Falënderimet i takojnë Allahu ndërsa përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, familjen, shokët dhe tërë pasuesit e tij gjer në amshim!
Motivet e kësaj teme
- Neglizhenca ndaj kësaj tematike dhe anashkalimi i saj total në shoqëri
- Sprovat dhe mashtrimet e shumta me të cilat shquhet koha jonë
- Prezenca e disa njerëzve të prapambetur dhe idiotë
Mjetet që ndihmojnë në braktisjen e mëkateve
1. Duaja
Duaja është llaci më fleksibil dhe më efikas për çdo sprovë. O ti që dëshiron t’i braktisësh mëkatet, ngriti duart lart kah Ai qëe dëgjon lutjen dhe largon pikëllimin…Ngriti e ndoshta Allahu sheh sinqeritetin tënd, lotët dhe përuljen tënde e të ndihmon në braktisjen e mëkateve. Thotë Allahu:
“وقال ربكم أدعوني استجب لكم
Zoti juaj ka thënë: "Më thirrni Mua, Unë ju përgjigjem...”. ( )
“أَمَّن يُجِيبُ الْمُضْطَرَّ إِذَا دَعَاهُ وَيَكْشِفُ السُّوءَ وَيَجْعَلُكُمْ خُلَفَاء الْأَرْضِ أَإِلَهٌ مَّعَ اللَّهِ قَلِيلاً مَّا تَذَكَّرُونَ
A është Ai që i përgjigjet nevojtarit (të mjerit) kur ai e thërret, duke ia larguar të keqen e juve ju bën mbizotërues të tokës. A ka zot tjetër pos All-llahut? Jo, por ju shumë pak përkujtoni”. ( )
Sa burri e gruaja hasnin në vështirësi të shumta gjatë braktisjes së mëkateve por kur iu afruan Allahut u bekuan me sukses dhe ndihmë hyjnore. Sa e bukur është duaja në sexhde, në atë vend ku ti je më së afërmi Allahut. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
„أقرب ما يكون العبد من ربه وهو ساجد فأكثروا من الدعاء
Njeriu më së afërmi Allahut është kur të jetë në sexhde andaj shpeshtojeni duanë në të“. ( )
O vëlla dhe motër qaj në sexhde dhe përgëzohu për një të mirë të madhe!
2. Përpjekja...
Mos mendo se braktisja e mëkateve bëhet brenda një ditë e nate. Jo, kjo ka nevojë për durim, qëndrueshmëri dhe mund. Dije se përpjekja është dëshmi e sinqeritetit tënd në braktisjen e mëkateve. Thotë Allahu:
„والذين جاهدوا فينا لنهدينهم سبلنا وإن الله لمع المحسنين
E ata, të cilët luftuan (u përpoqën) për hirë Tonë, Ne me siguri do t'i orientojmë rrugës për te Ne, e nuk ka dyshim se All-llahu është në krahun e bamirësve“. ( )
3. Njohja e pasojave të mëkateve
Sa herë që mediton pasojat e mëkateve çdoherë e më shumë forcohesh në braktisjen e tyre. Prej pasojave të mëkateve janë pikëllimi, dëshpërimi, mërzia, ngushtimi i gjoksit, vetmia, zjarri i Xhehennemit, etj.
4. Largimi nga shkaqet e mëkateve
Cdo mëkat ka shkaqe që e shtyjnë njeriun ta kryejë atë. Parim bazë për shërim nga sëmundja është largimi nga çdo gjë që të shpie tek ajo apo e forcon prezencën e saj në ty.
5. Kujdesi nga shoku i keq
Disa të rinj kanë dëshirë t’i braktisin mëkatet por shoku e shtyn të bëj mëkat. Në një hadith autentik qëndron:
„المرء على دين خليله فلينظرأحدكم من يخالل
Njeriu ka moral të atij që e shoqëron andaj shikoni se me kë lidhni shoqëri“.
Porosia ime për ty është: Largohu nga shoku i keq që të mos jesh prej atyre për të cilët ka thënë Allahu:
“ويوم يعض الظالم على يديه يقول ياليتني اتخذت مع الرسول سبيلا ياويلتى ليتني لم اتخذ فلانا خليلا لقد أضلني عن الذكر بعد إذ جائني
Atë ditë zullumqari do t'i kafshojë duart e veta dhe do të thotë: "I mjeri unë, ta kisha marrë rrugën e Pejgamberit!" 28. O shkatërrimi im, ah të mos e kisha bërë filanin mik! 29. Në të vërtetë, pasi e gjeta rrugën e drejë, ai më largoi mua prej asaj...”. ( )
6. Përkujtimi i befasisë së vdekjes
Thotë Allahu:
“كل نفس ذائقة الموت
Secili njeri do të shijojë vdekjen...”. ( )
A ke menduar ndonjëherë se derisa je duke kaluar kohën pranë kanaleve të ndryshme (lexo: erotike) televizive të vjen vdekja befasishëm? A ke menduar se derisa je duke shkëmbyer biseda me ndonjë vajzë të vjen vdekja e të gjitha planet t’i shkatërron? A ke menduar se derisa ke dëgjuar ezanin për namaz dhe nuk i je përgjigjur por ke fjetur, a ke menduar se ka mundësi që rehatinë e gjumit ta prishë përgjithmonë vdekja? Atëherë më thuaj se çka do të duash?
„حتى إذا جاء أحدهم الموت قال رب ارجعون - لعلي أعمل صالحا فيما تركت
E kur ndonjërit prej tyre i vjen vdekja, ai thotë: "O Zoti im, më kthe ,100. Që të bëj vepra të mira e ta kompensoj atë që lëshova!...“. ( )
Do të dëshiroje të ktheheshe në këtë botë, jo për tu dëfryer, jo për ta kaluar natën pranë kanaleve televizive por për të bërë ndonjë të mirë. Ose thënë me fjalë tjera, do të doje të ktheheshe që të pendoheshe, të falësh namaz dhe t’i braktisësh të këqijat.
7. Paramendoje veten të vdekur...
Paramendo kur të shtrijnë për teë pastruar dhe ti nuk je gjë tjetër veçse një kufomë e ngurte që nuk lëviz dot. Në atë moment mëkatet dhe gabimet nuk do të bëjnë aspak dobi.
8. Kur të bartesh mbi supe...
Paramendo kur teë bartesh mbi supe si kufomë....Ku është fuqia jote? Ku është rinia jote? Ku është mendjemadhësia jote? Ku janë shokët tu? Në atë moment asgjë përveç veprës së mirë nuk do të bëjë dobi.
9. Në varr...
Paramendoje veten në varr ku përveç veprave tua askush nuk do të shoqëroj. Gruaja, fëmijët, pasuria, shokët, miqtë...të gjithë kthehen prapa ndërsa me ty atje në errësirën e varrit hyjnë veprat tua të cilat janë të mira apo të këqija. Vendos se kush ke dëshirë të te shoqërojë!
10. Para Allahut...
Thotë Allahu:
„واتقوا يوما ترجعون فيه إلى الله
Dhe ruajuni një ditë kur në të ktheheni te All-llahu...“. ( )
O ti që kalon natën pranë televizionit duke shikuar gjëra të ndaluara dije se pasha Allahun ti ke për të dalë para Allahut për llogari! O ti që nuk fal namazin, o ti që bën vepra të liga, o ju që bëni mëkate dijeni se:
“يَوْمَئِذٍ تُعْرَضُونَ لا تَخْفَى مِنْكُمْ خَافِيَةٌ
Atë ditë ju do të ekspozoheni (para Zotit), duke mos mbetur fshehtë asnjë sekret juaji”. ( )
Kush do të ndihmoje atje? Kush do të përkrahë atje? Motër kush do të jetë pranë teje atje? Ti që nuk vesh hixhabin, ti që nduk vetullat, ti që vesh rrobat e ngushta dhe të tejdukshme, kë do ta kesh shoqërues në këtë vend? Kush do të ndihmoje atje?
“واتقوا الله واعلموا أنكم ملاقوه
...dhe kini frikë All-llahun, e ta dini së fundi juaj është tek Ai...”. ( )
11. Kalimi mbi Sirat…
Nëse ke dëshirë të braktisësh mëkatet paramendoje kalimin tënd mbi Sirat. A e di se çka është Sirati? Sirati është urë që vendoset mbi Xhehennem, është më e prehtë se shpata dhe më e hollë se qimja e flokut. Ka thënë Allahu:
„وإن منكم إلا واردها كان على ربك حتما مقضيا
Dhe nuk ka asnjë prej jush që nuk do t'i afrohet atij. Ky (kontaktim i xhehennemit) është vendim i kryer i Zotit tënd“. ( )
Kanë thënë dijetarët: Ky ajet është dëshmi se njerëzit do të kalojnë pranë zjarrit të Xhehennemit (që të binden se sikur të bënin mëkate dhe të mos i falte Allahu, këtë do ta kishin vendqëndrim). Paramendoje veten duke e vënë hapin që ta kalosh këtë urë, poshtëë zjarri i Xhehennemit, errësirë, njerëz rrëzohen, bërtasin e qajnë, por ka edhe të atillë që edhe këtu janë shumë të fortë. E vërtetë, ka njerëz që Allahu i forcon edhe në këtë vend ngase ata ia kishin frikën Allahut, bënin vepra të mira dhe largoheshin nga mëkatet. Thotë Allahu:
„يثبت الله الذين آمنوا بالقول الثابت في الحياة الدنيا وفي الآخرة
All-llahu i forcon ata që besuan në fjalën e fortë (të mirë) në jetën e kësaj botë edhe në botën tjetër...“. ( )
Atje dhe vetëm atje do ta kuptosh vlerën e namazit dhe veprave të mirave. Atje do të pendohesh dhe ndiesh keqardhje për çdo shikim dhe për çdo fjalë, dhe do të qash por nuk të bën dobi.
12. Përkujtoje mizanin…
Mizani! A e di se çka është mizanin? Eshtë peshorja e veprave e cila aktivizohet në Ditën e Llogarisë për të peshuar të mirat dhe të këqijat. Eshtë peshore që as veprën më të vogël nuk e lëshon pa e llogaritur. Thotë Allahu:
„ونضع الموازين القسط ليوم القيامة فلا تظلم نفس شيئا وإن كان مثقال حبة من خردل أتينا بها وكفى بنا حاسبين
Në ditën e gjykimit Ne do të vëmë peshoja të drejta, e askujt nuk i bëhet e padrejtë asgjë, edhe nëse është (vepra) sa pesha e një kokrre të melit Ne do ta sjellim atë. E mjafton që Ne jemi llogaritës“. ( )
O vëlla, a ke menduar ndonjëherë rreth këtij mizani? Motër, a ke llogaritur ndonjëherë vepra që do të peshohen në këtë mizan? A ke dëgjuar a lexuar se Allahu ka thënë:
“ فمن ثقلت موازينه فأولئك هم المفلحون
102. E kujt i peshojnë më rëndë peshojat (veprat e mira), ata janë të shpëtuarit”. ( )
Këta janë që u larguan nga mëkatet dhe gjynahet.
“ومن خفت موازينه فأولئك الذين خسروا أنفسهم في جهنم خالدون
Ndërsa, atyre që u peshojnë lehtë peshojat (veprat e mira), ata janë që humbën vetveten dhe janë në xhehennem përgjithmonë”. ( )
Këta janë që me Allahun patën sjellje të këqija, u larguan prej Tij dhe bën gabime e mëkate të shumta.
13. Paramendoje Havdin...
Havdi është kroi i Muhammedit, alejhi’s selam në Ditën e Llogarisë. Eshtë i gjatë një muaj dhe po kaq i gjerë, më i ëmbël se mjalta dhe më i bardhë se qumështi, më i mirë se sa misku, ai që pinë në të nuk ndien etje më kurrë, por ndoshta mëkatet janë ato që neë vend se ta shuajnë etjen, ato do ta shtojnë atë edhe më dhe do të privojnë nga pirja prej këtij kroi.
14. Njohja e vlerës së ceket të dunjasë
Ka thënë Allahu:
„وما الحياة الدنيا إلا متاع الغرور
...e jeta e kësaj botë nuk është tjetër pos një përjetim mashtrues“. ( )
Si e favorizon dynjanë e pavlerë ndaj ahiretit të përjetshëm. Si bën mëkate që të privojnë nga Xhenneti, gjerësia e të cilit është sa qiejt dhe toka?
15. Vullneti i fortë
Patjetër duhet të kesh vullnet dhe vendosmëri për braktisjen e mëkateve dhe epsheve.
16. Analizoje emrin e Allahut err-Rrekib
Thotë Allahu:
„وكان الله على كل شيء رقيبا
... All-llahu është përcjellës ndaj çdo sendi“. ( )
Allahu të vëzhgon, e di gjendjen tënde, vëzhgon lëvizjet tua, shikimet tua, dëgjimin tënd, zemrën tënde...
„ والله يعلم ما في قلوبكم
... All-llahu e di çka mbani në zemrat tuaja...“. ( )
Nëse nefsi të shtyn të bësh mëkate thuaji: ALLAHU ME SHEH!
17. Ke kujdes të jesh prej atyre...
Ke kujdes të jesh prej atyre për të cilët thotë Muhammedi, alejhi’s selam:
Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
„ لَأَعْلَمَنَّ أَقْوَامًا مِنْ أُمَّتِي يَأْتُونَ يَوْمَ الْقِيَامَةِ بِحَسَنَاتٍ أَمْثَالِ جِبَالِ تِهَامَةَ بِيضًا فَيَجْعَلُهَا اللَّهُ عَزَّ وَجَلَّ هَبَاءً مَنْثُورًا قَالَ ثَوْبَانُ يَا رَسُولَ اللَّهِ صِفْهُمْ لَنَا جَلِّهِمْ لَنَا أَنْ لَا نَكُونَ مِنْهُمْ وَنَحْنُ لَا نَعْلَمُ قَالَ أَمَا إِنَّهُمْ إِخْوَانُكُمْ وَمِنْ جِلْدَتِكُمْ وَيَأْخُذُونَ مِنْ اللَّيْلِ كَمَا تَأْخُذُونَ وَلَكِنَّهُمْ أَقْوَامٌ إِذَا خَلَوْا بِمَحَارِمِ اللَّهِ انْتَهَكُوهَا
Disa njerëz nga ummeti im do t’i njoh në Ditën e Kijametit ngase vinë të shndritur (bardhë) me sevape të shumta sa kodrat e Tihames por Allahu i bën hi e pluhur ato të mira. Theubani, shok i Muhammedit, alejhi’s selam tha: O i dërguari i Allahut, na i përshkruaj ata, na dëfto gjendjen e tyre që të mos jemi ne prej tyre nga padituria? Sa iu përket atyre, sqaroi Muhammedi, alejhi’s selam, ata janë vëllezërit tuaj, janë prej lëkurës suaj, falen natën siç faleni edhe ju por kur të vetmohen me ndalesa të Allahut i shkelin ato“. ( )
Po, këta njerëz kur të jenë vetëm bëjnë mëkate e gjynahe; njëri shikon filma amoral, tjetri vjedh, i treti flet me ndonjë vajzë në net...Këta janë që nuk menduan se Allahu i dëgjon dhe sheh, madje as që ia vunë veshin kësaj.
18. Kujto se edhe gjymtyrët dëshmojnë
O vëlla para se ta bësh ndonjë mëkat kujto se këto gjymtyrë me të cilat po kryen mëkate do të dëshmojnë kundër teje. Thotë Allahu:
“اليوم نختم على أفواههم وتكلمنا أيديهم وتشهد أرجلهم بما كانوا يكسبون
Sot Ne ua mbyllim gojët atyre, Neve na flasin duart e tyre, kurse këmbët e tyre dëshmojnë për atë që punuan”. ( )
Subhanallah!
I pastër qoftë Allahu nga të metat që i mvishen!
Kush i bën duart të flasin?
Kush i bën këmbët të flasin?
Thotë Allahu:
“حتى إذا ما جاءوها شهد عليهم سمعهم وأبصارهم وجلودهم بما كانوا يعملون - وقالوا لجلودهم لم شهدتم علينا قالوا أنطقنا الله الذي أنطق كل شيء
20. E derisa afrohen atij, kundër tyre dëshmojnë: të dëgjuarit e tyre, të parit e tyre dhe lëkurat e tyre për çdo gjë që ata kanë punuar. 21. Ata lëkurave të tyre u thonë: "Përse dëshmuat kundër nesh?" Ato thonë: "All-llahu që çdo sendi ia ka dhënë të folurit na dha edhe neve...”. ( )
La ilahe il-la Allah!
Nuk meriton adhurim askush përveç Allahut të vetëm!
Sa i madhërishëm që është Allahu!
Motër kujto ditën kur duart do të flasin e do të dëshmojnë për atë që bëre! Kujto keqardhjen për ato shikime e fjalë që bëre!
19. Melaiket shkruajnë...
Melaiket shkruajnë veprat dhe fjalët tua. Thotë Allahu:
“وإن عليكم لحافظين كراما كاتبين يعلمون ما تفعلون
Kurse ndaj jush kanë përcjellësit! 11. Janë shkrues të ndershëm te All-llahu”. ( )
Melaikeve nuk iu fshihet asgjë prej veprave tua, dhe vazhdojnë e shkruajnë tërë atë që bën sa të jesh gjallë. Kur të vdesësh mbyllet libri yt për ta takuar, gjithsesi, në Ditën e Llogarisë, siç thotë Allahu:
“اقرأ كتابك كفى بنفسك اليوم عليك حسيبا
Lexo librin tënd, mjafton të jesh sot vetë llogaritës i vetvetes”. ( )
Më trego vëlla se çka do të lexosh në librin e veprave tua? O ti që kalon kohë në harame a e di se melaiket kanë shkruar këtë? O ti që nuk fal namaz a e di se melaiket shkruajnë këtë?
Edhe ty motër melaiket të kanë shkruar çdo gjë. Edhe ti do ta lexosh atë në Ditën e Kijametit:
“يوم ينظر المرء ما قدمت يداه
... në ditën kur njeriu (besimtar) shikon se çka i kanë sjellë duart e veta...”. ( )
20. Shoqëroji ata që të bëjnë dobi
Shoqëroji ata që më parë periton nga pamja e tyre se sa nga fjala e tyre. Shoqëroji këta ngase njeriu përfiton, pozitivisht apo negativisht, nga ata qeë i shoqëron. Muhammedi, alejhi’s selam ka thënë:
„المرء على دين خليله فلينظرأحدكم من يخالل
Njeriu ka moral të atij që e shoqëron andaj shikoni se me kë lidhni shoqëri“.
Sa njeriu deshi t’i linte të këqijat po shoku i keq ia hijeshoi ato?
Sa i riu deshi të udhëzohej por shoku i keq e pengoi?
Sa e reja deshi të pendohet e t’i kthehet Allahut por shoqja e keqe e pengoi?
21. Shoqëroji të penduarit nga ai mëkat
Shoqëroji ata njerëz që qenë sprovuar me mëkate si ti dhe shiko se si u penduan ata. Ata do ta tregojnë mënyrën më të mirë të pendimit dhe me plot sinqeritet do të rrëfejnë se mëkatet janë rrugë dëshpërimi.
22. Shfrytëzimi i kohës së lirë
Kohën e lirë mbushe me çdo gjë që të bën dobi për fe apo dynja. Patjetër kohën e lirëë duhet ta mbushesh me vepra të mira ngase çdo pushim shejtanit ia jep një shans që të bëj vesvese dhe t’i hijeshoj mëkatet e epshet.
23. Alternativa tjetër
Patjetër se për mëkatet tua duhet të gjesh një alternativë tjetër. Thënë më thjesht, duhet që çdo mëkat ta zëvendësosh me një gjë të lejuar. Nëse ke dëgjuar muzikë, dëgjo kaside dhe ilahi. Nëse ke shëtitur nëpër piknikë shëtit dhe vizito xhamitë, nëse ke udhëtuar jashtë vendit për turizëm, vizito Qabenë, Xhaminë e Pejgamberit, alejhi’s selam në Medinë dhe Xhaminë el-Aksa në Palestinë...
24. Kërkimi i diturisë
Dituria ta ndriçon rrugën dhe nëpërmjet saj ti e dallon të mirën nga e keqja. Dituria të rrëfen për sprovat e djallit, të rrëfen për gjërat që tek Allahu të sigurojnë pozita të larta, andaj bëhu kureshtar për dituri që ajo të jetë shkak për braktisjen e mëkateve.
25. Roli i babait
Babai ka një rol shumë të rëndësishëm në këtë aspekt. Babai duhet të jetë vigjilent dhe syçelë që në shtëpinë e tij të mos ketë gjëra që stimulojnë mëkate dhe nxisin për to.
26. Hoxhallarët dhe roli i tyre
Hoxhallarët kanë një rol jashtëzakonisht të rëndësishëm në zhdukjen apo, të paktën, pakësimin e mëkateve. Ligjëratat e tyre, mësimi dhe edukata e tyre, aktivitetet dhe programet e tyre, duhet të jenë të fokusuara në këtë drejtim.
27. Rezultatet e braktisjes së mëkateve
Përse të mos mendojmë në dobitë e braktisjes se mëkateve? Përse të mos mendojmë se sa herë që iu largohemi mëkateve ne i afrohemi Allahut, kënaqësisë dhe Xhenneteve të Tij? Përse të mos mendojmë se largimi nga mëkatet na pastron zemrën dhe na zgjeron gjoksin?
28. Tregimet e të shkatërruarve
Nëse nefsi të nxit për mëkat përkujto ata të rinj që vdiqën në mëkate. Njëri vdiq me fyell në gojë, tjetri vdiq me kasete muzikë në dorë, i treti vdiq duke mos falur asnjë namaz kurrë...Kush do t’iu bëjë mirë këtyre në varret e tyre?
29. Banor i Xhehennemit
Paramendo nëse je banor i zjarrit dhe do ta thuash këtë që Allahu e përmendi në Kur’an:
“يوم تقلب وجوههم في النار يقولون ياليتنا أطعنا الله وأطعنا الرسولا
Ditën kur fytyrat e tyre do të përmbysen në zjarr e thonë: "Të mjerët ne, ta kishim adhuruar All-llahun e respektuar të dërguarin!". ( )
30. Gjymtyrët dhe falënderimi
A ke menduar ndonjëherë se këto gjymtyrë me të cilat i bën mëkat Allahut, janë gjëra që duhen falënderuar Allahun për to. Nëse jo atëherë po të them shiko ata që i kanëë humbur duart, këmbët, sytë, veshët, dhe nuk kanë mundësi fare të dëfrehen me to. Paramendo se ndoshta Allahu të sprovon me ndonjë sëmundje, si shkak i mëkateve, që patjetër duhet prerë këmbën apo dorën tënde. Si do ta ndieje veten? Nëse nuk do të ndiheshe mirë atëherë falënderoje Allahun për to!
31. Ekzistenca jote
A ke menduar ndonjëherë se përse je krijuar? Nëse e analizon këtë do të bindesh se qëllimi i krijimit tënd është: Adhurimi për Allahun. Thotë Allahu:
“وما خلقت الجن والإنس إلا ليعبدون
Unë nuk i krijova xhinët dhe njerëzit për tjetër pos që të më adhurojnë”. ( )
Ti nuk je krijuar që të dëfrehesh por që ta adhurosh Allahun andaj cili është raporti ty karshi këtij qëllimi?
32. Sinqeriteti me Allahun e Madhëruar
Dije se ai që për hirë të Allahut ka vendosur t’i braktisë mëkatet, Allahu do t’i zgjerojë gjoksin dhe do t’ia hapë dyert e pendimit.
33. Duaja e prindit
Kërko nga prindi të lutet për ty ngase duaja e prindërve për fëmijën e tyre e tyre nuk refuzohet.
34. Shejtani armik
Duhet ta dish se djalli është armiku yt i përbetuar, i cili përherë synon humbjen tënde. Allahu ka thënë:
“إنما يدعو حزبه ليكونوا من أصحاب السعير
... ai (djalli) e thërret atë grupin e vet, vetëm për t'i bërë banues të zjarrit”. ( )
Dije këtë dhe kërko mbrojtje tek Allahu:
“وإما ينزغنك من الشيطان نزغ فاستعذ بالله إنه هو السميع العليم
E nëse të godet shejtani me ndonjë vesvese, ti kërko strehim te All-llahu, sepse vërtet Ai dëgjon e di”. ( )
35. Braktisja e mëkateve “të vogla”
Ai që pa kujdes bie në mëkate të vogla, ai së shpejti do të bjerë edhe në mëkate të mëdha.
36. Harrimi i kohës së mëkatit
Muslimani nuk duhet të mburret me kohën kur Allahut i bënte mëkat, nuk duhet të ketë nostalgji për atë kohë dhe nuk duhet ta përkujtojë përveç nëse e bën për keqardhje dhe pendim. Po ashtu nga ajo kohe duhet fshirë çdo gjurmë. Nuk duhet lënë foto, kaseta, revista, libra, nr. telefoni, etj. Të gjitha këto duhet zhdukur nga kujtesa dhe nga realiteti yt i ri si një e kaluar e harruar.
37. Udhëzimi
Dije se udhëzimi nuk të vjen falas por duhet kërkuar atë dhe nxituar për arritjen e tij. Muhammedi, alejhi’s selam, në një hadith kudsijj citon fjalët e Allahut:
“يا عبادي كلكم ضال إلا من هديته
O robërit e Mi, ju të gjithë jeni të humbur përveç atyre që Unë i kam udhëzuar...”.
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedi, alejhi’s selam, familjen dhe shokët e tij ndërsa lutja jonë e fundit është:
Falënderimi i takon Allahut, Zotit të botëve!
http://www.drb-alokhwa.com/articles,item,37.html
Titulli në origjinal: 40 mënyra për largimin nga mëkatet
Përshtati në shqip (më pak shkurtesa): Sedat G. ISLAMI