Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
DISA NGA VEÇORITË E ALLAHUT, subhanehu ve teala NË ISLAM

Falënderimet i takojnë Allahut të vetëm, i Cili është pa te meta, ndërsa përshëndetjet tona qofshin mbi Muhammedin, alejhi's selam, i cili e përshkroi, adhuroi dhe madhëroi Zotin ashtu siç Ai e mësoi dhe ashtu siç madhëria e Tij e meriton!
Ne, në këtë ligjëratë modeste, do te fokusohemi ne vetëm disa veçori përkitazi me Allahun dhe te dërguarin e Tij, e te cilat zakonisht janë te keqkuptuara, devijuara, keqinterpretuara nga njerëzit. Faktet në vijim flasin vetë.
1. Allahu, subhanehu ve teala, nuk ka shok. Thotë Allahu:
" وَإِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الرَّحْمَنُ الرَّحِيمُ
163. Zoti juaj (që meriton adhurim) është Një, All-llahu, nuk ka zot pos Atij që është mëshirëplotë, gjithnjë mëshiron".(Bekare 163),
"اللَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْحَيُّ الْقَيُّومُ لا تَأْخُذُهُ سِنَةٌ وَلا نَوْمٌ لَهُ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَمَا فِي الْأَرْضِ مَنْ ذَا الَّذِي يَشْفَعُ عِنْدَهُ إِلَّا بِإِذْنِهِ يَعْلَمُ مَا بَيْنَ أَيْدِيهِمْ وَمَا خَلْفَهُمْ وَلا يُحِيطُونَ بِشَيْءٍ مِنْ عِلْمِهِ إِلَّا بِمَا شَاءَ وَسِعَ كُرْسِيُّهُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَلا يَؤُودُهُ حِفْظُهُمَا وَهُوَ الْعَلِيُّ الْعَظِيمُ
255. All-llahu është një, nuk ka zot tjetër përveç Atij. Ai është mbikqyrës i përhershëm dhe i përjetshëm. Atë nuk e kap as kotja as gjumë, gjithçka ka në qiej dhe në tokë është vetëm e Tij. Kush mund të ndërmjetësojë tek Ai, pos me lejen e Tij, e di të tashmen që është pranë tyre dhe të ardhmen, nga ajo që Ai di, tjerët dinë vetëm aq sa Ai ka dëshiruar, Kursija e Tij (dija-sundimi) përfshijnë qiejt dhe tokën. Kujdesi i Tij ndaj të dyjave, nuk i vjen rëndë, Ai është më i larti, më i madhi".(Bekare 255),
" شَهِدَ  اللَّهُ أَنَّهُ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ وَالْمَلائِكَةُ وَأُولُو الْعِلْمِ قَائِماً بِالْقِسْطِ لا إِلَهَ إِلَّا هُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
18. All-llahu vërtetoi se nuk ka zot tjetër përveç Tij, e dëshmuan edhe engjëjt e dijetarët, dhe se Ai është Zbatues i drejtësisë. Nuk ka zot përveç Tij, Fuqiplotit e të Urtit".(Ali Imran 18)([1])
2. Nuk ka emnak e as te ngjashëm ne cilësitë dhe veprat e Tij. Thotë Allahu:
" لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
11. Ai është krijues i qiejve e i tokës. Ai nga lloji juaj krijoi për ju bashkëshorte, edhe nga kafshët krijoi çifte, ashtu që t'ju shumojë. Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi".(Shura 11)([2])
3. Allahu, subhanehu ve teala, nuk ka nevoje për krijesat e Tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:
" وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْأِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ. مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë. 57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata".(Dharijat 56-57),
" لَنْ يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلا دِمَاؤُهَا وَلَكِنْ يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنْكُمْ كَذَلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَبَشِّرِ الْمُحْسِنِينَ
37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde".(Haxh 37),
"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آمَنُوا أَنْفِقُوا مِنْ طَيِّبَاتِ مَا كَسَبْتُمْ وَمِمَّا أَخْرَجْنَا لَكُمْ مِنَ الْأَرْضِ وَلا تَيَمَّمُوا الْخَبِيثَ مِنْهُ تُنْفِقُونَ وَلَسْتُمْ بِآخِذِيهِ إِلَّا أَنْ تُغْمِضُوا فِيهِ وَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ
267. O ju që besuat, jepni nga më e mira e asaj që e fituat dhe nga ajo që u dhamë prej tokës, e mos nxitoni ta jepni atë më të pavlefshmen nga ajo, e që ju nuk do ta pranonit për vete vetëm symbyllas. E, dijeni se All-llahu s'ka nevojë për ju, është i madhëruar".(Bekare 267),
" قَوْلٌ مَعْرُوفٌ وَمَغْفِرَةٌ خَيْرٌ مِنْ صَدَقَةٍ يَتْبَعُهَا أَذىً وَاللَّهُ غَنِيٌّ حَلِيمٌ
263. Një fjalë e mirë dhe një lehtësim (që i bëhet lypësit) është më e dobishme se një lëmoshë që përcillet me të keqe. All-llahu nuk ka nevojë për askë, është i butë".(Bekare 263),
"فِيهِ آيَاتٌ بَيِّنَاتٌ مَقَامُ إِبْرَاهِيمَ وَمَنْ دَخَلَهُ كَانَ آمِناً وَلِلَّهِ عَلَى النَّاسِ حِجُّ الْبَيْتِ مَنِ اسْتَطَاعَ إِلَيْهِ سَبِيلاً وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنِ الْعَالَمِينَ
97. Aty ka shenja të qarta: vendi i Ibrahimit, dhe kush hyn në te, ai është i sigurt. Për hir të All-llahut, vizita e shtëpisë (Qabes) është obligim për atë që ka mundësi udhëtimi te ajo, e kush nuk e beson (ai nuk e viziton); All-llahu nuk është i nevojshëm për (ibadetin që e bëjnë) njerëzit".(Ali Imran 97),
"قَالَ الَّذِي عِنْدَهُ عِلْمٌ مِنَ الْكِتَابِ أَنَا آتِيكَ بِهِ قَبْلَ أَنْ يَرْتَدَّ إِلَيْكَ طَرْفُكَ فَلَمَّا رَآهُ مُسْتَقِرّاً عِنْدَهُ قَالَ هَذَا مِنْ فَضْلِ رَبِّي لِيَبْلُوَنِي أَأَشْكُرُ أَمْ أَكْفُرُ وَمَنْ شَكَرَ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ رَبِّي غَنِيٌّ كَرِيم
40. E ai i cili kishte dituri nga libri tha: "Unë ta sjell atë ty sa çel e mshel sytë (këtij i tha sille)!" E kur e pa atë (fron) të vendosur pranë tij, (Sulejmani) tha: "Kjo është dhuntia e Zotit tim që të më sprovojë mua se a do ta falënderoj, apo mos do ta përbuz. E kush falënderon, ai falënderon për të mirën e vet, e kush përbuz, Zoti im (s'ka nevojë), është i pa nevojë e bujar!".(Neml 40),
"وَلَقَدْ آتَيْنَا لُقْمَانَ الْحِكْمَةَ أَنِ اشْكُرْ لِلَّهِ وَمَنْ يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيد
12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm".(Lukman 12),
"إِنْ تَكْفُرُوا فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ عَنْكُمْ وَلا يَرْضَى لِعِبَادِهِ الْكُفْرَ وَإِنْ تَشْكُرُوا يَرْضَهُ لَكُمْ وَلا تَزِرُ وَازِرَةٌ وِزْرَ أُخْرَى ثُمَّ إِلَى رَبِّكُمْ مَرْجِعُكُمْ فَيُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ إِنَّهُ عَلِيمٌ بِذَاتِ الصُّدُورِ
7. Nëse ju nuk besoni, All-llahu nuk është nevojtar për ju; megjithatë, Ai nuk është i kënaqur me mosbesimin e robërve të Vet, e nëse jeni mirënjohës ndaj Tij, Ai e pëlqen atë për ju. Ndërkaq, nuk do ta bartë asnjë mëkatar barrën e tjetrit. Pastaj, e ardhmja juaj është vetëm te Zoti juaj, e Ai do t'ju njoftojë me atë që keni vepruar. Vërtet, Ai e di shumë mirë se çka mbajnë zemrat".(Zumer 7),
" ذَلِكَ بِأَنَّهُ كَانَتْ تَأْتِيهِمْ رُسُلُهُمْ بِالْبَيِّنَاتِ فَقَالُوا أَبَشَرٌ يَهْدُونَنَا فَكَفَرُوا وَتَوَلَّوْا وَاسْتَغْنَى اللَّهُ وَاللَّهُ غَنِيٌّ حَمِيدٌ
6. Atë (dënim e marrin) për shkak se atyre u vinin të dërguarit e vet me argumente të qarta, e ata thoshin: "A njeriu i thjeshtë do të na udhëzojë neve?" Dhe ashtu nuk besuan dhe u zbrapsën, po All-llahu nuk ka nevojë për ta; All-llahu është i begatshëm, i falënderuar nga vetvetiu".(Tegabun 6)
4. Allahu, subhanehu ve teala, është Mëshirues ndaj robërve te Tij. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:
" اللَّهُ لَطِيفٌ بِعِبَادِهِ يَرْزُقُ مَنْ يَشَاءُ وَهُوَ الْقَوِيُّ الْعَزِيزُ
19. All-llahu është shumë bamirës për robërit e vet; Ai e begaton atë që do; Ai është i gjithëfuqishmi, ngadhënjyesi".(Shura 19),
" إِنَّ اللَّهَ بِالنَّاسِ لَرَؤُوفٌ رَحِيمٌ
S'ka dyshim se All-llahu është shumë i butë dhe mëshirues ndaj njerëzve".(Bekare 143),
" إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
Vërtet All-llahu falë, është mëshirues".(Bekare 173),
" إِنَّ الَّذِينَ آمَنُوا وَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَجَاهَدُوا فِي سَبِيلِ اللَّهِ أُولَئِكَ يَرْجُونَ رَحْمَتَ اللَّهِ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ
218. Ata të cilët besuan, ata që u shpërngulën dhe luftuan në rrugën e All-llahut, ata meritojnë të shpresojnë në mëshirën e Tij. All-llahu falë shumë dhe është mëshirues".(Bekare 218),
" إِلَّا الَّذِينَ تَابُوا مِنْ قَبْلِ أَنْ تَقْدِرُوا عَلَيْهِمْ فَاعْلَمُوا أَنَّ اللَّهَ غَفُورٌ رَحِيمٌ
34. Përveç atyre që janë penduar para se t'i kapni. E, dijeni pra se All-llahu bën falje të madhe, është mëshirues".(Maide 34)
5. Allahu, subhanehu ve teala, dëshiron qe robërit e Tij të pendohen. Thotë Allahu:
" إِنَّ اللَّهَ يُحِبُّ التَّوَّابِينَ وَيُحِبُّ الْمُتَطَهِّرِينَ
All-llahu i do ata që pendohen dhe ata që ruhen prej punëve të ndyta e të neveritshme".(Bekare 222).
Në një hadith profetik thuhet:
"الله يفرح بتوبة عباده أكثر مما يفرح الرجل الذي يجد الإبل بعد أن ضاع منه فيقول من شدة فرحه: اللهم أنت عبدي و أنا ربك
Allahu gëzohet për pendimin e njeriut me shume se sa gëzohet njeriu, i cili gjen devenë e humbur, dhe nga gëzimi thotë: O Zoti im! Ti je robi im ndërsa unë jam zoti yt".( Transmeton Muslimi)
6. Nuk është i padrejte ndaj robërve te Tij. Thotë Allahu:
" إِنَّ اللَّهَ لا يَظْلِمُ مِثْقَالَ ذَرَّةٍ وَإِنْ تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِنْ لَدُنْهُ أَجْراً عَظِيماً
40. S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh".(Nisa 40),
" إِنَّ اللَّهَ لا يَظْلِمُ النَّاسَ شَيْئاً وَلَكِنَّ النَّاسَ أَنْفُسَهُمْ يَظْلِمُونَ
44. All-llahu nuk u bën asgjë të padrejtë njerëzve, por ata i bëjnë të padrejtë vetes së tyre".(Junus 44),
"لَيْسَ عَلَيْكَ هُدَاهُمْ وَلَكِنَّ اللَّهَ يَهْدِي مَنْ يَشَاءُ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ فَلِأَنْفُسِكُمْ وَمَا تُنْفِقُونَ إِلَّا ابْتِغَاءَ وَجْهِ اللَّهِ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ خَيْرٍ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لا تُظْلَمُونَ
272. Nuk është obligim yti (Muhammed) udhëzimi i tyre (në rrugë të drejtë), All-llahu e shpie në rrugë të drejtë atë që do. اkado që të jepni nga pasuria, e keni për veten tuaj, po mos jepni për tjetërkë, por vetëm për hir të All-llahut, e çkado që t'u jepni të tjerëve nga pasuria, ajo do t'u kompensohet në mënyrë të plotë duke mos u dëmtuar ju".(Bekare 272),
" قُلْ مَتَاعُ الدُّنْيَا قَلِيلٌ وَالْآخِرَةُ خَيْرٌ لِمَنِ اتَّقَى وَلا تُظْلَمُونَ فَتِيلاً
Thuaju: "Përjetimi i kësaj bote është pak, e për atë që është i devotshëm, bota tjetër është shumë më e dobishme. Nuk do t'ju bëhet pa drejtë as sa fija".(Nisa 77),
"وَأَعِدُّوا لَهُمْ مَا اسْتَطَعْتُمْ مِنْ قُوَّةٍ وَمِنْ رِبَاطِ الْخَيْلِ تُرْهِبُونَ بِهِ عَدُوَّ اللَّهِ وَعَدُوَّكُمْ وَآخَرِينَ مِنْ دُونِهِمْ لا تَعْلَمُونَهُمُ اللَّهُ يَعْلَمُهُمْ وَمَا تُنْفِقُوا مِنْ شَيْءٍ فِي سَبِيلِ اللَّهِ يُوَفَّ إِلَيْكُمْ وَأَنْتُمْ لا تُظْلَمُونَ
60. E ju përgatituni sa të keni mundësi force, (mjete luftarake), e kuaj të caktuar për betejë kundër atyre (që tradhtojnë) e me të, (me përgatitje), ta frikësoni armikun e All-llahut, armikun tuaj dhe të tjerët, të cilët ju nuk i dini (se kush janë), e All-llahu i di ata. اkado që shpenzoni për rrugë të All-llahut, ajo do t'ju konpensohet dhe nuk do t'ju bëhet padrejtë".(Enfal 60).
7. Allahu, subhanehu ve teala, shpërblen për veprën e mire shume fish me shume derisa për te keqen nuk shpërblen vetëm se "një për një". Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:
" وَإِنْ تَكُ حَسَنَةً يُضَاعِفْهَا وَيُؤْتِ مِنْ لَدُنْهُ أَجْراً عَظِيماً
40. S'ka dyshim se All-llahu nuk bën pa drejtë as sa grimca, e nëse ajo vepër është e mirë, Ai e shumëfishon atë dhe Vetë Ai i jep shpërblim të madh".(Nisa 40),
"ذَلِكَ الَّذِي يُبَشِّرُ اللَّهُ عِبَادَهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ قُلْ لا أَسْأَلُكُمْ عَلَيْهِ أَجْراً إِلَّا الْمَوَدَّةَ فِي الْقُرْبَى وَمَنْ يَقْتَرِفْ حَسَنَةً نَزِدْ لَهُ فِيهَا حُسْناً إِنَّ اللَّهَ غَفُورٌ شَكُورٌ
23. Ajo (dhunti) konsiston në atë që All-llahu u jep myzhde robërve të vet, të cilët besuan dhe bënë vepra të mira. Thuaj: "Unë nuk kërkoj prej jush ndonjë shpërblim për thirrjen time, vetëm se respektin e dashurisë për hir të farefisnisë (akraballëkut)". Kush bën ndonjë të mirë, Ne ia shumëfishojmë të mirat; vërtet, All-llahu falë mëkatet, është mirënjohës".(Shura 23),
"مَثَلُ الَّذِينَ يُنْفِقُونَ أَمْوَالَهُمْ فِي سَبِيلِ اللَّهِ كَمَثَلِ حَبَّةٍ أَنْبَتَتْ سَبْعَ سَنَابِلَ فِي كُلِّ سُنْبُلَةٍ مِائَةُ حَبَّةٍ وَاللَّهُ يُضَاعِفُ لِمَنْ يَشَاءُ وَاللَّهُ وَاسِعٌ عَلِيمٌ
261. Shembulli i pasurisë së atyre që e japin në rrugën e All-llahut është si i një kokrre që i mbinë shtatë kallinj, në secilin kalli njëqind kokrra. All-llahu ia shumëfishon (shpërblimin) atij që dëshiron, All-llahu është bujar i madh, i di qëllimet".(Bekare 261),
" إِنَّ الْمُصَّدِّقِينَ وَالْمُصَّدِّقَاتِ وَأَقْرَضُوا اللَّهَ قَرْضاً حَسَناً يُضَاعَفُ لَهُمْ وَلَهُمْ أَجْرٌ كَرِيمٌ
18. S'ka dyshim se ata që japin lëmoshë (sadaka) dhe që sinqerisht japin për hir të All-llahut, atyre u shumëfishohet dhe ata kanë shpërblim të madh".(Hadid 18)
Kjo sa i përket shpërblimit për te mirën, ndërsa sa i përket shpërblimit për te keqen, respektivisht ndëshkimin, ja edhe disa tekste përkatëse:
" وَالَّذِينَ كَسَبُوا السَّيِّئَاتِ جَزَاءُ سَيِّئَةٍ بِمِثْلِهَا
27. E ata që bënë të këqija, dënimi i së keqes është aq sa është ajo".(Junus 27),
" مَنْ عَمِلَ سَيِّئَةً فَلا يُجْزَى إِلَّا مِثْلَهَا وَمَنْ عَمِلَ صَالِحاً مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ يُرْزَقُونَ فِيهَا بِغَيْرِ حِسَابٍ
40. Kush bën ndonjë vepër të keqe, ndëshkohet vetëm për aq sa është ajo, e kush bën ndonjë vepër të mirë, qoftë mashkull a femër, por duke qenë besimtar, të tillët hyjnë në xhennet dhe aty shpërblehen pa masë".(Gafir 40),
" وَجَزَاءُ سَيِّئَةٍ سَيِّئَةٌ مِثْلُهَا فَمَنْ عَفَا وَأَصْلَحَ فَأَجْرُهُ عَلَى اللَّهِ إِنَّهُ لا يُحِبُّ الظَّالِمِينَ
40. Ndëshkimi i të keqes bëhet me një të keqe në të njëjtën masë, e kush fal e bën pajtim, shpërblimi i tij është tek All-llahu. Vërtet, Ai nuk i do zullumqarët".(Shura 40)
8. Në mes Allahut, subhanehu ve teala dhe robërve te Tij nuk ka nevoje për ndërmjetësues, dhe kushdo qe e lut, Ai i përgjigjët. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,:
" وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ
186. E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua".(Bekare 186)
9. Nuk i ngjan askujt dhe mu për këtë nuk lejohet te pyetet si është Ai?, sepse:
" لَيْسَ كَمِثْلِهِ شَيْءٌ وَهُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
 Asnjë send nuk është si Ai; Ai është dëgjuesi, shikuesi".(Shura 11)
10. Allahu, subhanehu ve teala, udhehqe këtë kosmos ashtu si është me se miri. Thotë Allahu, subhanehu ve teala,:
" إِنَّ رَبَّكُمُ اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ فِي سِتَّةِ أَيَّامٍ ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مَا مِنْ شَفِيعٍ إِلَّا مِنْ بَعْدِ إِذْنِهِ ذَلِكُمُ اللَّهُ رَبُّكُمْ فَاعْبُدُوهُ أَفَلا تَذَكَّرُونَ
3. Vërtet Zoti juaj është All-llahu, i cili krijoi qiejt e tokën brenda gjashtë ditësh e pastaj qëndroi mbi Arshin; Ai rregullon gjendjen. Ndërmjetsues nuk do të ketë vetëm po qe se lejon Ai. Ky, Madhëria e Tij është All-llahu, Zoti juaj, pra adhurojeni Atë! A nuk merrni mësim?".(Junus 3),
"قُلْ مَنْ يَرْزُقُكُمْ مِنَ السَّمَاءِ وَالْأَرْضِ أَمَّنْ يَمْلِكُ السَّمْعَ وَالْأَبْصَارَ وَمَنْ يُخْرِجُ الْحَيَّ مِنَ الْمَيِّتِ وَيُخْرِجُ الْمَيِّتَ مِنَ الْحَيِّ وَمَنْ يُدَبِّرُ الْأَمْرَ فَسَيَقُولُونَ اللَّهُ فَقُلْ أَفَلا تَتَّقُونَ
31. Thuaj: "Kush ju furnizon me ushqim nga qielli e toka, kush e ka në dorë të dëgjuarit e të pamët (tuaj), kush e nxjerr të gjallin nga i vdekuri e kush e nxjerr të vdekurin nga i gjalli, kush rregullon çdo çështje?" Ata do të thonë: "All-llahu". Ti thuaj: "A nuk i frikësoheni?" (dënimit)".(Junus 31),
"اللَّهُ الَّذِي رَفَعَ السَّمَاوَاتِ بِغَيْرِ عَمَدٍ تَرَوْنَهَا ثُمَّ اسْتَوَى عَلَى الْعَرْشِ وَسَخَّرَ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ كُلٌّ يَجْرِي لِأَجَلٍ مُسَمّىً يُدَبِّرُ الْأَمْرَ يُفَصِّلُ الْآياتِ لَعَلَّكُمْ بِلِقَاءِ رَبِّكُمْ تُوقِنُونَ
2. All-llahu është Ai që ngriti qiejt pa ndonjë shtyllë. Ju i shihni ato. Ai mbizotëroi Arshin dhe nënshtroi diellin e hënën që çdonjëri udhëton deri në një afat të caktuar; Ai rregullon çështjen (e gjithësisë), sqaron argumentet, që të jeni të bindur për takimin (pas ringjalljes) me Zotin tuaj".(Rr'ad 2),
" يُدَبِّرُ الْأَمْرَ مِنَ السَّمَاءِ إِلَى الْأَرْضِ ثُمَّ يَعْرُجُ إِلَيْهِ فِي يَوْمٍ كَانَ مِقْدَارُهُ أَلْفَ سَنَةٍ مِمَّا تَعُدُّونَ
5. Ai është që udhëheq çështjen (e të gjitha krijesave) prej qiellit në tokë, pastaj ajo (çështja) ngrihet te Ai në një ditë që sipas llogarisë suaj është sa një mijë vjet".(Sexhde 5).
Veçoritë e Pejgamberit, alejhi selam, në Islam:
1. Para se te dërgohej ishte njeri me moral te mire, e cili asnjëherë nuk beri diç, qe do t'ia njolloste nderin, madje asnjëherë nuk i kishte bere sexhde asnjë idhulli. Nuk ishte prej atyre qe konsumonin alkoolin, luanin kumar apo bixhoz...Ndoshta ky ishte sekreti i dhënies se ofiqit Emin- Besnikë.([3])
2. Nuk pretendonte se ishte hyjni, por me modesti thoshte se është njeri sikurse te gjithë tjerët. Një gjë te tille e vërtetoi edhe Kur'ani ku thotë:
" قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَنْ كَانَ يَرْجُوا لِقَاءَ رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلاً صَالِحاً وَلا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَداً
110. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri, sikurse edhe ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos e përziejë askë".(Kehf 110),
" قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَاسْتَقِيمُوا إِلَيْهِ وَاسْتَغْفِرُوهُ وَوَيْلٌ لِلْمُشْرِكِينَ
6. Thuaj: "Unë jam vetëm njeri sikurse edhe ju, mua më shpallet se Zoti juaj është vetëm Zoti Një, pra drejtonju Atij dhe kërkoni falje prej Tij. Për idhujtarët është mjerim i madh".(Fussilet 6)
3. Është i përshkruar me moral dhe virtyte te larta, madje ishte dhe mbeti shëmbëlltyrë për ne. Nuk urdhëronte për diç e pastaj ta bënte te kundërtën vet sikurse qe nuk ndalonte nga diç e ta bënte atë vet. Njeri prej dijetareve, Muhamed Nemr El Hatib, mendon se morali, jeta dhe shëmbëlltyra e Muhammedit, Alejhi selam, ishte shkak i udhëzimit te njerëzve para fjalës se tij, alejhi selam, pastaj për hire te se vërtetës sjell dy shembuj, ku në të parin pasqyron personalitetin e Ebu Bekrit, njeriut te pare, qe pranoi Islamin, dhe Hatixhes, gruas se pare muslimane, te cilëve kur iu prezantua Islami, pa asfare dyshimi, hamendjet apo hezitimi, kishin pranuar Islamin.
Edhe pse Ebu Bekri dhe Hatixheja nuk ishin fare ne rrjedha me këtë besim te ri, megjithatë ata nuk ngurruan ta pranoni këtë fe te re ne baze te një faktori, te cilin e shprehen me gojët e tyre: " Ti nuk ke gënjyer kurrë….Ti e thua te vërtetën, mban lidhjet familjare, ndihmon te varfrin, përmbush premtimet…". ([4])
4. Ishte analfabet, dhe kjo shpreh qarte përkatësinë hyjnore te librit te tij (Kur'anit).
5. Ishte njeriu me durimtar.
6. Ishte durimtar, i bute, i mëshirshëm dhe modest me popullin e vet. Sa për ta ilustruar këtë, po sjellim shembuj praktik, ku qarte do te vërehet morali dhe butësia e tij. Kur iu sëmur djali, Ibrahimi, u mërzit shume, saqë edhe qau e tha:
" إن العين تدمع و القلبَ يحزن و لا نقول إلاما يُرضي ربنا و إنا بفراقك يا إبراهيم لمحزونون
Vërtetë syri loton, zemra pikëllohet ndërsa ne nuk themi gjë, përveç asaj qe e pëlqen Allahu,subhanehu ve teala, dhe ne, për ndarjen tende o Ibrahim, jemi vërtetë te pikëlluar".
Kur Allahu,subhanehu ve teala, ua solli fitoren muslimanëve ne Hajber, Bilali kishte kaluar me dy robëresha pranë të vrarëve te tyre, me ç'rast ato kishin bërtitur. Kur Pejgamberi,Alejhi selam pa kete skene te dhembshme, iu drejtuar Bilalit:
" أنزعت منك الرحمة يا بلال حين تمر بإمرأتين  على قتلى رجالهما ؟
O Bilal! A te është shkulur mëshira nga zemra qe po kalon me këto dy gra pranë kufomave te burrave te tyre?" .
Nuk ishte i mëshirshëm vetëm me njerëz, po ishte edhe me kafshët. Kishte sqaruar se:
" عذبت امرأة في هرة و أوثقتها  فلم تطعمها و لم تسقها و لم تدعها تأكل من خشاش الأرض  حتى ماتت
Është  ndëshkuar një grua, për shkak te një maceje, te cilën e kishte lidhur por nuk e kishte ushqyer, nuk i kishte dhënë për te pire dhe nuk e kishte lënë te haje nga bari i tokës derisa edhe kishte ngordhur". Pastaj kishte rrëfyer për një qene, te cilin e kishte thare etja, dhe duke kaluar pranë tij një prostitute, kishte zbathur këpucën, e kishte mbushur me ujë dhe ia kishte dhënë qenit. Si shpërblim, Allahu, subhanehu ve teala, ia kishte falur mëkatet".
7. Nderi dhe bujaria e tij. Për ta sqaruar me mire këtë, po cekim këtë shembull:
 Një dite doli me një rrobe te bukur dhe kur e pa njeri prej shokëve te tij ia kërkoi. Pejgamberi, Alejhi selam hyri brenda ne shtëpi, e zhveshi dhe ia dha.
8. Drejtësia e tij ishte drejtësi e vërtetë, dhe kur gruaja mahzumiase kishte vjedhur, kurejshët kishin dërguar një njeri shume te afërt te Pejgamberi, Alejhi selam, që të ndërmjetësonte, por ai, pa asfare hamendje kishte thënë:
" أتشفع في حد من حدود الله يا أسامة؟ والله  لو أن فاطمة بنت محمد سرقت لقطعت يدها
O Usame! A po ndërmjetëson për një ligj (penal) prej ligjeve te Allahut? Pasha Allahun! Sikur te vjedhke Fatimeja, e bija e Muhammedit (pra e bija e tij), do t'ia prisja dorën".
9. Butësia e tij. Njëherë, derisa ishte duke ndare prenë e luftës, i kishte ardhur një beduin, i cii e kishte tërhequr për aneve te mantelit dhe i kishte thënë: Me këtë ndarje nuk është synuar kënaqësia e Allahut. Atëbotë ishte hidhëruar Pejgamberi dhe kishte thënë:
 
فمن يعدل إذا لم يعدل الله و رسوله ؟ رحم الله موسى قد أوذي بأكثر من هذا فصبر
Po kush bën drejtësi, nëse nuk bën Allahu dhe i dërguari i Tij? Allahu e mëshiroftë Musain! U sprovua me shume se kjo dhe beri durim"([5]).
10. Ishte mësuesi i pare i këtij ummeti.
11. Ishte ne kulminacion te devotshmërisë.
12. Ishte njeriu me i turpshëm.
13.  Ishte njeriu me moral me te mire.
14. Ishte bashkëshorti më i mire.
Përgatiti: Sedat Gani Islami
27-3-2007, e martë
Vushtrri, Kosovë
 
 
 
 
 
 
 
 
[1] Dëshmia e Allahut për Njëjësinë e Tij ne këtë ajet përmban 4 dëshmi:
1- DITURIA e Tij se "Nuk Ka Zot Përveç Tij",
2- TE FOLURIT e Tij se "Nuk Ka Zot Përveç Tij",
3- INFORMIMI i Tij se "Nuk Ka Zot Përveç Tij", dhe
4- URDHRI i Tij krijesave qe ta besojnë se "Nuk Ka Zot Përveç Tij". Shif: El Kabesat es Sennijje Min Sherhi Akideti Et Tahavijje, Dr/ Salah Abdul Fettah El Halidi, Darul Kalem, Dimeshk, Siri, bot: i parë, 2000,f: 36
[2] Dijetaret e Ehli Sunnetit dhe Xhematit janë dakorduar se nuk ka te ngjashëm me Allahun ne Qenien, cilësitë, veprat dhe ne asgjë qe posedon Ai. Asnjë dhe asgjë prej krijesave nuk i ngjason dhe nuk është i barabarte me Te. Duhet te besojmë se Allahu është i përshkruar me cilësitë me te përkryera dhe nuk duhet vërtetuar ndonjë cilësi, te cilën nuk e ka vërtetuar Kur'ani apo sunneti. Shif: El Kabesat es Sennijje Min Sherhi Akideti Et Tahavijje, Dr/ Salah Abdul Fettah El Halidi, f: 36
[3] Akidetul Mu'mini, Ebu Bekir El Xhezairi,f:200
[4] Min Nuril Islam, Esh Shejh Muhammed Nemr El Hatib, botimi i dyte, Darul Mektebetil Hajah, Bejrut, Liban,f:60-61
[5] Akidetul Mu'mini, Ebu Bekir El Xhezairi,f:231-235


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013