Vëllezër besimtarë!
Pasha Allahun, unë iu dua sinqerisht për Allahun! Dhe e lus Allahun që të na bashkojë me këtë dashuri nën hijen e Arshit të Tij atë ditë kur nuk ka hije tjetër përveç hijes së Tij!
O Allahu jonë! Bëre krejt punën tonë të mirë, bëre vetëm për Ty dhe mos bë, që në të, të shoqërojë askush!
Vëllezër besimtarë!
Unë iu dua për hire të Allahut!
Prapë jemi me “Si? dhe motrat e saj”. Si e njëjësojmë Allahun? Si e adhurojmë Allahun? Me një thurje tjetër fjalësh: Si të bëhemi të lumtur? Si ta përjetojmë lumturinë? Si të jetojmë?
Kur erdha tek ju pyeta: Si jeton ai që nuk falë namaz? A e dini namazin? Namazi është lidhje në mes Zotit dhe njeriut. Sonte, si dhuratë për ju, kam ardhur t’ua mësoj një ndërmjetësues të fortë për të gjithë…Për atë që është lodhur, për atë që nuk është martuar, për atë që është i papune. Edhe ty motër që lutesh për një burrë të sinqertë kam ardhur sonte ta gjej një ndërmjetësues të fortë për këtë.
I pastër qoftë Allahu, Sunduesi!
O ti që dëshiron fëmijë a do ndërmjetësues? Ta kam sjellur një ndërmjetësues.
Motër që ke frike nga dështimi i shtatzënisë ta kam sjellur një ndërmjetësues të fortë.
Ty që ke nevojë për shërim ta kam sjellur një ndërmjetësues të fortë.
A e dini se çka është ky ndërmjetësim?
Namazi. Namazi është ndërmjetësues ndërmjet njeriut, i varfër, i nënshtruar,iI udhëhequr, dhe Allahut, i Pasur, Nënshtrues dhe i Plotfuqishëm…Namazi e ka këtë statut tek Zoti ynë:
“واسجد واقترب
vazhdo me sexhde dhe afroju Zotit me të”.
(el-Alek, 19)
Sa shpesh po i përgjigjemi atyre që thonë “Dua të falem por nuk mundem”: Falu!
“Falem një dite ndërsa dhjetë ditë nuk falem”: Falu! Ti ke nevojë ta konsumosh namazin. A e di si konsumohet namazi? A i njeh narkomanët? Në fillim e kanë një thithje të pluhurit falas, një thithje që i humbë drejt ferrit, dhe ti, po ta thithje-shijoje një herë namazin do ta konsumoje përherë. Ky pluhur është i shijshëm, i këndshëm, nuk është i ndaluar. A e ke parë ndonjëherë narkomanin se si në momentet kur ndien nevoje për “pluhur”-in e tij e konsumon atë si i çmendur. Po kështu, edhe besimtari i sinqerte e kryen namazin, jo me çmenduri në kuptimin negativ, por me një mallëngjim të madh. Truri i tij bllokohet dhe dëshiron vetëm të hyjë në xhami, të falet, të bëje sexhde…
Tjetri thotë: Unë do te falesha por ndiej se namazi im sikur nuk pranohet. Këtij i themi: Po kush e di në këtë botë se a i pranohet namaz apo jo?! Ndoshta ty të pranohet më shumë se sa mua…
Djelmosha! Puna nuk shihet nga jashtë, ajo që vlerëson atë është brendësia e saj, dhe mu për këtë, unë dua t’i them atij që thotë se namazi im nuk është i pranuar: Falu dhe tjerat lija Allahut. Bëhu i sinqertë në fillim: “Unë do të falem për Zotin tim!”, thuaje këtë me zemrën tënde.
Ai që thotë se kam vesvese duhet të heqim dorë nga kjo fjalë ngase vesveset i sjell dyshimi, dhe derisa ti e di se ajo është vesvese atëherë mos ia lësho sytë.
Ai që thotë se unë nuk ndiej kënaqësi në namaz, unë ndiej se vetëm po e kryej një obligim, i themi se këto fjalë janë të djallit, mos i thuaj ngase po i the ti vetëm po e vërteton një gjë të tillë.
Le të mos flasim më tepër për këtë: Falu, a e ke falur jacinë apo jo? Mirë, qëndro me mua, ngase unë nuk do ta përfundoj këtë ders-ligjëratë pa u ngritur ti për tu falur, pa u mësuar ti se si falesh, ai arrihet kënaqësia dhe dëfrimi ne namaz.
A beson ti se po u fale dy ditë, dy muaj apo...je prej atyre që falen perfekt? Cështja ka nevojë për një kohë më të gjatë. Do të më thuash: Unë një javë ndjeva kënaqësi në namaz por më pas jo? E vërtetë, kjo për shkak se ti e ke anashkaluar atë. Duro pak që ta arrish këtë kënaqësi prapë. Nëse e di se kjo gjë është vesvese tek ti mos ia lësho sytë, dhe nëse djalli të pëshpërit në vesh: Ti nuk e pastrove dorën mirë, mos e dëgjo dhe falu. Një njeri kishte ardhur tek hoxha dhe i kishte thënë: Hoxhë efendi, unë nuk di as të them Allahu Ekber? Hoxha i tha: Thuaj siç the tani. Thuaj Allahu ekber dhe filloja namazit. Nëse djalli të thotë: Nuk ke thënë Allahu ekber dhe ti e di se kjo është vesvese vazhdo ngase ti ke thënë.
Mirëpo o hoxhë namazi nuk do të jetë i pranuar.
Kjo le të mos interesojë ty, vazhdo, vazhdo dhe falu.
Tjetri thotë: O hoxhë, çfarë të bëj kur mendja më shëtit jashtë namazit.
Të kemi thënë edhe herëve tjera: Preje pemën në rrënjë. Tregimin e pemës e di? Nejse, ju keni dëshirë në tregime. Një njeri rrinte nën një pemë dhe meditonte por disa zogj e pengonin. I gjuante zogjtë dhe ata iknin por prape ktheheshin. I gjuante prape por ata prape ktheheshin. Mendoi: Ta pres pemën e më nuk kthehen…Edhe ti, preje pemën që e ke në zemër e mendimi pastaj mbetet vetëm në namaz. Ajo peme është dunjaja dhe dashuria për tëe. Le të mos gënjejmë por të flasim realisht: Ti e do dynjanë, dhe po deshe të shërohesh nga kjo shkurtoje shpresën në këtë botë, dije se nuk e ke të saktë kohën kur do të ndahesh prej saj. Muhammedi, alejhi’s selam thoshte:
“صل صلاة مودع
Fale namazin sikur e fal për herë të fundit”.
Prerja e pemës është çrrënjosja e dashurisë për dynjanë nga zemra, e cila arrihet me dy gjëra:
1. Shkurtimi i shpresës (për qëndrim të gjatë në këtë botë). Kështu thotë i dashuri yt, Muhammedi, alejhi’s selam. A ende nuk i dërgon salavate? Pasha Allahun po ta tërhoqi vërejtjen për herë të fundit, a kupton, sa here që përmendet emri i Pejgamberit, alejhi’s selam dërgoji salavate.
Pejgamberi, alejhi’s selam na këshilloi që ta falim namazin sikurse të atij që largohet nga familja, ose thënë më qartë, sikurse të atij që po t’i bëhej e ditur vdekja do ta falte për herë të fundit ashtu siç është më së miri. Një njeriu i thanë: A po bëhesh imami ynë për namazin e akshamit? Po, por jo edhe për atë të jacisë- iu përgjigj. La haule ve la kuvvete il-la bil-lah! Po ku e di ti se do të jetosh deri në jaci-i thanë.
Vëllezër vdekjen e kemi afër…
2. Lidhja me ahiretin. Thotë Allahu:
وَلَلْآخِرَةُ خَيْرٌ لَكَ مِنَ الْأُولَى”
Dhe se bota e ardhshme është shumë më e mirë për ty se e para”.
(ed-Duha, 4)
بل تؤثرون الحياة الدنيا والآخرة خير و أبقى
Po ju po i jepni përparësi jetës së kësaj bote, 17. E dihet se jeta e botës tjetër është më e dobishme dhe e përjetshme“.
(el-A’la, 16-17)
Pra për ta larguar atë gjë ti vëlla ke nevojë për ta shkurtuar shpresën në dynja dhe për të shikuar në të mirat e ahiretit, që janë përgatitur për të devotshmit. Kjo gjë shkurton pemën në rrënjë, dhe në vend që të vjelësh nga rrushi i kësaj bote ti vjel nga rrushi që gati sa nuk e vjeli një kalavesh Pejgamberi, alejhi’s selam:
“لقد هممت أن أتناول بيدي قطفا من عنب و لو تناولته لأكلتم منه حتى تفنى الدنيا و لا يفنى
Desha ta marrë me dorën time një kalavesh rrush, dhe sikur ta merrja do të hanit prej tij derisa bota të shkatërrohet ndersa ai ende mbetet i pa harxhuar”.
Ndonjë njeri dëshiron të hyjë në Xhennet, e do Xhennetin, bukuria e tij reflekton në bebëzat e syve të tij. Ai kur të falet, namazin e konsideron pjesë të Xhennetit, ai ndahet nga bota dhe jeton në ahiret. Ne duam të falemi por para se ta bëjmë këtë duam që tua përkujtojmë një dhuratë për secilin që thotë: Unë nuk di të falem ngase mëkatet e mia janë të shumta dhe të renda, ti nuk e di se çka kam bërë?
Si nuk e di, a ke mbytur 99 veta, çfarë ke bërë? Mos ke frikë, mëshira e Allahut është e madhe. Hadithin në vijim, sa herë që e them më duket sikur një freski dhe shpëtim më zbret nga qielli. Thotë Allahu (hadith kudsijj):
“يا ابن آدم إنك ما دعوتني ورجوتني غفرت لك على ما كان فيك ولا أبالي، يا ابن آدم لو بلغت ذنوبك عنان السماء ثم استغفرتني غفرت لك ولا أبالي، يا ابن آدم إنك لو أتيتني بقراب الأرض خطايا ثم لقيتني لا تشرك بي شيئا لأتيتك بقرابها مغفرة
O biri i Ademit! Ti derisa (vazhdon të) më lut dhe shpreson në Mua, t'i fali ato që i ke në veten tende (mëkatet) dhe nuk më ndodhë asgjë.
O biri i Ademit! Nëse mëkatet tuaja arrijnë retë e qiellit, pastaj më kërkon falje, t'i fali dhe asgjë nuk më ndodhë.
O biri i Ademit! Sikur ta mbushje tërë tokën me mëkate pastaj më vie duke mos ma shoqëruar askënd në asgjë, do të vie me po aq falje”.
A ke dëgjuar për një bujari të tillë?
A ke dëgjuar për një madhështi të tillë?
A ke dëgjuar për një bukuri dhe përsosje të tillë?
Perse dhe prej kujt frikësohesh?
Thua se kam mëkate të mëdha, kam mëkate të shumta, o vëlla, edhe nëse ke rënë në idhujtari pendohu dhe njëjëso Allahun!
Pjesa më me rëndësi e temës përfundoi. Merre këtë hadith dhurate prej meje. Thotë Pejgamberi, alejhi’s selam:
“يبعث مناد عند حضرة كل صلاة فيقول يا بني آدم قوموا فأطفئوا عنكم ما أوقدتم على أنفسكم
Për çdo kohe të namaz dërgohet një thirrës që thërret: O bijtë e Ademit, ngrihuni dhe fikni zjarret tuaja që ia keni ndezur vetvetes”.
Ngrihu dhe fike zjarrin tënd, fike mërinë tënde, fike urrejtjen tënde, të cilën e ndeze me mëkatet tua. Ngrihu dhe fike ngase për çdo namaz një thirrës thërret: O biri i Ademit, ngrihu dhe fike zjarrin që e ke ndezur…Ngrihuni dhe pastrohuni që të largohen mëkatet tuaja dhe faluni që t’iu falen ato.
Cfarë mendoni për dhuratën e kësaj nate?
Pasha Allahun nuk paguhet me para.
Për çdo namaz vjen një thirrës dhe thotë: O njerëz, ngrihuni dhe fikni zjarret tuaja, ngrihuni dhe shuani zjarret që hanë të mirat tuaja, zjarr që han fenë tënde, rrugën tënde, lumturinë tënde, lidhjet tua me Zotin tënd. Ngrihu dhe fike atë. Ngrihu dhe merr abdes ngase prej thonjve do te zbresin mëkatet, nga kapakët e syve dhe qerpiçët do të bien mëkatet, nga dhëmbët dhe çka ka në mes tyre do të bien mëkatet, nga mjekra jote do të binë mëkatet…
Ne nuk jemi melaike, nuk është e drejtë e jona të bëjmë mëkate por ndonjëherë gabojmë ngase jemi të dobët,…Por ja edhe një dhurate. Abdullah b. Omeri e kishte parë një djalosh duke u falur por shkurt. Pasi që e kreu Abdullahu pyeti: Kush e njeh këtë djalosh? Një njeri tha: Unë. Tha Abdullahu: Po ta njihja do ta urdhëroja ta zgjaste rukunë dhe sexhden ngase e kam dëgjuar Muhammedin, alejhi’s selam duke thënë:
“إذا كان العبد يصلي أتي بذنوبه فجعلت على رأسه و عاتقيه فكلما ركع أوسجد تساقطت عنه
Kur njeriu të falet sillen mëkatet e tij dhe i vendosen në kokë dhe krahë dhe sa herë që bën rukunë apo sexhden ato i bijnë nga trupi”.
Largoje barrën e mëkateve me ruku dhe sexhde. Allah! Mëkatet të vendosen mbi kokë dhe supe dhe kur ta bësh rukunë ato bien, kur ta besh sexhden ato bien dhe kur ta kryesh namazin nuk do të gjesh mëkat.
Ejani të falemi. Ka kohë që duam të falemi dhe sonte, ne duam ta përfundojmë këtë temë ngase kemi shumë gjëra tjera për të diskutuar.
Do të falemi sonte. Do të kthehesh drejt kibles, dhe unë dua që të ndijosh se je para Allahut, siç thotë i dashuri im dhe yti, Muhammedi, alejhi’s selam:
” إن الله ينصب وجهه إلى العبد في صلاته ما لم لتفت
Allahu është para falësit për aq kohë sa ai nuk kthehet anash”.
Të parët tanë kur merrnin abdes dridheshin dhe thonin: A e di se para kujt do të dalë tani? A nuk të ngjan ty një gjë e tillë kur të jesh para Allahut? Ngrihu, drejtohu dhe kthehu kah kibleja, vendos se çka do të falësh. Ke kujdes të falesh pa bërë nijjet asgjë. Ti e di se çfarë namazi dhe cilin namaz po e falë. Akshamin, jacinë, dreken…Gishtërinjtë e këmbëve tua në drejtim të kibles, këmbët i hap aq sa je i gjerë, gjoksi yt në drejtim të kibles, fytyra jote tërësisht në drejtim të kibles, shikimi yt në vendin e sexhdes, i ngrit duart afër veshëve dhe thua: ALLAHU EKBER! Të thashë më herët kur të ngritësh duart hidhe dynjanë pas shpine, vendos dorën e djathte mbi të majtën. Këtu duam të përmendim diç me rëndësi që harrojmë ta themi në ndejat tjera. Format e namazit nuk duhet të jenë problematike. Pejgamberi, alejhi’s selam u fal mijëra herë për 23 vjet radhe dhe secili e pa atë prej një këndi apo prizmi. Mu për këtë nuk duam e shkaktojmë tollovi për përshkrimin e namazit. Kjo është çështje për ty, vendos vet, mos të interesojnë të tjerët, mos dil t’iu thuash njerëzve: Lëshohu në sexhde me duar e jo me këmbë…
O vëlla, duam të falemi, Allahu të mëshiroftë!
Duam të falemi, Allahu të nderoftë!
Duam të falemi, Allahu të udhëzoftë!
Lëri njerëzit të falen, ti e di të vërtetën, bindu se këtë që po ta them është nga namazi i Pejgamberit, alejhi’s selam. Iu kam thënë se Shejh Albani e ka një libër “Forma e namazit te Pejgamberit, alejhi’s selam nga tekbiri e deri te selami, sikurse ti e sheh atë”, por nuk ka përfshirë të gjitha hadithet dhe rrëfimet e sahabeve, të cilët e kanë pare drejtpërdrejtë atë duke falur namaz.
Me rëndësi është se ne u ngritëm dhe thamë: Allahu Ekber! Jo vetëm Allah por patjetër Allahu Ekber! Thuaje duanë hapëse:
“Allahumme baid bejni ve bejne’l hataja kema baadte bejne’l mashriki ve’l magribi”.
Thuaj o Zot unë u afrova tek Ti, këtë afrim bëje largim nga mëkatet dhe gabimet. Kurrë më nuk iu kthehem atyre. O Zot unë po afrohem tek Ti ngase ke thënë:
“من تقرب مني شبرا تقربت منه ذراعا
Kush afrohet tek unë një pëllëmbë afrohem tek ai një kut”.
Unë po vij tek Ti Zoti im…
Njeri nga selefi kur kishte ndonjë brengë nxitonte në namaz dhe thoshte: O Zoti im, kam ardhur tek Ti!...
Kur te kthehesh kah Allahu kthehu me vullnet e jo me dhunë. Mos u be si çifutët:
“وَإِذْ نَتَقْنَا الْجَبَلَ فَوْقَهُمْ كَأَنَّهُ ظُلَّةٌ وَظَنُّوا أَنَّهُ وَاقِعٌ بِهِمْ خُذُوا مَا آتَيْنَاكُمْ بِقُوَّةٍ وَاذْكُرُوا مَا فِيهِ لَعَلَّكُمْ تَتَّقُونَ
Përkujto kur ngritëm kodrën mbi ta si re, e ata menduan se ajo do të bie mbi ta. (Ne u thamë): "Merrni këtë që ua dhamë me kujdes dhe përkujtoni ç'keni në të, e të ndaleni nga ajo që është e ndaluar”.
(el-A’rafë, 171)
A patjetër duhet që Allahu të të sprovojë me kancer që të thuash: O Zoti im?!
A patjetër duhet që Allahu të të sprovojë me varfëri që të thuash: O Allahu im?!
A patjetër duhet që Allahu t’i zbulojë Allahu mëkatet që të pendohesh?!
Kur te fillosh namazin dhe të thuash: ALLAHU EKBER bëhu sikur po shkon tek Allahu ngase kur shkon atje (bën kështu) largohesh nga mëkatet dhe thua:
1. “Allahumme baid bejni ve bejne’l hataja kema baadte bejne’l mshriki ve’l magribi. Allahumme nekkini mine’dh dhunubi ve’l hataja kema junekka’th thevbu’l ebjedu mine’d denes. Allahumme igsilni bi’l mai ve’th thelxhi ve’l bered”.
Ah sikur zemrat tona të ishin vigjilente ndaj kësaj duaje! Sikur t’i përjetonim domethëniet e kësaj duaje do të arrinim tek Ai. Fillo lexoje kaptinën el-Fatiha:
2. Elhamdulil-lahi rabbil alemine
Err rrahmani rrahim
Maliki jevmiddin
Ijjake na'budu ve ijjake nestein
Ihdina siratal mustekim
Siratal ledhine en'amte alejhim
Gajril magdubi alejhim ve lad dal-line ([1])
Bismil-lahi’rr Rrahmani’rr Rrahim
3. Vel asri
Innel insane le fi husrin
Il-lel ledhine amenu ve amilus salihati
Ve tevasav bil hakki ve tevasav bis sabri ([2])
4. Allahu ekber (shkon në ruku dhe thua): Subhane rabbije’l adhim, Subhane rabbije’l adhim, Subhane rabbije’l adhim. Subhane rabbije’l adhim ve bihamdihi, Rabbi’gfir li, Subhane rabbije’l adhim ve bihamdihi, Rabbi’gfir li, Subhane rabbije’l adhim ve bihamdihi, Rabbi’gfir li, Subbuhun, kuddusun rabbu’l melaiketi ve’rr rruh, Subbuhun, kuddusun rabbu’l melaiketi ve’rr rruh, Subbuhun, kuddusun rabbu’l melaiketi ve’rr rruh.
5. Duke thënë: Semia’llahu limen hamideh ngrihemi nga rukuja dhe themi: Allahumme rabbena ve leke’l hamd hamden daimen tajjiben mubareken fihi mil’e’s semai ve’l erd ve mil’e’l erdi ve mil’e ma bejnehuma ve ma shi’te min shej’in ba’deh, Allahumme la mania lima a’tajte ve la mu’tije lima mena’te ve la jenfeu dhe’l xheddi minke’l xhedd.
6. Allahu ekber (shkojmë në sexhde) dhe themi: Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la. Subbuhun, kuddusun rabbu’l melaiketi ve’rr rruh, sexhde vexh’hi li’l ledhi halekahu ve savverehu ve shekka sem’ahuhu ve besareh bi havlihi ve kuvvetihi, Rabbi inni dhalemtu nefsi dhulmen kethiren ve la jagfiru’dh dhunube il-la ente fagirli magfireten min indike ve’rhamni inneke ente’l gafuru’rr rrahim, Subhane rabbije’l a’la.
7. Allahu ekber dhe bëjmë pushimin ndërmjet dy sexhdeve duke thënë: Rabbi igfir li! Rabbi igfir li! Rabbi igfir li! Rabbi igfir li ve’rhamni ve’hdini ve’xhburni ve’rzukni.
8. Allahu ekber (bëjmë sexhden e radhës) dhe themi ngjashëm: Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la, Subhane rabbije’l a’la. Subbuhun, kuddusun rabbu’l melaiketi ve’rr rruh, sexhde vexh’hi li’l ledhi halekahu ve savverehu ve shekka sem’ahuhu ve besareh bi havlihi ve kuvvetihi, Rabbi inni dhalemtu nefsi dhulmen kethiren ve la jagfiru’dh dhunube il-la ente fagirli magfireten min indike ve’rhamni inneke ente’l gafuru’rr rrahim, rabbi’rham da’fi ve’xhbur kesri ve tevel-le emri ve ahsin halasi Allahumme ekrimni ve ta tehinni ve athrni ve la tu’thir alejje, Allahumme einni ala dhikrke ve shukrike ve husni ibadetike.
9. Allahu ekber:
Et tehijjatu lil-lahi ves salavatu vet tajjibatu
Es selamu alejke ejjuhen nebijju ve rahmetullahi ve berekatuhu Es selamu alejna ve ala ibadil-lahi salihin
Esh'hedu en la ilahe il-la allah
Ve esh'hedi enne muhammeden abduhu ve resuluhu ([3])
***
Allahumme sal-lai ala muhammed
Ve ala ali muhammed
Kema sal-lajte ala ibrahime
Ve ala ali ibrahime
Ve barik ala muhammedin
Ve ala ali muhammed
Kema barekte ala ibrahime
Ve ala ali ibrahime
Fil alemine
Inneke hamidun mexhid([4])
***
Rabbena atina fiddunja haseneten
Ve fil 'ahireti haseneten
Ve kina adhaben-nar
Rabena’gfir li ve li validejje ve lil mu'minine
jevme jekumul hisab
***
Inni Eudhu bike min adhabi xhehennem
we min adhabil-kabr
we min fitnetil-mahajaje wel-memat,
we min sherri fitnetil-mesihid-dexhall.
***
Eudhu bike min sehatike ven-nar
rabbi’gfir li ma kaddemtu ve ma ehhartu
ve me esrertu ve ma ea’lentu
ve ma ente a’lemu bihi minni
ente’l mukaddimu ve’l muehhiru
la ilahe il-la ente.
Ky është namazi pa komente dhe detaje. Ata që duan të kuptojnë e mësojnë kanë nevojë edhe për një ligjëratë tjetër për të mësuar: Si të falesh?
Dërgo salavate mbi Muhammedin, alejhi’s selam!
Ne duam që ta kuptosh namazin.
Bëjeni mirë rukunë, këndojeni mirë kaptinën el-Fatiha ngase:
“لا صلاة لمن لم يقرأ بفاتحة الكتاب
Nuk ka namaz ai që nuk e këndon kaptinën el-Fatiha”.
…Unë iu dua për Allahun, Allahun e lë ruajtës tuajin. Paqja mëshira dhe begatitë e Allahut qofshin mbi ju!
Wes selamu alejkum...
--------------------------------------------------------------------------------
[1] 1. Me emrin e All-llahut, Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
2. Falënderimi i takon All-llahut, Zotit të botëve!
3. Mëshiruesit, Mëshirëbërësit!
4. Sunduesit të Ditës së Gjykimit (përgjegjësisë-shpërblimit)!
5. Vetëm Ty të adhurojmë dhe vetëm te Ty kërkojmë ndihmë!
6. Udhëzona (përforcona) në rrugën e drejtë!
7. Në rrugën e atyre, të cilët i begatove me të mira, jo në të atyre që kundër veti tërhoqën hidhërimin, e as në të atyre që e humbën veten!
[2] 1. Pasha kohën!
2. Nuk ka dyshim se njeriu është në një humbje të sigurt.
3. Me përjashtim të atyre që besuan, që bënë vepra të mira, që porositën njëri-tjetrin t'i përmbahen të vërtetës dhe që këshilluan njëri-tjetrin të jenë të durueshëm.
Hoxha e ka përmendur një kaptinë tjetër, el-Inshirah, por unë e solla këtë ngase, teknikisht për mua, ishte më lehtë sikurse që edhe për fillestarët tanë në namaz është më e lehtë.
[3] Nderimi, lutjet dhe te gjitha mirësitë i takojnë Allahut.
Le te jete paqja mbi ty o pejgamber (i Zotit),
Paqja le te jete mbi te gjithë ne dhe mbi te gjithë robërit e mire te Allahut.
Dëshmoj se nuk ka ta adhuruar tjetër me merite përveç Allahut
dhe se Muhammedi është rob dhe i dërguar i Tij
[4] O Zot ki mëshirë ndaj Muhammedit
Dhe familjes se tij
Siç pate mëshire ndaj Ibrahimit
Dhe familjes se tij
Bekoje Muhammedin
Dhe familjen e tij
Ashtu siç e bekove Ibrahimin
Dhe familjen e tij
Ne te gjitha botërat
Vërtet Ti je i Lavdëruar dhe i Madhërishëm.
Muhammed Husejn JA’KUB
Përshtati në gjuhën shqipe: Sedat G. ISLAMI