Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
SHKALLA E PENDIMIT TËND

Jasir Mahmud
 
Nuk ka njeri që nuk gabon e nuk ia qëllon, nuk bën mirë e nuk bën keq, përpiqet për vepra të mira e bie në mëkate ndonjëherë. Nuk ka njeri që nuk ka hise në mëkate dhe gabime. Në këtë ka aluduar edhe Muhammedi, alejhi’s selam i cili thotë:
كل بني آدم خطاء وخير الخطائين التوابون
Çdo njeri gabon ndërsa gabimtarët më të mirë janë ata që pendohen”. (Tirmidhiu)
Mu për këtë, ftesa e Allahut drejtuar të gjithë besimtarëve pa përjashtim të askujt sado që të ketë arritur devotshmërinë dhe sado që të jetë ngritur në shkallët e të devotshmëve, ka qenë që të gjithë të pendohen. Thotë Allahu:
وَتُوبُوا إلى اللَّهِ جَمِيعًا أَيُّهَا الْمُؤْمِنُونَ لَعَلَّكُمْ تُفْلِحُونَ
...dhe pendohuni tek Allahu të gjithë ju o besimtarë ndoshta shpëtoni”. (en-Nur, 31)
Muhammedi, alejhi’s selam, që ishte njeriu më së afërmi Allahut, njeriu që i qenë falur të gjitha mëkatet, kërkonte falje dhe pendohej gjatë ditës 100 herë. Muslimi transmeton se Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
يا أيها الناس توبوا إلى الله، فإني أتوب في اليوم إليه مائة مرة
O ju njerëz, pendohuni tek Allahu ngase unë, gjatë ditës, pendohem 100 herë”.
Meqë pendimi jonë duhet të jetë i sinqertë, ne, duke shpresuar se mund t’iu ndihmojmë, kemi formuluar këtë pyetësor, përgjigjet e të cilit do ta mundësojnë njohjen e nivelit të pendimit tënd. Njëherit përmbajtja për këtyre pyetjeve, që tërthorazi  janë udhëzime, të mundëson arritjen e pendimit të sinqertë.
Gjatë përgjigjeve bëhu i sinqerte dhe dije se askush përveç Allahut nuk të sheh. Mbush zbrazëtirën që mendon se duhet mbushur:
 

 

Pyetja

Gjithnjë

Ndonjëherë

Jo

1.

Ndiej një dëshpërim dhe keqardhje sa herë që bëj mëkat.

 

 

 

2.

Ndiej se mëkati im është si një kodër që do të me bie sipër.

 

 

 

3.

Nxitoj që ta braktis mëkatin menjëherë posa të bie në të.

 

 

 

4.

Me rastin e pendimi vendosi fuqishëm që më kurrë nuk do t’i kthehem mëkatit.

 

 

 

5.

Bëhem kureshtar që pendimin tim ta përsosi duke ikur nga padrejtësia ndaj njerëzve.

 

 

 

6.

Bëhem kureshtar që pendimin ta pasoj me përpjekje maksimale për vepra të mira.

 

 

 

7.

Ndiej frikë nga mëkati im dhe nuk mashtrohem me pendim.

 

 

 

8.

Pendohem dhe nuk bëhem pesimist në mëshirën e Allahut sado që mëkati im të jetë i madh.

 

 

 

9.

Nuk harroj dot rregullin: Nuk ka mëkat të vogël me këmbëngulje në të sikur që nuk ka mëkat të madh me pendim.

 

 

 

10.

Unë kam një terapi istigfari (kërkim falje) çdo ditë.

 

 

 

11.

Sa herë që kërkoj falje përkujtoj edhe mëkatin që kam bërë.

 

 

 

12.

Bëhem kureshtar që të fal namaz pendimi herë pas here.

 

 

 

13.

Kërkoj shumë nga Allahu në duanë time që të m’i fal mëkatet.

 

 

 

14.

Kërkoj nga rrethi im që të kërkojnë falje tek Allahu për mëkatet e mia.

 

 

 

15.

I shoqëroj njerëzit e mirë që të më ndihmojnë për braktisje të mëkateve.

 

 

 

Tashmë duhet ta notosh veten për secilën pyetje:

Gjithnjë

Ndonjëherë

Jo

2

1

0

Përmbledhja e poenëve:
- Nëse ke më shumë se 27 poenë konsiderojmë se pendimi yt është i sinqertë, edhe pse askënd nuk e shfajësojmë (cilësojmë të pa mëkate) para Allahut. E lusim Allahun që ta pranoj pendimin tënd, dhe të këqijat të t’i djerroj me të mira! Vëlla, vazhdo me një tempo të tillë derisa ta takosh Allahun e Ai të jetë i kënaqur me ty!
- Nëse ke poenë prej 21-27, hulumto vendet ku ke ngecur në pendim duke iu kthyer këtij pyetësori prapë, dhe mundohu që t’i përmirësosh ato gabime.
- Nëse ke poenë më pak se 21 atëherë ti je në rrezik por fillo e mos u bë pesimist. Mundohu që pendimi yt të jetë i sinqertë dhe atë vazhdimisht derisa Allahu t’i fal mëkatet që ke bërë!
Përshtati ne shqip: Sedat G. ISLAMI
Data: 05-01-2008, e shtunë
         Vushtrri, Kosoveë
 
 
 
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013