Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
THËNIE TË PAVDEKSHME

Erdhi Zejd El Hajri tek Pejgamberi, alejhi selam dhe e pranoi Islamin. Pejgamberi, alejhi selam i tha: O Zejd! Nuk më është përshkruar ndokush, e që pasi ta kem parë të mos më ketë dalur pak më ndryshe përveç teje. Zejdi u kthye kah Pejgamberi, alejhi selam dhe i tha: O i dërguari i Allahut! M'i jep 300 kalorës ndërsa unë të garantoj se do te shkoj ne vendet romake dhe do te luftoj me ta. Pejgamberi, alejhi selam tha: Për Zotin o Zejd! ?farë njeriu je ti?!
***
Kur Amr b. El Asi kërkoi ndihmë dhe përforcime ushtarake me 4.000 ushtarë për ta çliruar Egjiptin, Omeri, Allahu qofte i kënaqur me te, ia dërgoi vetëm katër veta dhe i shkroi: Një prej tyre vlen për njëmijë, kështuqë u plotësua shifra e kërkuar. Ata katër veta ishin:
Zubejr b. Avvam,
Mikdad b. Amr,
Ubadetu b. Samit, dhe
Mesleme b. Halid
***
Kaloi një çifut me një qenë pranë Ibrahim b. Ed'hemit dhe i tha: Cila është me e ndyte: Bishti i qenit apo mjekra jote? Mjekra ime nëse unë do te hyj ne Xhehennem- ia ktheu Ibrahimi. ?ifuti pa një pa dy e pranoi Islamin.
***
Sahabiu i verbër, i cekur ne kaptinën Abese, Abdullah b. Ummi Mektum, i cili ishte muxhahid dhe njëherit shehid (dëshmor), kishte thënë:
"Më vendosni ne mes dy rreshtave, ma epni flamurin qe ta bart ngase unë e barti atë dhe e ruaj. Unë jam i verbër, nuk mund te iki!". Vërtet, ai e mbrojti flamurin e muslimaneve derisa ra edhe shehid.
***
Një njeri hyri ne shtëpinë e sahabiut te ndritur, Ebu Dherrit dhe meqë nuk pa orendi shtëpiake tha: Ku i keni orenditë tuaja?!
Ne kemi një shtëpi tjetër pak me larg, atje i dërgojmë orenditë tona- ia ktheu Ebu Dherri. Njeriu e kuptoi se ishte fjala për shtëpinë e tij ne Ahiret, por iu drejtua: Megjithatë, edhe në këtë bote duhet patur ca rendi. Ebu Dherri iu përgjigj: Po, por i Zoti i shtëpisë (dunjasë) (Allahu) nuk po na lë këtu. 
***
Një njeri i urtë kishte thënë: ?donjëri prej nesh e di se si vdiset ne rrugën e Allahut por shumica jonë nuk e dinë se si jetohet në rrugën e Allahut".
 
Marre nga: www.twbh.com
Përshtati ne shqip: Sedat Gani Islami
 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013