan, Temim Ed Darijj, Seid Bin Xhubejr dhe Ebu Hanife".

Ka thënë Ibni Vehbiu "E kam pare Thevriun ne Harem (Meke) pas namazit te akshamit. U fal pastaj beri sexhde, prej se cilës nuk u ngrit derisa hyri koha e jacise.

- Refuzon vizitën e melaikeve. Transmeton Buhariu nga Ebu Hurejre, i cili e ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi selam, duke thënë:

"Melaiket e natës dhe melaiket e ditës tubohen ne namazin e sabahut". Pastaj tha Ebu Hurejre: Lexoni nëse dëshironi:

"  إِنَّ قُرْآنَ الْفَجْرِ كَانَ مَشْهُوداً

Vërtet, lutja e agimit është e përcjellur". (Isra, 78)

- Njeriu qe ka xhaminë afër e nuk prezanton ne xhami është dro qe namazi i tij te mos ketë pranim ose shpërblim tek Allahu. Ibni Abbasi transmeton se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" مَنْ سَمِعَ النِّدَاءَ فَلَمْ يَأْتِهِ فَلَا صَلَاةَ لَهُ إِلَّا مِنْ عُذْرٍ

Kush e dëgjon thirrjen (ezanin) për namaz e pastaj nuk vjen ne xhami, ai nuk ka namaz, përveç nëse e ka penguar ndonjë arsye e justifikueshme". ([5])

- Ata qe nuk prezantojnë ne namaz me qellim ka gjasa te jene prej mynafikëve. Ebu Hurejre rrëfen se Pejgamberi a.s ka thënë.:

"Namazi me i rëndë për mynafikët është namazi i Jacisë dhe Sabahut por po ta dinin se çfarë (vlere) ka ne to do te vinin madje edhe duke u zhargitur (ecur zvarre). Vërtet desha ta urdhëroj muezzinin (te thërret për namaz) pastaj ta urdhëroj një njeri t'ua fale njerëzve (namazin) pastaj te marre me vete njerëz, te cilët kane me vete grumbuj drurësh, te shkojmë tek njerëzit qe nuk e falin namazin (me xhemat) dhe t'ua djege shtëpitë e tyre me zjarre".(Muttefekun alejhi).

Dijetaret thonë se Pejgamberi a.s nuk e zbatoi këtë gjë si përkujdesje ndaj grave dhe fëmijëve (te cilët nuk e kane obligim prezantimin ne xhemat).

Nga Ebi El Ahvesi transmetohet se Abdullah ibni Mes'udi ka thënë "Vërtet kam shikuar se prej nesh askush nuk mungonte ne namazin me xhemat përveç mynafikut, nifaku-hipokrizia e te cilit ishte e qarte ose i sëmuri. Madje i sëmuri, ashtu i sëmurë, vinte ne namaz duke ecur zvarre ne mes dy personave. Ka thënë poashtu: Pejgamberi a.s na i ka mësuar normat-rregullat (sunnetet) e udhëzimit, ne mesin e te cilave është edhe namazi ne xhami, ne te cilën thirret ezani".(Muslimi)

Ne një transmetim tjetër qëndron" Kush ka dëshirë qe t'a takoje Allahun nesër (në Ditën e Gjykimit) si musliman le te kujdeset për namazet, kudo qe te thirret për to, sepse Allahu s.w.t ia ligjësoi Pejgamberit tuaj normat (sunnetet) e udhëzimit, e prej normave te udhëzimit është edhe namazi. Ju po te faleshit ne shtëpitë tuaja siç falet ky përtac ne shtëpinë e tij, do ta braktisnit sunnetin (metodën-rrugën) e Pejgamberit tuaj, e nëse e braktisni sunnetin e tij atëherë do te humbni. Nuk ka njeri prej jush qe merr abdes me përpikëri pastaj ia mesyen një xhamie prej këtyre xhamive e te mos ia shkruaj Allahu s.w.t për çdo hap qe e bën nga një te mire, e te mos e ngrise me te një grade dhe te mos ia fshin me te nga një mëkat. Ne pame se nga namazi nuk ndahej përveç munafikut, nifaku i te cilit ishte i njohur. Ne kohen tone e sillnin njeriun duke e bartur përkrahësh dy veta qe te qëndronte ne saf ".(Muslimi, Ebu Davudi, Nesaiu dhe te tjerët me shprehje te ngjashme)

Vlera e përkujdes për xhami

 

Ebu Hurejre transmeton se një burrë apo grua zezake qe e pastronte xhaminë kishte vdekur. (Pasi qe nuk e kishte pare disa dite me radhe) Pejgamberi, Alejhi selam, pyeti për te? E lajmëruan se ajo kishte vdekur. Tha: Perse nuk me lajmëruat për te? Tregomëni ku e ka varrin? Shkoi tek varri dhe ia fali namazin e xhenazes". (Buhariu)

 

Vlera e qëndrimit në xhami

 

- Konsiderohet sikur je ne namaz. Thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:

"أَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى مَا يَمْحُو اللَّهُ بِهِ الْخَطَايَا وَيَرْفَعُ بِهِ الدَّرَجَاتِ قَالُوا بَلَى يَا رَسُولَ اللَّهِ قَالَ إِسْبَاغُ الْوُضُوءِ عَلَى الْمَكَارِهِ وَكَثْرَةُ الْخُطَا إِلَى الْمَسَاجِدِ وَانْتِظَارُ الصَّلَاةِ بَعْدَ الصَّلَاةِ فَذَلِكُمْ الرِّبَاطُ

A t'iu rrëfej për gjera, me te cilat Allahu shlyen mëkatet dhe lartëson gradat (ne Xhennet)?! Thane: Po, gjithsesi o i dërguari i Allahut.Tha: Marrja e abdesit me përpikëri ne mot te lig, hapat (ecja) e shumte deri ne xhami dhe pritja e namazit pas namazit. Kjo është lidhja e fortë...". (Muslimi)

" لَا يَزَالُ أَحَدُكُمْ فِي صَلَاةٍ مَا دَامَتْ الصَّلَاةُ تَحْبِسُهُ لَا يَمْنَعُهُ أَنْ يَنْقَلِبَ إِلَى أَهْلِهِ إِلَّا الصَّلَاةُ

Ju vazhdoni te mbeteni ne namaz për aq kohe sa qëndroni ne xhami dhe nuk iu motivon asgjë te qëndroni me përjashtim te pritjes se namazit". (Muslimi)

Tirmidhiu transmeton se Muhammedi a.s ka thënë:

"Kush e fal namazin e sabahut ne xhami pastaj ulet dhe e bën dhikrin derisa te lind dielli pastaj i fale 2 rekate ka shpërblimin e një haxhi dhe umreje te plote, te plote, te plote".

''عنْ سِمَاكِ بْنِ حَرْبٍ قَالَ قُلْتُ لِجَابِرِ بْنِ سَمُرَةَ أَكُنْتَ تُجَالِسُ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ نَعَمْ كَثِيرًا كَانَ لَا يَقُومُ مِنْ مُصَلَّاهُ الَّذِي يُصَلِّي فِيهِ الصُّبْحَ أَوْ الْغَدَاةَ حَتَّى تَطْلُعَ الشَّمْسُ فَإِذَا طَلَعَتْ الشَّمْسُ قَامَ وَكَانُوا يَتَحَدَّثُونَ فَيَأْخُذُونَ فِي أَمْرِ الْجَاهِلِيَّةِ فَيَضْحَكُونَ وَيَتَبَسَّمُ

Simak b. Harbi rrëfen: I thashë Xhabir b. Semre-së: A rrije me Pejgamberin, alejhi’s selam? Tha: Po, madje shume. Ai nuk ngrihej prej faltores, ne te cilën e falte sabahun derisa lindte dielli, e kur lindte, ngrihej dhe flisnin shokët e tij për gjera te periudhës paraislame e qeshnin djersa ai buzëqeshte". (Muslimi)

Te qëndruarit ne këtë kohe është me mire se sa lirimi i robërve. Ka thënë Muhammedi, alejhi selam:

"Të ulem me një grup njerëzish dhe ta përkujtoj Allahun nga namazi i sabahut e derisa te lind dielli, është me e dashur për mua se sa te liroj katër bije te Ismailit (arabë)". (Ebu Davudi dhe Imam Ahmedi me sened te mire)

- Melaiket luten për te. Pejgamberi, alejhi’s selam ka thënë:

" أَحَدُكُمْ مَا قَعَدَ يَنْتَظِرُ الصَّلَاةَ فِي صَلَاةٍ مَا لَمْ يُحْدِثْ تَدْعُو لَهُ الْمَلَائِكَةُ اللَّهُمَّ اغْفِرْ لَهُ اللَّهُمَّ ارْحَمْهُ

Melaket luten për ndonjërin prej jush qe ulet ne xhami dhe pret namazin për aq kohe sa ai nuk e prish abdesin, e thonë: O Allahu ynë! Fale atë! O Allahu ynë! Mëshiroje atë!". (Muslimi)

- Qëndrimi ne xhami i ngjanë dhënies se sadakasë se madhe. Imam Maliku transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

"مَنْ اغْتَسَلَ يَوْمَ الْجُمُعَةِ غُسْلَ الْجَنَابَةِ ثُمَّ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الْأُولَى فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَدَنَةً وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّانِيَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَقَرَةً وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الثَّالِثَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ كَبْشًا أَقْرَنَ وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الرَّابِعَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ دَجَاجَةً وَمَنْ رَاحَ فِي السَّاعَةِ الْخَامِسَةِ فَكَأَنَّمَا قَرَّبَ بَيْضَةً فَإِذَا خَرَجَ الْإِمَامُ حَضَرَتْ الْمَلَائِكَةُ يَسْتَمِعُونَ الذِّكْرَ

Kush pastrohet në Ditën e Xhuma ashtu siç pastrohet nga xhunubllëku e pastaj shkon ne xhami ne orën e pare te xhumasë është sikurse te ketë ofruar sadaka një deve. Kush shkon ne orën e dyte është sikurse te ketë ofruar një lope, kush shkon ne orën e trete është sikurse te ketë ofruar një dash me brirë, kush shkon ne orën e katërt është sikurse te ketë ofruar një pule ndërsa kush shkon ne orën e peste është sikurse te ketë ofruar një vezë. Kur te dale imami ne minder për ligjërim, melaiket prezantojnë dhe dëgjojnë ligjëratën".

Imam Maliku mendon se koha e përmendur në këtë hadithi, respektivisht të pesë orët, janë të përmbledhura në një orë para namazit te Xhumasë. ([6])

 

Edukata e xhamisë

 

- Veshja e rrobave te mira. Thotë Allahu:

" يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ

31. O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje)". (A'raf, 31)

Ndërsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" إذا صلَّى أحدُكم فليبَس ثوبَيه، فإنَّ الله أحقُّ مَن يُتزيَّن له

Kur dikush te falet le të vesh rroba (te mira) ngase Allahu është më meritori për t'u zbukuruar për Të". (Bejhekiu)

- Kur muslimani te hyje ne xhami, është me se miri te filloje me dua, siç qëndron ne hadith:

"اللهم افتح لي أبواب رحمتك

(Allahumme Iftah Li Ebvabe Rahmetike) O Allahu im! Mi hap dyert e mëshirës Sate!,

...pastaj te hyje me këmbë te djathte, te jete i pastër ne rroba dhe me abdes, te këtë paje te bukur, d.t.th: te hyje i rregulluar e jo me flokë te pakrehura, me rroba te papastëra, etj. Kjo për faktin sepse Allahu, subhanehu ve teala, thotë:

" يَا بَنِي آدَمَ خُذُوا زِينَتَكُمْ عِنْدَ كُلِّ مَسْجِدٍ وَكُلُوا وَاشْرَبُوا وَلا تُسْرِفُوا إِنَّهُ لا يُحِبُّ الْمُسْرِفِينَ

O bijtë e Ademit, vishuni bukur për çdo namaz (lutje), hani dhe pini e mos e teproni, pse Ai (All-llahu) nuk i do ata që e teprojnë (shkapërderdhin)". (A'raf, 31)

Thotë Ibni Kethiri: "Bazuar ne këtë ajet dhe ne hadithet e transmetuara me këtë kuptim, është i preferuar zbukurimi për namaz, e sidomos ditën e xhuma dhe ditën e bajramave, preferohet parfymosja, sepse është pjese zbukurimi, dhe misvaku, sepse ky është si një përmbyllje e këtyre cilësive te mira. Ndërsa prej rrobave me te bukura, me te preferuarat janë te bardhat".

Abdullah Bin Omeri transmeton se kur Muhammedi, Alejhi selam hynte ne xhami thoshte:

"أعوذ بالله العظيم و بوجهه الكريم و سلطانه القديم من الشيطان الرجيم. قال: فإذا قال ذلك قال الشيطان: حُفِظَ مني سائر اليوم

Kërkoj mbrojtje tek Zoti i Madh, me Fytyrën e Tij Fisnike, me pushtetin e Tij te përhershëm,  nga djalli i mallkuar. Ka thënë: Kur ta thotë këtë (njeriu), thotë shejtani: E mbrojt prej meje tërë ditën". (Buhariu)

Imam Muslimi transmeton nga Ebu Humejde se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë:

" إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمْ الْمَسْجِدَ فَلْيَقُلْ اللَّهُمَّ افْتَحْ لِي أَبْوَابَ رَحْمَتِكَ وَإِذَا خَرَجَ فَلْيَقُلْ اللَّهُمَّ إِنِّي أَسْأَلُكَ مِنْ فَضْلِكَ

Kur te hyje ndokush prej jush ne xhami le te thotë: Allahumme Iftah Li Ebvabe Rahmetike (O Allahu Im! Mi hap dyert e mëshirës Sate!) ndërsa kur te del, le te thotë: Allahumme Inni Es'eluke Min Fadlike (O Allahu im! Te lus për te mirën-begatinë Tënde)".

- Kur muslimani te hyje ne xhami, nuk bën t'i kaloje safat; vie i fundit ndërsa del ne vend te pare, por ulet aty ku e ka vendin (aty ku e ka zënë safin).

- Posa te hyjmë ne xhami, i falim dy rekate. Buhariu transmeton nga Ebu Katade se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë:

" إِذَا دَخَلَ أَحَدُكُمْ الْمَسْجِدَ فَلْيَرْكَعْ رَكْعَتَيْنِ قَبْلَ أَنْ يَجْلِسَ

Kur te hyje ndokush prej jush ne xhami, le t'i fale dy rekate para se te ulet!".

- Kur njeriu te hyje ne xhami dhe te ulet, le te mos e ngritë zërin. Transmetohet se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë:

"Largoni nga xhamia fëmijët tuaj([7]) (te vegjël), te çmendurit tuaj, armiqësitë tuaja, shitblerjen tuaj, nxjerrjen e shpatave (për luftim), ngritjen e zërave tuaj, ekzekutimin e kodeve tuaja penale dhe bëni durim ne ditët e bashkimit tuaj!".

Ahmedi dhe Ebu Davudi transmetojnë se:

" ألا إنَّ كلَّكم مناجٍ ربَّه، فلا يؤذِيَنَّ بعضكم بعضًا، ولا يرفَع بعضكم على بَعضٍ في القراءة أو قال: في الصلاة

Veni re! Secili prej jush jeni duke lutur Zotin tuaj andaj mos e shqetësoni njeri tjetrin mos ngritni zërat mbi njeri tjetrin gjate këndimit apo namazit".

Buhariu transmeton nga Saib Bin Jezid, i cili thotë: Isha duke fjetur ne xhami kur ja një njeri me gjuajti me gurë. Shikova dhe kur ja ai ishte Omeri, i cili me tha: Shko dhe sillmi ata dy! Shkova dhe ia solla. Kush jeni ju-i pyeti Omeri. Jemi nga banoret e Taifit-iu përgjigjen. Po te ishit nga banoret e këtij qyteti, do t'iu rrihja; i ngrini zërat tuaj ne xhaminë e Pejgamberit, Alejhi selam,- tha Omeri".

Transmeton Imam Maliku dhe Bejhekiu Nga Salim Bin Abdil-lah se Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, kishte ndërtuar ne një qoshe te xhamisë një dhome, ose kishte lënë një hapësirë, te cilën e quajti El Betihae (البَطِيحاء), dhe thoshte: Kush dëshiron te flasë, recitoje vjersha ose t'i ngrise zërat, le te dale ne këtë dhome!".

- Nga edukata e xhamisë është edhe largimi i dëfrimeve dhe pazarllëqeve ne të. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:

" فِي بُيُوتٍ أَذِنَ اللَّهُ أَن تُرْفَعَ وَيُذْكَرَ فِيهَا اسْمُهُ يُسَبِّحُ لَهُ فِيهَا بِالْغُدُوِّ وَالْآصَالِ {36}‏ رِجَالٌ لَّا تُلْهِيهِمْ تِجَارَةٌ وَلَا بَيْعٌ عَن ذِكْرِ اللَّهِ وَإِقَامِ الصَّلَاةِ وَإِيتَاء الزَّكَاةِ يَخَافُونَ يَوْماً تَتَقَلَّبُ فِيهِ الْقُلُوبُ وَالْأَبْصَارُ

(ajo dritë) Është në shtëpitë (xhamitë) që All-llahu lejoi të ngrihen, e që në to të përmendet emri i Tij, t’i bëhet lutje Atij mëngjes e mbrëmje. 24:37. Ata janë njerëz që nuk i pengon as tregtia e largët e as shitblerja në vend për ta përmendur All-llahun, për ta falur namazin dhe për ta dhënë zeqatin, ata i frikësohen një dite kur do të tronditen zemrat dhe shikimet". (Nur, 36-37)

Thotë Ibni Kethiri ne komentin e këtij ajeti: "Allahu, subhanehu ve teala, ka urdhëruar për pastrimin e xhamive nga ndyrësirat, dëfrimet dhe gjestet apo veprat, qe nuk i përshtatën dhe nuk i kane hije xhamisë".

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" إِذَا رَأَيْتُمْ مَنْ يَبِيعُ أَوْ يَبْتَاعُ فِي الْمَسْجِدِ فَقُولُوا لَا أَرْبَحَ اللَّهُ تِجَارَتَكَ وَإِذَا رَأَيْتُمْ مَنْ يَنْشُدُ فِيهِ ضَالَّةً فَقُولُوا لَا رَدَّ اللَّهُ عَلَيْكَ

Nëse e shihni dikë qe shet apo blen ne xhami thoni: Mos te sillte Allahu fitim në tregtinë tënde. Nëse shihni dikë qe kërkon gjene e humbur ne xhami thoni: Allahu mos ta ktheftë atë!". ([8])

- Meqë xhamia qysh prej ndërtimit te saj është e veçuar dhe destinuar për namaz, preferohet që në të të mos flitet për çështjet e dunjase. Ibni Maxhe transmeton se Ibni Omeri ka thënë: "Cilësi, te cilat nuk te nevojiten ne xhami: te marrësh rruge (shëtitësh), ngritja e armeve (luftimi), lëvizja e harqeve (strellave), dhe gjuajtja e shigjetës, sepse është frike dëmtimi i dikujt për shkak te numrit te madh te falësve".

- Prej edukatës se xhamisë është te mos bëhen dy xhemate ne te njëjtën kohe, sepse qëllimi me faljen e namazit me xhemat është bashkimi i zemrave te muslimaneve dhe nëse eventualisht do te ndodhte kjo, atëherë ky qellim fisnik do te zbehej. Ne Muvetta' te Imam Malikut qëndron se një grup njerëzish e dëgjuan ikametin dhe u ngritën te falen. U doli Muhammedi, Alejhi selam dhe iu tha:

أصلاتان معا, أصلاتان معا

A dy namaze përnjëherë? A dy namaze përnjëherë?

- Pejgamberi, Alejhi selam, nxiti qe xhamia te jete e pastër nga çdo lloj i erërave te këqija dhe porositi qe nëse dikush dëshiron te shkoje ne xhami le te mos haje qepe, hudhër apo gjera, te cilave iu vie ere e rende. Muslimi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë: 

" مَن أكَلَ البصلَ والثومَ والكرّات فلا يقربنَّ مسجدنا؛ فإنَّ الملائكة تتأذَّى مما يتأذَّى منه بنو آدم

Kush han qepë, hudhër dhe pras (bime me erë sikurse te hudhrës) le të mos i afrohet xhamisë sonë ngase melaiket gërditen nga ajo qe gërditet edhe njerëzimi".

Transmeton Bejhekiu ne Sunen El Kubra nga Mugireh Bin Shu'beh, i cili thotë: "Pata ngrënë ne kohen e Muhammedit, Alejhi selam hudhra dhe shkova ne xhami kur ja një rekat me kishte kaluar. Hyra ne namaz ndërsa Muhammedi, Alejhi selam e hetoi erën dhe (pasi qe ata e kryen namazin) tha: Kush han nga bimët me ere te keqe le te mos vij ne xhami derisa t'i largohet era!".

- Duhet ecur me butësi dhe jo me shpejtësi. Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" إذا سمعتمُ الإقامةَ فامشوا إلى الصلاة وعليكم بالسكينة والوقارِ، ولا تسرِعوا، فما أدركتم فصلّوا، وما فاتَكم فأتمّوا

Kur ta dëgjoni thirrjen për namaz shkoni ne namaz por me qetësi dhe urtësi; mos nxitoni ngase çka arrini faleni e çka iu kalon plotësojeni".

- Falja pas tra-ve. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" إذا صلّى أحدُكم فليصلِّ إلى سترة، وليدنُ منها، ولا يدع أحدًا يمرُّ بينه وبينها، فإذا جاء أحدٌ يمرّ فليقاتله فإنّه شيطان

Nëse falet ndokush le te falet tek sutreja dhe le te afrohet afër saj e le te mos e lejoje askë te kalojë para tij. Nëse vjen dikush dhe do te kalojë luftojeni ngase ai është djall". (Ebu Davudi dhe Ibni maxheh)

Në një hadith tjetër qëndron:

" لو يعلم المارّ بَين يديِ المصلّي ماذا عليه لكان أن يقفَ أربعين خيرًا له من أن يمرَّ بين يديه))، قال أبو النضر: لا أدرِي قال: أربعين يومًا أو شهرًا أو سنة

Kalimtari sikur ta dinte se fare rreziku ka te dal para njeriut gjate faljes do te ishte me mire për të priste 40 se sa te kalonte para tij. Thotë Ebu Nadri: Nuk e di a tha 40 dite, muaj apo vjet".

- Është e ndaluar rreptësishtë ekzistimi i varrezave ne xhami. Kjo është ne kundërshtim te plote me Sunnetin e Pejgamberit, Alejhi selam,. Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i kenaqur me te, se Muhammedi, Alejhi selam:

لعن اليهود و النصارى؛ اتخذوا قبور أنبيائهم مساجد

I ka mallkuar çifutet dhe te krishterët, (te cilët) kane shndërruar varrezat e pejgamberëve te tyre ne xhami".

Këtë e argumenton mire edhe rasti i ndërtimit te xhamisë se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, që siç transmetojnë Buhariu dhe Muslimi, ka urdhëruar për largimin e varreve. Ja teksti:

Enes b. Maliku rrëfen se kur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam erdhi ne Medine qëndroi dy jave ne një lagje, qe njihej lagjja e Benu Amr b. Avf-ve. Pastaj dërgoi disa njerëz te fisi benu Nexh-xhar, te cilët erdhën me shpata te lidhura. Sikur po e shoh tash te dërguarin e Allahut hipur mbi kafshe, Ebu Bekrin pas tij ndërsa bijtë e fisit benu Nexh-xhar rreth tij…Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam falej kudo qe e zinte koha e namazit. O beni Nexh-xhar! Ma shitni token tuaj (për ndërtimin e xhamisë)! Jo pasha Allahun, ne çmimin e saj e kërkojmë prej Allahut – iu përgjigjen ata. Aty kishte palma hurmeje, varreza te disa pabesimtarëve dhe disa gërmadha. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam urdhëroi qe palmat te priten, varrezat te nxirren prej aty dhe gërmadhat te rrafshohen...".

Transmeton Ibni Hibbani se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë:

"إن من شرار الناس من تدركهم الساعة و هم أحياء: الذين يتخذون القبور مساجد

Vërtet prej njerëzve te këqij, te cilët do t'i zë kiameti gjalle janë ata qe varrezat i shndërrojnë ne xhami".

Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Aisheja, Allahu qofte i kënaqur me te, se Muhammedi, Alejhi selam ka thënë:

لعن الله اليهود و النصارى؛ اتخذوا قبور أنبيائهم مساجد

Allahu i ka mallkuar çifutet dhe te krishterët; (sepse ata) kane shndërruar varrezat e pejgamberëve te tyre ne xhami". Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:

" وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدْعُو مَعَ اللَّهِ أَحَداً

Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun!". (Xhinn, 18)

Ibni Kethiri ne koment te këtij ajeti ka thënë: "Ka thënë Katadeja: Çifutët dhe te krishterët kur hynin ne faltoret dhe kishat e tyre i bënin shok Allahut, subhanehu ve teala keshtuqe Allahu, subhanehu ve teala, e urdhëroi pejgamberin e Tij ta adhuroje vetëm Allahun ne te (xhami). Ibni Abbasi ka thënë: Kur ka zbritur ky ajet, ne fytyrën e tokës nuk ka patur xhami tjetër përveç Qabesë dhe Mesxhidi Aksasë".

Ka thënë A'meshi: "I kane thënë xhinët Muhammedit, Alejhi selam: Na lejo t'i falim namazet me ju ne xhamitë tuaja. Ndërsa Allahu, subhanehu ve teala, e zbirit këtë ajet:

"وَأَنَّ الْمَسَاجِدَ لِلَّهِ فَلا تَدْعُو مَعَ اللَّهِ أَحَداً

Dhe (mua më shpallet) se vërtet xhamitë janë veçant për ta adhuruar All-llahun, e mos adhuroni në to askë tjetër me All-llahun! ". (Xhinn, 18)

Transmeton Buhariu nga nena e besimtareve, Ummu Seleme, Allahu qofte i kënaqur me te, se ajo ia kishte përmendur Muhammedit,Alejhi selam një kishte, te cilën e kishte pare gjate qëndrimit te saj ne Habesh (Etiopi), e cila quhej Marije dhe fotografitë (pikturimet) qe i kishte pare ne te. Atëbotë Muhammedi, Alejhi selam i kishte thënë:

"أولئك قومٌ إذا مات فيهم العبد الصالح أو الرجل الصالح بنوْا على قبره مسجدا و صوّروا فيه تلك الصُّور, ألـئك هم شرُّ خلق الله

Ata janë njerëz, qe kur te vdes robi i mire apo burri i mire ne mesin e tyre, ndërtojnë mbi varrin e tij faltore dhe pikturojnë pikturat e tilla. Ata janë krijesat me te dëmshme te Allahut, subhanehu ve teala".

Ibni Haxheri ne librin e tij Ez Zevaxhir ku flet për mëkatet e mëdha,  thotë se mëkat i madh nr: 93, 94, 95, 96, 97, 98 është marrja apo shndërrimi i varrezave ne xhami, pastaj ndezja e qirinjve rreth tij (varrit), shndërrimi i tyre ne idhuj, bërja tavaf rreth tyre, puthja e tyre dhe namazi ne to (varreza).

Imam Neveviu ishte pyetur se diku ne një lëndinë varrezash ishte ndërtuar një njeri dhe një mihrab andaj a lejohet kjo apo duhet shkatërruar atë? Tha: Nuk lejohet dhe duhet shkatërruar atë ndërtim (përmendore).

Thotë Ibnul Kajjimi ne Zadul Mead: "Lënia vakf (për hire te Allahut, subhanehu ve teala) nuk vlen nëse nuk destinohet për ndonjë bamirësi ose afrim (tek Allahu, subhanehu ve teala,), sikurse qe nuk lejohet lenia vakf e kësaj xhamie (e ka për qellim Mesxhidu Dirar). Pra bazuar ne këtë, xhamia e nderuar mbi varreza shkatërrohet sikurse qe nxirret i vdekuri nga varri nëse është varrosur ne xhami".

Me një fjale, ne fenë islame nuk bashkohen dot xhamia dhe varrezat ne një vend, dhe nëse eventualisht do te ndodhte kjo, atëherë namazi nuk pranohet ne te sepse Muhammedi, Alejhi selam e ndaloi këtë vepër te shëmtuar duke mallkuar protagonistet e kësaj skene.

[1] Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve daifu suneni'bni Maxheh, 735, e ka cilësuar si autentik

[2] Xhamiu'l mulikat mine'l kebairi ve'l muharremat, Urfan b. Selim el Ush-sha Hassuneh ed Dimeshkijj, b.1, Daru'l kutubi'l ilmijjeh, 2001, f: 622

[3] Buhariu

[4] Ebu Davudi

[5] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar shih. Shih: El Irva, 2/337. Ndërsa sa i përket hadithit: لا صلاة لجار المسجد إلا في المسجد  Fqiu i xhamisë nuk ka namaz përveçse ne xhami", ai ka sened te dobët. Shih: Silsiletu'd daifah, 1/332

[6] Shih: El munteka shehu[l muvetta, komentimi i hadithi: 209.

[7] Këtë hadith nuk duhet keqkuptuar se kinse nuk lejohet sjellja e fëmijëve ne xhami, sepse për qellim janë fëmijët e vegjël nen shtate vjet, te cilët qajnë për nenat e tyre dhe kështu shqetësojnë edhe falësit tjerë. Allahu e di me se miri! Përkthyesi

[8] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani këtë hadith e ka cilësuar autentik. Shih: El mishkah, 733 dhe El Irva, 1495

 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013