Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
QËLLIMI I KRIJIMIT

Ndonëse është shkruar dhe është folur për këtë temë, megjithatë mungesa e rezultatit të saj në praktikë, detyron besimtarin që herë pas here t’ua përkujtojë vëllezërve të tij këtë gjë. I motivuar nga kjo gjendje shumë e vështirë për një musliman, vendosa që në shenjë përkujtimi ta përmbledh një artikull të shkurtër, me këtë tematike, me një stil të lehtë dhe të thjeshtë, të argumentuar me ajete dhe hadithe, me shpresë se ai do të tregojë efekt pozitiv. Artikulli ynë është përpunim dhe rezyme e librit “Qëllimi i krijimit” të Ebu Emineh Bilal Filips-it, botuar nga Gjurma, Prishtinë, 2001.  

 

Rastësia e pa vend

 

Edhe sot e kësaj dite, shume njerëz anembanë rruzullit tokësor, injorante e “te shkolluar” mbajnë qëndrime dhe ide, se –kinse- njeriu qenka krijuar rastësisht. Po sikur këta te mjere nuk menduar fare por vetëm thane këto ide e teza, gjithsesi te paqëlluara, shkel e shko, ngase sikur ta studionin natyrën, gjithësinë, atë qe kane rreth vetes, madje edhe vet veten e tyre, do te bindeshin se këto ligje, ky harmonizim i tyre ne gjithësi, ky precizitet kaq i madh, natyrisht se nuk janë krijuar rastësisht dhe as vetvetiu.

Ne sikur te shkonim ne plazh dhe te shihnim gjurme te gishtërinjve te njeriut, asnjëherë nuk do te parafrazonim se det, vetvetiu, me valët dhe rërën e tij ka bere një gjë te tille. Këtyre njerëzve, qe për “robotin e përkryer” (njeriun), qe për gjithësinë e përsosur, thonë se kinse është krijuar rastësisht, po tua thuash këtë gjë për gjurmët ne plazh, ndoshta do te akuzonin për te krisur apo te çmendur.

 

Largimi nga e vërteta fetare verbëron mendjet e “ndritura”

 

Shume njerëz, edhe pse nuk e mohuan ekzistimin e Allahut te Madhëruar, dhe edhe pse e quajtën Atë me emra te ndryshëm, si: metafizike, fuqi mbinatyrore, Zot, At, megjithatë qëllimin e krijimit nuk mund ta arsyetonin. E tere kjo, natyrisht, është shkak i mospranimit te teorisë fetare për krijimin e njeriut, e cila është me e qëlluara. Pikërisht për këtë gjë, edhe Platoni, kishte dhënë një përgjigje, e cila sa është jo shkencore, jo me vlere, po aq është edhe qesharake, duke thënë se ne, ne te vërtetë, nuk ekzistojmë porse jemi vetëm hije te një realiteti, ne jemi sikur ne ëndërr apo imagjinate. 

Te vërtetën e thotë Allahu kur na mëson ne Kur'an se:

"وَمَنْ أَعْرَضَ عَنْ ذِكْرِي فَإِنَّ لَهُ مَعِيشَةً ضَنْكاً وَنَحْشُرُهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَعْمَى قَالَ رَبِّ لِمَ حَشَرْتَنِي أَعْمَى وَقَدْ كُنْتُ بَصِيراقَالَ كَذَلِكَ أَتَتْكَ آيَاتُنَا فَنَسِيتَهَا وَكَذَلِكَ الْيَوْمَ تُنْسَى ً

124. E kush ia kthen shpinën udhëzimit Tim, do të ketë jetë të vështirë dhe në ditën e kijametit do ta ringjall të verbër.

125. Ai (që nuk besoi) do të thotë: "Zoti im, përse më ngrite të verbër, kur unë isha me sy?"

126. Ai (All-llahu) thotë: "Ashtu si i harrove ti argumentet Tona që t'i ofruam, ashtu je ti i harruar sot". (Taha, 124-126)

 

Krijimi i rastësishëm humb qëllimin tonë

 

Nëse njeriu mëton favorizim mbi krijesat tjera ne këtë toke, natyrisht se roli i ij duhet te jete i precizuar dhe saktësuar me pare. Ne, muslimanet, besojmë se jemi krijuar për një qellim fisnik ndërsa ata qe nuk e pranojnë këtë dhe për kushërinj llogarisin majmunet, atëherë ata edhe veten e tyre le ta konsiderojnë te tille, sepse majmunet nuk çajnë kokën perse janë krijuar.

Ndoshta kjo është arsyeja se perse Allahu disa njerëz i quajti kafshe apo edhe me te humbur se kafshët.

وَلَقَدْ ذَرَأْنَا لِجَهَنَّمَ كَثِيراً مِنَ الْجِنِّ وَالْإِنْسِ لَهُمْ قُلُوبٌ لا يَفْقَهُونَ بِهَا وَلَهُمْ أَعْيُنٌ لا يُبْصِرُونَ بِهَا وَلَهُمْ آذَانٌ لا يَسْمَعُونَ بِهَا أُولَئِكَ كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ أُولَئِكَ هُمُ الْغَافِلُونَ

Ne krijuam shumë nga xhinët e njerëzit për xhehennem. Ata kanë zemra që me to nuk kuptojnë, ata kanë sy që me ta nuk shohin dhe ata kanë veshë që me ta nuk dëgjojnë. Ata janë si kafshët, bile edhe më të humbur, të tillët janë ata të marrët”. (A’raf, 179)

أَمْ تَحْسَبُ أَنَّ أَكْثَرَهُمْ يَسْمَعُونَ أَوْ يَعْقِلُونَ إِنْ هُمْ إِلَّا كَالْأَنْعَامِ بَلْ هُمْ أَضَلُّ سَبِيلاً

A mendon ti se shumica e tyre dëgjojnë ose kuptojnë? Ata nuk trajtohen ndryshe, por vetëm si kafshë, bile janë edhe më të humbur nga e vërteta”. (Furkan, 44)

Kjo për arsye se kafshët nuk i mundon asgjë përveç ngrënies, pirjes dhe epshit e gjerave tjera instinkte, dhe mu për këtë, njeriu me derte-brenga te tilla, sikurse te kafshës, “meriton” (duhet) te jete ne mesin e tyre. Ne muslimanet nuk jetojmë për te ngrënë e pire por hamë e pimë qe te jetojmë.

 

Krijimi i njeriut sipas fesë hebreje, krishtere dhe hinduse

 

4              Zoti pendohet pse e krijoi njeriun. Ne Zanafille (2:2-3) qëndron se Zoti krijoi boten, Adamin dhe Evën për gjashte dite, pastaj ditën e shtate pushoi. Adami dhe Eva nuk e respektuan, Kaini vrau Abelin kështu qe Zoti u pendua për krijimin e njeriut.

4              Mos sqarimi konkret i krijimit. Ne Zanafille (6:6) qëndron:

"Kur njerëzit filluan te shumohen mbi faqen e dheut dhe u linden atyre vajza, djemtë e Perëndisë panë qe vajzat e njerëzve ishin te bukura dhe morën për gra te gjitha ato qe i zgjodhën vete".

Kush janë këta djem te Zotit qe u martuan me këto vajza te njerëzve? Pra këtu shihet se sqarimi nuk është bere ne mënyre te qarte. Pastaj, e vërteta është se krijimi i njeriut është sqaruar shume mire nga kumtuesit-pejgamberët e tyre, ne kohen kur ata ishin gjalle. Askush nuk ka te drejte te pohoje se Musai dhe Isai, alejhima's selam, nuk e kane kryer misionin siç duhet, jo, ata qe shtrembëruan porosite dhe këshillat e tyre janë pasuesit e tyre te padenje.

4              Mospërfillja e qëllimit, për te cilin jemi krijuar dhe shpikja e miteve ne vend te tij.  Meqë qëllimi i krijimit nuk u përfill, te krishterët shpifen një mit, si shkak i te cilit u gjykuan pabesimtarë. Ata shpifen se kinse njeriu beri aq mëkat te madh saqë nuk ka mundësi vet ta shlyeje atë mëkat, çka do qe te bej. Mu për këtë Zoti, ndoshta pse u pendua pse krijoi njeriun, (Zanafille, 2:2-3), u personifikua ne njeri dhe sakrifikoi veten qe njeriut mëkatar t'i falen mëkatet.

Kështu lindi teoria e inkarnacionit, personifikimit te Zotit ne qeniet trupore, e cila aq sa e paraqet njeriun kriminel, rrebel, huligane, te pamëshirshëm, ne njërën ane, po ashtu ne anën tjetër edhe Zotin e paraqet te dobët, injorant dhe te pamatur ne ate qe vepron. Si shkak i kësaj lindi edhe teoria famëkeqe e shpalljes se Isait, alejhi's selam si zot, qe si teori nuk njihej me pare. Miti "sakrifica hyjnore" u be qëllimi i krijimit te njeriut.

Përse ne e gjykojmë këtë teori si të gabuar?

Kjo teori është e gabuar për faktin se jeta, misioni dhe qëllimi i pejgamberëve tjerë para Isait, alejhimu's selam është i pavlere dhe se për ne, qe jetojmë shekuj pas Isait, alejhi's selam, nuk dimë se kush do te sakrifikohet qe ne ta realizojmë qëllimin tone. Apo ndoshta, sipas filozofisë se krishtere, njeriu çka do qe te beje, prape mëkatet i janë falur kështu qe si i miri si i keqi, si krimineli si paqësori janë te njëjtë, gjë qe për një mendje te kthjellte është e pa pranuar.

Thote Allahu: " وَمَا يَسْتَوِي الْأَعْمَى وَالْبَصِيرُ وَالَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ وَلَا الْمُسِيءُ قَلِيلًا مَا تَتَذَكَّرُونَ

Nuk është i barabartë i verbëri dhe ai që sheh, e as ata që besuan dhe bënë vepra të mira nuk janë të barabartë me të këqijtë, por pak jeni duke marrë mësim". (Gafir, 58)

4             Tek hindusët puna është edhe me e komplikuar. Ata thane se çdo gjë është Zot porse Zotin e ndanë ne kasta-shkalle. Brahman është shkalla me e larte, pastaj vijnë shkallet tjera, qe kane me mijëra nëndegë.

Sipas filozofeve hindusë, qëllimi i njerëzve është qe ta kuptojnë hyjninë e tyre e te arrijnë deri tek realiteti përfundimtar, i cili është Brahman.

Ekzistojnë fraksione qe adhurojnë idhuj duke shpresuar se pa vdekjes do te shkojnë ne një planet shpirtëror i quajtur Krishnaloka.

 

Krijimi i njeriut në Islam

 

1. Njeriu duhet ta ketë një qellim.

Sipas Islamit, njeriu patjetër duhet ta ketë një qellim ndryshe Zoti i Madhëruar do te përshkruhej me te meta. Këtë e themi për arsye se musliman përshkruan Allahun me cilësi te përkryera dhe te përsosura, dhe logjikisht, prej autorit te mire shkruhet libri i mire, prej mjeshtrit te mire ndërtohet shtëpia e mire dhe prej Allahut, Zotit te qiejve e tokës vjen krijimtari e përsosur. Përkitazi me këtë thotë Allahu:

"ا َفَحَسِبْتُمْ أَنَّمَا خَلَقْنَاكُمْ عَبَثاً وَأَنَّكُمْ إِلَيْنَا لا تُرْجَعُونَ

A menduat se Ne ju krijuam kot dhe se ju nuk do ktheheni te Ne?". (Mu'minun, 115)

Mu për këtë Allahu ne Islam është i përshkruar me cilësi te përkryera dhe përsosura.  Ja disa fakte nga Kur'ani dhe Sunneti:

بسم الله الرحمن الرحيم

قُلْ هُوَ اللَّهُ أَحَدٌ (1) اللَّهُ الصَّمَدُ (2) لَمْ يَلِدْ وَلَمْ يُولَدْ (3) وَلَمْ يَكُنْ لَهُ كُفُوًا أَحَدٌ

1. Thuaj: Ai, All-llahu është Një!

2. All-llahu është Ai që çdo krijesë i drejtohet (i mbështetet) për çdo nevojë.

3. As s'ka lindur kë, as nuk është i lindur.

4. Dhe Atij askush nuk i është i barabartë.(Ihlas)

" اللَّهُ خَالِقُ كُلِّ شَيْءٍ وَهُوَ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ وَكِيلٌ (62) لَهُ مَقَالِيدُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ

All-llahu është krijues i çdo sendi dhe Ai ëshë mbikëqyrës ndaj çdo gjëje.

63. Vetëm te Ai janë çelësat e qiejve e të tokës, ndërsa ata që nuk i besuan argumentet e All-llahut, të tillët janë ata të dështuarit". (Zumer, 62-63)

" وَاللَّهُ خَلَقَكُمْ وَمَا تَعْمَلُونَ

E All-llahu ju krijoi juve edhe atë që e punoni". (Saffat, 96)

" قُلْ أَعُوذُ بِرَبِّ الْفَلَقِ (1) مِنْ شَرِّ مَا خَلَقَ

1. Thuaj: I mbështetem Zotit të agimit,

2. Prej dëmit të çdo krijese që Ai e krijoi". (Felek, 1-2)

" مَا أَصَابَ مِنْ مُصِيبَةٍ إِلَّا بِإِذْنِ اللَّهِ وَمَنْ يُؤْمِنْ بِاللَّهِ يَهْدِ قَلْبَهُ وَاللَّهُ بِكُلِّ شَيْءٍ عَلِيمٌ

Çfarëdo e keqe që ndodh (godet), nuk mund të jetë ndryshe, vetëm sipas caktimit të All-llahut, e kush i beson All-llahut, Ai ia udhëzon zemrën e tij; All-llahu është i gjithëdijshëm për çdo send". (Tegabun, 11)

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" عَنْ ابْنِ عَبَّاسٍ قَالَ كُنْتُ خَلْفَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ يَوْمًا فَقَالَ يَا غُلَامُ إِنِّي أُعَلِّمُكَ كَلِمَاتٍ احْفَظْ اللَّهَ يَحْفَظْكَ احْفَظْ اللَّهَ تَجِدْهُ تُجَاهَكَ إِذَا سَأَلْتَ فَاسْأَلْ اللَّهَ وَإِذَا اسْتَعَنْتَ فَاسْتَعِنْ بِاللَّهِ وَاعْلَمْ أَنَّ الْأُمَّةَ لَوْ اجْتَمَعَتْ عَلَى أَنْ يَنْفَعُوكَ بِشَيْءٍ لَمْ يَنْفَعُوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ لَكَ وَلَوْ اجْتَمَعُوا عَلَى أَنْ يَضُرُّوكَ بِشَيْءٍ لَمْ يَضُرُّوكَ إِلَّا بِشَيْءٍ قَدْ كَتَبَهُ اللَّهُ عَلَيْكَ رُفِعَتْ الْأَقْلَامُ وَجَفَّتْ الصُّحُفُ

Ibni Abbasi rrëfen se një dite isha pas Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam ndërsa ai me tha: O djalosh! Dua t'i mësoj ca fjale (porosi): Ruaje Allahun te ruan Ai ty, ruaje Allahun do ta gjesh drejt teje. Kur te lypësh lyp prej Allahut dhe kur te kërkosh mbrojtje kërko prej Allahut. Dije se sikur tere njerëzit te mblidheshin për te bere mire nuk do te mund te bënin mire përveç asaj, qe Allahu ta ka shkruar.

Po ashtu sikur te mblidheshin te gjithë për të të bere keq nuk do te mund te bënin keq përveç asaj qe Allahu ta ka shkruar. Lapsat janë ngritur dhe fletat janë thare". ([1])

2. Njeriu nuk është qenia më madhështore.

Allahu i Madhëruar na ka informuar ne Kur'an se Ai ka krijuar edhe gjera me madhështore sesa njeriu, me te ndërlikuara dhe me te komplikuara, dhe mu për këtë, njeriut nuk i takon te mbetet ne konfuzion para këtij realiteti, port a dije se sikur qe ato krijesa me madhështore se ai i zbatojnë urdhrat e Allahut dhe i shkojnë shtati qëllimit për te cilin janë krijuar. Thotë Allahu:

" لَخَلْقُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ أَكْبَرُ مِنْ خَلْقِ النَّاسِ وَلَكِنَّ أَكْثَرَ النَّاسِ لَا يَعْلَمُونَ

S'ka dyshim se krijimi i qiejve dhe i tokës është më i madh se krijimi i njerëzve, por shumica e njerëzve nuk e dinë". (Gafir, 57)

3. Njeriu dhe mëkati

Meqë pame se ne filozofinë kishtare mëkati nuk shlyhet përveçse me një sakrifice hyjnore, e cila –kinse- edhe ka ndodhur, se Zoti ishte penduar për shkak te krijimit te njeriut, Ademit dhe Havës, te cilët –kinse- bën mëkat duke thyer urdhrin e Allahut e shkaktuan trazira ne toke…ne Islam puna qëndron rrënjësisht ndryshe. Ne Islam mëkati edhe pse nuk preferohet aspak, madje për te janë parapare qortime e edhe ndëshkime te mëdha, megjithatë ai edhe pse zbeh rolin e krijimit te tij prapëseprapë nuk e shkatërron atë. Njeriu nuk është engjëll, ai gabon, dhe per ta shlyer gabimin nuk ka nevoje për asnjë sakrifice, e lere me sakrifice hyjnore. Mjafton qe ai, me sinqeritet shpirtëror, t'i kthehet Allahut dhe te ndieje keqardhje për atë, qe ka bere.

Ne Islam, Ademit dhe Havës iu fal mëkati duke mos patur nevoje te kryejnë asnjë sakrifikim apo flijim te caktuar. Ne Islam Allahu nuk përshkruhet si i penduar për atë qe krijoi, përkundrazi, Allahu mëkatin e sheh si natyrshmëri njereyore, për çka edhe ka destinuar mëshirën e Tij.

Allahu ne Kur'an, krahas mëshirës se Tij shfaq edhe drejtësinë e Tij, qe nëse njeriu bën mire gjen mire ndërsa nëse bën keq, atëherë Allahu nuk pendohet për te, por e dënon sipas asaj qe ka bere. Pra ne Islam, Allahu ne vend te pamaturisë, qe i përshkruhet ne shkollën kishtare, Ai ka ligj, sistem dhe rregull, qe njerëzit duhet t'i përmbahen. Thotë Allahu:

فَاسْتَجَابَ لَهُمْ رَبُّهُمْ أَنِّي لا أُضِيعُ عَمَلَ عَامِلٍ مِنْكُمْ مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى بَعْضُكُمْ مِنْ بَعْضٍ فَالَّذِينَ هَاجَرُوا وَأُخْرِجُوا مِنْ دِيَارِهِمْ وَأُوذُوا فِي سَبِيلِي وَقَاتَلُوا وَقُتِلُوا لَأُكَفِّرَنَّ عَنْهُمْ سَيِّئَاتِهِمْ وَلَأُدْخِلَنَّهُمْ جَنَّاتٍ تَجْرِي مِنْ تَحْتِهَا الْأَنْهَارُ ثَوَاباً مِنْ عِنْدِ اللَّهِ وَاللَّهُ عِنْدَهُ حُسْنُ الثَّوَابِ

Zoti i tyre iu përgjegj lutjes së tyre (e tha): Unë nuk ia humb mundin asnjërit prej jush, mashkull qoftë apo femër. Ju jeni njëri nga tjetri por ata që u dëbuan prej shtëpive të tyre dhe emigruan, u munduan vetëm pse ishin në rrugën Time, luftuan dhe u vranë, atyre patjetër do t'ua shlyej mëkatet e tyre dhe do t'i vejë në xhennete në të cilët burojnë lumenj. Ai është shpërblim nga ana e All-llahut, se më i miri i shpërblimeve është tek All-llahu". (Ali Imran, 195)

وَمَنْ يَعْمَلْ مِنَ الصَّالِحَاتِ مِنْ ذَكَرٍ أَوْ أُنْثَى وَهُوَ مُؤْمِنٌ فَأُولَئِكَ يَدْخُلُونَ الْجَنَّةَ وَلا يُظْلَمُونَ نَقِيراً

 Kush bën ndonjë nga punët e mira, qoftë mashkull ose femër duke qenë besimtarë, të tillët hyjnë në xhennet dhe nuk u bëhet farë padrejtësie". (Nisa, 124)

يَا أَيُّهَا النَّاسُ قَدْ جَاءَكُمُ الرَّسُولُ بِالْحَقِّ مِنْ رَبِّكُمْ فَآمِنُوا خَيْراً لَكُمْ وَإِنْ تَكْفُرُوا فَإِنَّ لِلَّهِ مَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَكَانَ اللَّهُ عَلِيماً حَكِيماً

 O ju njerëz, juve u erdhi i dërguari me të vërtetën (fenë e drejtë) nga Zoti juaj, pra t'i besoni se është më e dobishme për ju. Po nëse vazhdoni ta refuzoni, ta dini se ç'ka në qiej e tokë është vetëm e All-llahut. All-llahu di (gjendjen e robëve), është më i urti". (Nisa, 170)

وَمَنْ يَعْمَلْ سُوءاً أَوْ يَظْلِمْ نَفْسَهُ ثُمَّ يَسْتَغْفِرِ اللَّهَ يَجِدِ اللَّهَ غَفُوراً رَحِيماً

Kush bën ndonjë të keqe ose e ngarkon veten, pastaj kërkon falje te All-llahu, ai e gjen All-llahun falës dhe mëshirues". (Nisa, 110)

وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِراً وَلا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَداً

Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt". (Kehf, 49)

مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ عَشْرُ أَمْثَالِهَا وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلا يُجْزَى إِلَّا مِثْلَهَا وَهُمْ لا يُظْلَمُونَ

Kush vjen me një (punë) të mirë, ai (në ditën e gjykimit) shpërblehet dhjetëfish, e kush vjen me (vepër) të keqe, ai ndëshkohet vetëm për të. Atyre nuk u bëhet e padrejtë". (En'am, 160)

مَنْ جَاءَ بِالْحَسَنَةِ فَلَهُ خَيْرٌ مِنْهَا وَمَنْ جَاءَ بِالسَّيِّئَةِ فَلا يُجْزَى الَّذِينَ عَمِلُوا السَّيِّئَاتِ إِلَّا مَا كَانُوا يَعْمَلُونَ

Kush sjell me vete punë të mirë, atij do t'i takojë shpërblimi edhe më i madh, ndërsa ai që paraqitet me punë të këqija, do t'i jepet dënim vetëm aq sa e ka merituar". (Kasas, 84)

Këtu do te përmendim edhe disa thënie te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam përkitazi me mëshirën e Allahut dhe natyrshmërinë e njeriut:

Imam Ahmedi transmeton me sened personal nga Amr b. Abeseja, i cili thotë: "Erdhi tek Pejgamberi një njeri i shtyre ne moshe, i cili mbështetej ne shkopin e tij dhe tha: "O i dërguari i Allahut! Unë vërtet kam bere tradhti dhe marrëzira andaj me thua se a ka pendim për mua apo jo? Pejgamberi ia ktheu: "ألست تشهد أن لا إلـه إلا الله A nuk je prej atyre qe dëshmon se nuk meriton te adhurohet askush përveç Allahut?! Tha: Po, gjithsesi, madje dëshmoj edhe se ti je i dërguari i Allahut. Tha Pejgamberi: "فقد غفر لك غُدراتِك و فٌجراتِك Vërtet Ai (Allahu) t'i ka falur ty tradhtitë dhe marrëzirat". ([2])

4. Allahu dhe drejtësia

Sikur te donte Allahu i Madhëruar do t'i fuste njerëzit ne Xhennet apo ferr pa i sjellur fare ne dunja, por, nëse banoret e Xhennetit do te ishin te lumtur sigurisht se banoret e Xhehennemit do te kërkonin arsyetim se perse janë një zjarre. Mu për këtë, Allahu i Madhëruar i solli ne dunja, ua tregoi te mirën dhe te keqen, ne mendre qe nesër para Tij te mos thonë kështu apo ashtu. Allahu duke përshkruar banoret e Xhehennemit thotë:

"وَلَوْ تَرَى إِذِ الْمُجْرِمُونَ نَاكِسُو رُءُوسِهِمْ عِنْدَ رَبِّهِمْ رَبَّنَا أَبْصَرْنَا وَسَمِعْنَا فَارْجِعْنَا نَعْمَلْ صَالِحًا إِنَّا مُوقِنُونَ (12) وَلَوْ شِئْنَا لَآَتَيْنَا كُلَّ نَفْسٍ هُدَاهَا وَلَكِنْ حَقَّ الْقَوْلُ مِنِّي لَأَمْلَأَنَّ جَهَنَّمَ مِنَ الْجِنَّةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ (13) فَذُوقُوا بِمَا نَسِيتُمْ لِقَاءَ يَوْمِكُمْ هَذَا إِنَّا نَسِينَاكُمْ وَذُوقُوا عَذَابَ الْخُلْدِ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ

12. E, sikur t'i shihje mëkatarët se si ulin kokat e veta pranë Zotit të tyre: "Zoti ynë, tash pamë dhe dëgjuam, na kthe pra edhe një herë e të bëjmë vepra të mira, se tash jemi bindur".

13. Sikur të kishim dëshiruar Ne, secilit do t'i jepnim udhëzimin, por fjala (vendimi) Ime ka marrë fund (definitiv) se do ta mbushë xhehennemin së bashku me exhinë e njerëz.

14. Prandaj shijoni këtë (dënim) për shkak se ju e patët harruar takimin tuaj në këtë ditë, e edhe Ne tash ju harruam juve, ndaj, për shkak të asaj që keni vepruar, shijoni dënimin e përjetshëm". (Sexhde, 12-14)

5. Allahu dhe mëshira e Tij

Këtu nuk do te flasim për mëshirën ne kuptimin e ngushte te faljes se mëkateve, jo, këtu do te fokusohemi ne mëshirën si element, për te cilin askujt nuk i mundësohet hyrja ne Xhennet pa te, madje as krijesës me te pastër, Muhammedit, alejhi[s salatu ve's selam. Ai vet kishte thënë:

"مَا مِنْ أَحَدٍ يُدْخِلُهُ عَمَلُهُ الْجَنَّةَ فَقِيلَ وَلَا أَنْتَ يَا رَسُولَ اللَّهِ قَالَ وَلَا أَنَا إِلَّا أَنْ يَتَغَمَّدَنِي رَبِّي بِرَحْمَةٍ

Askë vepra e tij nuk do ta fus ne Xhennet. As ty o i dërguari i Allahut- u pyet? Tha: As mua përveç nëse Allahu me mbulon me mëshirën e Tij". (Muslimi)

Kjo për arsye se njeriu sado qe te lutet, sado qe ta adhuroje Allahun kurrë nuk do te arrije t'i ktheje borxhin mirësive qe Allahu ia ka dhuruar atij. ([3])

6. Adhurimi

!               Allahu i Madhëruar nuk ka nevoje qe njeriu ta adhuroje Ate. Ai shume qarte e ka shprehur këtë ne Kur'anin Famëlartë, dhe sa për argumentim ne do te sjellim vetëm ca citate:

" وَمَا خَلَقْتُ الْجِنَّ وَالْإِنْسَ إِلَّا لِيَعْبُدُونِ (56) مَا أُرِيدُ مِنْهُمْ مِنْ رِزْقٍ وَمَا أُرِيدُ أَنْ يُطْعِمُونِ (57) إِنَّ اللَّهَ هُوَ الرَّزَّاقُ ذُو الْقُوَّةِ الْمَتِينُ

56. Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë.

57. Unë nuk kërkoj prej tyre ndonjë furnizim e as s'dëshiroj të më ushqejnë ata.

58. All-llahu është furnizues i madh. Ai, fuqiforti". (Dharijat, 56-58)

" قُلْ أَغَيْرَ اللَّهِ أَتَّخِذُ وَلِيّاً فَاطِرِ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَهُوَ يُطْعِمُ وَلا يُطْعَمُ

Thuaj: "A pos All-llahut, krijues i qiejve dhe i tokës, që ushqen të tjerët, ndërsa vetë nuk ushqehet, të pranoj Zot tjetër". (En'am, 14)

" وَالْبُدْنَ جَعَلْنَاهَا لَكُمْ مِنْ شَعَائِرِ اللَّهِ لَكُمْ فِيهَا خَيْرٌ فَاذْكُرُوا اسْمَ اللَّهِ عَلَيْهَا صَوَافَّ فَإِذَا وَجَبَتْ جُنُوبُهَا فَكُلُوا مِنْهَا وَأَطْعِمُوا الْقَانِعَ وَالْمُعْتَرَّ كَذَلِكَ سَخَّرْنَاهَا لَكُمْ لَعَلَّكُمْ تَشْكُرُونَ (36) لَنْ يَنَالَ اللَّهَ لُحُومُهَا وَلَا دِمَاؤُهَا وَلَكِنْ يَنَالُهُ التَّقْوَى مِنْكُمْ كَذَلِكَ سَخَّرَهَا لَكُمْ لِتُكَبِّرُوا اللَّهَ عَلَى مَا هَدَاكُمْ وَبَشِّرِ الْمُحْسِنِينَ

E devet (therrjen e tyre për kurban) ua kemi bërë prej dispozitave të All-llahut, e ju prej tyre keni dobi, andaj përmendeni emrin e All-llahut duke qenë ato (të përgatitura për therrje) në këmbë, e kur të shtrihen ato në tokë (dhe t'u dalë shpirti), hani prej tyre dhe ushqeni nevojtarin dhe atë që lyp. Ashtu, ato ua vëmë në shërbimin tuaj që ju të jeni mirënjohës.

37. Tek All-llahu nuk arrin as mishi e as gjaku i tyre, por te Ai arrin bindja juaj. Ai ashtu ua nënshtroi ato juve që ta madhëroni All-llahun për udhëzimet që ua bëri. Bamirësve merru myzhde". (Haxh, 36-37)

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thene:

يَا عِبَادِي إِنِّي حَرَّمْتُ الظُّلْمَ عَلَى نَفْسِي وَجَعَلْتُهُ بَيْنَكُمْ مُحَرَّمًا فَلَا تَظَالَمُوا يَا عِبَادِي كُلُّكُمْ ضَالٌّ إِلَّا مَنْ هَدَيْتُهُ فَاسْتَهْدُونِي أَهْدِكُمْ يَا عِبَادِي كُلُّكُمْ جَائِعٌ إِلَّا مَنْ أَطْعَمْتُهُ فَاسْتَطْعِمُونِي أُطْعِمْكُمْ يَا عِبَادِي كُلُّكُمْ عَارٍ إِلَّا مَنْ كَسَوْتُهُ فَاسْتَكْسُونِي أَكْسُكُمْ يَا عِبَادِي إِنَّكُمْ تُخْطِئُونَ بِاللَّيْلِ وَالنَّهَارِ وَأَنَا أَغْفِرُ الذُّنُوبَ جَمِيعًا فَاسْتَغْفِرُونِي أَغْفِرْ لَكُمْ يَا عِبَادِي إِنَّكُمْ لَنْ تَبْلُغُوا ضَرِّي فَتَضُرُّونِي وَلَنْ تَبْلُغُوا نَفْعِي فَتَنْفَعُونِي يَا عِبَادِي لَوْ أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا عَلَى أَتْقَى قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ مِنْكُمْ مَا زَادَ ذَلِكَ فِي مُلْكِي شَيْئًا يَا عِبَادِي لَوْ أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ كَانُوا عَلَى أَفْجَرِ قَلْبِ رَجُلٍ وَاحِدٍ مَا نَقَصَ ذَلِكَ مِنْ مُلْكِي شَيْئًا يَا عِبَادِي لَوْ أَنَّ أَوَّلَكُمْ وَآخِرَكُمْ وَإِنْسَكُمْ وَجِنَّكُمْ قَامُوا فِي صَعِيدٍ وَاحِدٍ فَسَأَلُونِي فَأَعْطَيْتُ كُلَّ إِنْسَانٍ مَسْأَلَتَهُ مَا نَقَصَ ذَلِكَ مِمَّا عِنْدِي إِلَّا كَمَا يَنْقُصُ الْمِخْيَطُ إِذَا أُدْخِلَ الْبَحْرَ يَا عِبَادِي إِنَّمَا هِيَ أَعْمَالُكُمْ أُحْصِيهَا لَكُمْ ثُمَّ أُوَفِّيكُمْ إِيَّاهَا فَمَنْ وَجَدَ خَيْرًا فَلْيَحْمَدْ اللَّهَ وَمَنْ وَجَدَ غَيْرَ ذَلِكَ فَلَا يَلُومَنَّ إِلَّا نَفْسَهُ

O robërit e Mi! Unë ia kam ndaluar Vetes Sime padrejtësinë dhe e ka shpallur te tille (te ndaluar) ne mesin tuaj andaj mos i bëni padrejtësi njeri tjetrit!

O robërit e Mi! Ju te gjithë jeni te humbur përveç atyre qe Unë i udhëzoj andaj kërkoni udhëzim qe t'iu udhëzoj!

O robërit e Mi! Ju te gjithë jeni te uritur përveç atyre qe Unë i ushqej andaj kërkoni qe t'iu ushqej e Unë u ushqej!

O robërit e Mi! Ju te gjithë jeni te zhveshur përveç atyre qe Unë i veshi (u jap pasuri për veshje) andaj kërkoni qe t'iu vesh e Unë (iu jap pasuri për veshje)!

O robërit e Mi! Ju bëni mëkate natën e ditën ndërsa Unë ua fali te gjitha mëkatet kështu qe kërkoni falje qe t'ua fali ato!

O robërit e Mi! Ju nuk do te mund ta arrini demin qe te me bëni dem dhe as dobinë qe te me bëni dobi!

O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur njerëzit dhe xhinët te ishin te gjithë tok te devotshëm sikur me i devotshmi prej jush kjo nuk do te shtonte asgjë ne pushtetin Tim!

O robërit e Mi! O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur njerëzit dhe xhinët te ishin te gjithë tok te prishur sikur njeriu me zemrën me te prishur ne mesin tuaj, kjo nuk do ta pakësonte aspak pushtetin Tim!

O robërit e Mi! Sikur i pari dhe i fundit prej jush, sikur njerëzit dhe xhinët te ishin te hipnin ne një kodër dhe te me lutnin veç e veç e Unë t'ua plotësoja secilit njeri dëshirën e tij, kjo nuk do ta pakësonte pasurinë Time përveç se sa pakëson gjilpëra kur te futet ne te. Ato janë veprat tuaja, te cilat ua llogaris e pastaj ua jap shpërblimin kështu qe kush te gjen mire le ta falënderojë Allahun e kush te gjen keq le te mos e qortoje askënd përveç vetes se tij". (Muslimi)

!               Adhurimi ne esence do te thotë ta falënderosh Allahun dhe te jesh mirënjohës për dhuntitë qe t'i ka dhënë. Thotë Allahu:

" وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا إِنَّ اللَّهَ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ

nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron". (Nahl, 18)

" وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُونَ

Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje)". (Nahl, 53)

!               Njeriu qe zgjedh rrugën e drejte, adhurimin, e jo rrugën e shtrembër, mohimin-mëkatin, ai është ne harmoni te plote edhe me krijesat tjera, te cilët instinktivisht e adhurojnë Allahu. Thotë Allahu:

" تُسَبِّحُ لَهُ السَّمَوَاتُ السَّبْعُ وَالْأَرْضُ وَمَنْ فِيهِنَّ وَإِنْ مِنْ شَيْءٍ إِلَّا يُسَبِّحُ بِحَمْدِهِ وَلَكِنْ لَا تَفْقَهُونَ تَسْبِيحَهُمْ إِنَّهُ كَانَ حَلِيمًا غَفُورًا

Lartmadhëri të merituar i shprehin Atij shtatë qiejt e toka dhe çka ka në to, e nuk ka asnjë send që nuk e madhëron (nuk i bën tesbihë), duke i shprehur falënderim Atij, por ju nuk e kuptoni atë madhërim të tyre (pse nuk është në gjuhën tuaj). Ai është i butë dhe fal shumë". (Isra, 44)

!               Adhurimi nuk përkufizohet vetëm ne lutjet ne xhami. Sikur ta definonim kështu adhurimin ne do te shpifnim diç, qe nuk është ne kuadër te fesë islame dhe do ta përgjysmonim atë..Adhurimi sipas Ibni Tejmijes është: "Çdo lëvizje te cilën e bën njeriu,  me te cilën synon kënaqësinë e Allahut". Thotë Allahu:

" قُلْ إِنَّ صَلَاتِي وَنُسُكِي وَمَحْيَايَ وَمَمَاتِي لِلَّهِ رَبِّ الْعَالَمِينَ

Thuaj: "Namazi im, kurbani im, jeta ime dhe vdekja ime janë thjesht për All-llahun, Zotin e botëve". (En'am, 162)([4])

!               Nevoja dhe rëndësia e adhurimit. Adhurimet ndihmojnë njeriun qe te jete me afër Zotit dhe te përkujtojë e ta mbajë te freskët ne mendje përherë qëllimin e krijimit te tij. Thotë Allahu:

"إِنَّنِي أَنَا اللَّهُ لَا إِلَهَ إِلَّا أَنَا فَاعْبُدْنِي وَأَقِمِ الصَّلَاةَ لِذِكْرِي

Vërtet, vetëm Unë jam All-llahu, nuk ka zot tjetër pos Meje, pra Mua më adhuro dhe fal namazin për të më kujtuar Mua". (Taha, 14),

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا كُتِبَ عَلَيْكُمُ الصِّيَامُ كَمَا كُتِبَ عَلَى الَّذِينَ مِنْ قَبْلِكُمْ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm". (Bekare, 183),

"يَا أَيُّهَا الَّذِينَ آَمَنُوا اذْكُرُوا اللَّهَ ذِكْرًا كَثِيرًا

O ju që besuat, përkujtoni All-llahun sa më shpesh". (Ahzab, 41),

"اسْتَحْوَذَ عَلَيْهِمُ الشَّيْطَانُ فَأَنْسَاهُمْ ذِكْرَ اللَّهِ أُولَئِكَ حِزْبُ الشَّيْطَانِ أَلَا إِنَّ حِزْبَ الشَّيْطَانِ هُمُ الْخَاسِرُونَ

Ata i ka nënshtruar djalli dhe ua ka qitur në harresë porositë e All-llahut. Ata janë shoqëri e djallit, e dijeni se ithtarët e djallit janë më të dëshpëruarit". (Muxhadele, 19),

"إِنَّمَا يُرِيدُ الشَّيْطَانُ أَنْ يُوقِعَ بَيْنَكُمُ الْعَدَاوَةَ وَالْبَغْضَاءَ فِي الْخَمْرِ وَالْمَيْسِرِ وَيَصُدَّكُمْ عَنْ ذِكْرِ اللَّهِ وَعَنِ الصَّلَاةِ فَهَلْ أَنْتُمْ مُنْتَهُونَ

Shejtani nuk dëshiron tjetër, përveç se nëpërmjet verës dhe bixhozit të hedhë armiqësi mes jush, t'ju pengojë nga të përmendurit Zotin dhe t'ju largojë nga namazi. Pra, a po i jepni fund (alkoolit e bixhozit)?". (Maide, 91),

"وَالَّذِينَ إِذَا فَعَلُوا فَاحِشَةً أَوْ ظَلَمُوا أَنْفُسَهُمْ ذَكَرُوا اللَّهَ فَاسْتَغْفَرُوا لِذُنُوبِهِمْ وَمَنْ يَغْفِرُ الذُّنُوبَ إِلَّا اللَّهُ وَلَمْ يُصِرُّوا عَلَى مَا فَعَلُوا وَهُمْ يَعْلَمُونَ

135. Edhe ata të cilët kur bëjnë ndonjë (mëkat) të shëmtuar ose i bëjnë zullum vetvetes, e përmendin All-llahun dhe kërkojnë falje për mëkatet e tyre - e kush i falë mëkatet përveç All-llahut? - dhe që duke ditur, nuk vazhdojnë në atë që kanë punuar (në të keqen)". (Ali Imran, 135).

!               Nëse puna është kështu atëherë Allahu i Madhëruar informoi robërit e Tij se sa here qe ata e adhurojnë Atë, Ai përherë do te jete afër tyre. Thotë Allahu:

"وَإِذَا سَأَلَكَ عِبَادِي عَنِّي فَإِنِّي قَرِيبٌ أُجِيبُ دَعْوَةَ الدَّاعِ إِذَا دَعَانِ فَلْيَسْتَجِيبُوا لِي وَلْيُؤْمِنُوا بِي لَعَلَّهُمْ يَرْشُدُونَ

E kur robët e Mi të pyesin ty për Mua, Unë jam afër, i përgjigjem lutjes kur lutësi më lutet, pra për të qenë ata drejt të udhëzuar, le të më përgjigjen ata Mua dhe le të më besojnë Mua". (Bekare, 186)

Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë: "Kur te lypësh lyp prej Allahut dhe kur te kërkosh mbrojtje kërko prej Allahut". ([5])

!               Largimi nga adhurimi i Allahut duke adhuruar dike tjetër ne çfarëdo forme qofte konsiderohet mëkati me i madh për arsye se Allahu është Krijuesi i çdo gjeje. Thotë Allahu:

" إِنَّ الَّذِينَ تَدْعُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ عِبَادٌ أَمْثَالُكُمْ فَادْعُوهُمْ فَلْيَسْتَجِيبُوا لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ صَادِقِينَ

S'ka dyshim se ata që po i adhuroni ju pos All-llahut, janë të krijuar sikur ju (njerëzit janë më të përsosur). Thirrni pra ata, e le t'ju përgjigjen juve nëse thuani të vërtetën". (A'raf, 194)

" إِنَّ اللَّهَ لَا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُشْرِكْ بِاللَّهِ فَقَدِ افْتَرَى إِثْمًا عَظِيمًا

S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh". (Nisa, 48)

!               Mu për këtë njeriu qe i mbetet besnik qëllimit te krijimit te vet është quajtur krijesa me e mire. Thotë Allahu:

" إِنَّ الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ أُولَئِكَ هُمْ خَيْرُ الْبَرِيَّةِ

Ndërsa, ata që besuan dhe bënë vepra të mira, të tillët janë krijesa më e dobishme". (Bejjineh, 7)

!               Besimtari duhet ta adhuroje Allahun duke ndier dashuri te madhe për te e jo dashurinë, qe duhet te jete për Allahun, t'ia dedikoje dikujt tjetër. Allahu thotë:

" وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يَتَّخِذُ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَنْدَادًا يُحِبُّونَهُمْ كَحُبِّ اللَّهِ وَالَّذِينَ آَمَنُوا أَشَدُّ حُبًّا لِلَّهِ وَلَوْ يَرَى الَّذِينَ ظَلَمُوا إِذْ يَرَوْنَ الْعَذَابَ أَنَّ الْقُوَّةَ لِلَّهِ جَمِيعًا وَأَنَّ اللَّهَ شَدِيدُ الْعَذَابِ

E nga njerëzit ka asish që në vend të All-llahut besojnë idhujt, që i duan (i madhërojnë) ata, sikur (që besimtarët e vërtetë e duan) All-llahun, po dashuria e atyre që besuan All-llahun është shumë më e fortë. E sikur të dinin ata që bënë mizori se kur do ta shohin dënimin (në botën tjetër), do të binden se e tërë fuqia i takon vetëm All-llahut (e jo idhujve) dhe se All-llahu është ndëshkues i rreptë". (Bekare, 165)

Dashuria është cilësi qe shpreh shijimin e ëmbëlsisë se besimit. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

" ثَلَاثٌ مَنْ كُنَّ فِيهِ وَجَدَ حَلَاوَةَ الْإِيمَانِ أَنْ يَكُونَ اللَّهُ وَرَسُولُهُ أَحَبَّ إِلَيْهِ مِمَّا سِوَاهُمَا وَأَنْ يُحِبَّ الْمَرْءَ لَا يُحِبُّهُ إِلَّا لِلَّهِ وَأَنْ يَكْرَهَ أَنْ يَعُودَ فِي الْكُفْرِ كَمَا يَكْرَهُ أَنْ يُقْذَفَ فِي النَّارِ

Kush posedon tri cilësi ai veç ka shijuar ëmbëlsinë e besimit:

Qe Allahu dhe i dërguari i Tij te jene me te dashur tek ai sesa çdokush tjetër,

Qe ta duaj njeriun vetëm për Allahun, dhe

Qe te urreje te kthehet ne pabesim ashtu siç urren te hidhet ne zjarre". (Buhariu dhe Muslimi)

Dashuria është një shenje falënderimi për dhuntitë e dhuruara nga Allahu, fundin e te cilave kurrë nuk mund ta arrijmë. Thotë Allahu:

" وَإِنْ تَعُدُّوا نِعْمَةَ اللَّهِ لا تُحْصُوهَا إِنَّ اللَّهَ لَغَفُورٌ رَحِيمٌ

nuk do të mund të arrini t'i përcaktoni ato. Me siguri All-llahu shumë fal dhe shumë mëshiron". (Nahl, 18)

" وَمَا بِكُمْ مِنْ نِعْمَةٍ فَمِنَ اللَّهِ ثُمَّ إِذَا مَسَّكُمُ الضُّرُّ فَإِلَيْهِ تَجْأَرُونَ

Dhe çdo të mirë që e keni, ajo është prej All-llahut, madje edhe kur ju godet e keqja, ju vetëm te Ai e ngreni zërin (me lutje)". (Nahl, 53)

Dashuria për Allahun e madhëruar shprehet ne pasimin e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam. Thotë Allahu:

"قُلْ إِنْ كُنْتُمْ تُحِبُّونَ اللَّهَ فَاتَّبِعُونِي يُحْبِبْكُمُ اللَّهُ وَيَغْفِرْ لَكُمْ ذُنُوبَكُمْ وَاللَّهُ غَفُورٌ رَحِيمٌ

Thuaj: "Nëse e doni All-llahun, atëherë ejani pas meje që All-llahu t'ju dojë, t'ju falë mëkatet tuaja, se All-llahu është që fal shumë, mëshiron shumë". (Ali Imran, 31)

!               Adhurimi njëherit është edhe shkas qe njeriun ta doje Allahu. Ne kaptinen Merje, ajeti 96, qendron: "إِنَّ الَّذِينَ آَمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ سَيَجْعَلُ لَهُمُ الرَّحْمَنُ وُدًّا".

Mu për këtë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

"Nëse Allahu e do një nga robërit e Tij, e lajmëron Xhibrilin se Ai e do filanin dhe i thotë qe ta doje edhe ai kështu qe edhe Xhibrili e do atë. Pastaj Xhibrili i thërret banoret e qiellit: Allahu e do filanin andaj duajeni atë kështu qe banoret e qiellit e duan atë. Pastaj atij i dhurohet edhe dashuria e banoreve te tokës". (Buhariu)

 

Përse u krijua njeriu në tokë?

 

Përgjigja e kësaj pyetjeje është shume e lehte ne fenë islame. Qëllimi i krijimit te njeriut ne këtë toke është qe te sprovohet sjellja e tyre qe ne fund te realizohet dituria e shkruar e Allahut për ta ne Lewhi Mahfudh se kush për ku është: Për Xhennet apo për ne Xhehennem. Dhe mu për këtë iu dërgoi pejgamberë qe t'ua mësojnë te drejtën dhe rrugën e qëlluar. Thotë Allahu:

"رُسُلاً مُبَشِّرِينَ وَمُنْذِرِينَ لِئَلَّا يَكُونَ لِلنَّاسِ عَلَى اللَّهِ حُجَّةٌ بَعْدَ الرُّسُلِ وَكَانَ اللَّهُ عَزِيزاً حَكِيماً

Të dërguar që ishin lajmgëzues e kërcënues, ashtu që pas dërgimit të dërguarve njerëzit të mos kenë fakt (arsyetim) para All-llahut. All-llahu është i pavarur në sundimin e vet dhe di si të veprojë". (Nisa, 165)

"الَّذِي خَلَقَ الْمَوْتَ وَالْحَيَاةَ لِيَبْلُوَكُمْ أَيُّكُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا وَهُوَ الْعَزِيزُ الْغَفُورُ

Ai është që krijoi vdekjen dhe jetën, për t'ju provuar se cili prej jush është më vepërmirë. Ai është ngadhënjyesi, mëkatfalësi". (Mulk, 2)

"إِنَّا جَعَلْنَا مَا عَلَى الْأَرْضِ زِينَةً لَهَا لِنَبْلُوَهُمْ أَيُّهُمْ أَحْسَنُ عَمَلًا

Gjithçka që është mbi tokë, Ne e bëmë stoli të saj, për t'i provuar ata, se cili prej tyre do të jetë më vepërmirë". (Kehf, 7)

Pra ata me sjelljet e tyre ne këtë bote seleksionohen për ne vendet e tyre ne boten e amshueshme, ku asgjë përveç drejtësisë absolute te Allahut për kriminelë dhe  mëshirës absolute për besimtaret nuk do te ketë. Atë dite ata do te binden për tere atë qe kane bere dhe vetes se tyre do t'ia caktojnë fundin: xhennet ose xhehennem. Ja se si e shpjegon Kur'ani këtë:

Se pari tregon se veprat iu shkruhen dhe iu tregohen-prezantohen:

"وَوُضِعَ الْكِتَابُ فَتَرَى الْمُجْرِمِينَ مُشْفِقِينَ مِمَّا فِيهِ وَيَقُولُونَ يَا وَيْلَتَنَا مَالِ هَذَا الْكِتَابِ لَا يُغَادِرُ صَغِيرَةً وَلَا كَبِيرَةً إِلَّا أَحْصَاهَا وَوَجَدُوا مَا عَمِلُوا حَاضِرًا وَلَا يَظْلِمُ رَبُّكَ أَحَدًا

Dhe vihet libri (i veprave), e i sheh mëkatarët të frikësuar nga shënimet që janë në të dhe thonë: "Të mjerët ne, ç'është puna e këtij libri që nuk ka lënë as (mëkat) të vogël e as të madh pa e përfshirë?", dhe atë që vepruan e gjejnë të gatshme - prezente, e Zoti yt nuk i bën padrejt askujt". (Kehf, 49)

Pastaj Allahu nuk iu bën padrejtësi dhe ne vend te kësaj atyre ua jep mundësinë e verifikimit te veprave te tyre:

"اقْرَأْ كِتَابَكَ كَفَى بِنَفْسِكَ الْيَوْمَ عَلَيْكَ حَسِيباً

Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes". (Isra, 14)

 

Përse Allahu krijoi botën dhe çka ka në të?

 

Kjo bote dhe çka ka ne te është krijuar për t'i shërbyer njeriut. Thotë Allahu:

"اللَّهُ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ وَأَنْزَلَ مِنَ السَّمَاءِ مَاءً فَأَخْرَجَ بِهِ مِنَ الثَّمَرَاتِ رِزْقًا لَكُمْ وَسَخَّرَ لَكُمُ الْفُلْكَ لِتَجْرِيَ فِي الْبَحْرِ بِأَمْرِهِ وَسَخَّرَ لَكُمُ الْأَنْهَارَ (32) وَسَخَّرَ لَكُمُ الشَّمْسَ وَالْقَمَرَ دَائِبَيْنِ وَسَخَّرَ لَكُمُ اللَّيْلَ وَالنَّهَارَ

32. All-llahu është Ai që i krijoi qiejt dhe tokën, dhe Ai lëshoi prej së larti ujë (shi), e me të nxjerr fruta si ushqim për ju, dhe për të mirën tuaj u vuri në shërbim anijet, të lundrojnë nëpër det me urdhrin e Tij, e në shërbimin tuaj i vuri edhe lumenjtë.

33. Për ju i nënshtroi diellin dhë hënën që në mënyrë të zakonshme vazhdimisht udhëtojnë. Për ju përshtati edhe natën e ditën". (Ibrahim, 32-33),

"فَالِقُ الْإِصْبَاحِ وَجَعَلَ اللَّيْلَ سَكَنًا وَالشَّمْسَ وَالْقَمَرَ حُسْبَانًا ذَلِكَ تَقْدِيرُ الْعَزِيزِ الْعَلِيمِ (96) وَهُوَ الَّذِي جَعَلَ لَكُمُ النُّجُومَ لِتَهْتَدُوا بِهَا فِي ظُلُمَاتِ الْبَرِّ وَالْبَحْرِ قَدْ فَصَّلْنَا الْآَيَاتِ لِقَوْمٍ يَعْلَمُونَ

96. Ai është krijues i dritës së mëngjesit. Natën e bëri kohë pushimi, e diellin dhe hënën për llogaritje të kohës. Ky (rregull) është caktim i të plotfuqishmit, i gjithëdijshmit.

97. Ai është që krijoi yjet për ju që me ta të orientoheni në errësira kur jeni në tokë ose në det. Vërtet Ne i shpjeguam argumentet tona për një popull që di të mendojë". (En'am, 96-97)

Nëse këto i janë lënë njeriut në shërbim atëherë ai, se paku,  moralisht duhet te jete falënderues për to. Thotë Allahu:

"وَإِذْ قَالَ رَبُّكَ لِلْمَلَائِكَةِ إِنِّي جَاعِلٌ فِي الْأَرْضِ خَلِيفَةً قَالُوا أَتَجْعَلُ فِيهَا مَنْ يُفْسِدُ فِيهَا وَيَسْفِكُ الدِّمَاءَ وَنَحْنُ نُسَبِّحُ بِحَمْدِكَ وَنُقَدِّسُ لَكَ قَالَ إِنِّي أَعْلَمُ مَا لَا تَعْلَمُونَ

(Përkujto Muhammed) Kur Zoti yt u tha engjëjve: "Unë po krijoj (po përcaktoj) në tokë një zëvendës!" Ata thanë: "A do të vëshë në te atë që bënë çrregullime dhe që derdh gjaqet, e ne të madhërojmë Ty me lavdërimin Tënd dhe plotësisht të adhurojmë!" Ai tha: "Unë di atë që ju nuk e dini!". (Bekare, 30)

"لِتَسْتَوُوا عَلَى ظُهُورِهِ ثُمَّ تَذْكُرُوا نِعْمَةَ رَبِّكُمْ إِذَا اسْتَوَيْتُمْ عَلَيْهِ وَتَقُولُوا سُبْحَانَ الَّذِي سَخَّرَ لَنَا هَذَا وَمَا كُنَّا لَهُ مُقْرِنِينَ

13. Të uleni mbi to dhe atëherë, pasi të jeni vendosur mbi to, ta përkujtoni të mirën që ua dha Zoti juaj e të thoni: "Falënderuar qoftë Ai që i nënshtroi këto për ne, sepse ne nuk do të kishim mundësi ta bënim këtë". (Zuhruf, 13)

Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

"إِنَّ الدُّنْيَا حُلْوَةٌ خَضِرَةٌ وَإِنَّ اللَّهَ مُسْتَخْلِفُكُمْ فِيهَا فَيَنْظُرُ كَيْفَ تَعْمَلُونَ فَاتَّقُوا الدُّنْيَا وَاتَّقُوا النِّسَاءَ فَإِنَّ أَوَّلَ فِتْنَةِ بَنِي إِسْرَائِيلَ كَانَتْ فِي النِّسَاءِ

 Dunjaja është si një e ëmbëlsire e verdhe dhe Allahu juve iu beri mëkëmbës te Tij ne te kështu qe shef s si punoni andaj t'ia keni friken dunjase dhe frikësojuni grave ngase sprova e pare e izraeliteve ishte ne gra". (Muslimi)

Mu për këtë qellim njeriu ne këtë qeverisje duhet te jete i denje dhe i përgjegjshëm madje edhe ndaj kafshëve. Ibni Abbasi transmeton se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë: "Mos merr për cak asnjë kafshe-gjallese". Pra ndalohet gjuetia vetëm për dëfrim.

Bamirësia ndaj kafshëve është shkas për hyrje ne Xhnnet ndërsa vrazhdësia ndaj tyre është shkas për hyrje ne ferr. Buhariu transmeton rastin e njeriut, i cili i dha ujë një qeni ndërsa Allahu e futi ne Xhennet. Ne transmetime tjera, po ashtu nga Buhariu, rrëfehet se njeriu qe i dha ujë qenit ishte një femër prostitute.

Ndërsa sa i përket vrazhdësisë ndaj kafshëve, Ibni Omeri transmeton se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:

"Një grua ishte ndëshkuar dhe kishte shkuar ne ferr për shkak te një mace, te cilën e kishte burgosur, as nuk e kishte ushqyer dhe as nuk e kishte lënë te lire te haje nga brejtësit e tokës". (Buhariu)

Përgjegjësia e tij është edhe ne raport me boten bimore. Për ju nuk janë te panjohura porosite e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam dhe hafifeve te tij për komandantët luftarake, qe te mos digjnin pemët. Sesa rëndësi te madhe kane pemët ne Islam na mësojnë këto dy thënie te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam:

"Kushdo qe mbjell një peme fiton shpërblimin e dhënies se sadakasë. Çka do qe hahet nga ajo është sadaka, çka do qe merret prej saj është sadaka, çka do qe kafshët dhe zogjtë hane prej saj është sadaka. Kushdo dhe çka do qe merr prej saj i sjell mbjellësit te saj shpërblimin e sadakasë".  (Muslimi)

"Nëse paraqiten shenjat e Ditës se Kiametit dhe ndonjëri prej jush ka farat ne dorën e tij, ai duhet t'i mbjell ato para se te filloje llogaria". ([6])

***

Njeriu pa ditur qëllimin e krijimit te tij është sikurse anija ne shkretëtirë. Disa te prire nga mësime te gabuara fetare e disa te tjerë te prire nga motive materialiste kane harruar vdekjen. Njerëzit qe nuk e dine qëllimin e krijimit te tyre nuk ua dine vlerën dhe rëndësinë as te mirave kështu qe janë armiq te tyre.

Njeriu është i obliguar qe këto mirësi t'i shfrytëzojë ne mënyrë te drejte dhe te jete falënderues i denje për to.

28 nëntor 2006, e martë

 

 

 


[1] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ka thënë se është autentik-sahih

([2]) Ja edhe disa hadithe tjera: Ne dy koleksionet me te vërteta te hadithit, atë te Buhariut dhe Muslimit, transmetohet nga Seid El Hudrijji se Pejgamberi ka thënë: "Në mesin e izraeliteve ishte një njeri, i cili kishte mbytur 99 persona. (U pendua për këtë dhe) Doli te pyeste (njerëzit e ditur) se a ka pendim për te? E takoi një prift, te cilin e pyeti: A ka pendim për mua? Tha: Jo. E vrau edhe këtë. Pyeste prape ndërsa një njeri e këshilloi në filan vendbanimin (sipas një transmetimi: e pastaj pyeti se ku është njeriu me i mençur ne toke e u udhëzua për tek një njeri). I tha: Kam mbytur 100 veta andaj a ka pendim për mua? Tha: Po, dhe çfarë pengese ka mes teje e pendimit?! Shko ne këtë e këtë vend sepse atje ka njerëz qe e adhurojnë Allahun andaj adhuroje edhe ti me ta dhe mos u kthe ne vendin tënd sepse ai është vend i keq.

U nis njeriu por kur arrit ne mes te rrugës e zuri vdekja. Polemizuan melaiket e mëshirës dhe ato te ndëshkimit…Thane melaiket e mëshirës: Vërtet ai vdiq duke qene i penduar me zemrën e tij ndërsa melaiket e ndëshkimit thane: Ai nuk ka bere kurrë asnjë pune te mire. Derisa ishin ne këtë gjendje, iu erdhi një melek ne forme te njeriut, te cilin e caktuan gjykatës mes tyre. Tha: Mateni distancën mes dy vendeve dhe prej cilës pjese te jete me afër, atëherë asaj i takon. E maten dhe panë se ai ishte me afër tokës, se cilës ia kishte mërsyer". Tek Buhariu qëndron: "E zuri vdekja (i kthyer) me gjoks kah ai (vendi i besimtareve) keshtuqë polemizuan rreth tij melaiket e mëshirës dhe ato te ndëshkimit. (Derisa ishin ne këtë gjendje) Allahu urdhëroi vendin (e besimtareve) te afrohej ndërsa atë (vendin e pabesimtarëve) te shtyhej (largohej) pastaj tha: Matni mes atyre (dy vendeve)! Kur e maten, panë se ai u gjend me afër vend te mire për një pëllëmbe kështuqë iu falen mëkatet".

Transmetohet nga Ebu Hurejre se Muhammedi ka thëne: "Vërtet kur Allahu krijoi krijesat, e shkroi ne librin e Tij, i cili gjendet tek Ai mbi Arsh, se "Mëshira Ime ia tejkalon hidhërimit Tim". (Buhariu & Muslimi)

Selman El Farisiu transmeton se Muhammedi, alejhi selam, ka thënë: "Allahu ka njëqind mëshira; një e ka dërguar (në këtë dynja), me te cilën mëshirohen njerëzit mes vete ndërsa 99 i ka lënë për Ditën e Kiametit". (Muslimi)

Omeri transmeton se Pejgamberit i erdhën robërit e luftës, në mesin e te cilëve ishte një grua, e cila kërkonte foshnjën e saj te humbur. Kur e gjeti, e mori atë, e shtrëngoi fort për gjoksi dhe i dha gji. (Atëbotë) Pejgamberi u kthye dhe na tha: أتروْنَ هذه المرأة طارحةً ولدها في النار A mendoni se kjo grua do ta hedhe foshnjën e saj ne zjarre? Thamë: Jo, derisa ajo te jete ne gjendje te mos e hedhe. Tha: الله أرحمُ بعباده من هذه بولدها Allahu është me i mëshirshëm (me ju) se sa kjo grua me foshnjën e saj". (Buhariu & Muslimi)

Ebu Sirme transmeton se Ebu Ejjubit kur i erdhi vdekja tha: Unë vërtet pata fshehur diç, qe e pata dëgjuar Pejgamberin duke thënë. Unë e kam dëgjuar duke thënë: "Ju po te mos bënit mëkate, Allahu do te krijonte krijesa, qe bëjnë mëkate dhe ua falë ato". (Muslimi & Ahmedi)

Imam Neveviu thotë se fjala Tewbeh (pendim) ne gjuhen arabe d.t.th: ruxhu'-kthim, ndërsa qëllimi me te, është kthimi nga mëkati dhe largimi prej tij. Imam Nevveiu nënvizon se kushtet e pendimit janë tri:

  • Braktisja e mëkatit,
  • pendimi për atë qe ka bere, dhe
  • vendosmëria se më nuk do t'i kthehet atij mëkati.

Kjo nëse mëkati nuk është ne mes njeriut dhe njeriut, sepse në të kundërtën, pendimi ka edhe kushtin e katërt, i cili është:

  • T'ia kërkosh hallallin atij, që i ke bërë keq.

[3] Është rrëfyer se një njeri kishte adhuruar Allahun 2500 vite dhe kur Allahu kishte dashur t'i tregonte për adhurimin e tij e kishte pyetur nëse donte te hynte ne Xhennet ne baze te veprave te tij apo ne saje te mëshirës se Allahut? Ai kishte deklaruar, duke u mbështetur ne 2500 vitet adhurim, se dëshironte te hynte me punën e vet ne Xhennet. Kur Allahu ia llogarit adhurimin e tij, del se ai për ta kthyer vetëm mirësinë e njërit sy duhet adhuruar edhe 500 vite tjera,do te thotë 3000 vite adhurim. Andaj ku mbeten mirësitë dhe dhuntitë tjera. Ku është mendja, ku është zemra, ku është shqisa e te nuhaturit? Edhe sa mijëra vite duhet adhuruar qe t'iu kthehet borxhi këtyre dhuntive?

 

([4]) Per te qene adhurimi pranuar ai duhet t'i plotesoje dy kushte:

  • Te jete sinqerisht per Allahun,
  • Te jete sipas Sunnetit te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam. Ibni Mes'udi transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam nje dite kishte vizatuar nje vije ne dhe e tha: Kjo ehste rruga e Allahut. Pastaj vizatoi disa vija te ndryshme te shkurtra, net e djathte e net e majte, e tha: Keto jane rruget e lajtitjes, ne krye te se ciles qendron nje djall, qe therret dhe fton net e. pastaj lexoi nga Kur'an:

" وَأَنَّ هَذَا صِرَاطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلَا تَتَّبِعُوا السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَنْ سَبِيلِهِ ذَلِكُمْ وَصَّاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ

Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni". (En'am, 153) (Hadithin e transmeton Ahmedi)

 

[5] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar si autentik

[6] Transmeton Imam Ahmedi ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar si te vërtetë. Shih: Silsiletu's sahihah, v.1, f:11, nr:9


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013