Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
METODOLOGJITË E PREDIKUESVE MUSLIMANË NË MISIONIN E TYRE

Dr. Sabir Ahmed Taha
 
Metodologjitë janë rruge dhe mënyra të të shprehurit të mendimeve, ndërsa në fushën e predikimit islam (da'we-s), metodologjia është mënyra dhe stili i kumtimit te mësimeve fetare nga predikuesi.
Metodologjitë e predikuesve muslimanë janë të përcaktuara ne ajetin kur'anor:
"ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira". (Nahl, 125)
Pra, metodologjia e predikuesve muslimanë fokusohet ne tri elemente themelore:
²    Urtësinë,
²    Këshillën e mirë, dhe
²    Dialogu i ndërsjellë dhe qëllimmirë.
Me dijetaret (shkollaret) përdorim metodën e urtësisë, me njerëzit e rëndomtë përdorim metodën e këshillës se mire ndërsa me polemizuesit përdorim dialogun e ndërsjellë dhe qëllimmirë.
Në vijim do te flasim pak me gjerësisht për secilën prej këtyre tri metodologjive.
 
Urtësia
 
Urtësia (el hikmehالحكمة ) ne aspektin gjuhësor do te thotë: (وضع الشيء في موضعه) ved'u'sh shej'i fi mevdiihi (vendosja e diç-it ne vendin e tij ose kryerja e gjerave siç duhet).
Urtësia është dhurate hyjnore, me te cilën gëzon Allahu kë të do prej pejgamberve dhe robërve te Tij te zgjedhur, siç thotë:
"يُؤْتِي الْحِكْمَةَ مَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُؤْتَ الْحِكْمَةَ فَقَدْ أُوتِيَ خَيْراً كَثِيراً وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّا أُولُو الْأَلْبَابِ
269. Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush". (Bekare, 269)
Megjithatë, predikuesi musliman ka mundësi ta përvetësoje urtësinë dhe ta mësojë atë me kusht qe te jete i sinqerte, ta kuptoje Kur'anin dhe Sunnetin si dhe t'i shoqëroje njerëzit e urte dhe te përfitojë prej tyre.
Ndërsa Urtësia ne terminologjinë e Da'we-s ka kuptimin qe:
أن يكون الداعي داعيا لدعوته فاهما لقصده عليما بأفضل الطرق المؤدية إلى الغرض على خير وجه
Predikuesi te jete thirrës i thirrjes (mesimeve-da'we-s) së tij, njohës i qëllimit te tij, përvetësues dhe njohes i metodave me te lehta dhe me te mira te mundshme, te cilat shpijnë tek caku-synimi i tij.
Urtësia në gjuhën e Kur'anit ka disa domethënie, si:
4     Këshillë dhe përkujtim. Thotë Allahu:
"وَاذْكُرُوا نِعْمَتَ اللَّهِ عَلَيْكُمْ وَمَا أَنْزَلَ عَلَيْكُمْ مِنَ الْكِتَابِ وَالْحِكْمَةِ يَعِظُكُمْ بِهِ
Përkujtoni të mirat e All-llahut ndaj jush edhe atë që ua shpalli Kur'anin dhe dispozitat e sheriatit me të cilat ju udhëzon". (Bekare, 231)
4     Te kuptuar dhe dituri. Thotë Allahu:
"يَا يَحْيَى خُذِ الْكِتَابَ بِقُوَّةٍ وَآتَيْنَاهُ الْحُكْمَ صَبِيّاً
12. O Jahja, merre librin me shumë kujdes, dhe ashtu Ne i dhamë atij urtësi kur ishte fëmijë". (Merjem, 12)
4     Pejgamberi (profetësi). Thotë Allahu:
"وَشَدَدْنَا مُلْكَهُ وَآتَيْنَاهُ الْحِكْمَةَ وَفَصْلَ الْخِطَابِ
20. Ne ia forcuam edhe sundimin atij, i dhamë mençuri dhe aftësi në gjykime". (Sad, 20)
4     Kur'ani dhe çudirat e mrekullitë e tij. Thotë Allahu:
"يُؤْتِي الْحِكْمَةَ مَنْ يَشَاءُ وَمَنْ يُؤْتَ الْحِكْمَةَ فَقَدْ أُوتِيَ خَيْراً كَثِيراً وَمَا يَذَّكَّرُ إِلَّا أُولُو الْأَلْبَابِ
269. Ai ia dhuron urtësinë atij që do, e kujt i është dhënë urtësia, atij pra i është dhuruar mirësi e madhe, përveç të mençurve këtë nuk e kupton kush". (Bekare, 269)
Disa shembuj të urtësisë nga Kur'ani dhe Sunneti
Sa i përket urtësive te Kur'anit ato janë shume ndërsa ne do te përmendim vetëm disa, sa për shembull e jo për përkufizim. Thotë Allahu:
"وَلَقَدْ آَتَيْنَا لُقْمَانَ الْحِكْمَةَ أَنِ اشْكُرْ لِلَّهِ وَمَنْ يَشْكُرْ فَإِنَّمَا يَشْكُرُ لِنَفْسِهِ وَمَنْ كَفَرَ فَإِنَّ اللَّهَ غَنِيٌّ حَمِيدٌ (12) وَإِذْ قَالَ لُقْمَانُ لِابْنِهِ وَهُوَ يَعِظُهُ يَا بُنَيَّ لَا تُشْرِكْ بِاللَّهِ إِنَّ الشِّرْكَ لَظُلْمٌ عَظِيمٌ (13) وَوَصَّيْنَا الْإِنْسَانَ بِوَالِدَيْهِ حَمَلَتْهُ أُمُّهُ وَهْنًا عَلَى وَهْنٍ وَفِصَالُهُ فِي عَامَيْنِ أَنِ اشْكُرْ لِي وَلِوَالِدَيْكَ إِلَيَّ الْمَصِيرُ (14) وَإِنْ جَاهَدَاكَ عَلَى أَنْ تُشْرِكَ بِي مَا لَيْسَ لَكَ بِهِ عِلْمٌ فَلَا تُطِعْهُمَا وَصَاحِبْهُمَا فِي الدُّنْيَا مَعْرُوفًا وَاتَّبِعْ سَبِيلَ مَنْ أَنَابَ إِلَيَّ ثُمَّ إِلَيَّ مَرْجِعُكُمْ فَأُنَبِّئُكُمْ بِمَا كُنْتُمْ تَعْمَلُونَ (15) يَا بُنَيَّ إِنَّهَا إِنْ تَكُ مِثْقَالَ حَبَّةٍ مِنْ خَرْدَلٍ فَتَكُنْ فِي صَخْرَةٍ أَوْ فِي السَّمَاوَاتِ أَوْ فِي الْأَرْضِ يَأْتِ بِهَا اللَّهُ إِنَّ اللَّهَ لَطِيفٌ خَبِيرٌ (16) يَا بُنَيَّ أَقِمِ الصَّلَاةَ وَأْمُرْ بِالْمَعْرُوفِ وَانْهَ عَنِ الْمُنْكَرِ وَاصْبِرْ عَلَى مَا أَصَابَكَ إِنَّ ذَلِكَ مِنْ عَزْمِ الْأُمُورِ (17) وَلَا تُصَعِّرْ خَدَّكَ لِلنَّاسِ وَلَا تَمْشِ فِي الْأَرْضِ مَرَحًا إِنَّ اللَّهَ لَا يُحِبُّ كُلَّ مُخْتَالٍ فَخُورٍ (18) وَاقْصِدْ فِي مَشْيِكَ وَاغْضُضْ مِنْ صَوْتِكَ إِنَّ أَنْكَرَ الْأَصْوَاتِ لَصَوْتُ الْحَمِيرِ (19)
12. Ne i patëm dhënë Llukmanit mençuri të përsosur (e i thamë): Të falënderosh All-llahun, e kush falënderon, e mira e atij falënderimi i takon atij, e kush refuzon (edhe ai e ka për vete), në të vërtetë, All-llahu nuk ka nevojë (për falënderimin e tij) pse Ai vetë është i lavdishëm.
13. (përkujtoju popullit tënd) Kur Llukmani duke e këshilluar, birit të vet i tha: "O djali im, mos i përshkruaj All-llahut shok, sepse idhujtaria është padrejtësi më e madhe!"
14. Ne njeriun e kemi urdhëruar për (sjellje të mira ndaj) prindit të vet, sepse nëna e vet atë e barti me mund pas mundi dhe pas dy viteve ia ndau gjinin. (E porositëm) Të jeshë mirënjohës ndaj Meje dhe ndaj dy prindërve tu, pse vetëm tek Unë është kthimi juaj.
15. E nëse ata të dy tentojnë që ti të më përshkruash Mua shok, për çka ti nuk ke kurrfarë fakti, atëherë mos i respekto ata, po në çështjet e jetës së kësaj bote të keshë mirëkuptim ndaj tyre, e ti ndiqe rrugën e atij që është i kthyer kah Unë, mandej kthimi juaj është tek Unë, e Unë do t'ju njoftoj për atë që keni punuar.
16. O djali im, s'ka dyshim se edhe nëse ajo (vepra) peshon sa kokrra e lirit, e të jetë e fshehur në rrasë guri, ose në qiej apo në tokë, All-llahu do ta sjellë atë, se All-llahu është i butë dhe hollësisht i informuar.
17. O djali im, fale namazin, urdhëro për punë të mira, e ndalo nga të këqijat, përballo me durim çdo gjë që të godet, vërtet, këto janë nga çështjet më të preferuara.
18. Dhe mos shtrembëro fytyrën tënde prej njerëzve, mos ec nëpër tokë kryelartë, se All-llahu nuk e do asnjë mendjemadh e që shumë lavdërohet.
19. Të jesh i matur në ecjen tënde, ule zërin tënd, se zëri më i egër është zëri i gomarit". (Llukman, 12-19)
Ndërsa sa i përket urtësive te Sunnetit, ato janë më shume se sa qe mund t'i numërojmë. Kurejshët kishin një respekt te veçante për Husajnin kështu qe e dërguan t'i fliste Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam përkitazi me misionin e tij ndoshta do te heq dore prej tij e ata do te "shpëtojnë". Kur Husajni erdhi tek Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, ai urdhëroi qe ta nderonin dhe iu tha shokëve te vet: Lirojani rrugën këtij plaku.
Husajni: Çfarë është kjo qe kam dëgjuar për ty, qe përmend me te keq dhe fyen e nënçmon zotat tonë?
Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam: O Husajn! Sa zota i adhuron?
Husajni: Shtate ne toke dhe Një në qiell.
Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam: Kur te godet fatkeqësia dhe e keqja kë e lut?
Husajni: E lus Atë, qe është ne qiell.
Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam: Kur te shkatërrohet pasuria ke e lut?
Husajni: Atë, qe është ne qiell.
Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam: Ai pot e përgjigjet (plotëson nevojat tuaja) vetëm ndërsa ti i shoqëron shok. Pranoje Islamin dhe shpëto.
Husajni e pranoi Islamin kështu qe Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam urdhëroi ta përcjellin deri tek shtëpia e tij.
Misionari i suksesshëm mysliman arrin atë, qe tjetri nuk mund ta arrije dhe atë me shume pak mund te derdhur dhe shume rezultat te vjelur.
 
Këshilla e mirë
 
Këshilla (el mew'idhah الموعظة), gjuhësisht, do te thotë: Këshillim dhe përkujtim për fundin (rezultatin) e çështjeve-gjerave. Thuhet:
السعيد من اتعظ بغيره و الشقي من اتعظ به غيره
I lumtur është ai, qe merr mësim nga pësimi i te tjerëve ndërsa i humbur (dëshpëruar) është ai, qe prej pësimit te tij, marrin mësim te tjerët.
Ndërsa në terminologjinë e predikuesve muslimanë, Këshilla e mirë, është fjala e vërtet, e cila zbut zemrat, ndikon ne to si dhe shëron shpirtrat e trazuar e te humbur. Por, për te qene këshilla e mire produktive dhe e efektshme, patjetër duhet t'i plotësojë disa kritere:
„     Te jete produkt e sinqeritetit,
„     T'i përshtatet atij, qe i thuhet këshilla,
„     Te thuhet ne vetmi, nëse është vetëm një person, apo aludim, nëse është grup,
„     Largimi nga gjuha boshe dhe shprehjet filozofike,
„     Te jepet këshilla me një stil tërheqës dhe stimulues, dhe
„     Ai, qe e thërrasim, te dihet i sigurte se ne ia japim këshille vëllazërore dhe te mire. 
Disa shembuj të këshillës së mirë nga Kur'ani dhe Sunneti
Kur Allahu i Madhëruar urdhëroi Musain dhe Harunin, alejhima's selam, te shkojnë tek faraoni, iu tha:
" اذْهَبْ أَنْتَ وَأَخُوكَ بِآَيَاتِي وَلَا تَنِيَا فِي ذِكْرِي (42) اذْهَبَا إِلَى فِرْعَوْنَ إِنَّهُ طَغَى (43) فَقُولَا لَهُ قَوْلًا لَيِّنًا لَعَلَّهُ يَتَذَكَّرُ أَوْ يَخْشَى
42. Shko me argumentet e Mia, ti dhe vëllai yt, e mos e hiqni prej kujdesit të përmendurit ndaj Meje. 43. Shkoni që të dy te faraoni, se ai vërtet e ka tepruar.44. Atij i thuani fjalë të buta, ndoshta ai mendohet a frikësohet".  (Taha, 42-44)
Allahu urdhëroi Musain dhe Harunin qe te jene te bute ne fjale, dhe vërtet, kështu veprohet suksesshëm me tiranë, siç ishte faraoni. Musai e ftoi faraonin ne besim, islam, por ai refuzoi me pretekst se kinse ai edukoi dhe rriti atë ne pallatin e vet. Përgjigja e Musait, alejhi's selam ishte e qarte dhe e bute, duke ia përkujtuar faraonit se edukimi i tij ne pallatin e tij nuk ka qene veçse rezultat i prere i robërimit te izraeliteve, qe edhe vet ishte prej tyre  dhe i dërguar i tyre. Thotë Allahu:
" وَإِذْ نَادَى رَبُّكَ مُوسَى أَنِ ائْتِ الْقَوْمَ الظَّالِمِينَ (10) قَوْمَ فِرْعَوْنَ أَلَا يَتَّقُونَ (11) قَالَ رَبِّ إِنِّي أَخَافُ أَنْ يُكَذِّبُونِ (12) وَيَضِيقُ صَدْرِي وَلَا يَنْطَلِقُ لِسَانِي فَأَرْسِلْ إِلَى هَارُونَ (13) وَلَهُمْ عَلَيَّ ذَنْبٌ فَأَخَافُ أَنْ يَقْتُلُونِ (14) قَالَ كَلَّا فَاذْهَبَا بِآَيَاتِنَا إِنَّا مَعَكُمْ مُسْتَمِعُونَ (15) فَأْتِيَا فِرْعَوْنَ فَقُولَا إِنَّا رَسُولُ رَبِّ الْعَالَمِينَ (16) أَنْ أَرْسِلْ مَعَنَا بَنِي إِسْرَائِيلَ (17) قَالَ أَلَمْ نُرَبِّكَ فِينَا وَلِيدًا وَلَبِثْتَ فِينَا مِنْ عُمُرِكَ سِنِينَ (18) وَفَعَلْتَ فَعْلَتَكَ الَّتِي فَعَلْتَ وَأَنْتَ مِنَ الْكَافِرِينَ (19) قَالَ فَعَلْتُهَا إِذًا وَأَنَا مِنَ الضَّالِّينَ (20) فَفَرَرْتُ مِنْكُمْ لَمَّا خِفْتُكُمْ فَوَهَبَ لِي رَبِّي حُكْمًا وَجَعَلَنِي مِنَ الْمُرْسَلِينَ (21) وَتِلْكَ نِعْمَةٌ تَمُنُّهَا عَلَيَّ أَنْ عَبَّدْتَ بَنِي إِسْرَائِيلَ (22)
10. (Përkujto) Kur Zoti yt e thirri Musain: "Të shkosh tek ai popull zullumqar!"
11. Populli i faraonit, a nuk janë duke u frikësuar (dënimit)?
12. Ai (Musai) tha: "Zoti im, kam frikë se do të më trajtojnë si gënjeshtar.
13. Do të më shtrëngohet kraharori (shpirti) im dhe nuk do të më leshohet gjuha ime (të flas rrjedhshëm), andaj dërgoje (bëre pejgamber) Harunin.
14. Madje unë kam një faj ndaj tyre, e kam frikë se do të më mbysin (për hakmarrje)!"
15. Ai (All-llahu) tha: "Kurrsesi (nuk do të mbysin), po shkoni ju të dy me argumentet Tona. Ne jemi me ju vështrues tuaj (ju dëgjojmë e ju ndihmojmë).
16. Shkoni dhe faraonit thuani: "Ne jemi të dërguar nga Zoti i të gjitha botëve.
17. T'i lejosh beni israilët të vijnë me ne!"
18. Ai (faraoni) tha: "A nuk të rritëm ty si fëmijë në mesin tonë, ku i kalove disa vjet të jetës sate.
19. Dhe ti e bëre atë punën tënde që e bëre, pra ti je mohues (i të mirave që t'i bëmë).
20. (Musai) Tha: "E bëra atë, atëherë kur isha i pavetëdijshëm.
21. Andaj edhe ika prej jush kur u frikësova nga ju, e Zoti im më dhuroi urtësi dhe më bëri nga të dërguarit.
22. Më përmend atë të mirë që ma bëre mua, e ti i robërove beni israilët!". (Shuara, 10-22)
Kur'ani përmend edhe këshillën e mire te Shuajbit, alejhi's selam i cili popullin e vet e stimuloi për te mirat, e iu tha:
" بَقِيَّتُ اللَّهِ خَيْرٌ لَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ مُؤْمِنِينَ وَمَا أَنَا عَلَيْكُمْ بِحَفِيظٍ
86. Atë pjesë që ua lejoi All-llahu është shumë më e mirë për ju, nëse jeni besimtarë, e unë nuk jam roje juaj!". (Hud, 86)
Ai po ashtu iu tha:
" وَإِلَى مَدْيَنَ أَخَاهُمْ شُعَيْباً قَالَ يَا قَوْمِ اعْبُدُوا اللَّهَ مَا لَكُمْ مِنْ إِلَهٍ غَيْرُهُ وَلا تَنْقُصُوا الْمِكْيَالَ وَالْمِيزَانَ إِنِّي أَرَاكُمْ بِخَيْرٍ وَإِنِّي أَخَافُ عَلَيْكُمْ عَذَابَ يَوْمٍ مُحِيطٍ
84. Edhe Medjenit (i dërguam) vëllain e tyre Shuajbin që ju tha: "O popull im, adhurojeni All-llahun, ju nuk keni zot tjetër pos Tij, mos matni as mos peshoni mangut, unë po shoh se jeni në gjendje të mirë jetësore, pra unë po frikësohem për ju nga dënimi që do t'ju përfshijë një ditë!". (Hud, 84)
Ndërsa sa iu përket këshillave te mira nga sunneti, Imam Muslimi transmeton ne Sahihun e tij nga Enes b. Maliku se:
" بَيْنَمَا نَحْنُ فِي الْمَسْجِدِ مَعَ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ إِذْ جَاءَ أَعْرَابِيٌّ فَقَامَ يَبُولُ فِي الْمَسْجِدِ فَقَالَ أَصْحَابُ رَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ مَهْ مَهْ قَالَ قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لَا تُزْرِمُوهُ دَعُوهُ فَتَرَكُوهُ حَتَّى بَالَ ثُمَّ إِنَّ رَسُولَ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ دَعَاهُ فَقَالَ لَهُ إِنَّ هَذِهِ الْمَسَاجِدَ لَا تَصْلُحُ لِشَيْءٍ مِنْ هَذَا الْبَوْلِ وَلَا الْقَذَرِ إِنَّمَا هِيَ لِذِكْرِ اللَّهِ عَزَّ وَجَلَّ وَالصَّلَاةِ وَقِرَاءَةِ الْقُرْآنِ أَوْ كَمَا قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ قَالَ فَأَمَرَ رَجُلًا مِنْ الْقَوْمِ فَجَاءَ بِدَلْوٍ مِنْ مَاءٍ فَشَنَّهُ عَلَيْهِ 
Derisa ishim duke ndejtur n xhami, erdhi një malësor dhe urinoi ne xhami. Ndal! Ndal!- thanë shokët e te dërguarit te Allahut por i dërguari i Allahu tha: Mos e pengoni por lëreni (ta kryej atë), kështu qe ata nuk e penguan. Pastaj e thirri atë Pejgamberi, alejhi's selam dhe i tha: Këto xhami nuk janë për urine dhe hedhurina (ndyrësi tjera), por janë për përkujtimin e Allahut, namazin, leximin e Kur'anit. Ose (dyshon ne rrëfimin tekstual transmetuesi) siç ka thënë Pejgamberi, alejhi's selam. Pastaj urdhëroi një njeri qe te sillte një kove ujë, qe e derdhi mbi vendin e urinuar".
Këshilla e mire prek thelle zemrën e atij qe e fton, ia bën të dashur kthimin tek feja e Allahut, dhe kështu, predikuesit muslimanë me këshillë te mire zgjojnë shpirtin nga neglizhenca.
 
Polemika e ndërsjellë
 
Polemika është dialog apo kundërshtim i dy palëve me argumente. Ndërsa në fushën apo rrafshin e Da'wes, polemika është definuar me definicione te ndryshme, si:
Ü     Fakte verbale (dëshmi gojore) te predikuesit për bindjen e palës tjetër për te besuar ne mësimet - teoritë e tij.
Ü     Zhvleftësimi i mendimit te tjetrit me argumente apo dëshmi.
Llojet e polemikës
Dijetaret muslimanë polemiken e kane ndare ne:
©     polemike te pëlqyer, dhe
©     polemike te urryer.
Polemike e pëlqyer është ajo, qe synon arritjen e realitetit dhe se vërtetës si dhe përkrahjen e tyre. Kjo polemike behet me një stil të pranuar dhe adekuat. Mu për këtë, Allahu lëvdoi këtë stil e tha:
"ادْعُ إِلَى سَبِيلِ رَبِّكَ بِالْحِكْمَةِ وَالْمَوْعِظَةِ الْحَسَنَةِ وَجَادِلْهُمْ بِالَّتِي هِيَ أَحْسَنُ
125. Ti (Muhammed) thirr për në rrugën e Zotit tënd me urtësi e këshillë të mirë dhe polemizo me ata (kundërshtarët) me atë mënyrë që është më e mira". (Nahl, 125)
Kjo lloj polemike kërkon nga predikuesi qe palën tjetër ta beje te sigurte se qe te dy, janë dy udhëtarë për tek e vërteta dhe se predikuesi nderon personalitetin dhe idetë e tij.
Ndërsa sa i përket polemikes se urryer, është ajo qe vjen si rezultat i mërisë, inatit dhe armiqësisë, që nuk synon te vërtetën. Allahu e urreu këtë lloj polemike e tha:
"مَا يُجَادِلُ فِي آيَاتِ اللَّهِ إِلَّا الَّذِينَ كَفَرُوا فَلا يَغْرُرْكَ تَقَلُّبُهُمْ فِي الْبِلادِ
4. Rreth argumenteve të All-llahut nuk kundërshton kush, pos atyre që nuk besuan; pra ty të mos mashtrojë lëvizja e tyre nëpër qytete". (Gafir, 4)
"يُجَادِلُونَكَ فِي الْحَقِّ بَعْدَ مَا تَبَيَّنَ كَأَنَّمَا يُسَاقُونَ إِلَى الْمَوْتِ وَهُمْ يَنْظُرُونَ
6. Bëjnë polemikë me ty për të vërtetën pasi që e kishin të qartë (se ti vepron me lejen e Zotit) sikur meqenëse shtyheshin në vdekje të sigurt". (Enfal, 6)
Kjo lloj polemike ose është polemike pa dituri, siç thotë Allahu:
"إِنَّ الَّذِينَ يُجَادِلُونَ فِي آيَاتِ اللَّهِ بِغَيْرِ سُلْطَانٍ أَتَاهُمْ إِنْ فِي صُدُورِهِمْ إِلَّا كِبْرٌ مَا هُمْ بِبَالِغِيهِ فَاسْتَعِذْ بِاللَّهِ إِنَّهُ هُوَ السَّمِيعُ الْبَصِيرُ
56. Ata që kundërshtojnë shpalljen e All-llahut pa pasur argument, nuk kanë tjetër në zemrat e tyre vetëm se një mendjemadhësi, me të cilën nuk do t'ia arrijnë qëllimit, e ti kërko mbrojtje te All-llahu, se Ai të gjitha i dëgjon dhe i sheh". (Gafir, 56)
Ose është polemike për ta përkrahur te kotën dhe refuzuar te vërtetën, siç thotë Allahu:
"وَجَادَلُوا بِالْبَاطِلِ لِيُدْحِضُوا بِهِ الْحَقَّ
dhe e luftoi me çështje të kota, ashtu që me ato deshi ta likuidojë të vërtetën". (Gafir, 5)
Shembuj nga polemikat e ndërsjella
Kur'ani me stilin e tij ta paarritshëm përmirësonte botëkuptimet e gabuara te dashakëqijve, polemizuesve dhe mohuesve. Kjo vërehet qarte sidomos ne polemikat e popujve me pejgamberët e tyre. Ja diç nga kjo:
1. Ibrahimi, alejhi's selam polemizoi me popullin e tij, te cilët adhuronin yjet dhe te cilët Ibrahimi, alejhi's selam i thirri ta adhuronin vetëm Allahu, dhe këtë, nëpërmjet studimit te thukte dhe meditimit te thelluar, gjë, qe shtyn te besojnë se yjet nuk e meritojnë adhurimin dhe se janë te krijuar dhe se ata kane Krijues. Allahu e përshkroi këtë e tha:
"وَكَذَلِكَ نُرِي إِبْرَاهِيمَ مَلَكُوتَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَلِيَكُونَ مِنَ الْمُوقِنِينَ (75) فَلَمَّا جَنَّ عَلَيْهِ اللَّيْلُ رَأَى كَوْكَبًا قَالَ هَذَا رَبِّي فَلَمَّا أَفَلَ قَالَ لَا أُحِبُّ الْآَفِلِينَ (76) فَلَمَّا رَأَى الْقَمَرَ بَازِغًا قَالَ هَذَا رَبِّي فَلَمَّا أَفَلَ قَالَ لَئِنْ لَمْ يَهْدِنِي رَبِّي لَأَكُونَنَّ مِنَ الْقَوْمِ الضَّالِّينَ (77) فَلَمَّا رَأَى الشَّمْسَ بَازِغَةً قَالَ هَذَا رَبِّي هَذَا أَكْبَرُ فَلَمَّا أَفَلَتْ قَالَ يَا قَوْمِ إِنِّي بَرِيءٌ مِمَّا تُشْرِكُونَ (78) إِنِّي وَجَّهْتُ وَجْهِيَ لِلَّذِي فَطَرَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ حَنِيفًا وَمَا أَنَا مِنَ الْمُشْرِكِينَ  
75. E kështu Ibrahimit ia mundësuam t'i shohë madhësitë e qiejve e të tokës për t'u bërë edhe më i bindur.
76. E kur atë e mbuloi nata, ai e pa një yll e tha: "Ky është Zoti im!" E kur u zhduk ai (perëndoi) tha:" Unë nuk i dua ata që humben".
77. Kur e pa hënën të posalindur tha: "Ky është Zoti im! e kur perëndoi ajo, tha: "Nëse Zoti im nuk më udhëzon, unë do të jem prej njerëzve të humbur!"
78. Kur e pa diellin të lindur, tha: "Ky është Zoti im, ky është i madh!" e kur ai perëndoi, tha: "O populli im, unë jam i pastër nga ajo që ju i shoqëroni!"
79. Unë me veten time i drejtohem Atij që krijoi qiejt e tokën, larg besimeve të tjera; unë nuk jam prej atyre që i përshkruajnë shok!". (En'am, 75-79)
Ibrahimi, alejhi's selam arriti ta zhvleftësonte besimin ne hyjninë e yjeve dhe planetëve dhe atë me fakte dhe dëshmi te qarta. Ai sqaroi se këto planete, qe vrojtohen, nuk meritojnë adhurim ngase ato janë te krijuara, i nënshtrohen një rregulli, qe i bën të lindin e perëndojnë ne kohe te caktuar ndërsa Zoti i vërtet, Ai nuk përfundon kurrë.
Kështu veproi edhe me ata, qe adhuronin putat, për çka thotë Allahu:
"وَلَقَدْ آَتَيْنَا إِبْرَاهِيمَ رُشْدَهُ مِنْ قَبْلُ وَكُنَّا بِهِ عَالِمِينَ (51) إِذْ قَالَ لِأَبِيهِ وَقَوْمِهِ مَا هَذِهِ التَّمَاثِيلُ الَّتِي أَنْتُمْ لَهَا عَاكِفُونَ (52) قَالُوا وَجَدْنَا آَبَاءَنَا لَهَا عَابِدِينَ (53) قَالَ لَقَدْ كُنْتُمْ أَنْتُمْ وَآَبَاؤُكُمْ فِي ضَلَالٍ مُبِينٍ (54) قَالُوا أَجِئْتَنَا بِالْحَقِّ أَمْ أَنْتَ مِنَ اللَّاعِبِينَ (55) قَالَ بَلْ رَبُّكُمْ رَبُّ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ الَّذِي فَطَرَهُنَّ وَأَنَا عَلَى ذَلِكُمْ مِنَ الشَّاهِدِينَ (56) وَتَاللَّهِ لَأَكِيدَنَّ أَصْنَامَكُمْ بَعْدَ أَنْ تُوَلُّوا مُدْبِرِينَ (57) جَعَلَهُمْ جُذَاذًا إِلَّا كَبِيرًا لَهُمْ لَعَلَّهُمْ إِلَيْهِ يَرْجِعُونَ (58) قَالُوا مَنْ فَعَلَ هَذَا بِآَلِهَتِنَا إِنَّهُ لَمِنَ الظَّالِمِينَ (59) قَالُوا سَمِعْنَا فَتًى يَذْكُرُهُمْ يُقَالُ لَهُ إِبْرَاهِيمُ (60) قَالُوا فَأْتُوا بِهِ عَلَى أَعْيُنِ النَّاسِ لَعَلَّهُمْ يَشْهَدُونَ (61) قَالُوا أَأَنْتَ فَعَلْتَ هَذَا بِآَلِهَتِنَا يَا إِبْرَاهِيمُ (62) قَالَ بَلْ فَعَلَهُ كَبِيرُهُمْ هَذَا فَاسْأَلُوهُمْ إِنْ كَانُوا يَنْطِقُونَ (63) فَرَجَعُوا إِلَى أَنْفُسِهِمْ فَقَالُوا إِنَّكُمْ أَنْتُمُ الظَّالِمُونَ (64) ثُمَّ نُكِسُوا عَلَى رُءُوسِهِمْ لَقَدْ عَلِمْتَ مَا هَؤُلَاءِ يَنْطِقُونَ (65) قَالَ أَفَتَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ مَا لَا يَنْفَعُكُمْ شَيْئًا وَلَا يَضُرُّكُمْ (66) أُفٍّ لَكُمْ وَلِمَا تَعْبُدُونَ مِنْ دُونِ اللَّهِ أَفَلَا تَعْقِلُونَ (67) قَالُوا حَرِّقُوهُ وَانْصُرُوا آَلِهَتَكُمْ إِنْ كُنْتُمْ فَاعِلِينَ (68) قُلْنَا يَا نَارُ كُونِي بَرْدًا وَسَلَامًا عَلَى إِبْرَاهِيمَ (69) وَأَرَادُوا بِهِ كَيْدًا فَجَعَلْنَاهُمُ الْأَخْسَرِينَ    
51. Ne ia dhamë Ibrahimit herët të mbarën, sepse Ne e kemi njohur mirë atë (ia dhamë të mbarën se e meritoi).
52. Kur ai babait dhe popullit të vet u tha: "ا'janë këto statuja që i adhuroni?"
53. Ata thanë: "I gjetëm të parët tanë, që po i adhuronin".
54. Ai u tha: "Edhe të parët tuaj e edhe ju qartë ishit të humbur!"
55. Ata thanë: "Me gjithë mend e ke apo mos po tallesh!"
56. Atëherë ai tha: "Jo, por Zoti juaj është Zot i qiejve e i tokës, është Ai që i krijoi ato, ndërsa unë jam dëshmues për këtë!"
57. Pasha All-llahun, posa të largoheni ju, unë kam për t'ia bërë atë që duhet statujave tuaja!
58. Dhe i bëri ato copë-copë, përveç një më të madhes që e kishin ata e me shpresë se atij do t'i drejtohen (për ta kuptuar se kush i theu).
59. (Kur u kthyen i panë) Ata thanë: "Kush e bëri këtë me zotat tanë? Ai na qenka kriminel!"
60. (pastaj) Thanë: "Kemi dëgjuar për një djalosh që i përqeshte ato, të cilit i thonin Ibrahim".
61. Ata thanë: "Silleni atë këtu në sy të njerëzve që ta shohin (e ta dënojmë)".
62. I thanë: "A e bëre ti këtë me zotat tanë, o Ibrahim?"
63. Ai tha: "Jo, por atë e bëri i madhi i tyre, ju pyeteni ata nëse janë që flasin?"
64. Ata u ndalën e u menduan me veten, e dikush tha: "Vërtet, ju jeni mu ata të gabuarit (pse adhuronit gjëra të kota)".
65. Mirëpo, pastaj e shoshitën këtë gjë në kokat e tyre (u kthyen nga bindja në kokëfortësi) dhe thanë: "Po ti e ke ditur se këta nuk flasin!"
66. Ai tha: "A po adhuroni pra në vend të All-llahut asish që nuk u sjellin kurrfarë dobie as dëmi?"
67. Medet për ju dhe për ata që i adhuroni, pos All-llahut, po a nuk po kuptoni?"
68. Atëherë ata thanë: "Digjeni atë (Ibrahimin) dhe ndihmoni zotat tuaj, nëse doni t'u ndihmoni!"
69. Po Ne i thamë: "O zjarr, bëhu i ftohtë dhe shpëtim për Ibrahimin!"
70. Ata deshën t'i bëjnë atij (Ibrahimit) kurth, po Ne ata i bëmë më të dështuarit". (Enbija, 51-70)
2. Polemika e pabesimtarëve me Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam. Pabeismtarët, armiqtë dhe te inatosurit shpeshherë polemizonin me Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam dhe atë për gjera te shumta, si:
²    Polemizuan për ekzistimin e Allahut, siç thotë Allahu:
" وَمِنَ النَّاسِ مَنْ يُجَادِلُ فِي اللَّهِ بِغَيْرِ عِلْمٍ وَيَتَّبِعُ كُلَّ شَيْطَانٍ مَرِيدٍ
3. Ka ndonjë nga njerëzit që kundërshton në çështjet rreth All-llahut, pa kurrfarë dije dhe ndjek çdo djall të mbrapshtë". (Haxh, 3).
Meqë ekzistimi i Allahut është çështje me rëndësi, Kur'ani këtyre njerëzve me zemra te sëmura iu solli argumente ne horizont, natyre, madje edhe ne vet qenien e tyre, siç thotë Allahu:
" قُلِ انْظُرُوا مَاذَا فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَمَا تُغْنِي الْآياتُ وَالنُّذُرُ عَنْ قَوْمٍ لا يُؤْمِنُونَ
101. Thuaj: "Vështroni me vëmendje çka ka (nga argumentet) në qiej e në tokë. Po argumentet dhe qortimet nuk bëjnë dobi ndaj një populli që nuk beson". (Junus, 101),
" أَلَمْ نَجْعَلِ الْأَرْضَ مِهَادًا (6) وَالْجِبَالَ أَوْتَادًا (7) وَخَلَقْنَاكُمْ أَزْوَاجًا (8) وَجَعَلْنَا نَوْمَكُمْ سُبَاتًا (9) وَجَعَلْنَا اللَّيْلَ لِبَاسًا (10) وَجَعَلْنَا النَّهَارَ مَعَاشًا (11) وَبَنَيْنَا فَوْقَكُمْ سَبْعًا شِدَادًا (12) وَجَعَلْنَا سِرَاجًا وَهَّاجًا (13) وَأَنْزَلْنَا مِنَ الْمُعْصِرَاتِ مَاءً ثَجَّاجًا (14) لِنُخْرِجَ بِهِ حَبًّا وَنَبَاتًا (15) وَجَنَّاتٍ أَلْفَافًا
6. A nuk e bëmë Ne tokën të përshtatshme (për jetë),
7. Ndërsa kodrat shtylla?
8. Dhe Ne ju krijuam juve në çifte.
9. Dhe gjumin tuaj ua bëmë për pushim.
10. Dhe natën ua bëmë mbulesë (si rrobat).
11. Ndërsa ditën e bëmë për gjallërim.
12. Dhe Ne kemi ndërtuar mbi ju një shtatëshe të fortë.
13. Dhe kemi vënë ndriçuesin që flakëron.
14. Dhe prej reve të shtrydhura kemi lëshuar shi të madh.
15. Që me të të rrisim drithëra e bimë.
16. Edhe kopshte të dendura palë mbi palë". (Nebe', 6-16)
²    Polemizuan përkitazi me ringjalljen, saqë njeri prej pabesimtarëve, Ubej b. Halefi ia kishte sjellur Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam një shembull me një asht-kocke, qe ishte kalbur dhe shprishur, për te dëshmuar –kinse- pamundësinë e ringjalljes, dhe i kishte thënë:
"O Muhammed! A mendon se Allahu mund ta ringjall këtë kocke pasi qe është prishur dhe kalbur?!
Tha: نعم, و يُدخلك النارَ Po, edhe ty të dërgon në ferr". Allahu përkitazi me këtë shpalli:
" وَضَرَبَ لَنَا مَثَلًا وَنَسِيَ خَلْقَهُ قَالَ مَنْ يُحْيِي الْعِظَامَ وَهِيَ رَمِيمٌ (78) قُلْ يُحْيِيهَا الَّذِي أَنْشَأَهَا أَوَّلَ مَرَّةٍ وَهُوَ بِكُلِّ خَلْقٍ عَلِيمٌ (79) الَّذِي جَعَلَ لَكُمْ مِنَ الشَّجَرِ الْأَخْضَرِ نَارًا فَإِذَا أَنْتُمْ مِنْهُ تُوقِدُونَ (80) أَوَلَيْسَ الَّذِي خَلَقَ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضَ بِقَادِرٍ عَلَى أَنْ يَخْلُقَ مِثْلَهُمْ بَلَى وَهُوَ الْخَلَّاقُ الْعَلِيمُ (81)
78. Ai na solli Neve shembull, e harroi krijimin e vet e tha: "Kush i ngjall eshtrat duke qenë ata të kalbur? "
79. Thuaj: "I ngjall Ai që i krijoi për herë të parë, e Ai është shumë i dijshëm për çdo krijim.
80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni".
81. A nuk është i fuqishëm Ai, që krijoi qiejt e tokën, të krijojë njerëz sikundër që i krijoi ata? Po, Ai është krijuesi, i dijshmi". (Jasin, 78-81)
Kur'ani këtyre burravecave iu solli argumente për ringjalljen në forma te ndryshme:
4                 Analogjia e krijimit te dyte duke u bazuar në të parin. Thotë Allahu:
" وَهُوَ الَّذِي يَبْدأُ الْخَلْقَ ثُمَّ يُعِيدُهُ وَهُوَ أَهْوَنُ عَلَيْهِ وَلَهُ الْمَثَلُ الْأَعْلَى فِي السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ وَهُوَ الْعَزِيزُ الْحَكِيمُ
27. Dhe Ai është që e shpik jetën dhe pastaj e përsërit atë, e ajo (përsëritja) është edhe më e lehtë për Te (sipas mendimit tuaj). Shëmbëlltyra më e lartë është vetëm e Tij në qiej e në tokë dhe Ai është mbizotëruesi, i urti". (Rrum, 27)
4                 Analogjia e krijimit te zjarrit nga druri i njome. Thotë Allahu:
" الَّذِي جَعَلَ لَكُمْ مِنَ الشَّجَرِ الْأَخْضَرِ نَاراً فَإِذَا أَنْتُمْ مِنْهُ تُوقِدُونَ
80. Ai që prej drurit të gjelbër ju bëri zjarrin, e ju prej tij ndezni". (Jasin, 80)
4                 Argumentimi nëpërmjet fazave te krijimit, siç thotë Allahu:
"يَا أَيُّهَا النَّاسُ إِنْ كُنْتُمْ فِي رَيْبٍ مِنَ الْبَعْثِ فَإِنَّا خَلَقْنَاكُمْ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ مِنْ نُطْفَةٍ ثُمَّ مِنْ عَلَقَةٍ ثُمَّ مِنْ مُضْغَةٍ مُخَلَّقَةٍ وَغَيْرِ مُخَلَّقَةٍ لِنُبَيِّنَ لَكُمْ وَنُقِرُّ فِي الْأَرْحَامِ مَا نَشَاءُ إِلَى أَجَلٍ مُسَمّىً ثُمَّ نُخْرِجُكُمْ طِفْلاً ثُمَّ لِتَبْلُغُوا أَشُدَّكُمْ وَمِنْكُمْ مَنْ يُتَوَفَّى وَمِنْكُمْ مَنْ يُرَدُّ إِلَى أَرْذَلِ الْعُمُرِ لِكَيْلا يَعْلَمَ مَنْ بَعْدِ عِلْمٍ شَيْئاً وَتَرَى الْأَرْضَ هَامِدَةً فَإِذَا أَنْزَلْنَا عَلَيْهَا الْمَاءَ اهْتَزَّتْ وَرَبَتْ وَأَنْبَتَتْ مِنْ كُلِّ زَوْجٍ بَهِيجٍ
5. O ju njerëz, nëse dyshoni për ringjalljen, atëherë (mendoni krijimin tuaj që) Ne u krijuam ju prej dheu, pastaj prej uji, pastaj prej një gjaku të ngjizur, pastaj prej një sa kafshatë mishi, që është krijesë e formuluar ose e paformuluar, në mënyrë që t'ju sqarojmë. Ndërsa atë që e dëshirojmë Ne, e përqëndrojmë në mitër deri në një afat të caktuar, e mandej u nxjerrim foshnje dhe ashtu të arrini pjekurinë tuaj. Ka që dikush prej jush vdes herët, e dikush të jetojë deri në pleqëri të thellë, në mënyrë që të mos dijë asgjë nga dija që ka pasur. E ti e sheh tokën e tharë - të vdekur, e kur Ne ia lëshojmë asaj ujin ajo gjallërohet, shtohet dhe nga të gjitha llojet rritë bimë të këndshme". (Haxh, 5)
3. Polemika e te krishterëve përkitazi me Isain, alejhi's selam. Të krishterët e Nexhranit kishin zhvilluar një polemike me Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam duke e akuzuar:
Përse ti po e shan, fyen dhe mallkon zotin tonë?
Pse çfarë kam thënë unë –pyeti Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam?
Thane: Ti ke thënë se ai është rob dhe i dërguar i Zotit.
Tha: Po, ai është rob dhe i dërguar i Allahut dhe fjale-frymëzim i Allahut i hedhur ne Merjemen.
A ke pare ndonjëherë njeri pa baba? –pyeten te hidhëruar.
Allahu shpalli ajetin:
"إِنَّ مَثَلَ عِيسَى عِنْدَ اللَّهِ كَمَثَلِ آدَمَ خَلَقَهُ مِنْ تُرَابٍ ثُمَّ قَالَ لَهُ كُنْ فَيَكُونُ
59. Vërtet, çështja e Isait (të lindur pa baba) tek All-llahu është sikurse çështja e Ademit. Atë e krijoi Ai nga dheu, e pastaj atij i tha: "Bëhu"! ai u bë". (Ali Imran, 59)
Kur e tepruan ne polemike, Pejgamberi, alejhi's salatu ves selam iu tha: Le te vije secili prej nesh ne bijtë dhe gratë e tij e te bashkohemi ne një vend dhe ta lusim Allahun qe mallkimin e Tij ta derdh mbi gjeshtarët. Thotë Allahu:
"فَمَنْ حَاجَّكَ فِيهِ مِنْ بَعْدِ مَا جَاءَكَ مِنَ الْعِلْمِ فَقُلْ تَعَالَوْا نَدْعُ أَبْنَاءَنَا وَأَبْنَاءَكُمْ وَنِسَاءَنَا وَنِسَاءَكُمْ وَأَنْفُسَنَا وَأَنْفُسَكُمْ ثُمَّ نَبْتَهِلْ فَنَجْعَلْ لَعْنَتَ اللَّهِ عَلَى الْكَاذِبِينَ
61. E kush të kundërshton ty në çështjen e tij (Isait) pasi të është bërë e ditur e vërteta, ti thuaj: "Ejani i thërrasim bijtë tanë dhe bijtë tuaj, gratë tona dhe gratë tuaja, vetë ne dhe vetë ju, mandej sinqerisht të lutemi për mallkim, dhe mallkimin nga ana e All-llahut ta hedhim kundër gënjeshtarëve". (Ali Imran, 61)
E lanë takimin ne ditën e ardhshme ndërsa Muhammedi, alejhi's salatu ve's selam kishte marre me vete Aliun, Fatimen dhe dy nipat e tij, Hasanin dhe Husejnin, po me te krishterët ndodhi diç tjetër. Ata kishin lëshuar pe ne qëndrimet e tyre dhe thane:
O Ebu'l Kasim (llagap i Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam)!
Ne menduam që ty të të mos mallkojmë dhe te lëmë ne fenë tende dhe as ti mos na mallko (mos u lut qe mallkimi te zbres mbi gënjeshtarët).
Ata pranuan qe te mbesin ne fenë e tyre dhe te paguajnë haraçin. Me këtë rast Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam tha:
لو لاعنا لأمطر عليهم الوادي نارا
Sikur ta mallkonim njeri tjetrin (te luteshim për zbritjen e mallkimit mbi gënjeshtarin), atyre (te krishterëve) do t'iu zbriste kjo lugine përplot zjarre".

Ligjëratë ne lenden e Da'we-s, F.S.I, University Brunei Darussalam,

Përshtati në shqip: Sedat Gani islami
 
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013