Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
AGJËRIMI SHKAK I ISLAMIT TË TIJ

Agjërimi është një lidhje sekrete ndërmjet njeriut dhe Zotit, të cilën askush nuk 
mund ta sheh dhe as ta argumentojë - konfirmojë…Me këto dy gjëra besimtari arrin të 
artikulojë dy fuqi: fuqinë e vullnetit dhe mbikëqyrjes (besimit se Allahu di çdo gjë për ty) 
dhe këto dy fuqi janë pikërisht ato që na duhen më së shumti në çdo pore të jetës për të 
realizuar besimin e vërtetë…Kjo ngase njeriu bie në shirkun (idhujtarinë) e djallit dhe 
epshit në rastet kur mungon vullneti dhe mbikëqyrja, apo janë të dobëta. Mu për këtë 
Allahu na e ligjësoi këtë kurs trajnues për të përsosur mundësitë e ruajtjes së besimit tonë 
nga të ligat e epshit dhe djallit, e njëkohësisht na siguroi dhe ambient adekuat për 
suksesin e qëllimit të këtij adhurimi: dyert e Xhehennemit janë të mbyllura, dyert e 
Xhennetit janë të hapura, djajtë janë të lidhur me zinxhirë, ndërsa melaiket thërrasin: O 
kërkuesi i të mirës, eja! E kërkuesi i të keqes, mjaft më!, duke mos harruar këtu edhe 
shpërblimet tjera shpirtërore të cilat agjëruesi i arrin me rastin e iftarit (dhe bajramit) 
dhe me rastin e takimit me Allahun! 
*** 
Rënkimi i heshtjes 
Agjërimi shkak i Islamit të tij 
Autobusi që duhej të na çonte nga hoteli në aeroport ia mbërriti. Mora valixhet e 
mia dhe i vendosa në të kurse vet zgjodha një ulëse pranë shoferit. Kohën sa prisnim 
pasagjerët tjerë e shfrytëzova për të biseduar me të. E përshëndeta me: “Selamu 
alejkum!” kur ja ai ma ktheu: “Ue alejkumus selam ve rahmetullahi ve berekatuhu!” 
U binda se ishte musliman edhe pse nga shenjat e fytyrës kuptohej një gjë e tillë. 
Filluam të shkëmbejmë llafe në arabisht. 
Desha që atë kohë të shkurtër ta shfrytëzoja me ca pyetje për mënyrën si e pranoi 
Islamin dhe si e mësoi arabishten. Më mahniti kur më tregoi se para katër vitesh e kishte 
pranuar Islamin. Atëbotë kishte jetuar në periferi të Parisit dhe kishte qenë në shoqëri me 
disa muslimanë. Një ditë kishte vërejtur se ata nuk hanin as nuk pinin. I kishte pyetur për 
këtë ndërsa përgjigja ishte: Jemi agjerueshëm! Deshi të njihej më shumë me agjërimin 
por ata kishin pak njohuri për fenë... 
U kthye në shtëpi ku gjeti murgeshën, e cila i vizitonte kohë pas kohe. Ia parapriu 
me pyetje rreth agjërimit në Krishterizëm. Pranoi se ka një lloj agjërimi. “Po Islami, a 
ëhtë feja e fundit që Zoti ia shpalli njerëzimit?- e pyeti prapë. Përgjigja e murgeshës: 
“Po”, ishte një si një stuhi që trazoi ndjenjat e tij dhe jetën e tij e kanalizoi drejt Islamit. 
Atëherë lindi dëshira për ta mësuar Kur’anin dhe gjuhën arabe, kështu që lëshoi punën 
dhe shkoi në Siri ku u regjistrua në një institut gjuhe. Atje qëndroi për tri vite me radhë 
për tu kthyer më pas në Paris si besimtar mysliman dhe njëherësh edhe thirrës – misionar 
i kësaj feje. 
Pasi që e mbaroi tregimin e tij dhe koha e mbërritjes në aeroport veç u bë, unë e 
falënderova shumë për bisedën dhe për atë se mi hapi sytë për kuptimin e qëllimeve të 
agjërimit dhe meditimit të dispozitave të tij. 
Ky tregim më ktheu për pesë vite në retrospektivë që të përkujtoj një tregim tjetër 
të një djaloshi francez që agjërimi qe shkak i pranimit të Islamit prej tij. 
*** 
Ja, ne tash jemi në Ramazan, dhe si zakonisht, na shkon shumë shpejt. Ditët i ka 
të shpejta e netët të bukura por ndonjëherë shkon ashtu siç vjen. Mu për këtë e pyes veten 
time: 
Përse agjërimi lëviz shpirtrat që janë familjarizuar me kufirin (pabesimin) për 
dekada kurse shpirtrat tanë jo?! 
Here të tjera pyes: 
Përse Allahu bëri që agjërimi të jetë shtylla e katërt e fesë edhe pse në këtë 
adhurim nuk ka asnjë kryerje riti apo obligimi me përjashtim të braktisjes së ushqimit, pijes dhe dëfrimit seksual?...1
 Megjithatë, Allahu e bëri prej adhurimeve më të çmuara 
dhe me shpërblim më të madh saqë ka thënë: 
إّ ا م 
 وأ  أي ”
...përveç agjërimit që është për Mua dhe Unë shpërblej për të!” Hadith kudsijj. 
Nuk ka dyshim se urtësitë e agjërimit dhe mësimet e tij janë shumë më shumë se 
largimi nga ushqimi dhe marrëdhëniet seksuale. Ndryshe, agjërimi nuk do të ishte prej 
adhurimeve më të mëdha tek Allahu, (edhe pse në qëllime e jo në aspektin formal të 
kryerjes.) Mendoj se shkak i kësaj është se Ramazani është një kurs trajnues dhe 
përgatitor për të qenit stoik në rrugën e Allahut dhe për kryerjen e të obligimeve të të 
gjitha adhurimeve. Agjërimi sikur kursen besimtarin nga kjo (natyra e obligimeve tjera 
fetare) për ta forcuar atë për kryerje të adhurimeve tjera. Periudha njëmujore e distancimit 
nga gjërat e sipërpërmendura njeriut i dhuron fuqi për rezistencë, durim, vetëpërmbajtje, 
vullnet... 
Agjërimi është një lidhje sekrete ndërmjet njeriut dhe Zotit, të cilën askush nuk 
mund ta sheh dhe as ta argumentojë - konfirmojë…Me këto dy gjëra besimtari arrin të 
artikulojë dy fuqi: fuqinë e vullnetit dhe mbikëqyrjes (besimit se Allahu di çdo gjë për ty) 
dhe këto dy fuqi janë pikërisht ato që na duhen më së shumti në çdo pore të jetës për të 
realizuar besimin e vërtetë…Kjo ngase njeriu bie në shirkun (idhujtarinë) e djallit dhe 
epshit në rastet kur mungon vullneti dhe mbikëqyrja, apo janë të dobëta. Mu për këtë 
Allahu na e ligjësoi këtë kurs trajnues për të përsosur mundësitë e ruajtjes së besimit tonë 
nga të ligat e epshit dhe djallit, e njëkohësisht na siguroi dhe ambient adekuat për 
suksesin e qëllimit të këtij adhurimi: dyert e Xhehennemit janë të mbyllura, dyert e 
Xhennetit janë të hapura, djajtë janë të lidhur me zinxhirë, ndërsa melaiket thërrasin: O 
kërkuesi i të mirës, eja! E kërkuesi i të keqes, mjaft më!, duke mos harruar këtu edhe 
shpërblimet tjera shpirtërore të cilat agjëruesi i arrin me rastin e iftarit (dhe bajramit) 
dhe me rastin e takimit me Allahun! 
Mu për këtë, Allahu ka thënë: 
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre 
që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.” El-Bekare, 183. 
Nuk mendoj se realizohet dot devotshmëria pa vullnet të fortë për kryerje të 
veprave të mira dhe largimit nga e keqja, e po kështu edhe me fuqi të besimit se Allahut 
na sheh dhe di për ne çdo gjë që bëjmë e veprojmë kurdo dhe kudo që jemi. 
Prej aspektit madhështor të legjislacionit islam është edhe fakti se në Ramazan 
janë obliguar Zekati dhe Xhihadi. Kjo ngase për dhënie të pasurisë që është e shtrenjtë 
për njeriun dhe për dhënie të jetës në rrugën e Allahut duhet një forcë dhe fuqi e madhe 
vullneti dhe besimi se Allahun e ke me vete çdoherë. 
Këto ishin vetëm disa nga dhuratat dhe mirësitë e agjërimit, për të cilin e lus 
Allahun të na shpërblejë! 


Dr. Musfir b. Alijj el Kahtani 
http://www.twbh.com/index.php/site/article/readyad7ol-aleslam
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI 
 


1. Këtu, në vend të këtyre tri pikave është kjo pjesë e tekstit në vijim, të cilën e shkoqa në fusnotë që të mos 
keqkuptohej nga disa lexues të rëndomtë meqë bëhet fjalë për një elaborim nga këndvështrimi i Shkencës
së Usuli Fikhut. Ja teksti që duhej të ishte më sipër:“...Agjërimi nuk është si namazi që kryhet çdo ditë me 
kushte dhe përshkrim të caktuar. As si Zekati që ndahet nga pasuria, dhe as si Haxhi që ka një mori ritesh 
në vete. Braktisja e ushqimit dhe dëfrimit është vepër, sipas usulistëve, por vështruar nga prizmi konkret 
(lëndor – material) i dispozitave, kjo nuk arrin gradën e performancës (el edae داءJا kryerja e asaj qe është 
obligim në kohën e caktuar fetarisht)...” 


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013