Autor: Sulejman b. Muhammed el Luhejmejd
Titulli në origjinal: 40 faidetun muhtaretun min Sherhi’n Nevevi ala Sahihi Muslim (Kitabu’s sijam)
Adresa: www.almotaqeen.net
Përshtati: Sedat Islami
Me emrin e Allahut, Mëshiruesit, Mëshirëplotit!
1. Agjërimi gjuhësisht nënkupton përmbajtjen dhe abstenimin nga diç, kurse fetarisht ka kuptimin: abstenim i veçantë, në kohë të veçantë-caktuar, nga person i caktuar.
2. Thënia e Muhammedit, alejhi’s selam: “نر ـد إذا Kur të hyjë Ramazani...” është argument i drejtimit të qëlluar dhe të zgjedhur, të përfaqësuar nga Buhariu dhe të tjerë, se lejohet pa asnjë urrejtje të thuhet “Ramazan” pa përmendur fare
“muaj i”.
- Urrehet që të thuhet “Ramazan” pa përmendur më parë edhe fjalën muaj. Këtë mendim e ndajnë malakitet, të cilët pohojnë se Ramazani është emër prej emrave të Allahut, që nuk mund të përdoret për të tjerë pa para apo prapashtesë.
- Pastaj përmendi mendimin e dytë e menjëherë mendimin e tretë, të cilin e përmendëm sipër.
3. Mendimi se Ramazani është emër prej emrave të Allahut është i dobët dhe i paargumentuar, edhe pse në fakt ekziston një transmetim i dobët përkitazi me këtë. Por meqenëse emrat e Allahut janë tevkifijj (bazohen vetëm në burime fetare) atëherë nuk përdoren pa argumente autentike.
4. Hadithi: “Agjëroni me pamjen e hënës dhe bëni bajram me pamjen e saj” ka për qellim pamjen e hënës nga një pjesë e muslimanëve e jo të gjithë. Mjafton që ta shohin dy besimtarë të drejtë, e edhe një sipas mendimit më të saktë. Kurse sa i përket Bajramit, kushtëzohen patjetër dy besimtarë të drejtë dhe askush përveç Ebu Theurit nuk e ka lejuar me një besimtar të drejtë.
5. Hadithi: “ Dy muaj të festës që nuk pakësohen:
Ramazani dhe Dhu’l Hixh-xheh” ka për qëllim -sipas mendimit më të saktë- se shpërblimi i tyre nuk pakësohet edhe nëse shifra e tyre pakësohet. Disa thanë se për qellim është se ata dy muaj nuk pakësohen së bashku gjatë një viti të vetëm derisa të tretët ndanë mendimin se shpërblimi i muajit Dhu’l Hixhxhe nuk është më i vogël se ai i Ramazanit. Ky mendim është i dobët dhe i pranuar mbetet mendimi i parë.
6. Hadithi: “Le të mos e pengojë askënd prej jush ezani i Bilallit (nga syfyri) ngase ai thërret që të kthehet falësi juaj dhe të zgjohet i fjeturi juaj” ka kuptimin: Bilalli e thërret ezanin që tua bëjë me dije se namazi i sabahut nuk është larg kështu që ai që është falur vullnetarisht:
- le të kthehet për të pushuar pak për të qenë më pas i kthjellet për namaz të
- sabahut,
- apo për të falur namazin e vitrit,
- apo për tu përgatitur për namaz nëse ka nevojë për tu pastruar.
- Kurse thënia “i fjeturi juaj” ka për qëllim:
- që të përgatitet për namaz të sabahut nëse do që para tij të fal pak namaz nate,
- apo ta fal vitrin,
- apo të bëjë syfyr nëse do ta agjëroj të nesërmen,
- apo të marr abdes.