Shpeshherë na ka rene ta lexojmë kaptinën Kehf por fatkeqësisht disa prej nesh ende nuk i dijme urtësitë e kësaj kaptine. Nuk ka dyshim se i tere Kur'ani është i mire dhe i begatshëm, sepse është te folur te Allahut, është mrekulli e përhershme...
Ndoshta iu ka rene ta dëgjoni hadithin e Pejgamberit, Alejhi selam,
" خياركم من تعلم القرآن وعلمه
Me i zgjedhuri prej jush është ai qe mëson Kur'anin dhe ua mëson te tjerëve",
andaj qe te kemi mundësi për ta mësuar me shume Kur'anin patjetër duhet t'i kuptojmë urtësitë e fjalëve te tij.
Sureja Kehf është prej sureve Mekkase, d.t.th.: ka zbrit ne Mekke dhe është njëra prej pese sureve, te cilat fillojmë me " الحمد للهFalënderimi i takon Allahut". Ato sure janë: Fatihaja, En'ami, Kehfi, Sebe'i dhe Fatiri.
Kjo sure ka sjellur katër tregime kur'anore, te cilat janë:
- Banoret e shpellës,
- Pronari i dy kopshteve,
- Musai dhe Hidri, dhe
- Tregimi i Dhul Karnejnit.
Përveç kësaj, kjo sure shquhet me shpërblim te madh për leximin e saj.
Ka thënë Pejgamberi Alejhi selam
" من قرأ سورة الكهف في يوم الجمعة أضاء الله له من النور ما بين قدميه وعنان السماء
Kush e lexon kaptinën e Kehfit ditën e premte, Allahu,subhanehu ve teala, do t'ia ndriçoje me drite çka ka mes dy këmbëve te tij dhe reve".
Poashtu ka thënë
" من أدرك منكم الدجال فقرأ عليه فواتح سورة الكهف كانت له عصمة من الدجّال
Kush e takon prej jush Dexh-xhalin dhe ia lexon atij fillimet e sures kehf, do t'i jene (këto ajete) mbrojtje prej Dexh-xhalit".
Hadithet për vlerën e kësaj sure janë te shumta.
Sikur katër tregimet e kësaj kaptine kane një tematike te përbashkët, sepse qe te katërtat flasin për katër sprova te jetës, te cilat janë:
1-Sprova ne fe (Tregimi i banoreve te shpellës),
2- Sprova ne pasuri (Tregimi i pronarit te kopshteve)
3- Sprova ne dituri (Tregimi i Musaut dhe Hidrit),dhe
4- Sprova ne pushtet ( Tregimi i Dhul Karnejnit)
Këto sprova janë te vështira për njerëzit. Ndezës kryesor i tyre është djalli mallkuar, i cili ua zbukuron njerëzve këto sprova dhe mu për këtë ka thënë Allahu,subhanehu ve teala,
"وَإِذْ قُلْنَا لِلْمَلَائِكَةِ اسْجُدُوا لِآدَمَ فَسَجَدُوا إِلَّا إِبْلِيسَ كَانَ مِنَ الْجِنِّ فَفَسَقَ عَنْ أَمْرِ رَبِّهِ أَفَتَتَّخِذُونَهُ وَذُرِّيَّتَهُ أَوْلِيَاء مِن دُونِي وَهُمْ لَكُمْ عَدُوٌّ بِئْسَ لِلظَّالِمِينَ بَدَلًا
(Përkujto) Kur u thamë engjëjve: “Përuluni Ademit, e ata iu përulën përpos Iblisit. Ai ishte nga xhinët, prandaj nuk respektoi urdhrin e Zotit të vet. Vallë, a në vend Timin do ta merrni për mik atë dhe pasardhësit e tij, ndërsa ata janë armiq tuaj?” Sa këmbim i shëmtuar është ai i jobesimtarëve!( Kehf 50)
Mu për këtë edhe Pejgamberi Alejhi selam kishte tërhequr vëmendjen se kush e këndon këtë sure do te jete mbrojtje për te prej Dexhxhallit, i cili do t'i sprovoj njerëzit me kësi lloj sprovash. Ne hadith qëndron
" من خلق آدم حتى قيام ما فتنة أشدّ من فتنة المسيح الدجال
Nuk ka sprove me te vështirë për njerëzimin qysh prej krijimit te Ademit e deri ne kataklizmë sesa paraqitja e Dexhxhallit".
Pejgamberi e kishte bere tradite qe ne namazin e tij te kërkonte mbrojtje tek Allahu, subhanehu ve teala, prej sprovës se Dexhxhallit.
Siç pame, tregimet e kësaj kaptine, çdo njëra shtjellon një sprove te veçante, duke sjellur ne fund edhe mjetin mbrojtës prej tyre. Le te shohim ne vijim diç për secilën.
1- Sprova ne fe. Ky është tregimi i djelmoshave, te cilët ikën nga mbreti zullumqar për ta mbrojtur fenë e tyre. Meqë nuk kishin ku te strehoheshin, shkuan ne një shpelle dhe u vendosen aty. Ne shpelle, Allahu,subhanehu ve teala, deshi qe te ndodhe mrekulli keshtuqe i beri te qëndrojnë 300 e ca vite, duke ndryshuar tërësisht rrotën historike. Vendi, prej te cilit kishin ikur tashme ishte bere vend i Monoteizmit, ishte bere vend, ne te cilin adhurohej vetëm Allahu, subhanehu ve teala,.
Ajetet ne vijim na tregojnë formën e mbrojtjes prej kësaj fitnejes-sprove. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,
"وَاصْبِرْ نَفْسَكَ مَعَ الَّذِينَ يَدْعُونَ رَبَّهُم بِالْغَدَاةِ وَالْعَشِيِّ يُرِيدُونَ وَجْهَهُ وَلَا تَعْدُ عَيْنَاكَ عَنْهُمْ تُرِيدُ زِينَةَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَلَا تُطِعْ مَنْ أَغْفَلْنَا قَلْبَهُ عَن ذِكْرِنَا وَاتَّبَعَ هَوَاهُ وَكَانَ أَمْرُهُ فُرُطًا * وَقُلِ الْحَقُّ مِن رَّبِّكُمْ فَمَن شَاء فَلْيُؤْمِن وَمَن شَاء فَلْيَكْفُرْ إِنَّا أَعْتَدْنَا لِلظَّالِمِينَ نَارًا أَحَاطَ بِهِمْ سُرَادِقُهَا وَإِن يَسْتَغِيثُوا يُغَاثُوا بِمَاء كَالْمُهْلِ يَشْوِي الْوُجُوهَ بِئْسَ الشَّرَابُ وَسَاءتْ مُرْتَفَقًا
Përkufizoje veten tënde me ata që lusin Zotin e tyre mëngjes e mbrëmje, e që kanë për qëllim kënaqësinë (razinë) e Tij, dhe mos i hiq sytë e tu prej tyre e të kërkosh bukurinë e kësaj bote dhe mos iu bind atij që ia kemi shmangur zemrën e tij prej përkujtimit ndaj Nesh dhe i është dhënë epshit të vet, pse puna e tij ka mbaruar. 29.E ti thuaj: “E vërteta është nga Zoti juaj, e kush të dojë, le të besojë, e kush të dojë, le të mohojë. Ne kemi përgaditur për jobesimtarët zjarr që muret e tij (të flakës) i rrethojnë ata, e nëse kërkojnë shpëtim, ndihmohen me një ujë si katran që përzhit fytyrat. E shëmtuar është ajo pije, e vend i keq është ai"( Kehf 28-29)
Pra ruajtja nga sprova ne fe behet me shoqëri te mire dhe me përkujtim te Ahiretit.
2- Sprova ne pasuri. Këtë tematike e trajton tregimi i pronarit te dy kopshteve, te cilit Allahu,subhanehu ve teala, i kishte dhënë pasuri, por ne vend qe te falënderonte, ai mohoi te kenë qene te mirat prej Allahut, Subhanehu ve teala, mohoi ringjalljen dhe si rezultat, Allahu, subhanehu ve teala, ia shkatërroi te dy kopshtet.
Menjëherë pas tregimit, vijnë ajetet, te cilat na tregojnë formën e mbrojtjes prej kësaj sprove. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,
"وَاضْرِبْ لَهُم مَّثَلَ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا كَمَاء أَنزَلْنَاهُ مِنَ السَّمَاء فَاخْتَلَطَ بِهِ نَبَاتُ الْأَرْضِ فَأَصْبَحَ هَشِيمًا تَذْرُوهُ الرِّيَاحُ وَكَانَ اللَّهُ عَلَى كُلِّ شَيْءٍ مُّقْتَدِرًا * الْمَالُ وَالْبَنُونَ زِينَةُ الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَالْبَاقِيَاتُ الصَّالِحَاتُ خَيْرٌ عِندَ رَبِّكَ ثَوَابًا وَخَيْرٌ أَمَلًا
E ti (Muhammed) paraqitjau atyre shembullin e kësaj bote që ëshë si një ujë (shi) që Ne e lëhsojmë nga qielli, e prej tij bima e tokës zhvillohet e shpeshëtohet sa që përzihet mes vete, e pas pak ajo bëhet byk (pas tharjes) që e shpërndajnë erërat. All-llahuka fuqi për çdo send.46.pasuria dhe fëmijët janë stoli e kësaj bote, kurse veprat e mira (frtyi i të cilave është i përjetshëm) janë shpërblimi më i mirë te Zoti yt dhe janë shpresa më e mirë".( Kehf 45-46)
Pra ruajtja prej sprovës se pasurisë behet duke e kuptuar qëllimin esencial te dunjase dhe përkujtimin e Ahiretit.
3- Sprova e diturisë. Ketë problematike e ka rrahur tregimi i Musaut dhe Hidrit, Alejhima selam. Musau mendonte se ne toke nuk ka me te mençur se ai, keshtuqe Allahu,subhanehu ve teala, i shpalli atij se ka prej robërve te Tij qe është me i mençur se Musai. Musaut nuk i mbeti tjetër vetëm te shkonte te takohej me te dhe te mësonte prej tij. Musau nuk kishte durim gjate qëndrimit me Hidrin dhe çdoherë pyeste perse këtë e perse atë, sepse ai nuk e dinte urtësinë, për te cilën Hidri i bënte ato vepra. Mbrojtja prej kësaj sprove ka ardhe ne këtë ajet
" قَالَ سَتَجِدُنِي إِن شَاء اللَّهُ صَابِرًا وَلَا أَعْصِي لَكَ أَمْرًا
(Musai) Tha: “Në dashtë All-llahu, do të shohësh se do të jem i durueshëm dhe nuk do të kundërshtoj ty asgjë!".( Kehf 69)
Pra mbrojtja prej sprovës se diturisë është modestia dhe mos mashtrimi me dituri.
4- Sprova e pushtetit. Tregimi i Dhul-Karnejnit, mbretit te drejte, është tregimi, i cili shtjellon këtë problematike. Dhul Karnejni si mbret i drejte kishte mbuluar lindjen e perëndimin me drejtësi derisa arriti tek një popull, te cilët ishin te frikësuar nga sulmi i Je'xhuxheve dhe Me'xhuxheve, keshtuqe iu ndihmoi edhe atyre duke ndërtuar një ndërtesë te larte, si bllokade, e cila edhe sot e kësaj dite ekziston.
Mbrojtja prej kësaj sprove vie ne theks ne ajetet
" قُلْ هَلْ نُنَبِّئُكُمْ بِالْأَخْسَرِينَ أَعْمَالًا الَّذِينَ ضَلَّ سَعْيُهُمْ فِي الْحَيَاةِ الدُّنْيَا وَهُمْ يَحْسَبُونَ أَنَّهُمْ يُحْسِنُونَ صُنْعً
Thuaj:“A t'ju tregojmë për më të dëshpruarit në veprat e tyre?”104.Ata janë veprimi i të cilëve u asgjësua në jetën e kësaj bote, e megjithatë ata mendojnë se janë kah bëjnë mirë".( Kehf 103-104)
Pra mbrojtja prej sprovës se pushtetit behet me sinqeritet ne vepra për Allahun, subhanehu ve teala, dhe me përkujtim te Ahiretit.
Fundi i Sures është mbrojtje prej sprovave. Ajeti i fundit i kësaj sureje përqendrohet ne mbrojtjen e përgjithshme nga sprovat duke përkujtuar Ditën e Gjykimit. Thotë Allahu,subhanehu ve teala,
" قُلْ إِنَّمَا أَنَا بَشَرٌ مِّثْلُكُمْ يُوحَى إِلَيَّ أَنَّمَا إِلَهُكُمْ إِلَهٌ وَاحِدٌ فَمَن كَانَ يَرْجُو لِقَاء رَبِّهِ فَلْيَعْمَلْ عَمَلًا صَالِحًا وَلَا يُشْرِكْ بِعِبَادَةِ رَبِّهِ أَحَدًا
Thuaj: “Unë jam vetëm njeri, sikurse ju, mua më shpallet se vetëm një Zot është Zoti juaj, e kush është që e shpreson takimin e Zotit të vet, le të bëjë vepër të mirë, e në adhurimin ndaj Zotit të tij të mos përziejë askë".( Kehf 110)
Neve na mbetet te bëjmë vepra te mira për hire te Allahut, Subhanehu ve teala ne mënyrë qe te na u pranohen dhe te mos harrojmë se shpëtimi prej sprovave është me pritjen e takimit me Allahun,subhanehu ve teala, ([1]).
[1] www.twbh.com, Pershtati ne shqip: Sedat Gani Islami, 13/2/2005, e diele, pas mesnate, Brunei Darussalam