Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
MODALITETET E TË MENDUARIT POZITIV

Dr. Bedri el Masi
 
Të menduarit pozitiv është të menduarit frytdhënës, shpikës, qe jetës i shton te reja dhe qe njeriun e bën te shoh – diktoj te metat dhe gabimet.
Veçoritë e Të menduarit pozitiv
  • Është të menduar qe prodhon nisma te mbara dhe zgjidhje te arsyeshme.
  • Është të menduar qe depërton ne esencën dhe realitetin e gjerave dhe assesi nuk mjafton me vështrimin sipërfaqësor.
  • Seriozitet dhe mund ne Të menduar dhe thellim ne te studiuar derisa njeriu te arrije tek forma e dëshiruar (e realitetit).
  • Heqja dore nga imitimi i te tjerëve.
  • Mendim, qe jetën e shikon me shprese, ruan një grade te larte te lumturisë, gëzimit dhe fuqisë.
  • Mendim i ambicieve, studimit dhe assesi i përkufizimit.
  • Të menduar ushtrues, qe përmirëson sjelljet ne raport me situatën dhe rrethanat e ndryshueshme.
Lloje të gabuara të të menduarit
1. Të menduar që sjell plogështi, pesimizëm dhe monotoni. Personazhi i këtij mendimi zakonisht përdorë shprehje negative, jo shpresëdhënëse, si: Unë kam dështuar, unë nuk vlej asgjë, prej meje nuk ka asnjë dobi, unë e urrej jetën, e te ngjashme.
2. Të menduar konspirator (komplotist). Disa njerëz mendojnë me forma dyshimi dhe supozimi ne burime dhe qëllime te çdo vepre. Çdo vepër e komentojnë si vepër me prapaskene, me prapavije, komplot prej filanit, etj. Ata shohin se te gjithë njerëzit apo shumica e tyre janë te këqij dhe keqbërës. Allahu tërheq vërejtjen nga kjo e thotë:
"12. O ju që keni besuar, largohuni prej dyshimeve të shumta, meqë disa dyshime janë mëkat dhe mos hulumtoni për zbulimin e të metave të njëri-tjetrit, dhe mos përgjoni njëri-tjetrin; a mos ndonjëri prej jush dëshiron të hajë mishin e vëllait të vet të vdekur? Atë pra e urreni! Kini frikë nga ndëshkimi i All-llahut, e All-llahu është mëshirues, Ai pranon shumë pendimin". (Huxhurat, 12)
Ndërsa Pejgamberi, alejhi's selam ka thënë:
"Keni kujdes nga supozimet ngase supozimi është gënjeshtra me e madhe".
3. Të menduarit negativ. Njeriu me mendime te tilla çdoherë mundohet te zbuloje vetëm gjera negative, te meta, qortime, duke u larguar nga te mirat, gjerat pozitive dhe mirësitë.
4. Të menduar nga vetëm një kallëp. Njeriu me mendime te tilla gjerat i shikon nga vetëm një këndvështrim duke anashkaluar këndvështrimet tjera. P.sh.: sëmundjet, sprovat, fatkeqësitë, i shikon nga vetëm aspekti i dëmtimit e harron se ato nga këndi apo aspekti tjetër shlyejnë mëkatet, na mësojnë durimin, duanë dhe strehimin tek Allahu.
5. Të menduar selektiv (përzgjedhës). Ithtarët e këtij mendimi për ndonjë mes'ele (çështje) zgjedhin mendimin, zgjidhjen dhe idenë, qe i përshtatet atij.
6. Të menduar arsyetues. Promotorët e këtij mendimi ndajnë këtë lloj për t'i ikur përgjegjësisë nga mos kryerja e ndonjë obligimi ose detyre te ngarkuar me te.
7. Të menduar të ngutshëm. Ithtari i mendimit te tille shume shpejt vërteton idetë pa i diskutuar hollësisht. Atë e mund butësia, ndjenja, dhe ndoshta nuk prêt folësin ta përfundoj fare bisedën për t'ia plotësuar ky me fjale dhe ide te tij.
Pengesat dhe barrierat e mendimit pozitiv
Prej pengesave ne rrugën e të menduarit pozitiv qe thyejnë vullnetin dhe gatishmërinë e njerëzve janë:
  • kaoset, skandalet,
  • frika nga dështimi,
  • frika nga kritika,
  • braktisja e ideve dhe mos regjistrimi i tyre,
  • teket dhe qejfet e kota,
  • vetmia,
  • shoqërimi i zakonshëm,
  • koncentrimi ne rezultate e jo ne shkaqe dhe baza,
  • ambienti i papërshtatshëm,
  • vështrimi i mangët-pjesërishëm,
  • shprehje te mangëta, si: mundësitë e mia janë te kufizuara, mendimi im nuk dëgjohet, unë nuk mund ta ndërroj realitetin, unë vetëm zbatoj urdhra, kam frik nga ngatërrimi, nuk ka ndonjë interes, etj.
Tiparet e atyre që mendojnë pozitivisht
Tipari shpreh gatishmërinë - përgatitjen e përgjithshme, e cila sjelljes se njeriut i jep njëperformancë te veçante, një forme te veçante, te cilën e mbështjell dhe ngjyros e me pastaj edhe vendos – cakton llojin dhe modën, stilin apo mënyrën e tij.
1. Besimi ne vetvete. Ai beson ne veten dhe mundësitë e tij për realizimin e qëllimeve  dhe synimeve te tij, pa mos u mashtruar aspak me veten. Ai është i pavarur nga te tjerët, nuk është oportunist.
2. Ndjeshmëria, sensibiliteti, përshtypja, mbresa.  Kjo d.t.th.: se njeriu shpikës, imagjinar, novator, është i ndjeshëm ndaj problemeve, kërkesave, qasjeve dhe ndjenjave të të tjerëve. Ai gjendet (ia del mbanë) përballë çdo dukurie te rrallë apo jo te zakonshme si dhe percepton qarte te metat dhe mangësitë e ligjeve, rasteve-ndodhive apo gjerave.
3. Çiltërsia, transparenca dhe te qenit i hapur ndaj te tjerëve. Kjo d.t.th.: se ai ka mundësi për prodhim te ideve te shumta dhe te vlefshme ne një kohe te caktuar. Ai nuk është oportunist si dhe largohet nga ajo qe është bere rutine-monotone ne veprat e tij.   
4. Elasticiteti, butësia dhe ambientimi. Kjo d.t.th.: te ambientohesh shpejt me zhvillimet, përparimet dhe ngjarjet e reja duke ofruar me shume se një alternativ dhe opsion për zgjidhjen e problemit.  Ai po ashtu, shume here, përdorë metoda te papërshtatshme për te tjerët dhe mjete te reja e moderne.
5. Origjinaliteti dhe autenticiteti. Ai shquhet me autenticitet ne të menduar, nuk imiton verbërisht, ai zhytet – thellohet ne gjera e nuk i merr ato sipërfaqësisht.
6. Mendjemprehtësia në vrojtime. Ai shquhet me force te madhe vrojtuese,  me detajizim te tij (vrojtimit), me mendje te zgjuar dhe memorie te forte.
7. Mundësia për paanësi – objektivitet. Ai aludon ne analize te perfeksionuar, qe përmban ne vete mundësinë e detajizimit te pjesëve përbërëse te gjerave si dhe lidhjen ne mes tyre. Ai shquhet me atë thesar idesh te reja, qe krijon lidhje te reja ne mes gjerave, individëve dhe ngjarjeve.
8. Imagjinate dhe diapazon te gjere. Ai përherë lexon, mëson, hulumton, ka imagjinate te forte dhe diapazon te gjere sikurse ka mendje te hapur për çdo eksperience.
9. Ai anon kah pyetjet dhe dyshimet për vërtetësinë e zbatimit te ligjeve, teorive dhe bazave te përgjithshme, te cilat, te tjerët, i marrin si te mbyllura, përfunduara, përkryera, qe nuk pranojnë me diskutime. Ai ka kërshëri për pyetje te shumta, e ndonjëherë edhe pakëz te çuditshme.
10. Ambicie apo aspirata te mëdha dhe dëshira te forta. Ai ka aspirata te pakufizuara, ka vendosmëri te pathyer për t'i realizuar synimet dhe për t'i përballuar dhe kaluar vështirësitë, qe i janë bere barrierë ne rrugën e tij.
Si të prodhojmë ide te reja?
Idetë lindin kalimthi, rastësisht, aty për aty,  dhe po qe se nuk nxitojmë ta shënojmë, regjistrojmë, ajo do te na humb. Si te prodhojmë ide?
  • Duke u dëfryer ne jete me realizim te synimeve,
  • Me strategji për te ardhmen,
  • Me organizim te gjerave te jetës dhe radhitje – strukturim te njohurive,
  • Me të menduar pozitiv ne vend te atij negativ.
Si lind ideja e re?
  • Gjate punës,
  • Gjate dëgjimit te ligjëratave dhe mësimeve,
  • Gjate leximit,
  • Gjate takimeve,
  • Para ose pas gjumit,
  • Gjate ecjes,
  • Bëhu zbulues,
  • Bëhu gjykues,
  • Bëhu përballues,
  • Mëso ne relaksim – çlodhje,
  • Ripërtërijë gjerat e jetës sate,
  • Bëhu i sinqerte ne punën tende dhe afrohu me sinqeritet dhe vepra te mira tek Krijuesi yt,
  • Gjate ushtrimeve fizike,
  • Gjate namazit,
  • Gjate pastrimit,
  • Gjate dialogut,
  • Gjate shkuarjes ne pune.
Banka e ideve:
Adresa e idesë:…………………………………………………………………….
Data e lëshimit te idesë:…………………………………………………………...
Pronari i idesë:…………………………………………………………………….
Qëllimet e idesë:
1-
2-
3-
Përfituesit prej idesë:
1-
2-
3-
Strategjia e ekzekutimit te idesë:
1-
2-
3-
Negacionet e idesë:
1-
2-
3-
Aspektet pozitive të idesë:
1-
2-
3-
Barrierat e zbatimit te idesë:
1-
2-
3-
Data e zbatimit te idesë: …………/……../…………….
 
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013