Për vlerën e këtij vendi te shenjte janë rrëfyer tekste fetare, një përmbledhje e te cilave do te jete, në kuptim te përgjithshëm, ne këtë artikull. E lus Allahun qe nga dobia e tij te mos privohet askush!
Medineja është shenjtëruar prej Muhammedit, alejhi's salatu ve's selam
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"إن إبراهيم حَرَّم بيت الله وأمَّنَه وإني حرمت المدينة ما بين لابتيها فلا يُصَادُ صيدها ولا يقطع عضاهها
Ibrahimi e ka shenjtëruar Mekken dhe e ka siguruar atë ndërsa unë e kam shenjtëruar Medinën kështu qe çdo gjë, qe ehte ne mes dy vijave (harr'rreve ne lindje dhe perëndim) nuk lejohet as te trembet gjahu dhe as te priten ferrat". (Muslimi)
Në një hadith tjetër te shënuar po ashtu nga Muslimi qëndron:
" اللَّهُمَّ إِنَّ إِبْرَاهِيمَ حَرَّمَ مَكَّةَ فَجَعَلَهَا حَرَمًا وَإِنِّي حَرَّمْتُ الْمَدِينَةَ حَرَامًا مَا بَيْنَ مَأْزِمَيْهَا أَنْ لَا يُهْرَاقَ فِيهَا دَمٌ وَلَا يُحْمَلَ فِيهَا سِلَاحٌ لِقِتَالٍ وَلَا تُخْبَطَ فِيهَا شَجَرَةٌ إِلَّا لِعَلْفٍ اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي مَدِينَتِنَا اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي صَاعِنَا اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي مُدِّنَا اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي صَاعِنَا اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي مُدِّنَا اللَّهُمَّ بَارِكْ لَنَا فِي مَدِينَتِنَا اللَّهُمَّ اجْعَلْ مَعَ الْبَرَكَةِ بَرَكَتَيْنِ
O Zoti im! Ibrahimi e shenjtëroi Mekken dhe e beri atë te ndaluar (shenjte) ndërsa unë e bëra te shenjtë Medinen; çka ka ne mes dy kodrave as nuk i derdhet gjaku (nuk theret-nuk vritet), nuk bartet arme për vrasje, nuk këputet ndonjë peme përveç nëse është për bari kafshësh.
O Zoti ynë! Bekoje Medinën tonë, bekoje sa'in dhe muddin (njësi matëse) tonë!
O Zoti ynë! Bekoje Medinën tonë, bekoje sa'in dhe muddin tonë!
O Zoti ynë! Bekoje Medinën tone dhe beje dyfish bereqetin ne te".
Lutja e Ibrahimit, alejhi's selam per banoret e Mekkes ishte:
" رَبَّنَا إِنِّي أَسْكَنْتُ مِنْ ذُرِّيَّتِي بِوَادٍ غَيْرِ ذِي زَرْعٍ عِنْدَ بَيْتِكَ الْمُحَرَّمِ رَبَّنَا لِيُقِيمُوا الصَّلاةَ فَاجْعَلْ أَفْئِدَةً مِنَ النَّاسِ تَهْوِي إِلَيْهِمْ وَارْزُقْهُمْ مِنَ الثَّمَرَاتِ لَعَلَّهُمْ يَشْكُرُونَ
37. Zoti ynë! Unë një pjesë të familjes sime e vendosa në një luginë, ku nuk ka bimë, e pranë shtëpisë Tënde të shenjtë. Zoti ynë (i vendosa aty) që ta falin namazin, pra bën që zemrat e disa njerëzve të mallëngjehen për ata, dhe, për të falënderuar me mirënjohje, furnizoi ata me fruta". (Ibrahim, 37)
" وَإِذْ قَالَ إِبْرَاهِيمُ رَبِّ اجْعَلْ هَذَا بَلَداً آمِناً وَارْزُقْ أَهْلَهُ مِنَ الثَّمَرَاتِ
Dhe kur Ibrahimi tha: "Zoti im, bëje këtë një qytet sigurie dhe banorët e tij, që besuan All-llahun dhe jetën tjetër, furnizoi me lloje të frutave!". (Bekare, 126)
Shafiu dhe Maliku bazuar ne hadithet me lartshënuara mendojnë se ndalohet gjahu dhe prerja e drunjtëve te Medinës, gjë për te cilën nuk është pajtuar Ebu Hanife. Ai, bazuar ne hadithin:
" يا أَبَا عُمَيْرٍ مَا فَعَلَ النُّغَيْرُ
O Ebu Umejr! Çfarë beri nugajri (zog i vogël)". (Buhariu dhe Muslimi),
kishte thënë se gjahu lejohet. Ky hadith flet për një çun te vogël, i cili kishte zënë një zog dhe luante me te, dhe –sipas Ebu Hanifes- po te ishte e ndaluar kjo, atëherë Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ne vend se te bënte shkak me te do ta ndalonte te luante me te dhe ta lëshonte te lire.
Medineja donë besimtarët
Buhariu dhe Muslimi transmetojnë se kur Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam kishte pare kodrën e Uhudit kishte thënë:
" هذا جبل يُحبُّنا ونحبه
Kjo është një kodër, na do dhe e duam!".
Medineja shquhet për bereqet në ushqim
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam, përkitazi me vlerën e Medinës kishte thënë edhe këtë:
" إن إبراهيم حرم مكة ودعا لها، وحَرَّمتُ المدينة كما حرم إبراهيم مكة، ودعوت لها في مدها وصاعها مثل ما دعا إبراهيم لمكة
Ibrahimi e ka shenjtëruar Meken dhe është lutur për banoret e saj ndërsa unë e kam shenjtëruar Medinën dhe jam lutur për sa'in dhe mundin e saj ashtu sikurse është lutur Ibrahimi". (Muslimi)
Madje vet ai kishte thënë qartazi:
"اللهم اجعل بالمدينة ضِعفي ما جعلته بمكة
O Zoti im! Shtoje bereqetin ne Medine sa dyfish ne Mekke".
Dijetaret kane thënë se ne ushqimin e Medinës ka bereqet prej Allahut te Madhëruar dhe këtë, si rezultat i lutjes se Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam për ta. Është thënë se çka e ngop një njeri ne Mekke, ne Medine i ngop dy, çka ngop ne Mekke dy ne Medine ngop tre.
Vlera e Medinës
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam ka thënë:
"مَا بَيْنَ بَيْتِي وَمِنْبَرِي رَوْضَةٌ مِنْ رِيَاضِ الْجَنَّةِ
Vendi ne mes shtëpisë sime dhe minderit tim është kopsht prej kopshteve te Xhennetit". (Buhariu dhe Muslimi)
Ne koment te këtij hadithi është thënë:
a Ai vend do ta bartet ne Xhennet,
a Adhurimi ne atë vend te dërgon ne Xhennet, dhe
a Ai vend, për nga zbritja e mëshirës dhe arritjes se lumturisë, i ngjan Xhennetit.
Ndërsa për qellim me shtëpinë e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam është dhoma e Ajshes, nënës sonë, Allahu qofte i kënaqur me te, e cila ishte ngjitur për xhamisë.
مَا بَيْنَ بَيْتِي وَمِنْبَرِي رَوْضَةٌ مِنْ رِيَاضِ الْجَنَّةِ وَمِنْبَرِي عَلَى حَوْضِي
Vendi ne mes shtëpisë sime dhe minderit tim është kopsht prej kopshteve te Xhennetit ndërsa minderi im do te jete tek kroi im (në Ditën e Kiametit)". (Buhariu dhe Muslimi)
Ndërsa për minberin e tij, alejhi's salatu ve's selam është thënë:
a Minberi i tij do te bartet dhe ne Ditën e Kiametit do te vendoset atje,
a Kush falet dhe bën vepra te mira e xhami tek minberi i tij, alejhi's salatu ve's selam, kjo gjë do ta shpie tek kroi i tij, alejhi's salatu ve's selam, qe te pije ujë atë dite kur etja do te jete shume e madhe.
صَلَاةٌ فِي مَسْجِدِي هَذَا خَيْرٌ مِنْ أَلْفِ صَلَاةٍ فِيمَا سِوَاهُ إِلَّا الْمَسْجِدَ الْحَرَامَ
Namazi ne xhaminë time është me i mire se 1000 namaze ne xhamitë tjera përveç Qabesë". (Buhariu)
Një gjë duhet patur ne mend: Nuk lejohet njeriu te mos fale namaz me vite te tera pastaj te shkoje te falet ne ndonjërën prej xhamive te shenjta dhe te pretendoje se ka kompensuar tere ato namaze qe ka lëshuar gjate asaj periudhe kohore. Jo dhe assesi jo, njeriu, si ne Mekke, si ne Medine, si ne Kosove, si ne Indi, e ka obligim qe pese here brenda ditës te falet namaz, porse një namaz ne një xhami mund te ketë vlere dhe shpërblim me shume se sa në xhaminë tjetër. Namazet numerikisht janë te njëjta porse ne vlere dallojnë nga vend ne vend.
Banimi i Medinës dhe braktisja e saj
الْمَدِينَةُ خَيْرٌ لَهُمْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ لَا يَدَعُهَا أَحَدٌ رَغْبَةً عَنْهَا إِلَّا أَبْدَلَ اللَّهُ فِيهَا مَنْ هُوَ خَيْرٌ مِنْهُ وَلَا يَثْبُتُ أَحَدٌ عَلَى لَأْوَائِهَا وَجَهْدِهَا إِلَّا كُنْتُ لَهُ شَفِيعًا أَوْ شَهِيدًا يَوْمَ الْقِيَامَةِ
Medineja është me e mire për ta sikur ta dinin. Nuk ndodhe ta lërë atë dikush, duke mos ndier dashuri për te, e Allahu te mos e zëvendësoje atë njeri me një me te mire se ky, dhe nuk ndodhe askush te jete stoik para sprovave dhe vështirësive ne te e te mos jam unë ndërmjetësues apo dëshmitar për te ne Ditën e Kiametit". (Muslimi)
Ky shefat (ndërmjetësim) është i veçante për banoret e Medinës dhe është:
- duke ua shtuar gradat ne Xhennet, ose
- duke ua lehtësuar ndëshkimin ose
- atë, qe Allahu dëshiron.
"يَأْتِي عَلَى النَّاسِ زَمَانٌ يَدْعُو الرَّجُلُ ابْنَ عَمِّهِ وَقَرِيبَهُ هَلُمَّ إِلَى الرَّخَاءِ هَلُمَّ إِلَى الرَّخَاءِ وَالْمَدِينَةُ خَيْرٌ لَهُمْ لَوْ كَانُوا يَعْلَمُونَ وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ لَا يَخْرُجُ مِنْهُمْ أَحَدٌ رَغْبَةً عَنْهَا إِلَّا أَخْلَفَ اللَّهُ فِيهَا خَيْرًا مِنْهُ أَلَا إِنَّ الْمَدِينَةَ كَالْكِيرِ تُخْرِجُ الْخَبِيثَ لَا تَقُومُ السَّاعَةُ حَتَّى تَنْفِيَ الْمَدِينَةُ شِرَارَهَا كَمَا يَنْفِي الْكِيرُ خَبَثَ الْحَدِيدِ
Do t'iu vie njerëzve një kohe kur njeriu do ta thërras kushëririn apo te afërmin: Eja ne luks! Eja ne luks!, ndërsa Medineja –po ta dinin- është me e mire për ta. Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im nuk ndodhe qe ta braktise atë asnjë njeri e Allahu pas tij te mos e sjell një me te mire se ai.
Veni re! Medineja e largon te keqen sikurse gjyryku i farkëtarit (qe largon ndryshkun e hekurit). Nuk do te ndodhe Kiameti derisa Medineja te internoje te këqijtë jashtë sikurse qe gjyryku nxjerr ndryshkun e hekurit ". (Muslimi)
"قَالَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ لِلْمَدِينَةِ لَيَتْرُكَنَّهَا أَهْلُهَا عَلَى خَيْرِ مَا كَانَتْ مُذَلَّلَةً لِلْعَوَافِي يَعْنِي السِّبَاعَ وَالطَّيْرَ
Pejgamberi, alejhi's salatu ve's selam iu kishte drejtuar Medinës: Do ta braktisin banoret e saj ne kohen kur ajo është me se miri duke ua lënë te lire egërsirave dhe shpezëve". (Muslimi)
Pejgamberi, alejhi' salatu ve's selam ne këto hadithe paralajmëron gjera, qe do te ndodhin ne te ardhmen, gjë, e cila dëshmon profetësinë e tij. Ai, alejhi' salatu ve's selam, paralajmëroi se njerëzit te dhënë pas kësaj dynjaje do ta harrojnë fenë, madje do t'i braktisin edhe endet e shenjta, Medinën, e cila paraqet mirësinë dhe mirëqenien e tyre fetare.
Ndërsa sa i përket largimit te njerëzve nga Medineja, siç qëndron ne hadith: "Medineja i largon te këqijtë sikurse gjyryku i farkëtarit…", sipas dijetareve:
ª Ka qene ne kohen e Pejgamberit, alejhi' salatu ve's selam ngase vetëm ata qe kishin besim te madh bënin durim ndaj vështirësive. Hipokritet dhe injorantet kishin shkelur besën e dhënë saqë një bediun i kishte thënë Pejgamberit, alejhi' salatu ve's selam: "أَقِلْني بيعتي Ma rikthe besëlidhjen time". Këtë mendim e ka ndare dijetari Kadi Ijjadi.
ª Imam Neveviu ka thënë se kjo do te jete ne kohen e Dexh'xhallit qe siç transmeton Imam Muslimi:
" لَيْسَ مِنْ بَلَدٍ إِلَّا سَيَطَؤُهُ الدَّجَّالُ إِلَّا مَكَّةَ وَالْمَدِينَةَ وَلَيْسَ نَقْبٌ مِنْ أَنْقَابِهَا إِلَّا عَلَيْهِ الْمَلَائِكَةُ صَافِّينَ تَحْرُسُهَا فَيَنْزِلُ بِالسِّبْخَةِ فَتَرْجُفُ الْمَدِينَةُ ثَلَاثَ رَجَفَاتٍ يَخْرُجُ إِلَيْهِ مِنْهَا كُلُّ كَافِرٍ وَمُنَافِقٍ
Nuk ka vend qe nuk do te shkele Dexh'xhalli me përjashtim te Mekkes dhe Medinës. Nuk ka rruge te Medinës qe nuk ka melaike te rreshtuara, duke e ruajtur atë. Ai zbret ne Sibhah (toke qe nuk mbillet ne te për shkak te njelmësisë se saj) dhe Medineja dridhet fuqishëm tri here, ku çdo pabesimtar dhe hipokrit shkojnë tek ai".
Imam Neveviu tërheq vërejtjen se kjo mund te jete e veçante për kohen e Dexh'xhallit, Allahu e mallkoftë, por edhe për kohe tjera.
ª Largimi i te këqijve është bere me vdekjen e tyre ngase pas ketij largimi ata me nuk kane kthim.
ª Nëse largimi është bere ne kohen e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam, siç thotë Kadi Ijjadi, atëherë koha e largimit ka përfunduar kështu qe prezenca e fraksioneve shiiite, si rafiditë, e fraksione tjera, e dëshmojnë këtë (përfundimin e largimit të të këqijve prej Medinës). Ndërsa nëse largimi është i përgjithshëm, qëllimi me largimin e se keqes është shuarja e risive te atyre, qe jetojnë ne Medine, ne mënyrë qe ato bidate te mos kenë sukses.
Ndërsa sa i përket braktisjes se Medinës nga myslimanët, Imam Kurtubiu përmend mendimin e Kadi Ijjadit se kjo ka ndodhur ne te kaluarën kur Medineja ishte bere qendër islame. Atëbotë atje shkonin te mirat e kësaj bote saqë u be prej vendeve me te zhvilluara dhe ndërtuara. Por, qeveria kaloi ne Sham e me pastaj ne Irak, Medinës iu vërsulen malësorët kështu qe njerëzit u larguan prej saj dhe ajo u mbush me kafshe te egra.
Sido qe te jete, ne një shtese te hadithi përmendën edhe dy çobane te cilët do t'i zë kiameti ne Medine, te cilët do ta gjejnë atë te zbrazet dhe me pas do te binë te vdekur me fytyre për toke. Kjo dëshmon se ngjarja ende nuk ka ndodhur. Allahu e di me se miri!
Ruajtja e Medinës nga melaiket
وَالَّذِي نَفْسِي بِيَدِهِ مَا مِنْ الْمَدِينَةِ شِعْبٌ وَلَا نَقْبٌ إِلَّا عَلَيْهِ مَلَكَانِ يَحْرُسَانِهَا حَتَّى تَقْدَمُوا إِلَيْهَا
Pasha Atë, ne dorën e te Cilit është shpirti im nuk ka rruge dhe as rrugice ne Medine e te mos jene dy melek duke e ruajtur derisa ju te shkoni atje". (Muslimi)
"عَلَى أَنْقَابِ الْمَدِينَةِ مَلَائِكَةٌ لَا يَدْخُلُهَا الطَّاعُونُ وَلَا الدَّجَّالُ
Përgjatë rrugëve te Medinës ka melaike. Atje nuk hyn murtaja dhe as dexh'xhalli". (Buhariu)
"لَا يَكِيدُ أَهْلَ الْمَدِينَةِ أَحَدٌ إِلَّا انْمَاعَ كَمَا يَنْمَاعُ الْمِلْحُ فِي الْمَاءِ
Nuk mundohet askush t'ia beje banoreve te Medinës ndonjë dredhi e te mos shkrihet sikur kripa ne ujë". (Buhariu)
"وَلَا يُرِيدُ أَحَدٌ أَهْلَ الْمَدِينَةِ بِسُوءٍ إِلَّا أَذَابَهُ اللَّهُ فِي النَّارِ ذَوْبَ الرَّصَاصِ أَوْ ذَوْبَ الْمِلْحِ فِي الْمَاءِ
Askush nuk do ta mësyjë popullin e Medinës me te keq e te mos e shkrije Allahu ashtu siç shkrihet plumbi ne zjarre apo kripa ne ujë". (Muslimi)
الْمَدِينَةُ حَرَمٌ مِنْ كَذَا إِلَى كَذَا لَا يُقْطَعُ شَجَرُهَا وَلَا يُحْدَثُ فِيهَا حَدَثٌ مَنْ أَحْدَثَ حَدَثًا فَعَلَيْهِ لَعْنَةُ اللَّهِ وَالْمَلَائِكَةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ
Medineja është e shenjte prej këtu e deri këtu: nuk prehen pemët e saj, nuk shpiket risi kështu qe kush e bën atë (shpik risinë) mbi te qofte mallkimi i Allahut, melaikeve dhe tere njerëzve". (Buhariu)
الْمَدِينَةُ حَرَمٌ فَمَنْ أَحْدَثَ فِيهَا حَدَثًا أَوْ آوَى مُحْدِثًا فَعَلَيْهِ لَعْنَةُ اللَّهِ وَالْمَلَائِكَةِ وَالنَّاسِ أَجْمَعِينَ لَا يُقْبَلُ مِنْهُ يَوْمَ الْقِيَامَةِ عَدْلٌ وَلَا صَرْفٌ
Medineja është e shenjte. Kush shpik ndonjë risi apo strehon ndonjë risimtar mallkimi i Allahut, melaikeve dhe tere njerëzve qofte mbi te. Prej tij nuk pranohet ne Ditën e Kijametit as sarfi dhe as adli". (Muslimi)
Në koment te Sarfit është thëne: Farzi, pendimi, ndërsa ne koment te Adli-t është thënë: lutjet fakultative, afrimi tek Allahut.
Kujdes nga e keqja
Nëse ne këtë vend te bekuar e mira shpërblehet shumëfish atëherë edhe e keqja shumëfishohet dhe mu për këtë duhet ruajtur nderin, shenjtërinë dhe vlerën e këtij vendi.
Te besh ndonjë krim, ndonjë padrejtësi, ndonjë tollovi, te shkaktosh ndonjë kaos, te besh intriga, mashtrime, nuk janë gjera qe i shkojnë shtati një vendi te shenjte siç është Medina dhe Mekka, dhe mu për këtë, urdhërimi për bërjen e veprave te mira, lajmërimi pe shpërblimin e shumëfishtë te tyre ne njëfarë mënyre tregon edhe vrazhdësinë e mëkatit dhe ashpërsinë e ndëshkimit për te.
Hixhreti
أُمِرْتُ بِقَرْيَةٍ تَأْكُلُ الْقُرَى يَقُولُونَ يَثْرِبُ وَهِيَ الْمَدِينَةُ تَنْفِي النَّاسَ كَمَا يَنْفِي الْكِيرُ خَبَثَ الْحَدِيدِ
Jam urdhëruar te migroje ne një vend, qe han vendbanimet tjera, i thonë Jethrib ndërsa ajo është Medine; i largon njerëzit (e këqij) ashtu sikur gjyryku i farkëtarit largon ndryshkun e hekurit". (Buhariu)
Pejgamberi, alejhi[s salatu ve's selam u urdhërua ta lëshojë Mekken dhe te migroje ne Medine, vend, te cilin e zgjodhi edhe për vdekje te tij, ngase ai pas çlirimit te Mekkes, edhe pse shume e deshi ate, megjithatë për te mos lënduar shpirtrat e ensarëve te tij te dashur, Allahu qofte i kënaqur me te gjithë, u kthye prape ne Medine, ku pas pak kohe vdiq.
Sa i përket shprehjes "hane vendbanimet tjera": është për qellim se prej këtu nisen ushtritë, te cilat çlirojnë vendet e reja.
Hadithi po ashtu tërheq vëmendjen se Medineja nuk duhet te quhet Jethrib ngase ky emër është emër i papërshtatshëm për te dhe me te është emërtuar nga hipokritet dhe pabesimtarët. Isa b. Dinari ka thënë:
"Kush e quan atë Jethrib, ai ka bere mëkat ngase kjo fjale ka kuptim qortimi dhe vërejtjeje. Emri Jethrib ne Kur'an është përmendur si tregim (transmetim) i fjalëve te hipokriteve".
Mikpritja e medinaseve për Pejgamberin, alejhi's salatu ve's selam dhe shokët e tij ishte e pa përshkruar. Sa për dëshmi te shohim këto fakte:
Thotë Allahu:
"وَالَّذِينَ تَبَوَّءُوا الدَّارَ وَالْإِيمَانَ مِنْ قَبْلِهِمْ يُحِبُّونَ مَنْ هَاجَرَ إِلَيْهِمْ وَلَا يَجِدُونَ فِي صُدُورِهِمْ حَاجَةً مِمَّا أُوتُوا وَيُؤْثِرُونَ عَلَى أَنْفُسِهِمْ وَلَوْ كَانَ بِهِمْ خَصَاصَةٌ وَمَنْ يُوقَ شُحَّ نَفْسِهِ فَأُولَئِكَ هُمُ الْمُفْلِحُونَ
Edhe ata që përgatitën vendin (Medinen) dhe besimin para tyre, i duan ata që shpërnguleshin tek ata dhe nuk ndiejnë në gjoksat e tyre ndonjë nevojë (për zili a tjetër) nga ajo që u jepej atyre (muhaxhirëve), madje edhe sikur të kishin vetë nevojë për te, ata u jepnin përparësi atyre para vetvetes. Kush është i ruajtur prej lakmisë së vet, të tillët janë të shpëtuar". (Hashr, 9)
عَنْ أَبِي إِسْحَاقَ قَالَ سَمِعْتُ الْبَرَاءَ بْنَ عَازِبٍ رَضِيَ اللَّهُ عَنْهُمَا قَالَ أَوَّلُ مَنْ قَدِمَ عَلَيْنَا مُصْعَبُ بْنُ عُمَيْرٍ وَابْنُ أُمِّ مَكْتُومٍ وَكَانَا يُقْرِئَانِ النَّاسَ فَقَدِمَ بِلَالٌ وَسَعْدٌ وَعَمَّارُ بْنُ يَاسِرٍ ثُمَّ قَدِمَ عُمَرُ بْنُ الْخَطَّابِ فِي عِشْرِينَ مِنْ أَصْحَابِ النَّبِيِّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ ثُمَّ قَدِمَ النَّبِيُّ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَمَا رَأَيْتُ أَهْلَ الْمَدِينَةِ فَرِحُوا بِشَيْءٍ فَرَحَهُمْ بِرَسُولِ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ حَتَّى جَعَلَ الْإِمَاءُ يَقُلْنَ قَدِمَ رَسُولُ اللَّهِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ فَمَا قَدِمَ حَتَّى قَرَأْتُ سَبِّحْ اسْمَ رَبِّكَ الْأَعْلَى فِي سُوَرٍ مِنْ الْمُفَصَّلِ
Ebi Is'haku transmeton se ka dëgjuar El Bera b. Azibin duke thënë: I pari qe na erdhi ne Medine ishte Mus'ab b. Umejri dhe Ibni Ummi Mektumi, te cilët ua lexonin njerëzve Kur'anin. Pastaj erdhi Bilalli, Sa'di dhe Ammar b. Jasiri, pastaj erdhi Umer B. Hattabi me 20 shoke te Pejgamberit, alejhi's selam. Pastaj erdhi vet Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam. Nuk kam pare Medinën te jete gëzuar me diç siç u gëzua me këtë derisa edhe çupat e vogla thonin: "Erdhi i dërguari i Allahut" ndërsa derisa erdhi ai unë këndova kaptinën A'la nga kaptina mufessal (qe përfundojnë shpesh e qe sipas Hafidhit janë prej kaptinës Kaf e deri ne fund te Kur'anit)". (Buhariu)
Ensarët morën vesh se Pejgamberi do te migroje ne vendin e tyre kështu qe dashuria e malli për Pejgamberin nuk i linin te qete. T'ia japim fjalën një sahabiu te ndritur qe te na e përshkruajë këtë rast.
Buhariu transmeton nga Urve Bin Zubejri, i cili kur e përshkruan këtë ngjarje thotë: "Dëgjuan njerëzit se Pejgamberi e kishte lëshuar Mekken kështu qe dilnin deri tek Harr-rreja,vend jashtë Medinës, dhe e pritnin deri kur dielli bënte vape te madhe ne mesdite. Një dite kur ishin lodhur duke pritur shkuan ne shtëpitë e tyre. Një njeri prej jehudëve kishte hipur ne kullën e tij te shikonte për diç dhe ja kishte pare Pejgamberin dhe shokët e tij te bardhe,por meqë dielli ishte i forte nuk i kishte pare mire. Nuk mundi ta përmbante veten dhe me tere zërin bërtiti e tha: O turme arabësh! Ja Zotëriu juaj, te cilin po e prisni! Nxituan muslimanët dhe e takuan Pejgamberin, Alejhi selam, tek Harr-rreja ku se bashku me ta u drejtua ne te djathte derisa zbriti-u ndal tek fisi Beni Amr Bin Avfi([1]).
Allahu Ekber! Sa shume ishin përmalluar për ta takuar Pejgamberin, Alejhi selam. Çdo mëngjes dilnin tek Harr-rreja dhe qëndronin duke e pritur Pejgamberin derisa behej vape e madhe. Ne versionin e Ibni Sa'dit qëndron: "E kur i digjte-përvëlonte nxehtësia e diellit ktheheshin ne shtëpitë e tyre". Ndërsa në versionin e Hakimit qëndron: " E prisnin derisa i dëmtonte nxehtësia e paradites".
Rregullat e vizitës se varrit te Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam
" لَا تُشَدُّ الرِّحَالُ إِلَّا إِلَى ثَلَاثَةِ مَسَاجِدَ الْمَسْجِدِ الْحَرَامِ وَمَسْجِدِ الرَّسُولِ صَلَّى اللَّهُ عَلَيْهِ وَسَلَّمَ وَمَسْجِدِ الْأَقْصَى
Udhëtimi nuk merret përveç se për tek tri xhami: Qabe, xhamia e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam dhe xhamia Aksa". (Buhariu)
Ajo qe dua te them ketu është se udhëtimi per ne Medin nuk shkohet per ta vizituar varrin e Pejgamberit, alejhi's salatu ve's selam dhe per t'u lutur atz. Jo, atje shkohet per te falur namaz ne xhamine e tij, alejhi's salatu ve's selam.
Shkuarja tek varri i Pejgamberit, alejhi’s salatu ve’s selam për t’u lutur aty është prej gjerave te shpikura ne fe, te cilat te sjellin me shume dem se sa dobi.
Nëse lutja behet për plotësimin e ndonjë nevoje, te cilën s’ka mundësi ta plotësojë askush përveç Allahut te Madhëruar konsiderohet shirk, dalje prej fesë.
Nëse thotë se unë po shkoj te lutem atje qe Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam te jete ndërmjetësuesi im, sikurse qe tek sunduesit merren ndërmjetësues, atëherë ai ka bere atë, qe e kane bere te krishterët dhe çifutet, te cilët merrnin ahbarët dhe ruhbanët e tyre si ndërmjetësues tek Allahu. Kjo dukuri fetarisht është e ndaluar. Thotë Allahu:
“أَمِ اتَّخَذُوا مِنْ دُونِ اللَّهِ شُفَعَاءَ قُلْ أَوَلَوْ كَانُوا لَا يَمْلِكُونَ شَيْئًا وَلَا يَعْقِلُونَ (43) قُلْ لِلَّهِ الشَّفَاعَةُ جَمِيعًا لَهُ مُلْكُ السَّمَاوَاتِ وَالْأَرْضِ ثُمَّ إِلَيْهِ تُرْجَعُونَ
A mos kanë zgjedhur ndërmjetësues përveç All-llahut? Thuaj: "A edhe pse janë që nuk posedojnë asgjë e as nuk kuptojnë". 44. Thuaj: "I tërë shefaati (ndërmjetësimi) i takon vetëm All-llahut, i Tij është pushteti i qiejve dhe i tokës, e më vonë vetëm te Ai ktheheni”. (Zumer, 43-44)
Sahatet kur shkonin tek varri i tij, alejhi’s salatu ve’s selam, ata e përshëndesnin me selam ndërsa kur luteshin për te, nuk ktheheshin kah varri i tij por kah kibleja dhe luteshin.
Vet Muhammedi, alejhi’s salatu ve’s selam kishte thënë:
“O Zoti im mos lejo qe varri im te behet idhull, ku do te luten në të. Allahu hidhërohet prej një populli, te cilët varet e pejgamberëve te tyre i shndërrojnë ne xhami”.
Në një rast tjetër ka thënë:
“Mos e merrni varrin tim për vendvizitë por me dërgoni salavat kudo qe te jeni ngase salavati juaj me arrin mua”.
Pejgamberi, alejhi’s salatu ve’s selam, pak para se te vdiste i mallkoi te krishterët dhe çifutët, te cilët shndërruan varrezat e profetëve te tyre ne xhami. Aisheja, Allahu qofte i kënaqur me të, pate thënë: “Sikur te mos e thoshte këtë, njerëzit do ta bënin kult varrin e tij, por ai urrente qe varri i tij te merrej për xhami”.
Te gjithë dijetaret islamë njëzëri kane pohuar se ndalohet puthja apo fërkimi i gurëve te varreve te pejgamberëve apo dëshmorëve, me përjashtim te gurit te zi, haxheru’l esvedit, në Qabe, për te cilin Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, me rastin e puthjes se tij tha: “Ti je guri, nuk bën dhe as dobi, dhe sikur te mos e kisha pare Pejgamberin, alejhi’s salatu ve’s selam duke te puthur, nuk do te puthja as unë ty”.
Dijetaret jo vetëm qe janë rigoroze ne këtë gjë, por ata kane shkuar aq shume saqë kane urryer edhe vënien e dorës mbi minberin e Muhammedit, alejhi’s salatu ve’s selam, madje Maliku për shkak te kësaj dukurie nuk kishte pranuar qe te mësonte nga Atau, njeri nga dijetaret e mëdhenj të tabiineve.
Përgatiti: Sedat Gani Islami
Burimi kryesor: Libri: "Min hedji'ssunneti'n nebevijjeh" te Dr. Ahmed Umer Hashim, Daru'sh shuruk, b. 1, 1998, Kajro
26-12-2006, e marte
Ligjëratë e mbajtur ne xhaminë "Gazi Ali Beg", Vushtrri.
[1] Buhariu, libri: Menakib el ensar, kreu: Hixhretun nebijji ve as'habuhu ilel medine, hadithi nr: 3906