Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika bashkëkohore Opinione dhe reagime Studime dhe hulumtime Kontakt
Koncepti i besimtarit për Ramazanin

Një prej karakteristikave me të cilat shquhen besimtarët e sinqertë është edhe ajo e vizionit. Besimtarët kanë qëndrime të ndërtuara mbi parime, që nënkupton se veprimet e bëra janë, jo vetëm në suaza të ligjit hyjnor, porse pas tyre qëndrojnë edhe urtësi të shumta. Ky vizion është i shprehur në të gjitha poret e jetës, e sigurisht edhe në adhurim. Meqenëse jemi në vigjilje të Ramazanit dhe një prej porosive të ulemave tanë është që të bëhet një përkujtim për Ramazanin, vlerën, dispozitat dhe gjërat që kanë të bëjnë me të, atëherë sot, me lejen e Allahut të Madhëruar, në fokus të ligjëratës sonë do ta kemi konceptin e besimtarit për Ramazanin, respektivisht, formën dhe mënyrën se si e sheh ai Ramazanin, çfarë nënkupton Ramazani për të, çfarë porosish dhe urtësish sjell me vete ky muaj i bekuar…
I.
Allahu i Madhëruar nuk dallon dhe nuk ligjëson së koti
Ajo që në fillim do të doja të përmend, ka të bëjë me ligjin e Allahut të Madhëruar për përzgjedhje dhe ligjësim.
Në Kur’an, përkitazi me përzgjedhjen qëndron:
Zoti yt krijon çka të dojë dhe zgjedh kë të dojë…“ (el-Kasas, 68)
Kështu, nga ajo që ka përzgjedhë Allahu i Madhëruar, gjithsesi se është edhe muaji i madhërishëm i Ramazanit, i cili sigurisht se posedon urtësi dhe fshehtësi të shumta, përmendjes së të cilave do t’ia paraprijë me përmendjen e urtësisë së ligjësimit nga Allahu i Madhëruar. Agjërimi i Ramazanit është obligim ndërsa ajo që fshihet pas obligimeve të Allahut, është e sqaruar në këtë ajet:
O ju që besuat, përgjigjuni (thirrjes së) All-llahut dhe të të dërguarit kur ai (i Dërguari) ju fton për atë që ju jep jetë…“ (el-Enfalë, 24)
II.
Muaj i lidhjes me Allahun e Madhëruar
Urtësia thelbësore e Ramazanit është lidhja e fortë me Allahun. Kësisoj e definon këtë urtësi Allahu në Kur’an:
O ju që besuat, agjërimi u është bërë obligim sikurse që ishte obligim edhe i atyre që ishin para jush, kështu që të bëheni të devotshëm.“ (el-Bekare, 183)
Lidhja e cila realizohet me Allahun ka të bëjë me adhurimin dhe frekuentimin e shtëpive të Allahut. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka sqaruar se njeriu më së afërmi Zotit është kur bën sexhden ndërsa për faljen e namazeve dhe atë që është veçori e Ramazanit, pra namazin e teravive. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“مَنْ قَامَ رَمَضَانَ إِيمَانًا وَاحْتِسَابًا غُفِرَ لَهُ مَا تَقَدَّمَ مِنْ ذَنْبِهِ
Kush falet në Ramazan me besim dhe llogari në shpërblimin e Zotit, atij do t’i falen të gjitha mëkatet e mëparshme!”(Transmetim unanim.)
“إِنَّهُ مَنْ قَامَ مَعَ الْإِمَامِ حَتَّى يَنْصَرِفَ كُتِبَ لَهُ قِيَامُ لَيْلَةٍ
…vërtetë, ai që falet me Imamin gjersa të mbaron ai, kjo i llogaritet si adhurim gjatë tërë natës… ” (Transmetojnë autorët e Suneneve ndërsa Albani e llogarit autentik.)
Një lidhje tjetër që shprehet në Ramazan me Allahun është dhe frekuentimi i xhamive dhe qëndrimi në to, vepër kjo për të cilën besimtari ka një status të madh aq sa mahnit edhe melaiket. Pejgamberi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“إن الله لينادي يوم القيامة : أين جيراني أين جيراني ؟ قال : فتقول الملائكة : ربنا ومن ينبغي أن يجاورك ؟ فيقول : أين عمار المساجد ؟
Vërtetë, Allahu i Madhëruar do të thërret në Ditën e Kiametit: Ku janë fqinjët e Mi? Ku janë fqinjët e Mi? E kush duhet të të bëjë Ty fq9njësi o Zoti ynë –thonë melaiket. Ku janë frekuentuesit e xhamive?- thotë (pyet Allahu, duke aluduar me ta në fqinjët e Tij).” (Albani këtë hadithi në S.Sahihah, 6/512 e klasifikon për autentik.)
Për këtë status bëhet fjalë, i nderuari vëlla.
III.
Pendimi
Nuk ka si të mos jenë këto fakte motiv për të që të pendohet fort pse më parë ka bërë lëshime apo ka neglizhuar adhurimin. Në fakt, në Ramazan ai gjen mundësinë më të mirë dhe rastin më të artë për të shlyer mëkatet e tij. Mëshira e Allahut është në dispozicion për robërit e Tij më shumë se muajve tjerë ndërsa kushte për pendim, në kuptim të asaj se ky bën të pendohet e ky jo, nuk ka. Ja çfarë thotë Allahu:
Ai është që pranon pendimin e robërve të vet dhe shlyen të këqijat dhe e di çka punoni.“(esh-Shura, 25)
Por jo vetëm kaq. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] për të tërhequr zemrat kah pendimi dhe për të treguar kapacitetin e faljes së mëkateve nga Allahu i Madhëruar, merr një shembull figurativ, kuptohet vetëm sa për ilustrim.
“إن من قبل المغرب لبابا مسيرة عرضه أربعون عاما أو سبعون سنة فتحه الله عز وجل للتوبة يوم خلق السماوات والأرض فلا يغلقه حتى تطلع الشمس منه
Kah ana e perëndimit është një derë, gjerësia e së cilës është sa 40 apo 70 vite distancë, e të cilën Allahu i Madhëruar e ka hapur për pendim që ditën kur krijoi qiejt dhe tokën ndërsa nuk e mbyll deri të lind dielli nga atje (perëndimi).” (Albani në Sahihut tergibi vet terhibi, e vlerëson hasen.)
Mendoje veten me gjithë mëkatet tua sa i madh je dhe pastaj shiko në gjerësinë e kësaj dere se të zë apo jo?!!!
IV.
Shansi i jetës
Nga ky këndvështrim, Ramazani për besimtari paraqet shansin jetik të faljes së mëkateve. Se për çka bëhet fjalë, më së miri mësojmë nga një hadith profetik, i cili shpalos detaje të kësaj mundësie shumë të madhe. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] ka thënë:
“أتاكم شهر رمضان شهر مبارك فرض الله عليكم صيامه تفتح فيه أبواب الجنة و تغلق فيه أبواب الجحيم و تغل فيه مردة الشياطين و فيه ليلة هي خير من ألف شهر من حرم خيرها فقد حرم
Iu erdhi Ramazani, (i cili është) muaj i bekuar, agjërimin e të cilit Allahu i Madhëruar ua obligoi. Në të hapen dyert e qiellit (Xhennetit), mbyllen ato të Xhehennemit ndërsa djajtë e tërbuar prangosen. Zoti ka përzgjedhë një natë më të mirë se njëmijë muaj, ndërsa ai që privohet prej mërisë së saj, ai vërtetë është i privuar!” (Albani e konsideron autentik.)
Pra, ke mundësinë, përveç tjerash, edhe të një nate, Natës së Kadrit, që t’i shlyesh të gjitha mëkatet. Për një natë mund të fitosh shpërblimin e punës së njëmijë muajve.
V.
Formim i personalitetit
Ramazani konceptohet nga besimtari si një shkollë në të cilën bëhet formimi i personalitetit të tij. Më konkretisht, në këtë muaj punohet për ta bërë njeriun sa më përmbajtur, më shoqëror, më të dobishëm për shoqërinë dhe rrethin ku jeton. Të përmbajtur në kuptimin e frenimit të vetes nga fjalët dhe veprimet e këqija dhe të dobishëm në kuptim të bamirësisë ndaj të tjerëve. Po kështu, ky muaj besimtarin e bën më të përgjegjshëm ndaj mirësive të Allahut të Madhëruar. Se për çka e kam fjalën të shohim nga argumentet në vijim. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] thotë:
“الصِّيَامُ جُنَّةٌ فَإِذَا كَانَ يَوْمُ صَوْمِ أَحَدِكُمْ فَلَا يَرْفُثْ وَلَا يَصْخَبْ فَإِنْ شَاتَمَهُ أَحَدٌ أَوْ قَاتَلَهُ فَلْيَقُلْ إِنِّي امْرُؤٌ صَائِمٌ
…agjërimi është mburojë e kur të agjërojë ndonjëri prej jush le të mos flet fjalë të ndyta, le të mos bërtet, e nëse e shan dikush apo e provokon – ngacmon, atëherë le të thotë: unë jam agjërueshëm…” (Transmeton Nesaiu ndërsa Albani e ka vlerësuar për autentik.)
Kjo sa i përket përmbajtjes ndërsa sa i përket aspektit social, respektivisht përtëritjes së marrëdhënieve me njerëzit, duke filluar që nga familja e tij, e kështu me radhë. Kjo vërehet tek dhënia e iftareve. Muhammedi [alejhis salatu ves selam] thotë:
“مَنْ فَطَّرَ صَائِمًا كَانَ لَهُ مِثْلُ أَجْرِهِ غَيْرَ أَنَّهُ لَا يَنْقُصُ مِنْ أَجْرِ الصَّائِمِ شَيْئًا
Kush ushqen një agjërues, ai ka shpërblimin edhe sikur të tij, edhe pse këtij të fundit nuk i pakësohet aspak shpërblimi.” (Transmeton Tirmidhiu ndërsa Albani e ka klasifikuar autentik.)
Ndërsa sa i përket falënderimit për mirësi, kjo ka të bëjë kur ai e shijon urinë, atëherë bindet për këtë nevojë, andaj edhe e jep sadakatul fitrin dhe ndihma tjera. Allahu i Madhëruar ka thënë:
Dhe (përkujtoni) kur Zoti juaj njoftoi bindshëm: “Nëse falënderoni, do t’ua shtoj të mirat, e nëse përbuzni, s’ka dyshim, dënimi Im është i vështirë!” (Ibrahim, 7)
VI.
Muaj i krenarisë
Kësisoj, kjo fe me këto parime dhe karakteristika është fe për tu mburrur me të. Është fe që ka ligjin më të mirë të vënë, parimet më të mira, librin më të mirë. Ramazani është muaj i të gjitha shpalljeve hyjnore, e edhe Kur’ani si përmbyllje e tyre.
(Ato ditë të numëruara janë) Muaji i Ramadanit që në te (filloi të) shpallet Kur’ani, që është udhërrëfyes për njerëz dhe sqarues i rrugës së drejtë dhe dallues (i të vërtetës nga gënjeshtra)…“ (el-Bekare, 185)
I këtillë është Kur’ani, udhëzon në të drejtë, në të mirën, në atë që është shpëtim për njeriun.
Allahun e Madhëruar e lusim që ky koncept të jetësohet në praktikën tonë, të jemi prej atyre që agjërojnë sinqerisht ndërsa dalin prej Ramazanit si fitimtarë, si ngadhënjimtarë dhe triumfues me mëshirën e Allahut të Madhëruar dhe faljen e Tij!


VIDEOS / YOUTUBE
Kthimi i te keqes me te mire vlere Dallimi ndermjet besimtarit dhe hipokritit ne keshillim Ruaje dhe duaje vellain tend Ajeti prezantues i Kuranit
AUDIO / FOTO

Biografia Artikuj Media Libraria Dosje Problematika
bashkëkohore
Opinione dhe
reagime
Studime dhe
hulumtime
Kontakt
  Akide Video Libra Ramazani   Opinione Fetare  
  Islam Audio Recensione librash Haxhi   Reagime Shkencore  
  Tefsir Foto            
  Hadith              
  Dave              
  Histori islame              
  Orientalizem              
  Kulture dhe civilizim              
  Avancim personal              
  Hutbe              
  Tregime              

Të gjitha të drejtat e rezervuara - 2013