Halid b. Suud el Bulejhed
Pyetja: Qofshi i nderuar o Hoxhë! Kemi bërë iftar duke dëgjuar ezanin e muezzinit, i cili
doli të ketë qenë dhjetë minuta para kohe. A është agjërimi ynë i plotë? Nëse jo, atëherë
çfarë na duhet të veprojmë?
Përgjigja:
Falënderimi i takon Allahut kurse përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin,
alejhi’s selam!
Ju keni gabuar kur keni bërë iftar para kohe por për këtë nuk keni rënë në mëkat
ngase feja arsyeton ata që gabimisht bijnë në mëkate. Allahu thotë:
..."Zoti ynë, mos na dëno nëse harrojmë ose gabojmë!...” el-Bekare, 286.
Kurse Muhammedi, alejhi’s selam, siç qëndron tek Ibni Maxheh, ka thënë:
Allahu nuk llogarit ummetin tim për gjërat që i bëjnë gabimisht, nga harresa apo
kur janë të detyruar.”
Kurse sa i përket agjërimit tuaj, kjo është kontestuese.
Disa tabiinë (gjenerata pas sahabeve) mendojnë se agjërimi është i plotë. Këtë
mendim e mbajnë dhahiritët ndërsa Ibni Tejmije e mbështet atë. Kurse shumica e
juristëve, në mesin e të cilëve edhe të katër imamët, mendojnë se agjërimi prishet dhe
duhet kompensuar patjetër ngase agjërimi nuk është plotësuar ndërsa feja urdhëron që ai
të plotësohet. Kjo i ngjan rastit të atij që fal namazin me rekate mangu –më pak. Pastaj
Allahu nuk e ka arsyetuar gabimin në agjërim derisa harresën po. Kështu, çdo gjë përveç
harresës mbetet e paarsyetuar. Buhariu transmeton nga Esma, e bija e Ebu Bekrit, Allahu
qoftë i kënaqur me të dy:
!Bëmë iftar në kohën e të Dërguarit të Allahut, paqja dhe mëshira qofshin mbi të,
në një ditë me vranësira pastaj doli dielli. Hishami u pyet: A u urdhëruan me
kompensim? Po, patjetër se duhet kompensimi – u përgjigj ai“.
Në Muvetta-në e Imam Malikut qëndron se Omeri, Allahu qoftë i kënaqur me të,
një ditë ramazani me re kishte bërë iftar me bindje se dielli kishte perënduar. Pas pak i
erdhi një njeri dhe i tha: O prijësi i besimtarëve! Dielli doli. Omeri atëherë tha: Çështja
është e lehtë ndërsa ne bëmë ixhtihad - përpjekje për ta gjetur të vërtetën!
Fjala „Çështja është e lehtë...“ është komentuar: i lehtë është kompensimi i kësaj
dite.
Meqenëse për këtë çështje nuk është transmetuar ndonjë argument në fe, atëherë
mbetet që të veprohet sipas asaj që është bazë: kompensimi.
Kështu qëndron puna edhe me atë që han syfyr me bindje se ende është nate…Ka
thënë Ibni Kudame: “Kush han duke menduar se agimi nuk ka lindur ndërsa ai veç ka
lindur, apo bën iftar duke menduar se dielli ka perënduar e në fakt nuk ka perënduar,
duhet ta kompensoje atë ditë. Ky është mendimi i shumicës së dijetarëve.”
Ndërsa nëse njeriu bën përpjekje (ixhtihad) dhe han ditën ose natën por me
dyshim, për çka merr vesh më vonë se nuk ka gabuar, agjërimi i tij është korrekt nuk i
obligohet asgjë.
Kështu, bazuar në këtë - i nderuar – juve ju mbetet obligim ta kompensoni atë
ditë!
Allahu na bekoftë për punë të qëlluara!
Përshëndetjet qofshin mbi Muhammedin, familjen dhe shokët e tij!
Burimi: http://saaid.net/Doat/binbulihed/f/380.htm
Përshtati në shqip: Sedat ISLAMI
28-8-2010