Falënderimet dhe lavdërimet i takojnë Allahut ndërsa përshëndetjet tona qofshin për zotëriun e njerëzimit, Muhammedin, familjen, shokët dhe mbare neve, pasuesit e tij, gjer në amshim!
Ndonëse dobësia e ummetit islam shihet qarte dhe nuk do asnjë koment ngase "fshati qe doket kallauz nuk do" –siç thotë populli, megjithatë shpresa për ringjalljen e tij nuk guxon te shuhet. Mbase dihen shkaktaret e kësaj dekadence, mbase dihen shkaqet e prapambeturisë sonë, e qe padyshim jemi vet ne, qe gjejmë kohe për përçarje, mashtrime, grupime, akuzime, mendoj se bashkimit vëllazëror nën flamurin "La ilahe il'la Allah Muhammedun resulull-llah", duhet t'i kushtohet rëndësi e madhe.
Nëse gjendja e keqe e jomuslimanëve ka bashkuar ateistë e fetar, mjek e ushtare, pozitë e opozitë, duke qene përherë te vetëdijshëm se nismat e tyre, thelbësisht, nuk kane qene aspak te pranuara për një sistem te vërtetë jete, ngase ne prapaskene kane qëndruar motive e synime tinëzare dhe aspak humane, megjithatë ata ia kane dalur. Dhe, pyes, nëse ata qenkan bashkuar përse ne te mos bashkohemi kur dimë se jemi ithtarë te fesë se vetme te pranuar tek Allahu?!
Përse te mos shtrijmë dorën e bashkimit ne emër te fesë dhe t'i leme anash synimet dytësore? Perse te mos i japim selam njeri tjetrit dhe ta konsiderojmë vëlla ne fe? Athua muslimani mundet pa vëllezër?! A mund ta zhvilloje fenë nëse rrethi i tij janë te prishur dhe ai nuk përpiqet fare për udhëzimin e tyre?
I motivuar nga kjo gjendje kritike e ummetit tone, me një ligjëratë modeste, desha te kontribuoj për mirëqenien e tij, pajtimin fetar dhe bashkimin islam. Jam i vetëdijshëm për rëndësinë dhe rolin e këtij bashkimi kështu qe fjalët në vijim le te shërbejnë si një këshillë për vëllezërit e mi dhe le te marrin mësim prej tyre ngase:
" فَإِنَّ الذِّكْرَى تَنْفَعُ الْمُؤْمِنِينَ
sepse këshilla besimtarëve u bën dobi". (Dharijat, 55)
Vlera e muslimanit të mirë
Kushdo qe kryen obligimet primare te Islamit, prej te cilave është edhe bashkimi, kryen ato sekondare si dhe largohet nga ndalesat dhe gjerat e papëlqyera, ai veç ka arritur një grade te larte tek Zoti i vet. Respektivisht, ka arritur gradën e atyre qe nxitojnë ne kryerjen e obligimeve fetare për te cilët ka thënë Allahu:
" وَالسَّابِقُونَ السَّابِقُونَ أُوْلَئِكَ الْمُقَرَّبُونَ فِي جَنَّاتِ النَّعِيمِ ثُلَّةٌ مِنْ الأَوَّلِينَ وَقَلِيلٌ مِنْ الآخِرِينَ عَلَى سُرُرٍ مَوْضُونَةٍ مُتَّكِئِينَ عَلَيْهَا مُتَقَابِلِينَ يَطُوفُ عَلَيْهِمْ وِلْدَانٌ مُخَلَّدُونَ بِأَكْوَابٍ وَأَبَارِيقَ وَكَأْسٍ مِنْ مَعِينٍ لا يُصَدَّعُونَ عَنْهَا وَلا يُنزِفُونَ وَفَاكِهَةٍ مِمَّا يَتَخَيَّرُونَ وَلَحْمِ طَيْرٍ مِمَّا يَشْتَهُونَ وَحُورٌ عِينٌ كَأَمْثَالِ اللُّؤْلُؤِ الْمَكْنُونِ جَزَاءً بِمَا كَانُوا يَعْمَلُونَ
10. Ndërsa të përparmit janë të dalluar (janë në ballë).
11. Ata pra, janë më të afruarit (te Zoti).
12. Janë në xhennetet e begatshme.
13. (Ata janë) Shumë prej (popujve) të hershmëve.
14. E janë pak prej të mëvonshmëve.
15. Janë në shtretër të qëndisur me ar.
16. Të mbështetur në to përballë njëri-tjetrit.
17. Atyre u shërbejnë djelmosha të gjithmonshëm.
18. Me gastare, me ibrigë dhe me gota të mbushura plot prej burimit.
19. Prej së cilës pije (vere) as nuk u dhemb koka, as nuk dehen.
20. Edhe pemë sipas dëshirës së tyre.
21. Edhe mish shpezësh, cilin ta duan.
22. Dhe (gratë e tyre janë) hyri symëdha.
23. Si të ishin inxhi të ruajtura.
24. Shpërblim për atë, që ata punuan". (Vakiah, 10-24)
Ndërsa ata, qe kryejnë obligimet kryesore si dhe kryejnë disa gjera te preferuara, ata do ta kenë një shpërblim te madh por jo sikurse te paret. Këta janë te cilësuar si "mesatare" dhe shpërblimi i tyre është:
" وَأَصْحَابُ الْيَمِينِ مَا أَصْحَابُ الْيَمِينِ فِي سِدْرٍ مَخْضُودٍ وَطَلْحٍ مَنْضُودٍ وَظِلٍّ مَمْدُودٍ وَمَاءٍ مَسْكُوبٍ وَفَاكِهَةٍ كَثِيرَةٍ لا مَقْطُوعَةٍ وَلا مَمْنُوعَةٍ وَفُرُشٍ مَرْفُوعَةٍ إِنَّا أَنشَأْنَاهُنَّ إِنشَاءً فَجَعَلْنَاهُنَّ أَبْكَارًا عُرُبًا أَتْرَابًا لأَصْحَابِ الْيَمِينِ ثُلَّةٌ مِنْ الأَوَّلِينَ وَثُلَّةٌ مِنْ الآخِرِينَ
27. E për sa u përket atyre të djathtëve, çka është gjendja e të djathtëve?
28. Janë nën drunj të pemëve pa therra (pa gjemba).
29. Të bananeve me fruta palë-palë.
30. Nën hije të përhershme.
31. Pranë ujit rrjedhës.
32. Edhe ndër pemë shumë llojesh.
33. Që as nuk ndërprehen, as nuk janë të ndaluara.
34. Edhe shtretër të lartë (ose gra të larta).
35. Ne i kemi krijuar ato në një krijim të ri (formë të re).
36. Dhe ato i kemi bërë virgjëresha.
37. Të dashuruara (për burrat e vet), të një moshe.
38. (Ato janë) Për ata të djathtët.
39. (të djathtët) Janë shumë nga të parët (të hershmit).
40. Janë shumë nga më të vonshmit". (Vakiah, 27-40)
Ndërsa ai qe plotëson kushtet themelore te Islamit porse ka braktisur disa obligime dhe detyrime, te cilat nuk përcaktojnë daljen e tij prej feje, ai është ne mëshirën e Allahut; nëse do e fal e nëse do e ndëshkon, siç thotë Allahu:
" إِنَّ اللَّهَ لا يَغْفِرُ أَنْ يُشْرَكَ بِهِ وَيَغْفِرُ مَا دُونَ ذَلِكَ لِمَنْ يَشَاءُ
48. S'ka dyshim se All-llahu nuk falë (mëkatin) t'i përshkruhet Atij shok (idhujtarinë), e përpos këtij (mëkati) i falë kujt do. Kush përshkruan All-llahut shok, ai ka trilluar një mëkat të madh". (Nisa, 48)
Allahu porosit për zhvillim të lidhjeve vëllazërore në baza besimi
Ndonëse islam pranon lidhjen familjare, lidhjen e gjakut dhe miqësisë, megjithatë, kur te jete ne pyetje uniteti, lidhjes ne baze te besimit nuk mund t'i dale kundër asgjë. Para saj mposhten çdo lidhje tjera te mbesin te varura prej saj.
Rëndësia e lidhjeve ne baza besimi
® Është urdhër hyjnor:
" فَاتَّقُوا اللَّهَ وَأَصْلِحُوا ذَاتَ بَيْنِكُمْ وَأَطِيعُوا اللَّهَ وَرَسُولَهُ إِنْ كُنتُمْ مُؤْمِنِينَ
prandaj kini frikë All-llahun, përmirësoni gjendjen e unitetit tuaj dhe nëse jeni besimtarë, respektojeni All-llahun dhe të dërguarin e Tij". (Enfal, 1)
® Allahu sqaron se besimtarët, pamarre parasysh racën, kombin, ngjyrën, gjininë janë vëllezër dhe motra ndërmjet vete. Në kaptinën Huxhurat, ajeti 10, qëndron:
" إِنَّمَا الْمُؤْمِنُونَ إِخْوَةٌ فَأَصْلِحُوا بَيْنَ أَخَوَيْكُمْ وَاتَّقُوا اللَّهَ لَعَلَّكُمْ تُرْحَمُونَ
S'ka dyshim se besimtarët janë vëllezër, pra bëni pajtim ndërmjet vëllezërve tuaj dhe kini frikë All-llahun, që të jeni të mëshiruar (nga Zoti)".
Këtë e ka sqaruar edhe Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam, i cili tha: " المسلم أخو المسلم
Muslimani është vëlla i muslimanit".
Realizimi me i gjalle i botëkuptimit te këtij vëllazërimi sigurisht se ka ndodhur ne kohen e Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam, i cili beri bashkimin e fiseve, te njohura për luftëra dhjetëra vjeçare ndërmjet vete, beri bashkimin e mekasve me medinas, dhe atë ne baze te besimit. Kështu qe kur sheh se njeriu i ofronte njeriut shtëpinë, kalin, devenë, pasurinë e ndanin përgjysmë, e madje, edhe nëse kishte gra shume, e lëshonte ndonjërën prej tyre, vetëm e vetëm qe ta martonte atë muslimani i ri, te cilin e konsideronte vëlla. A mund te me thuani se a ka regjistruar historia ndonjëherë ndonjë vëllazërim me te madh dhe me te shëndoshë se sa ky? Thotë Allahu:
" وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُوْلَئِكَ هُمْ الْمُفْلِحُونَ
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". (Hashr, 9)
Historianet tregojnë se në betejën e Jermukut kane qene tre te plagosur prej muslimanëve, dhe kur një tjetër iu ka ofruar ujë për te pire, secili i thoshte t'ia jepte vëllait te tij musliman. Kur shkoj tek i treti, ai veç kishte vdekur kështu qe u kthye tek i pari por pa se ai dhe i dyti kishin vdekur, duke e favorizuar vëllain ndaj njeri tjetrit.
Ibni Omeri rrëfen se një shoku te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam i ishte dhënë një koke deleje por ai kishte vendosur t'ia dërgonte një njeriu, për te cilin tha se ishte me nevojtar se vet ai. Ia dërgoi por ky ia dërgoi një njeriu tjetër, me te varfër se ky. Vazhdoi koka te sillej tek njerëzit duke ia dërguar secili tjetrit, duke menduar se ai ka me shume nevoje se ky derisa iu kthye njeriut te pare, pasi qe me pare ishte endur tek shtate veta.
Ndoshta ky është sekreti i lutjes se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam për ensarët dhe muhaxhirët, ne hadithin, qe e transmetojnë Buhariu, Muslimi dhe Nesaiu:
" اللهم لا خير إلا خير الآخرة، فاغفر للأنصار والمهاجـرة
O Allahu ynë! Nuk ka te mire përveç te mirës se ahiretit kështu qe fali ensarët dhe muhaxhirët".
® Lidhja vëllazërore ne baza te besimit është prej gjerave qe te fusin ne Xhennet. Thotë Pejgamberi,alejhi's salatu ve's selam:
" وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَا تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ حَتَّى تُؤْمِنُوا وَلَا تُؤْمِنُوا حَتَّى تَحَابُّوا أَفَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى أَمْرٍ إِذَا فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ أَفْشُوا السَّلَامَ بَيْنَكُمْ
Pasha Atë, ne dorën e të Cilit është shpirt im, nuk do te hyni ne Xhennet përderisa te mos besoni dhe nuk do te besoni përderisa te mos duheni. A t'iu rrëfej për diç, qe nëse e dini do të duheni: Përhapeni selamin ne mesin tuaj". ([1])
® Lidhja vëllazërore largon smirën, mërinë, intrigat dhe te gjitha te këqijat nga zemra kështu qe muslimani e donë muslimanin sinqerisht. Thotë Allahu:
" وَنَزَعْنَا مَا فِي صُدُورِهِم مِّنْ غِلٍّ إِخْوَانًا عَلَى سُرُرٍ مُّتَقَابِلِينَ
47. Ne kemi hequr prej zemrave të tyre çfarëdo urrejtje, e ata në mbështetëse qëndrojnë ballë për ballë njëri-tjetrit duke qenë të vëllazëruar". (Hixhr, 47)
® Besimtaret bëhen miq ndërmjet vete dhe këtë fale besimit te tyre. Thotë Allahu:
" وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ
Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin". (Tewbe, 71)
Feja bashkon
Feja islame qysh prej momenteve te par atë saj ne skenën e njerëzimit ka urdhëruar, nxitur, sqaruar e rekomanduar për bashkim. Assesi dhe asnjëherë feja islame nuk ka bere përçarje, ndarje, dallime, përveç kur ne pyetje ka qene e pavërteta, e kota, pabesimi, dhe te gjitha te këqijat tjera, te cilave Islami iu ka shpallur lufte te përjetshme.
Islami është dhunti, e cila bashkon dhe nuk përçan, përkundrazi, urren, përbuz dhe injoron përçarjen. Te shohim diç nga buqeta kur'anore për bashkimin, urrejtjen e përçarjes dhe rolin e Islamit ne këtë fushe:
– Njerëzimi ishin armiq ndërsa Allahu nëpërmjet fesë i bashkoi. Thotë Allahu:
" وَاعْتَصِمُوا بِحَبْلِ اللَّهِ جَمِيعًا وَلا تَفَرَّقُوا وَاذْكُرُوا نِعْمَةَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ إِذْ كُنْتُمْ أَعْدَاءً فَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِكُمْ فَأَصْبَحْتُمْ بِنِعْمَتِهِ إِخْوَانًا وَكُنْتُمْ عَلَى شَفَا حُفْرَةٍ مِنْ النَّارِ فَأَنْقَذَكُمْ مِنْهَا كَذَلِكَ يُبَيِّنُ اللَّهُ لَكُمْ آيَاتِهِ لَعَلَّكُمْ تَهْتَدُونَ
Dhe kapuni që të gjithë ju për litarin (fenë dhe Kur'anin) e All-llahut, e mos u përçani! Përkujtojeni nimetin e All-llahut ndaj jush, kur ju (para se ta pranonit fenë islame) ishit të armiqësuar, e Ai i bashkoi zemrat tuaja dhe ashtu me dhuntinë e Tij aguat të jeni vëllezër. Madje ishit në buzë të greminës së xhehennemit, e Ai ju shpëtoi prej tij. Po kështu All-llahu ua sqaron juve argumentet e veta që ju ta gjeni të vërtetën e lumtur". (Ali imran, 103)
Shembull adekuat për këtë ke fiset Evs dhe Hazrexh, te cilat me përqafimin e Islamit, nga armiqësia kaluan ne vëllazëri.
– Nëse njerëzimi janë te krijuar prej një njeriu dhe gruaje, babe e nene, atëherë nuk ka nevoje qe te prishin marrëdhëniet e tyre. Allahu thotë:
" ياأَيُّهَا النَّاسُ إِنَّا خَلَقْنَاكُم مّن ذَكَرٍ وَأُنْثَى وَجَعَلْنَـاكُمْ شُعُوباً وَقَبَائِلَ لِتَعَـارَفُواْ إِنَّ أَكْرَمَكُمْ عَندَ اللَّهِ أَتْقَـاكُمْ إِنَّ اللَّهَ عَلِيمٌ خَبِيرٌ
13. O ju njerëz, vërtet Ne ju krijuam juve prej një mashkulli dhe një femre, ju bëmë popuj e fise që të njiheni ndërmjet vete, e s'ka dyshim se te All-llahu më i ndershmi ndër ju është ai që më tepër është ruajtur (këqijat), e All-llahu është shumë i dijshëm dhe hollësisht i njohur për çdo gjë". (Huxhurat, 13)
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" إنَّ ربكم واحد، وإن أباكم واحد
Zoti juaj është Një dhe babai juaj (Ademi) është një". ([2])
Do te thotë juve iu ka krijuar një Zot dhe keni rrjedhur prej një njeriu, Ademit, qe konsiderohet babai i njerëzimit.
– Allahu nëpërmjet fesë beri bashkimin shpirtëror, qe asnjëherë dhe me asgjë nuk do të mund te arrihej. Thotë Allahu:
" وَأَلَّفَ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ لَوْ أَنفَقْتَ مَا فِي الأَرْضِ جَمِيعًا مَّا أَلَّفَتْ بَيْنَ قُلُوبِهِمْ وَلَكِنَّ اللّهَ أَلَّفَ بَيْنَهُمْ إِنَّهُ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
63. Dhe Ai është që bashkoi zemrat e tyre. Edhe sikur ta shpenzoshe gjithë atë që është në tokë, nuk do të mund t'i bashkoje zemrat e tyre, por All-llahu bëri bashkimin e tyre, pse Ai është i gjithëfuqishëm, i urtë". (Enfal, 63)
– Allahu dhe i dërguari i Tij urdhërojnë bashkimin ne fe. El harith el Esh'arijju transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" وَأَنَا آمُرُكُمْ بِخَمْسٍ اللَّهُ أَمَرَنِي بِهِنَّ السَّمْعُ وَالطَّاعَةُ وَالْجِهَادُ وَالْهِجْرَةُ وَالْجَمَاعَةُ فَإِنَّهُ مَنْ فَارَقَ الْجَمَاعَةَ قِيدَ شِبْرٍ فَقَدْ خَلَعَ رِبْقَةَ الْإِسْلَامِ مِنْ عُنُقِهِ إِلَّا أَنْ يَرْجِعَ وَمَنْ ادَّعَى دَعْوَى الْجَاهِلِيَّةِ فَإِنَّهُ مِنْ جُثَا جَهَنَّمَ فَقَالَ رَجُلٌ يَا رَسُولَ اللَّهِ وَإِنْ صَلَّى وَصَامَ قَالَ وَإِنْ صَلَّى وَصَامَ فَادْعُوا بِدَعْوَى اللَّهِ الَّذِي سَمَّاكُمْ الْمُسْلِمِينَ الْمُؤْمِنِينَ عِبَادَ اللَّهِ
Unë iu urdhëroj me pese gjera, me te cilat me urdhëroi Allahu: dëgjimin, respektimin, xhihadin, hixhretin, bashkimin (xhematin), ngase çdo kush qe vetëm një pëllëmbë i ndahet kolektivit, ai ka hequr hallkën islame prej veti derisa te kthehet nga ajo gjendje. E kush pretendon pretendime injorante, ai do te jete prej viktimave te Xhehennemit. Një njeri tha: O i dërguari i Allahut! A edhe nëse falet dhe agjëron? Tha: Edhe nëse falet dhe agjëron. Ju lutuni me lutjen e Allahut, i Cili iu quajti musliman besimtarë robër te Allahut" ([3]).
– Allahu sqaron se perse nuk ka nevoje te ketë përçarje ne këtë ummet ngase ne kemi një Zot, kemi pejgamberët e njëjte, iu besojmë librave te njëjta dhe qe te gjithë besojmë ne caktimin e Allahut dhe Ditën e Llogarisë, kështu qe nuk mbetet vend për përçarje. Thotë Allahu:
" إِنَّ هَذِهِ أُمَّتُكُمْ أُمَّةً وَاحِدَةً وَأَنَا رَبُّكُمْ فَاعْبُدُون
92. Kjo fé është e juaja dhe është e vetmja fé (e shpallur), kurse Unë jam Zoti juaj, pra më adhuroni vetëm Mua". (Enbija, 92),
"آمَنَ الرَّسُولُ بِمَا أُنزِلَ إِلَيْهِ مِن رَّبِّهِ وَالْمُؤْمِنُونَ كُلٌّ آمَنَ بِاللّهِ وَمَلآئِكَتِهِ وَكُتُبِهِ وَرُسُلِهِ لاَ نُفَرِّقُ بَيْنَ أَحَدٍ مِّن رُّسُلِهِ وَقَالُواْ سَمِعْنَا وَأَطَعْنَا غُفْرَانَكَ رَبَّنَا وَإِلَيْكَ الْمَصِير
I dërguari i besoi asaj që iu shpall prej Zotit të tij, e ashtu edhe besimtarët. Secili i besoi All-llahut, engjëjve të Tij, shpalljeve të Tij, të dërguarve të Tij. Ne nuk bëjmë dallim në asnjërin nga të dërguarit e Tij, dhe thanë: "Iu përgjigjëm thirrjes dhe respektuam urdhërin. Kërkojmë faljen tënde o Zoti ynë! Vetëm te Ti është ardhmëria jonë". (Bekare, 285)
Ndërsa Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kur e kishte shpjeguar termin Iman (besim) kishte thënë:
" أن تؤمن بالله وملائكته وكتبه ورسله واليوم الآخر، وتؤمن بالقدر خيره وشره
Të besosh Allahun, melaiket, librat dhe te dërguarit e Allahut, te besosh ne Ditën e Fundit dhe ne caktimin e Allahut; në të mirën dhe të keqen e Tij". (Buhariu, Muslimi dhe të tjerët)
– Besimtaret dhe besimtaret janë miq ndërmjet vete kështu qe nuk ka mundësi te përçahen derisa i përmbahen kësaj miqësie me elementet e përmendura ne vijim:
" وَالْمُؤْمِنُونَ وَالْمُؤْمِنَاتُ بَعْضُهُمْ أَوْلِيَاءُ بَعْضٍ يَأْمُرُونَ بِالْمَعْرُوفِ وَيَنْهَوْنَ عَنْ الْمُنكَرِ وَيُقِيمُونَ الصَّلاةَ وَيُؤْتُونَ الزَّكَاةَ وَيُطِيعُونَ اللَّهَ وَرَسُولَهُ أُوْلَئِكَ سَيَرْحَمُهُمْ اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ عَزِيزٌ حَكِيمٌ
71. Besimtarët dhe besimtaret janë të dashur për njëri-tjetrin, urdhërojnë për të mirë, e ndalojnë nga e keqja, e falin namazin dhe japin zeqatin, respektojnë All-llahun dhe të dërguarin e Tij. Të tillët do t'i mëshirojë All-llahu. All-llahu është ngadhënjyes, i urtë". (Tewbe, 71)
– Derisa Allahu urdhëron për bashkëpunim ne pune te ndërsjella, Ai ndalon rreptësishtë nga bashkëpunimi ne pune te këqija. Thotë Allahu:
" وَتَعَاوَنُوا عَلَى الْبِرِّ وَالتَّقْوَى وَلا تَعَاوَنُوا عَلَى الإِثْمِ وَالْعُدْوَانِ
Ndihmohuni mes vete me të mira dhe në të mbara, e mosni në mëkate e armiqësi". (Maide, 2)
– Allahu përveç qe urdhëron besimin, Ai edhe e do atë. Muslimi transmeton nga Ebu Hurejre se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" إن الله يرضى لكم ثلاثًا: أن تعبدوه ولا تشركوا به شيئًا، وأن تعتصموا بحبل الله جميعًا ولا تفرقوا، وأن تُناصحوا من ولاّه الله أمركم
Allahu ua dëshiron tri gjëra: ta adhuroni dhe te mos i bëni shok ne asgjë, te mbaheni për fesë se Tij te gjithë dhe te mos përçaheni si dhe të këshilloheni me parinë tuaj".
– Allahu tërheq vërejtjen qe te mos jemi te ngjashëm me njerëzit e këqij, qe u peruane ndërmjet vete e thotë:
" وَلاَ تَكُونُواْ كَالَّذِينَ تَفَرَّقُواْ وَاخْتَلَفُواْ مِن بَعْدِ مَا جَاءهُمُ الْبَيّنَـاتُ وَأُوْلَـئِكَ لَهُمْ عَذَابٌ عَظِيمٌ
E mos u bëni si ata që u ndanë dhe u përçanë pasi u patën zbritur argumentet. Ata do të pësojnë një dënim të madh". (Ali Imran, 105)
– Metodologjia e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam është metodologji e drejte, e cila fton ne bashkim e jo në përçarje. Thotë Allahu:
" وَأَنَّ هَـاذَا صِراطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ
Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij". (En'am, 153)
– Mëshira dhe ndihma e Allahut është me ata, qe janë bashke. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" يد الله مع الجماعة
Dora e Allahut është me kolektivin". (Sahihul xhamii, 3621)
– Bashkimi ne fe konsiderohet më me vlere se disa ibadete kryesore, si namaze, agjërimi, sadakaja. Ne hadith qëndron:
" أَلَا أُخْبِرُكُمْ بِأَفْضَلَ مِنْ دَرَجَةِ الصِّيَامِ وَالصَّلَاةِ وَالصَّدَقَةِ قَالُوا بَلَى قَالَ صَلَاحُ ذَاتِ الْبَيْنِ فَإِنَّ فَسَادَ ذَاتِ الْبَيْنِ هِيَ الْحَالِقَةُ قَالَ أَبُو عِيسَى هَذَا حَدِيثٌ صَحِيحٌ وَيُرْوَى عَنْ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ أَنَّهُ قَالَ هِيَ الْحَالِقَةُ لَا أَقُولُ تَحْلِقُ الشَّعَرَ وَلَكِنْ تَحْلِقُ الدِّينَ
A t'iu rrëfej për diç, qe ka vlere me shume se sa agjërimi, namazi dhe lëmosha? Thane: Po, gjithsesi.Tha: Pajtimi ndërmjet jush ngase prishja është rruese. Tirmidhiu rrëfen se Pejgamberi,alejhi's salatu ve's selam ka thënë: Nuk po iu them rruese e flokëve por rruese e fesë".
– Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam porositi për mbytje te atij qe përçan. Imam Muslimi transmeton nga Arfexhe-ja se ai ka dëgjuar Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke thënë:
" مَنْ أَتَاكُمْ وَأَمْرُكُمْ جَمِيعٌ عَلَى رَجُلٍ وَاحِدٍ يُرِيدُ أَنْ يَشُقَّ عَصَاكُمْ أَوْ يُفَرِّقَ جَمَاعَتَكُمْ فَاقْتُلُوهُ
Nëse dikush iu vjen pasi qe ju jeni tubuar rreth një njeriu (si prijës i juaji) dhe dëshiron tua thyeje thuprën tuaj dhe t'iu përçajë, mbyteni".
– Nëse Allahu urdhëroi pabesimtarët te bashkohen me besimtaret nen fjalën e Allahut atëherë nuk ka kuptim qe besimtari te mos bashkohet me besimtarin. Thotë Allahu:
"قُلْ يَا أَهْلَ الْكِتَابِ تَعَالَوْا إِلَى كَلِمَةٍ سَوَاءٍ بَيْنَنَا وَبَيْنَكُمْ أَلاَّ نَعْبُدَ إِلاَّ اللَّهَ وَلا نُشْرِكَ بِهِ شَيْئًا وَلا يَتَّخِذَ بَعْضُنَا بَعْضًا أَرْبَابًا مِنْ دُونِ اللَّهِ فَإِنْ تَوَلَّوْا فَقُولُوا اشْهَدُوا بِأَنَّا مُسْلِمُونَ
Thuaju (o i dërguar): "O ithtarë të librit (Tevrat e Inxhil), ejani (të bashkohemi) te një fjalë që është e njëjtë (e drejtë) mes nesh dhe mes jush: Të mos adhurojmë, pos All-llahut, të mos ia bëjmë Atij asnjë send shok, të mos e konsiderojmë njëri - tjetrin zotër pos All-llahut"! E në qoftë se ata refuzojnë, ju thoni: "Dëshmoni pra, se ne jemi muslimanë (besuam një Zot)". (Ali Imran, 64)
Frytet e kësaj lidhjeje vëllazërore
² Të mëshirshëm ndërmjet vete ndërsa agresiv ndaj se keqës. Thotë Allahu:
" مُحَمَّدٌ رَّسُولُ اللَّهِ وَالَّذِينَ مَعَهُ أَشِدَّاءُ عَلَى الْكُفَّارِ رُحَمَاء بَيْنَهُمْ تَرَاهُمْ رُكَّعًا سُجَّدًا يَبْتَغُونَ فَضْلاً مِّنَ اللَّهِ وَرِضْوَانًا سِيمَاهُمْ فِي وُجُوهِهِم مِّنْ أَثَرِ السُّجُودِ ذَلِكَ مَثَلُهُمْ فِي التَّوْرَاةِ وَمَثَلُهُمْ فِي الإِنجِيلِ كَزَرْعٍ أَخْرَجَ شَطْأَهُ فَآزَرَهُ فَاسْتَغْلَظَ فَاسْتَوَى عَلَى سُوقِهِ يُعْجِبُ الزُّرَّاعَ لِيَغِيظَ بِهِمُ الْكُفَّارَ وَعَدَ اللَّهُ الَّذِينَ آمَنُوا وَعَمِلُوا الصَّالِحَاتِ مِنْهُم مَّغْفِرَةً وَأَجْرًا عَظِيمًا
Muhammedi është i dërguar i All-llahut, e ata që janë me të (sahabët) janë të ashpër kundër jobesimtarëve, janë të mëshirshëm ndërmjet vete, ti i sheh kah përulen (në rukuë), duke rënë me fytyrë në tokë (në sexhde), e kërkojnë prej All-llahut që të ketë mëshirë dhe kënaqësinë e Tij ndaj tyre. Në fytyrat e tyre shihen shenjat e gjurmës së sexhdes. Përshkrimi i cilësive të tyre është në Tevrat dhe po ky përshkrim është edhe në Inxhil. Ata janë si një farë e mbjellë ku mbin filizi i vet, e ai trashet, përforcohet dhe qëndron në trungun e vet, ajo e mahnit mbjellësin. (All-llahu i shumoi). Për t'ua shtuar me ta mllefin jobesimtarëve. All-llahu atyre që besuan dhe bënë vepra të mira u premtoi falje të mëkateve dhe shpërblim të madh". (Fet'h, 29)
² Pozita te mira saqë edhe pejgamberët dhe dëshmorët ua kane lakmi. Thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"إن لله عبادًا ليسوا بأنبياءَ ولا شهداءَ، يَغْبِطُهم النبيون والشهداءُ لقُربهم ومقعدهم من الله يوم القيامة، فقال أعرابي: حدِّثْنَا يا رسول الله من هم؟ فقال: ((هم عباد من عباد الله، من بلدانٍ شتَّى وقبائلَ شتَّى، لم يكن بينهم أرحامٌ يتواصلون بها، ولا دنيا يتباذلون بها، يتحابُّون بروح الله، يجعل الله وجُوهَهُم نورًا، وتُجعلُ لهم منابرُ من نور، قُدَّامَ عرش الرحمن، يفزَع الناس ولا يفزَعون، ويخافُ الناس ولا يخافون
Vërtet, Allahu ka robër, qe nuk janë as pejgamber dhe as dëshmorë por qe pozitën e tyre e kane lakmi edhe pejgamberet e edhe dëshmorët, dhe këtë për faktin se ata do te jene shume afër Allahut ne Ditën e Kiametit. Një malësor pyeti: Na trego se kush janë ata o i dërguari i Allahut? Tha: Ata janë robër prej robërve te Allahut, janë nga vende dhe fise te ndryshme, nuk kane lidhje familjare, nuk kane lidhje komerciale, ata duhen për hire te Allahut e Allahu fytyrat ua bën drite, iu bën minbere nga nuri përballë Arshit te Allahut. Njerëzit frikësohen ndërsa ata jo". ([4])
² Allahu për hire te dashurisë se tyre ndërmjet vete i do ata. Kjo është shume qarte e shprehur ne hadithin e hijes nën Arsh, ku thotë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" إِنَّ اللَّهَ يَقُولُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ أَيْنَ الْمُتَحَابُّونَ بِجَلَالِي الْيَوْمَ أُظِلُّهُمْ فِي ظِلِّي يَوْمَ لَا ظِلَّ إِلَّا ظِلِّي
Allahu thotë ne Ditën e Kiametit: Ku janë ata qe për hire te Madhërisë Sime janë dashur ndërmjet vete? Sot to t'i fus nen hijen Time (te Arshit Tim), ku nuk do te ketë hije përveç hijes Time". (Muslimi)
Ebu Hurejre transmeton nga Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam se:
" أَنَّ رَجُلًا زَارَ أَخًا لَهُ فِي قَرْيَةٍ أُخْرَى فَأَرْصَدَ اللَّهُ لَهُ عَلَى مَدْرَجَتِهِ مَلَكًا فَلَمَّا أَتَى عَلَيْهِ قَالَ أَيْنَ تُرِيدُ قَالَ أُرِيدُ أَخًا لِي فِي هَذِهِ الْقَرْيَةِ قَالَ هَلْ لَكَ عَلَيْهِ مِنْ نِعْمَةٍ تَرُبُّهَا قَالَ لَا غَيْرَ أَنِّي أَحْبَبْتُهُ فِي اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ قَالَ فَإِنِّي رَسُولُ اللَّهِ إِلَيْكَ بِأَنَّ اللَّهَ قَدْ أَحَبَّكَ كَمَا أَحْبَبْتَهُ فِيهِ
Një njeri kishte vendosur ta vizitonte një vëlla në fe në një vend tjetër kështu qe Allahu ne rrugë ia dërgoi një melek, i cili e pyeti: Kah ia ke mërsyer? Tha: Dua ta vizitoj një vëlla ne këtë vend. A ke ndonjë te mire, qe shpreson ta arrish tek ai? Tha: Jo, përveç qe unë e dua për hire te Allahut te Madhëruar. Meleku atëherë i tregoi dhe i tha: Unë jam i dërguar i Allahut tek ti për te treguar se Allahu te do ty ashtu siç ti e deshe vëllain tënd për hire te Tij". (Muslimi)
² Ruajtje nga devijimi për te ngadhënjyer me Xhennet nesër ne ahiret. Omeri ka thënë:
" عليكم بالإخوان، فإنهم عُدَّةٌ في الدنيا والآخرة، ألا تسمعون إلى قول أهل النار: فَمَا لَنَا مِن شَافِعِينَ ولا صَدِيقٍ حَمِيمٍ [الشعراء:100، 101])
Gjeni vëllezër ngase ata janë përgatitje (pajisje) për dunja dhe ahiret. A nuk keni dëgjuar fjalën e banoreve te zjarrit: 100. E tash për ne nuk ka ndonjë ndihmës (ndërmjetësues). 101. Nuk ka as ndonjë mik të sinqertë".
² Këto lidhje janë me te mira sesa një numër i konsiderueshëm adhurimesh-ibadetesh. Ibni Omeri ka thënë:
" والله، لو صمتُ النهار لا أفطرهُ وقُمتُ الليل لا أنامه وأنفقت مالي غَلَقًا غَلَقًا في سبيل الله أموتُ يوم أموتُ وليس في قلبي حبٌ لأهل طاعة الله وبغضٌ لأهل معصية الله ما نفعني ذلك شيئًا
Sikur te agjëroja ditën e te mos haja kurrë, sikur te falesha natën e te mos flija kurrë, sikur te shpenzoja pasurinë time ne rrugën e Allahut pa kthim, nuk do te kishte bere dobi asgjë po te mos vdisja duke patur ne zemrën time dashuri për te sinqertit dhe urrejtje për mëkatarët".
² Këto lidhje shprese e faljes se mëkateve nga Allahu i Madhëruar. Ibni's Semaku pak para vdekjes kishte thënë:
" اللهم إنك تعلم أني إذا كنت أعصيك كنتُ أحب من يطيعك، فاجعل ذلك قُربةً لي إليك
O Allahu im! Ti e di se nëse unë te kam bere mëkat, te paktën i kam dashur ata qe kane qene te sinqerte, kështu qe beje këtë si vepër, me te cilën afrohem tek Ti".
² Ata luten për njeri tjetrin, siç thotë Allahu:
" رَبَّنَا اغْفِرْ لَنَا وَلإِخْوَانِنَا الَّذِينَ سَبَقُونَا بِالإِيمَانِ وَلا تَجْعَلْ فِي قُلُوبِنَا غِلاً لِلَّذِينَ آمَنُوا رَبَّنَا إِنَّكَ رَءُوفٌ رَحِيمٌ
10. Edhe ata që kanë ardhur pas tyre e thonë: "Zoti ynë, falna neve dhe vëllezërit tanë që para nesh u pajisën me besim dhe mos lejo në zemrat tona farë urrejtjeje ndaj atyre që besuan. Zoti ynë Ti je i butë, mëshirues!". (Hashr, 10)
Shpërblimi i madh. Enesi transmeton se muhaxhirët kishin thënë: O i dërguari i Allahut! Nuk kemi pare njerëz me te mire se sa këta qe iu erdhëm (medinasit), ngushëllues ne te pakte, shpenzues ne te shumte. Na furnizuan dhe krahas kësaj morren pjese ne fatkeqësinë tone (me popullin tone qe janë kundër fesë). Ne jemi duke u frikësuar se ata do ta marrin tere shpërblimin tek Allahut? Tha:
" لا؛ ما أثنيتُم عليهم ودَعَوتُمُ الله لهم
Jo, jo, përderisa ju t'i lëvdoni dhe lutni Allahun për ta".
(Ahmedi dhe Tirmidhiu)
² Janë sikurse një trup dhe fortese e pathyer. Nu'man b. Beshiri transmeton se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thene:
" مثَلُ المؤمنين في توادِّهم وَتَراحمِهم وتَعَاطفِهم مثَلُ الجسد؛ إذا اشتَكى منه عضوٌ تداعى له سائرُ الجَسَد بالسهر والحمَّى
Shembulli i myslimaneve ne dashuri, mëshirë dhe butësi është sikurse shembulli i trupit, qe nëse një pjese lëngon i tere trupi vuan nga pagjumësia dhe ethet". (Buhariu dhe Muslimi)
" المؤمن للمؤمن كالبنيانِ يشدُّ بعضُه بعضًا)) وشبّك بين أصابعه
Besimtari për besimtarin është sikurse një fortesë, pjesët e secilës mbajnë njëra tjetrën, dhe gërshetoi gishtat". (Buhariu dhe Muslimi)
Mein b. Zaideh-s i erdhi vdekja ndërsa ai kishte dro qe bijtë do te përçahen pas tij kështu qe i thirri qe te gjithë dhe iu tha: Te gjithë dua ta sillni nga një shkop te holle! Ia sollën. Çdonjërit ia morri shkopin dhe i thoshte: Thyeje! Ndërsa ai e thyente me lehtësi. Tash ma sillni edhe nga një shkop tjetër. Ia sollën ndërsa ai i morri dhe te gjitha i beri bashke e me pas iu drejtua te bijve: Ejani me rend dhe thyeni këta shkopinj. Asnjeri nuk mundi. Ai deshi t'ua mësonte një mësim se si nuk mund t'i mund askush kështu qe iu tha: O bijtë e mi! Bëhuni sikur te jeni një nuk mund t'iu mund askush ndryshe, çdo kush mund t'iu shfarose.
² Allahu ndihmon besimtarin, qe ne baza besimi, ndihmon besimtarin tjetër, qofte edhe prej një kontinenti tjetër. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" والله في عون العبد ما كان العبد في عون أخيه
Allahu është ne ndihme te robit për aq kohe sa robi është ne ndihme te vëllait te vet".([5])
² Hyrja ne Xhennet ngase Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَا تَدْخُلُوا الْجَنَّةَ حَتَّى تُؤْمِنُوا وَلَا تُؤْمِنُوا حَتَّى تَحَابُّوا أَفَلَا أَدُلُّكُمْ عَلَى أَمْرٍ إِذَا فَعَلْتُمُوهُ تَحَابَبْتُمْ أَفْشُوا السَّلَامَ بَيْنَكُمْ
Pasha Atë, ne dorën e të Cilit është shpirt im, nuk do te hyni ne Xhennet përderisa te mos besoni dhe nuk do te besoni përderisa te mos duheni. A t'iu rrëfej për diç, qe nëse e dini do të duheni: Përhapeni selamin ne mesin tuaj". ([6])
Kujdes nga përçarja
Ø Ata qe përçajnë nuk janë ithtarë te denje te Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam. Thotë Allahu:
" إِنَّ الَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمْ وَكَانُواْ شِيَعًا لَّسْتَ مِنْهُمْ فِى شَىْء
Vërtet ata që e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ti (Muhammed) nuk ke kurrfarë përgjegjësie". (En'am, 159)
Ø Përçarja dhe ndarja ne grupacione veçori e pabesimtarëve, siç thotë Allahu:
" وَلاَ تَكُونُواْ مِنَ الْمُشْرِكِينَ مِنَ الَّذِينَ فَرَّقُواْ دِينَهُمْ وَكَانُواْ شِيَعاً كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ
e mos u bëni nga idhujtarët. 32. Të cilët e përçanë fenë e tyre dhe u ndanë në grupe, ku secili grup i gëzohet idesë së vet". (Rrum, 31-32)
" فَتَقَطَّعُواْ أَمْرَهُمْ بَيْنَهُمْ زُبُرًا كُلُّ حِزْبٍ بِمَا لَدَيْهِمْ فَرِحُونَ
E ata më vonë u ndanë në grupe sipas çështjes së fesë dhe secili grup krenohej me atë që kishte përvetësuar për vete". (Mu'minun, 53)
Këtë e sqaron bukur edhe porosia e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, qe aludon se përçarja shpie ne pabesim.
" لا ترجعوا بعدي كفاراً، يضرب بعضكم رقاب بعض
Pas vdekjes sime mos u ktheni ne pabesim, duke ia goditni njeri tjetrin qafen me shpate". (Buhariu dhe Muslimi)
Ngjashëm me këtë është edhe hadithi:
" من فارق الجماعة شبراً فقد خلع ربقة الإسلام من عنقه
Kush ndahet nga kolektivi vetëm një pëllëmbë, ai ka larguar hallkën (përkatësinë) islame prej fyti (vete)". ([7])
Ø Përçarja përpeq qe është tradite e arroganteve te feve te mëparshme qiellore, ajo po ashtu është prej shkaqeve qe drejtpërdrejtë te hedh ne zjarre. Ne hadith qëndron:
" افْتَرَقَتْ الْيَهُودُ عَلَى إِحْدَى وَسَبْعِينَ فِرْقَةً فَوَاحِدَةٌ فِي الْجَنَّةِ وَسَبْعُونَ فِي النَّارِ وَافْتَرَقَتْ النَّصَارَى عَلَى ثِنْتَيْنِ وَسَبْعِينَ فِرْقَةً فَإِحْدَى وَسَبْعُونَ فِي النَّارِ وَوَاحِدَةٌ فِي الْجَنَّةِ وَالَّذِي نَفْسُ مُحَمَّدٍ بِيَدِهِ لَتَفْتَرِقَنَّ أُمَّتِي عَلَى ثَلَاثٍ وَسَبْعِينَ فِرْقَةً وَاحِدَةٌ فِي الْجَنَّةِ وَثِنْتَانِ وَسَبْعُونَ فِي النَّارِ قِيلَ يَا رَسُولَ اللَّهِ مَنْ هُمْ قَالَ الْجَمَاعَةُ
Çifutët janë ndare ne 71 grupe, një ne Xhennet ndërsa 70 ne Xhehennem. Te krishterët janë ndare ne 72 grupe, një ne Xhennet ndërsa 71 ne zjarre. Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im, ummeti im do te ndahet ne 73 grupe, një ne Xhennet djersa 72 ne Xhehennem. Kush janë ata, qe shkojnë ne Xhennet- pyeten disa? Tha: Ata, qe i mbahen kolektivit". ([8])
Ø Përçarja shkak i disfatës sonë. Thotë Allahu:
" وَلا تَنَازَعُوا فَتَفْشَلُوا وَتَذْهَبَ رِيحُكُمْ
e mos u përçani mes vete, e të dobësoheni e ta humbni fuqinë (luftarake)". (Enfal, 46)
Ø Besimtari duhet te largohet nga përçarja ngase kështu kërkon Allahu. Ne hadith qëndron:
" إن الله يرضى لكم ثلاثًا: أن تعبدوه ولا تشركوا به شيئًا، وأن تعتصموا بحبل الله جميعًا ولا تفرقوا، وأن تُناصحوا من ولاّه الله أمركم
Allahu ua dëshiron tri gjëra: ta adhuroni dhe te mos i bëni shok ne asgjë, te mbaheni për fesë se Tij te gjithë dhe te mos përçaheni si dhe të këshilloheni me parinë tuaj". (Muslimi)
Ø Dijetaret e sinqerte porositin për shmangie te përçarjes. Is'haku kishte thënë tri herë:
" أَيُّهَا النَّاسُ عَلَيْكُمْ بِالْجَمَاعَةِ وَإِيَّاكُمْ وَالْفُرْقَةَ
O njerëz! Mbahuni për kolektivit dhe kujdes nga përçarja-ndasia".
Ø Djalli mposhtet para bashkimit dhe unitetit te muslimaneve. Tirmidhiu transmeton nga Ibni Omeri se Omeri na ligjëroi ne Xhabije e tha:
"يَا أَيُّهَا النَّاسُ، إِنِّي قُمْتُ فِيكُمْ كَمَقَامِ رَسُولِ اللَّهِ فِينَا، ثم ذكر خطبة جاء فيها ((عَلَيْكُمْ بِالْجَمَاعَةِ، وَإِيَّاكُمْ وَالْفُرْقَةَ، فَإِنَّ الشَّيْطَانَ مَعَ الْوَاحِدِ، وَهُوَ مِنْ الِاثْنَيْنِ أَبْعَدُ، مَنْ أَرَادَ بُحْبُوحَةَ الْجَنَّةِ فَلْيَلْزَمْ الْجَمَاعَةَ، مَنْ سَرَّتْهُ حَسَنَتُهُ وَسَاءَتْهُ سَيِّئَتُهُ، فَذَلِكُمْ الْمُؤْمِنُ
O njerëz! Unë tashme ne mesin tuaj jam ngritur siç u ngrit Muhammedi, alejhi's selam, pastaj përmendi hytben e tij, ku ne mes tjerash tha: Mbahuni për xhematit (kolektivit) dhe ruajuni ndarjes ngase djalli është me një njeri, ndërsa me dy qëndron me larg. Kush dëshiron te jetoje ne mes dhe pjesët me te zgjedhura te Xhennetit, le t'i mbahet xhematit. Kë e gëzon e mira dhe e shqetëson e keqja e vetes se tij, ai është besimtar". (Sahihu'bni Maxheh, 2363)
Ø Pësimi i muslimaneve vie pikërisht nga përçarja. Ebu Derdaja rrëfen se Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" ما من ثلاثة لا تقام فيهم الصلاة إلا وقد استحوذ عليهم الشيطان، فعليكم بالجماعة، فإنما يأكل الذئب القاصية
Nëse ndodhen tre veta dhe nuk falin namazin me xhemat, atëherë mbi ta ka mbizotëruar djalli. Mbahuni për xhematit ngase ujku e han delen, qe i ndahet kopesë". ([9])
Ø Çdo shmangie rrugës se drejte nënkupton pasimin e rrugës se djallit, për çka transmeton Imam Ahmedi nga Xhabiri:
" كُنَّا جُلُوسًا عِنْدَ النَّبِيِّ َ فَخَطَّ خَطًّاً هَكَذَا أَمَامَهُ فَقَالَ: ((هَذَا سَبِيلُ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ)) وَخَطَّيْنِ عَنْ يَمِينِهِ وَخَطَّيْنِ عَنْ شِمَالِهِ قَالَ: ((هَذِهِ سَبِيلُ الشَّيْطَانِ)) ثُمَّ وَضَعَ يَدَهُ فِي الْخَطِّ الْأَسْوَدِ ثُمَّ تَلَا هَذِهِ الْآيَةَ: وَأَنَّ هَـاذَا صِراطِي مُسْتَقِيمًا فَاتَّبِعُوهُ وَلاَ تَتَّبِعُواْ السُّبُلَ فَتَفَرَّقَ بِكُمْ عَن سَبِيلِهِ ذالِكُمْ وَصَّـاكُمْ بِهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ [الأنعام:153].
Ishim duke ndejtur tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ndërsa ai beri një vije përpara tij e tha: Kjo është rruga e Allahut! Pastaj beri nga dy vija ne te djathte dhe te majte e tha: Këto janë rrugët e djallit. Pastaj vuri dorën mbi vijën e zezë dhe lexoi nga Kur'ani: Dhe se kjo është rruga (feja) Ime e drejtë (që e caktova për ju), pra përmbajuni kësaj, e mos ndiqni rrugë të tjera e t'ju ndajnë nga rruga e Tij. Këto janë porositë e Tij për ju, ashtu që të ruheni (En'am, 153)". ([10])
Ø Përçarja shkatërron dhe rruan fenë. Ka thënë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
" دَبَّ إِلَيْكُمْ دَاءُ الْأُمَمِ قَبْلَكُمْ الْحَسَدُ وَالْبَغْضَاءُ هِيَ الْحَالِقَةُ لَا أَقُولُ تَحْلِقُ الشَّعَرَ وَلَكِنْ تَحْلِقُ الدِّينَ
Tek ju kane ardhur sëmundjet e popujve te mëparshëm: zilia dhe mëria. Ato janë rruese, jo te flokëve por te fesë". ([11])
Ø Përçarja shkak i shtrembërimit te zemrave. Imam Sujuti transmeton:
" استووا و لا تختلفوا فتختلف قلوبكم
Drejtohuni dhe mos u devijoni qe te devijojnë-shtrembërohen zemrat tuaja".([12])
Ø Përçarja ne tërësi është e keqe. Ibni Mes'udi ka thënë:
" الخلاف شرٌّ كلّه
Përçarja tërësisht është e keqe".
Ø Me e mire është e keqja ne kolektiv se e mira ne përçarje. Nipi i Pejgamberit, Hasani, ka thënë:
" أيّها النّاس، إنَّ الذي تكرَهون في الجماعة خيرٌ مما تحِبّوه في الفرقة
O njerëz! Atë, qe e urreni ne kolektiv është me e mirë se at, qe e doni ne ndarje".
Ø Përçarja retrospektivë ne injorance. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" من مات وليس له إمامٌ مات ميتةً جاهليّة
Kush vdes duke mos patur prijës, ai vdes sikur besimtaret (jo ne besim por ne tradite)".
Ø Njerëzit qe përçajnë nuk kane vlere aspak. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" ثلاثة لا تَسْأل عنهم: رجل فارَق الجماعة وعصى إمامَه ومات عاصياً، وعبدٌ أبق فمات، وامرأة غابَ عنها زوجُها يكفيها المؤنة فتبرّجت من بعدِه
Mos pyet për tre veta: njeriun, qe është ndare nga kolektivi dhe kundërshton prijësin dhe vdes ne atë gjendje, robi qe ik prej zotërisë dh vdes dhe gruan, qe burri shkon për te punuar për t'ia siguruar furnizimin ndërsa ajo nuk ruan nderin e tij pasi qe ai shkon". ([13])
Domethënia e: " لا تسأل عنهم Mos pyet për ta", është: Mos pyet se ata, për shkak te mëkatit te tyre te madh, do te jene te shkatërruar.
Ø Përçarja nuk lejohet edhe nëse ty te dëmton kolektiviteti. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"أوصيكم بتقوى الله والسمع والطاعة، وإن تأمّر عليكم عبد، فإنّه من يعِش منكم فسيرى اختلافاً كثيراً، فعليكم بسنّتي وسنّة الخلفاء الراشدين المهديين، عضّوا عليها بالنواجذ، وإيّاكم ومحدثاتِ الأمور، فإن كلَّ بدعة ضلالة
Iu porosis me devotshmëri për Allahun, dëgjim dhe respektim, edhe nëse prijës i juaj behet ndonjë rob, ngase kush jeton pas meje do te shoh përçarje te mëdha. Mbahuni për traditës -sunnetit- time dhe te hulefave te drejte e te udhëzuar, kapuni për saj me dhëmballë. Keni kujdes gjerat e shpikura ngase çdo risi është humbje". (Ebu Davudi dhe Tirmidhiu)
Prej obligimeve te muslimanit ndaj muslimanit
Obligimet e muslimanit ne raport me muslimanin janë te shumta. Ne përgjithësi ato nuk duhet te jene negative kështu qe çdo e mire ne këtë aspekt është e mirëseardhur dhe tek Allahu e shpërblyer. Ne këtu se pari do te përmendim ato, qe duhet bere për muslimanin dhe ato, qe nuk duhet bere.
Veprimet positive:
– Përshëndetja, përgjigja ftesës se tij, këshillimi, urimi shëndet kur te teshtin, vizita kur te sëmuret dhe përcjellja e kufomës se tij. Imam Muslimi transmeton:
" حقُّ المسلم على المسلم ستٌّ: إذا لقيتَه فسلّم عليه، وإذا دعاك فأجبه، وإذا استنصحك فانصح له، وإذا عطس فحمد الله فشمّته، وإذا مرض فعُده، وإذا مات فاتّبِعه
Obligimet i muslimanit ndaj muslimanit janë gjashte: T'i jap selam kur ta takoje, t'i përgjigjet ftesës se tij, ta këshilloj nëse kërkon këshillë, kur te teshtin dhe e falënderon Allahun le t'i uroj mëshirë prej Allahut, kur te sëmuret le te vizitoje dhe kur te vdes t'ia përcjell kufomën".
– Duhet te gëzosh besimtarin, t'i ndihmosh ne kryerjen e borxheve, t'ia largosh ndonjë brenge, e kështu me radhe. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"أحب الناس إلى الله أنفعهم، وأحب الأعمال إلى الله عز وجل سرور تدخله على مسلم، أو تكشف عنه كربة، أو تقضي عنه دينًا، أو تطرد عنه جوعًا، ولأن أمشي مع أخي المسلم في حاجه أحبّ إلي من أن أعتكف في المسجد شهرًا، ومن مشى مع أخيه المسلم في حاجته حتى يثبتها له ثبت الله قدمه يوم القيامة يوم تزل الأقدام
Njeriu me i mire tek Allahu është ai, qe me s shumti iu bën dobi njerëzve. Prej veprave me te mira tek Allahu është gëzimi, qe e fut ne zemrën e besimtarit, ose ia largon ndonjë brenge, ose ia kryen ndonjë borxh, ose ia largon urine, dhe qe te shkoj me një vëlla, për t'ia kryer ndonjë nevoje është me e dashur për mua se sa te qëndroj ne xhami një muaj. Dhe kush shkon me vëllain e tij për ndonjë kërkesë te tij derisa t'ia kryeje atë, Allahu do t'ia forcoje këmbët e tij ne ditën, kur këmbët nuk mbajnë askënd". ([14])
– Duhet lutur për vëllain për te mire, sidomos kur ai nuk është prezent. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" دَعْوَةُ الْمَرْءِ الْمُسْلِمِ لِأَخِيهِ بِظَهْرِ الْغَيْبِ مُسْتَجَابَةٌ، عِنْدَ رَأْسِهِ مَلَكٌ مُوَكَّلٌ كُلَّمَا دَعَا لِأَخِيهِ بِخَيْرٍ قَالَ الْمَلَكُ الْمُوَكَّلُ بِهِ: آمِينَ وَلَكَ بِمِثْلٍ
Duaja e muslimanit për vëllain e tij, qe nuk është prezent, është e pranuar. Tek koka e tij qëndron një melek i autorizuar, qe sa here te lutet për vëllain e vet për te mire, t'i thotë atij: Amin, edhe për ty kështu". (Muslimi)
Abdullah b. Hatibi ka përmendur se Tajjib b. Ismail Eba Hamduni, njëri prej lexuesve te njohur te Kur'anit, e kishte një letër me 300 emra te shokëve te tij, për te cilët për çdo nate lutej. Një nate e kishte lënë këtë dhe kishte fjetur. Ne gjumë i erdhi: O Eba Hamdun! Perse nuk i ke ndezur llambat tua sonte? U zgjua nga gjumi, e ndezi llambën dhe u lut për secilin derisa e kreu.
– Duhet t'ia duam vëllait atë, qe duam për vete. Ne hadith qëndron:
" لا يؤمِن أحدُكم حتى يحبَّ لأخيه ما يحبُّ لنفسِه
Askush nuk ka besim te plote përderisa vëllait nuk ia do atë, qe do për vete". (Buhariu dhe Muslimi)
– Duhet te besh durim e ta dëgjosh kur te flet, edhe nëse ti e di atë. Sufjan Thevriu ka thënë:
" إن الرجل ليحدثني بالحديث قد سمعته قبل أن تلده أمه، فيحملني حسن الأدب أن أسمعه
Ndodhe një njeriu te ma thotë ndonjë hadith, qe e kam dëgjuar para se te lindte ai, por qe edukata e mire me detyron ta dëgjoj atë".
– Nëse e sheh ne te keqen mos u mundo ta largosh prej saj me dhune e vrazhdësi, qe te mos jesh prej atyre qe thotë Imam Shafiu:
" من استُغضب فلم يغضب فهو حمار، ومن استُرضي ولم يرض فهو شيطان
Kush hidhërohet (i behet diç qe duhet hidheruar)e nuk hidhërohet ai është gomar dhe kush kërkohet qe te behet i kënaqur-pajtohet e nuk e bën është shejtan".
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" مَنْ رَأَى مِنْكُمْ مُنْكَرًا فَلْيُغَيِّرْهُ بِيَدِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِلِسَانِهِ فَإِنْ لَمْ يَسْتَطِعْ فَبِقَلْبِهِ وَذَلِكَ أَضْعَفُ الْإِيمَانِ
Kush sheh prej jush ndonjë te keqe le ta largoje me dorën e tij, nëse nuk mundet atëherë me gjuhe, nëse as kështu nuk mundet atëherë me zemer, por ky është besimi me i dobët". (Muslimi)
– Duhet interesuar për beismtarët. Në një hadith me sened te dobët por me kuptim te vërtetë, siç ka thënë Shejh Albani, qëndron:
" من لم يهتمَّ بأمر المسلمين فليس منهم
Kush nuk interesohet për çështjet e besimtareve, ai nuk është prej tyre".
– Muslimanit duhet t'ia mbulojmë te metat. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" الْمُسْلِمُ أَخُو الْمُسْلِمِ لَا يَظْلِمُهُ وَلَا يُسْلِمُهُ مَنْ كَانَ فِي حَاجَةِ أَخِيهِ كَانَ اللَّهُ فِي حَاجَتِهِ وَمَنْ فَرَّجَ عَنْ مُسْلِمٍ كُرْبَةً فَرَّجَ اللَّهُ عَنْهُ بِهَا كُرْبَةً مِنْ كُرَبِ يَوْمِ الْقِيَامَةِ وَمَنْ سَتَرَ مُسْلِمًا سَتَرَهُ اللَّهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ
Muslimani është vëlla i muslimanit; nuk i bën padrejtësi dhe nuk e dorëzon. Kush është ne shërbim te vëllait, Allahu do t'ia plotësojë kërkesën e tij, kush ia largon muslimanit ndonjë brenge, Allahu do t'ia largoje ndonjë brenge te ahiretit dhe kush e mbulon muslimanin, Allahu do ta mbuloj ate (nga te metat) ne Ditën e Kiametit". (Muslimi)
Veprimet negative:
® Nuk duhet vrare vëllain besimtar. Allahu thotë:
" وَمَنْ يَقْتُلْ مُؤْمِنًا مُتَعَمِّدًا فَجَزَاؤُهُ جَهَنَّمُ خَالِدًا فِيهَا وَغَضِبَ اللَّهُ عَلَيْهِ وَلَعَنَهُ وَأَعَدَّ لَهُ عَذَابًا عَظِيمًا
93. Kush e mbytë një besimtarë me qëllim, dënimi i tij është xhehennemi, në të cilin do të jetë përgjithmonë. All-llahu është i hidhëruar ndaj tij, e ka mallkuar dhe i ka përgaditur dënim të madh". (Nisa, 93).
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"لا يزال المسلم في فسحةٍ من دينه ما لم يصب دمًا حرامًا
Muslimani vazhdon te mbetet ne fenë e tij derisa nuk derdh gjak te ndaluar (nuk vret ndonjë njeri padrejtësisht)".
Në Haxhin Lamtumirës ka thënë:
" فإنّ دماءَكم وأموالكم وأعراضَكم عليكم حرامٌ كحرمة يومِكم هذا، في شهركم هذا، في بلدِكم هذا، حتى تلقوا ربّكم،
Gjaqet tuaja, pasuritë tuaja dhe nderi juaj janë te shenjta sikurse shenjtëria e kësaj dite këtu, e këtij muaji dhe e këtij vendi, derisa ta takoni Allahun, Zotin tuaj...".
(Buhariu dhe Muslimi)
® Nuk duhet shkelur nderin e besimtarit. Imam Muslimi transmeton:
" كلُّ المسلم على المسلمِ حرَامٌ: دمه ومالُه وعِرضُه
Muslimani ne tërësi, me gjakun, pasurinë dhe nderin e tij është i ndaluar (te shkelet) nga muslimani".
® Nuk lejohen supozimet apo paragjykimet për vëllain besimtar ngase ato te shpijnë ne gjykime te gabuara dhe fatale. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam:
"إياكم والظنَّ، فإن الظن أكذبُ الحديث،
Keni kujdes supozimet ngase ato janë folja me e pavërtetë...". (Muslimi)
® Nuk duhet hidhëruar me shume me vëllain se sa tri dite. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" لا يحل للمسلم أن يهجر أخاه فوق ثلاث ليال، يلتقيان فيعرض هذا ويعرض هذا، وخيرهما الذي يبدأ بالسلام
Nuk i lejohet muslimanit ta braktise muslimanin me shume se 3 net. Takohen ndërsa ia kthejnë njeri tjetrit shpinën. Me i miri prej tyre është ai, qe ia paraprinë me selam".
® Nuk duhet shënjuar vëllain me thike, hekur apo ndonjë metal, qofte edhe për shkaka. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" لا يُشر أحدكم إلى أخيه بالسلاح؛ فإنّه لا يدري لعلّ الشيطان ينزع في يده، فيقع في حفرة من النار
Le te mos ia drejtoje askush vëllait ndonjë arme ngase ai nuk e di, ndoshta djalli i ndërhyn aty (dhe e mbyt) e kështu shkon ne gropën e Xhehennemit". (Buhariu dhe Muslimi)
® Nuk duhet përgojuar dhe as shpifur për te. Ebu Hurejre transmeton se Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" أَتَدرون ما الغِيبةُ؟ قالوا: اللهُ ورَسوله أعلم، قال: ذِكرُك أخاك بما يَكرَه، قيل: أرأيتَ إن كان في أخي ما أقول؟! قال: إن كان فيه ما تَقول فقد اغتَبتَه، وإن لم يكن فيه ما تقول فقد بهتّه
A e dini se çka është përgojimi? Thane: Allahu dhe i dërguari i Tij e dine me mirë. Tha: T'ia përmendësh vëllait atë qe urren. Po nëse ajo qe ia them është e vërtetë- pyeti një njeri? Tha: Nëse është e vërtetë e ke përgojuar e nëse nuk është e vërtetë e ke shpifur". (Muslimi)
® Nuk duhet frikësuar besimtarin. Imam Ahmedi dhe Ebu Davudi transmetojnë me sened autentik nga Abdurrahman b. Ebi Lejla se:
" حدثنا أصحاب محمد أنهم كانوا يسيرون مع النبي ، فنام رجلٌ منهم، فانطلق بعضهم إلى حبلٍ معه فأخذه، ففزع الرجل، فقال رسول الله : ((لا يحلّ لمسلم أن يروّع مسلمًا
Na kane treguar shokët e Muhammedit se kane qene një here me te, Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam ndërsa një njeri prej tyre kishte fjetur. Dikush e mori një litar dhe e lidhi ndërsa njeriu u frikësua. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha: Nuk lejohet qe besimtari ta frikësojë besimtarin".
® Nuk duhet shqetësuar besimtarin. Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
" المسلِم مَن سَلِم المسلمون من لسانه ويده، والمهاجرُ من هجر من نهى الله عنه
Musliman është ai, prej gjuhës dhe dore se te cilit janë te sigurte muslimanët ndërsa muhaxhir është ai, qe largohet nga ndalesat e Allahut". (Buhariu dhe Muslimi)
® Ndarja ne mendime nuk duhet shkatërruar marrëdhëniet tona. Selefi konsideronin se ndarja ne mendime me argumente do te thotë bashkim. Mu për këtë Imam Ahmedi kishte thënë per Is'hak b. Rahivejhin:
" لم يعبر الجسر إلى خراسان مثل إسحاق بن راهويه، وإن كان يخالفنا في أشياء، فإن الناس لم يزل يخالف بعضهم بعضاً
Nuk ka kaluar urën për ne Horasan askush si Is'hak Rahivejhi, edhe pse na kundërshton ne disa mendime ngase njerëzit vazhdojnë ta kundërshtojnë njeri tjetrin".
® Nuk duhet hakmarrur ndaj vëllait. Arabet jo rastësisht kane thënë se: "Falja është hakmarrja me e madhe". Vlen te përmendim këtu një ngjarje shume me rëndësi, qe ka ndodhur ne mes dy gjykatësve muslimanë, Seid b. Sulejman Mesahikiut, gjykatës malikit, dhe Ibni Imran Talhiut, te cilin e përshkruan Ibni Maxhishuni: "Seidi dëshmoi tek Ibni Imrani, i cili ishte ne cilësinë e gjykatësit por ky ia refuzoi dëshminë. Kur Seidi u be gjykatës, erdhi tek dëshmonte Ibni Imrani. Seidi e shikoi dëshminë e tij, mendoi pak dhe i tha ndihmësit te tij: Pranoja dëshminë ngase besimtari nuk hakmerret".
® Vëllain mos e ngrit me tepër se qe e meriton, ne mënyrë qe te jesh i sinqerte me te. Ka thënë Shafiu:
" ما رفعت أحداً فوق منزلته إلا وضع مني بقدر ما رفعت منه
Nuk me ka ndodhur ta kem ngritur dikë mbi atë, qe e meriton e pastaj te mos me ketë rënë poshtë aq sa e kam ngritur".
Përgatiti: Sedat Gani Islami
Burime kryesore te këtij punimi: http://www.alminbar.net/ & http://www.alimam.ws/
[1] Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani e ka konsideruar Sahih. Shih: Sahih Ibni Maxheh, 68
[2] Silsiletu's sahihah, 6/449
[3] Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Shejh Albani ne Sahihul xhamii, 1724, e ka cilësuar si autentik
[4] Transmeton Hakimi, i cili thotë se hadithi është sahih por Buhariu dhe Muslimi nuk e kane shënuar. Dhehebiu pajtohet se hadithi është autentik
[5] Muslimi, Ahhmedi, Tirmidhiu, Ebu Davudi dhe Ibni Maxheh
[6] Ebu Davudi, Tirmidhiu, Ibni Maxheh ndërsa Shejh Albani e ka konsideruar Sahih. Shih: Sahih Ibni Maxheh, 68
[7] Ahmedi, Tirmidhiu dhe Hakimi. Shejh Albani ne Sahihul xhamii, 1724, e ka cilësuar si autentik
[8] Transmeton Ibni Maxheh ndërsa hadithi është autentik. Shih: Silsiletus sahihah, 1492
[9] Sahihu Ve Daifu Suneni Ebi Davud, 547, hadithi është hasen-i mire
[10] Shejh Albani ne Sahihu dhilalil xhenneh, nr:6, thotë se hadithi është autentik
[11] Transmeton Tirmidhiu ndërsa Shejh Albani ne Sahihu ve Daifu Sunenit Tirmidhijj e ka cilësuar hasen- te mire
[12] Shejh Albani ne Sahihu'l xhamii, 961, citon se hadithi është autentik
[13] Ahmedi, Buhariu ne veprën "Edebul mufrd" dhe Hakimi
[14] Transmeton Ini Ebi Dunja ne "Kadaul havaixh" dhe Taberaniu ndërsa Shejh Albani e ka cilësuar hasen- te mirë